BREAKING NEWS

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e menjëhershëm, ja çfarë përcakton VKM-ja

Kujt i kalon trualli i Teatrit Kombëtar? Qeveria merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti tragjik iu merr jetën dy të rinjve. Policia zbardh detajet e rënda

Përgjaken rrugët e vendit që në mëngjes/ Aksidenti
x
BREAKING NEWS

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat Bashës për të spastruar partinë nga mbetja e fundit e komunizmit në Parlamentin e ri

SHBA ultimatum për likuidimin e Berishës nga politika, Kim 1 muaj afat
x
BREAKING NEWS

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend, në 30 vite ka pasur vetëm përplasje me Uashingtonin

Kreshnik Spahiu: Sali Berisha anti-amerikani më i madh në vend,
x

Opinion / Editorial

Më në fund Shqipëria ka vetëm një parti (PD) me ish PPSH-istë dhe ky është sukses!

Më në fund Shqipëria ka vetëm një parti (PD) me ish

Ishte, por dhe nuk ishte, një surprizë vetëlargimi i Gramoz Ruçit nga drejtimi në PS, nga deputeti dhe nga funksionet. Ruçi mbetet “njeriu kapërcyell” mes diktaturës dhe demokracisë dhe mes PS-së së 1991-shit dhe asaj të Edi Ramës, që nuk është më pothuaj asgjë e asaj para 1990-ës dhe po ashtu (pothuaj) asaj para 2013-të. Nuk e kam fjalën për trashëgiminë dhe forcën e madhe njerëzore që PS-ja e merr nga ish-PKSH-ja dhe ish-PPSH-ja, por për nga konstruksioni i saj njerëzor, filozofik dhe politik i transformuar pothuaj tërësisht nga talenti i madh i Ramës për ta bërë këtë gjë në PS. Gramoz Ruçi ose siguria e madhe organizative e PS-së, tanimë po të vazhdonte do të bënte më shumë dëme se sa nder. Ai ka kryer si rritje me një talent të dikurshëm prej burokrati besnik atë PS, e cila duhej të jetonte dhe mbijetonte mbas viteve 1990-të. Por ai mbetej ish-PPSH-isti i fundit në Rilindjen e sotme ose PS-në e sotme të Ramës. Mbetej njeriu që kishte pasur teserën e PPSH-së dhe vazhdonte akoma drejtimin në PS-në e mbas viteve 2020. E kjo nuk shkonte më as për të dhe as për një pjesë të partisë që ai ka mbledhur gjithmonë rripash kur ajo lirohej. Në këtë mënyrë një person që shikon qartë në politikën konkrete, një jo Rilindas si Ruçi të thoshte se: ata që ishin 5 vjeç 1991 sot janë 35-së, ata që ishin 10-të vjeç, sot janë 40-të dhe ata që ishin 15 vjeç sot janë 45-së, prandaj unë nuk kam se çfarë bëj më. E kjo për mua që isha 32 vjeç dhe jo një komunisto-PPSH-isto socialist, kur Ruçi me shokë në 1991 ia ndërruan emrin partisë, ia respektoj vendimin e “gardistit të vjetër” Ruçi, se kjo është koha të largohej nga partia që kalamajtë e dikurshëm kanë marrë drejtimin dhe pushtetin Rilindas. Rilindasit ishin kujdesur të nxirrnin në foto dhe video, gardën e vjetër me Nanon dhe Pëllumbin apo “zyshën Arta” e Doklen së bashku me Vali Leskajn në shkalla. Ky kongres në stadium, bëri tre gjëra të mëdha për Ramën. Ju tha socialistëve kudo, se me parimet e tyre të gardës së vjetër nuk do të fitonin kurrë me partinë e Berishës e as do mbanin pushtet. Tha, ju respektoj, por ju duhet të lironi rrugën. E dyta, me veprimin e Ruçit, PS-ja e Ramës nuk ka më asnjë PPSH-ist në përfaqësimin e saj kuvendor dhe publik zyrtar. E kjo sigurisht është një kapërcim filozofik si mbi veten dhe sidomos mbi PD. E treta, nga ky kongres fillon era e sundimit të modelit Rilindje dhe sidomos era Rama për konsolidimin e pushteteve dhe formës së shtetit dhe administratës si shikim politik dhe artistiko-filozofik i Ramës. I pakundërshtueshëm dhe i pakonkurrueshëm tashmë Rama ka punë vetëm me veten dhe kjo do të jetë beteja më e rëndësishme dhe më e madhe e tij në parti, qeveri dhe shoqërinë shqiptare. Ai prandaj shpalli konsultimin online dhe live me