Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më parë t’u rikthejmë besimin qytetarëve

Postuar: 19/04/2019 - 07:11

Protestat e opozitës jashtë dyerve të Parlamentit dhe Kryeministrisë janë bërë të zakonshme në çdo seancë plenare pas djegies së mandateve. Protestat zgjojnë çdo qeveri që ikën nga realiteti, por dhuna i bën të padobishme protestat. (veçanërisht prishja e imazhit të vendit). Çdo justifikim i saj, është ikje nga përgjegjësitë që i takojnë çdo individi, çdo qytetari të këtij vendi, që e do vendin e tij dhe i dhimbset çdo pllakë e shkulur nga trotuari, çdo derë e thyer, çdo bojë e hedhur, apo çdo kosh a dritë e thyer, sepse gjithçka është pasuri publike. Kur qytetari nuk vlerëson dhe ruan pasurinë e tij, të mos e presi nga politika për të cilën ka dhe aty pjesën e vet “të kontributit” (votimi i personave të gabuar për vite me radhë që ende ju shkon pas), harron të shkuarën dhe përsërit të njëjtën histori.

Protestat e opozitës kohët e fundit kanë rrëmbyer vëmendjen e opinionit publik në vend dhe atij ndërkombëtar. Në emisionet e përnatshme televizive, por jo vetëm protestat kanë qenë tema kryesor e debatit ku, politikanë, analistë, gazetarë, të njohur e të panjohur kanë justifikuar dhunën e protestuesve (disa zëra), duke krahasuar veten me vende si Franca, Gjermania, Anglia, Belgjika etj, duke harruar se akoma jemi një nga vendet më të varfra të Europës. Në çdo rast merret si shembull Europa mirëpo, jo gjithçka që ndodh në Europë është e mirë edhe duhet marrë si shembull për t’u ndjekur, përse mos të jemi ne modeli më i mirë? Vërtet politika është e irrituar për kontradiktat që ka në mes vetes, dhe përdor të gjitha format për të dalë nga gjendja, por nuk e shoh me vend që të shndërrojë qytetarët në “mashën” e saj, për të marrë pushtetin, apo qëndruar në pushtet dhe shpëtuar vetveten nga veprimet e papërgjegjshme të së shkuarës që tashmë i janë kthyer në një makth dhe gjejnë shpëtim protestat për të larguar vëmendjen qytetare nga e vërteta. Le t’ia lenë protestat qytetarëve të zakonshëm që përcaktojnë pakicën dhe shumicën, shprehin pakënaqësitë e tyre, nxjerrin mllefin kundër qeverisë, por që në fund vendosin me votë. Nëse vota nuk është e “sinqertë” sot, vjen ngaqë mashtrimi është “thinjur” vetë nga politika. Në çdo vend është normale që opozitës të mos i pëlqejë kryetari i mazhorancës, kryeministri i vendit, as rreth 450 mijë qytetarëve opozitarë të cilët kanë votuar kundër, të ketë qytetarë të pakënaqur që kanë ndryshuar mendimin me kohën, por fryma e kulturës demokratike e kërkon bashkëpunimin për hir të ardhmes së vendit. Nuk ka pëlqim absolut. Por dialogu nuk është çështje pëlqimi, por domosdoshmëri që e kërkon përgjegjësia e marrë përsipër ditën e zgjedhjeve nga të gjithë aktorët politikë në vend. Të mos e presin zgjidhjen nga jashtë, as të mos ankohen për mosmarrëveshjet dhe mungesën e dialogut në mes vetes.

Sot klasa politika është në ditët e saj më të vështira, pasi e ka humbur besimin qytetar, prandaj shkon derë më derë për t’i bindur qytetarët të dalin në protestë për të gjitha pakënaqësitë e veta, korrupsionin, varfërinë, papunësinë, krimin e organizuar që i ka prishur imazhin Shqipërisë, për të gjitha të këqijat që i kanë ndodhur këtij vendi, për