shoqërinë dhe popullin, (institucione që ai shpik, kur e shikon që është e nevojshme të ulë arrogancën dhe modelin egocentrik politik të tij në sy të shoqërisë dhe ndërkombëtarëve) sepse në fakt ai nuk ka se kë pyet më në PS. E kam fjalën jo si konsultim, por si bindje apo “ulje koke”. Fitorja më e madhe e atij kongresi në stadium, ishte mbas shpalljes së Ruçit largimin e tij nga politika e lartë – mbetja vetëm si përfaqësues të PPSH-së në Parlament të dy mjekëve shqiptarë, Sali Berisha dhe Tritan Shehu. Kisha vendosur një bast në vitin 2010 me një mik timin se partia e fundit me ish-PPSH-stë nuk do të ishte PS-ja dhe sot më vjen keq që ai është në Gjermani sepse sigurisht birrat do të kishin vajtur lumë. Po pra po, fatkeqësisht partia e parë në bazë të së cilës u formua pluralizmi shqiptar, ka dy mjekë ish PPSH-istë që vazhdojnë të bëjnë politika demokracie në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte dhe Ruçi, por ai inteligjent sikundër ishte u largua. Kur them ish PPSH-stë e kam fjalën për anëtarët e leverdisë dhe jo komunistë. Komunistët idealistë në Shqipëri i vrau të gjithë Enveri për t’i zëvendësuar në vitet më vonë nga anëtarët e leverdisë PPSH-stë (Enveristë) si puna e zëvendësimit nga Rama të socialistëve të 91-shit me rilindistët ose edramistë. Pak a shumë është historia kështu. Enveri i vrau komunistët idealistë me pushkatim dhe internime apo burgosje, kurse Rama sigurisht “i vrau” me pambuk (sikundër thotë për Nanon) dhe me nderime, por sidoqoftë i “vrau” socialistët idealistë në PS, duke i zëvendësuar me ish-kalamajtë anëtarë leverdie që sot quhen rilindistë. Ndërsa PD e Berishës dhe Bashës që nuk bën dot asnjë palë zgjedhje të ndershme brenda partisë së tij dhe kërkon t’ia bëjë Rama në Shqipëri – vazhdojnë me Berishën dhe Shehun si ish PPSH-istë pa ideale, pa model të largimit me nder nga politika, për të hapur rrugën e transformimit të partisë, të cilën e kthyen në një imituese të ish-partisë së tyre të parë PPSH-së. Po më tepër prodhuan e katapultuan dhe adoleshentët e 1990-të si Lulzimi, të cilët e dinë për mirë, që në parti mund të mundësh kundërshtarin, duke mos i lejuar vëzhgues, duke ia ndërruar listat dhe penguar të marrë votat e tij. Ne sot kemi një fitore të madhe, sepse në Kuvendin e Shqipërisë vetëm një parti dhe pikërisht ajo e Sali Berishës do të ketë ish PPSH-istë të ulur dhe që do të japin në vitin 2021 leksione demokracie shoqërisë dhe botës mbarë. Po duke eklipsuar në batuta dhe Bashën që fiton me rrufjanllëqe dhe brenda partisë. Vetëm se ka një gjë. Sa të ketë në Kuvendin e Shqipërisë ish-anëtarë të partisë së Enver Hoxhës, militantë të PPSH-së qoftë dhe intelektual mjekë si Berisha dhe Shehu, janë të justifikuara të gjitha marrëzitë që ky Kuvend do të vazhdojë të bëjë me demokracinë dhe shtetin ligjor në Shqipëri. Pse? Po sepse në fund të fundit, ka dy përfaqësues të asaj partie, e cila shoqërinë tonë, shoqërinë shqiptare (gjyshat, prindërit tanë dhe ne) e eksperimentoi dhe ktheu në kavie duke i larguar njerëzoren, pronën, idealin dhe moralin. Me largimin e pikërisht këtyre të fundit sigurisht nuk shpëtojmë shpejt. Por e dimë që duhet të fillojmë moralizimin në një vend që dikur kalamajtë mësuan të jenë akoma dhe më keq se baballarët e tyre. E mbas kësaj periudhe mbase, mbase them, do të vijnë ditë më të mira në demokracinë shqiptare. Po mbase duhen dhe 15 vite të tjera sa të plotësohen ato vite që bëri partia “nënë” e Sali Berishës të largohej nga pushteti i saj në Shqipëri. Pra mbase mbas viteve 2035, Shqipëria do të ketë fatin të mos ketë më pushtim politik dhe filozofik me “nishanet” e partisë që në vitin 1990 polli të gjitha partitë e tjera në Shqipëri.