çka ajo ka “kontribuar” gjithë këto vite. Thuhet se me kohën shumë gjëra harrohen, fashiten dhe është mëse e vërtetë. Qytetarët harrojnë, kurse politika zgjohet dhe i përdor sa herë i duhet në shërbim të vetvetes për të ardhur në pushtet. Jo vetëm të pakënaqurit, por edhe të drejtët që ende shpresojnë se e mira do të vijë një ditë edhe për ata. Kështu ka ndodhur dhe kështu po ndodh, në sipërfaqe luftohet për drejtësinë e nëpërkëmbur dhe të harruar, nën të fshihet ambicja për pushtet dhe shpëtimin prej drejtësisë. Hiqen dhe vihen “maska” si e do rasti duke e çuar falsitetin në kulmin e vet. Ndërkohë që luhet në emër të votës, se qenkan blerë votat, anashkalohet besimi qytetar që ka rënë ndjeshëm te politika. Politika është shndërruar në shqetësim për qytetarët e vendit, në vend që të ishte shpresa që do ofronte zgjidhje për ta. Kriza artificiale e krijuar së fundi nga opozita, me lënien e mandateve, braktisja e parlamentit nga një pjesë e saj, përçarja në mes vetes (meqenëse një pjesë kanë pranuar mandatin e deputetit çka nënkupton se është kundër vendimit të liderëve të vet) duke e dobësuar atë, bën që të largohet vëmendja nga problemet reale të vendit, të cilat qytetarët hasin çdo ditë dhe janë më të interesuar. Dhe një nga shqetësimet thelbësore është korrupsioni nga i cili lindin shumë probleme të tjera. Si mund të luftohet korrupsioni që nuk lindi sot por, është rritur dhe ushqyer për vite me radhë nga politika sa po tremb edhe vet atë sot?! Jo vetëm që nuk pranohet nga askush faji, por krijohet mjergull në sytë e qytetarëve, bëhen protesta, organizime nga grupimet politike që qytetarët dhe opinioni ndërkombëtar të shohin një realitet tjetër.

Në 30 qershor të këtij viti zhvillohen zgjedhjet lokale në vend. Si rrallë herë përveçse opozita është zëvendësuar në parlament nga pjesa që nuk është dakord me vendimin e liderëve “opozita e re”, nuk ka ende një vendim të opozitës për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale. Pavarësisht se ky është edhe testi i parë që konfirmon pakënaqësinë ose jo të qytetarëve, e që mund të ofrojë më tej edhe qeveri tranzitore e zgjedhje të parakohshme, të cilat opozita e bashkuar i kërkon me ngulm. Por frika për blerjen e votave është kthyer në ankth për ta, ku vet politika e solli në mes qytetarëve si “filiz” në vitet e para të demokracisë, por nuk po mundet dot ta shkulë tashmë, që është bërë një “pemë e madhe” e prish punë. Kështu, qytetarët duke parë këtë sjellje të politikës për vite me radhë e kanë humbur besimin dhe këtë e kanë demonstruar në forma të ndryshme përgjatë këtyre viteve, përmes emigrimit masiv, mos shkuarjes në votime ditën e zgjedhjeve, shpërdorimi i fletës së votimit, mosmarrja “seriozisht” e votës, që politikanëve ju “dhemb” shumë, etj. Prandaj është koha për të punuar e rikthyer besimin qytetarëve. Sepse zgjedhjet e lira dhe të drejta për të cilat zhvillohen protestat e opozitës nuk mund të kenë sukses pa besimin qytetar te politika, por do të jenë thjeshtë një “kokëdhimbje” e radhës për të. 

Nga Majlinda BUSHJA

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 18/08/2019 - 07:47

Shumëkush që do të njihet me zullumet e politikanëve tanë, gjatë qëndrimit në krye të partive dhe shtetit, nuk i vjen aspak çudi kur dëgjon se karriera e tyre është damkosur me vulën e krimit shtetëror, politik dhe ek

Postuar: 18/08/2019 - 07:45

Fluksi i lëvizjes së kosovarëve që u drejtohen plazheve shqiptare në këtë periudhë është mjaft i

Postuar: 18/08/2019 - 07:44

Çfarë bëhet me ata djem realisht të mirë, që në rininë e tyre ( edhe më vonë duke u plakur) nuk s

Postuar: 18/08/2019 - 07:40

Basha mund të quhet pa frikë kontraktuesi më i çuditshëm, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në botë.

Postuar: 18/08/2019 - 07:38

Valdrin Pjetri është bërë kryefjala e ditës.

Postuar: 17/08/2019 - 07:23

 Fundi i datës 30 qershor dhe fillimi i pushimeve ishte për Bashën, një rrëzim i plotë polit

Postuar: 17/08/2019 - 07:22

Gjuha jonë shqipe na lartëson dhe na bën krenarë, sepse ajo konsiderohet si gjuha e parë në Ballk