BREAKING NEWS

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të Tiranës dhe merr plagë të shumta, zbardhet arsyeja

Ndodh edhe kjo! Sulmohet aktori i humorit Rezart Veleshnja në mes të
x
BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x

Opinion / Editorial

Me protestat e Saliut dhe te Ilirit, Edi Rama rri ne pushtet edhe 50 vjet

Me protestat e Saliut dhe te Ilirit, Edi Rama rri ne pushtet edhe 50 vjet

Në prag të cdo aksioni politik që propogandohet nga partitë shqiptare se do të jetë përmbysje më kujtohet ajo historia me miun që e përdorën për eksperiment për të provuar se kush pije është më e fortë. Një shqiptar, një rus dhe një amerikan mburreshin me pijet tradicionale. Vendosën të eksperimentojnë me një mi. E morën miun e futën në një dhomë dhe fillimisht shkojë rusi ta provoj. I dha një teke vodka, dy, tre dhe kur miu piu të katërtën filluan ti merren këmbët dhe të binte në shesh sapo mundohej të ectë. E lanë një javë pushim sa mori veten dhe e provojë amerikan. I dha fillimisht një teke uiski, pastaj të dytën, të tretën dhe kur I dha të katërtën, ashtu si në rastin e rusit, miut fillojë ti merreshin këmbët dhe të binte në tokë sapo niste të ectë. E lanë përsëri pushin një javë dhe e mori në dorë shqiptari. Dha urdhër ti jepnin në fillim një teke. Miu e kthehu menjëherë, teken e dytë urdhëroi shqiptari. Edhe të dytën e kthehu menjëherë miu. Bëjani dopjo, urdhëroi shqiptari. E kthehu me dy herë miu. Edhe një dopjo tjetër u dha urdhëi. Pasi e kthehu edhe këtë me dy herë, miu hapi derën dhe bërtiti me të madhe: ku është macoku se do ti shk…. robtë. kështu ndodhi edhe kësaj radhe. Naivët politik mendonin se do të kishte risi jo vetëm në përmbajtjen e protestës por edhe në përfundimin e saj. Por asgjë nuk ndodhi. U mbodhën rreth 10 mijë hallexhin që sinqerisht e duan përmbysjen e kësaj qeverie, dëgjuan përsëri dhjetra akuza ndaj saj, dëgjuan edhe pallavrat e Salit e të Ilirit, bën sikur u përleshën me policinë dhe sapo përfundojë protesta u larguan menjëherë ca nga të ftohtit dhe ca nga mërzitje. Qeveria ka një barrë të metash por të vëna në dukje nga dyshja Berisha- Meta, duken asgjë, kur mendon malin e madh të akuzave që rëndon mbi kurrizin e tyre. Ata po e pikturojnë Shqipërinë me ngjyrat dhe format më të papëlqyera thua se këtë vend e kam drejtuar unë dhe kolegët e mi dhe jo këta të dy në pjesën më të madhe të viteve pas “90. Ka dhe një nonsensë në gjithë këtë gjullurdi që po bëjnë dy trimoshat e politikës shqiptare: në vend që të dalin avokatë mbrojtës të akuzave që u bëhet atyre, tashmë nga përtej Atllantikut, ata përpiqen që qyrkun e fajit t’ia hedhin qeverisë. Se sa e lehtësojnë situatën e tyre në sytë e ndërkombëtarëve ata duke ngritur zërin ndaj akuzave bërë Edi Ramës vetëm ata të dy e dinë dhe e kuptojnë. Le të krijojmë një situatë hipotetike: brenda javës SPAK-u mori parasysh ankesat e tyre për kryeministrin, I verifikuan dhe I dhanë një dënim të madh, sa përfitojnë këta të dy në rrugën e theqafjes që ka marrë tatëpjetën dhe nuk dihet ku do të ndalë. Të dy aleatët që tashmë edhe janë legalizuar duket kanë mbetur naiv në gjykimin e ecjes së demokracisë në vendin tonë dhe ëndërrojnë se janë ende “kaposhë që këndojnë majë plehut” dhe se do të trembin me gogolin komunistë. U duhet kujtuar dy trimoshave tanë se tashmë nuk ka më në lojë drejtues të viteve ’90 kur e filluan ata politikën, se në asnjë vend të botës nuk ka ndodhur riciklimi I udhëheqësve dy apo tre herë sic po ndodh me këta të dy. Unë nuk e di se ku e gjejnë ata frymëzimin kur deklarojnë se do të jenë në sofrën e politikës shqiptare edhe 25 vjet të tjera a thua se këta 30 vjet që kanë qënë kanë bërë vezë të kuqe. Vezë të kuqe jo se jo nuk kanë bërë por edhe ato që ne mendonim se do të ishin të sakta po u dalin kllokë. Të pangopur ata mendojnë se Shqipëria është vendi ku ata mund të shijnë dhe të bëjnë c’të duan, ta mjelin nga ana ekonomike dhe të rikthehen edhe një herë në kolltuqet më të larta të strukturave shqiptare. Atyre ua dhamë njëherë apo dy herë shancin dhe ata e shpërdoruan besimin. Ndaj tani duhet t’u nënshtrohen fatit që u ka caktuar historia. Në fakt unë mendoj se Ilir Meta ka pak, po pak legjimitet në atë që bën dhe shumë, po shumë fare ilegjimitet.  E drejta e tij qëndron në faktin se I detyruar të jetë nën bombardimin e artilerisë së rëndë të drejtësisë që nuk komandohet më nga dora shqiptare që ai ia gjente gjithmonë terezinë, ai nuk ka rrugë tjetër vecse të bëjë të pamundurën pa shkuar në bankën e të akuzuarit sepse e di shumë mirë që po shkojë aty nuk ka zgjidhje pozitive. Kështu që në këto kushte ai është I detyruar të thërras me kuc e mac, edhe armik – aleatin Sali Berisha për të qënë pranë tij sepse mendon se përpara drejtësisë është si përpara ushtarëve të tij të Partisë që brenda ditës e gradojnë kryetar sepse bëhen shumë vota. Në “konventën e drejtësisë” nuk vendosin votat e shumicës por e drejta dhe e vërteta dhe këto janë kundër Ilir Metës. E tërë ajo tjetra që po bën ai është tërësish ilegjimitet. Ai është akuzuar për vepra korrupsioni që u ka dhënë përgjigje ose duke buzëqeshur ose duke skërmitur dhëmbët dhe asnjëherë drejtpërsëdrejti. Është akuzuar se u bënte dhurata me orë të shtrenjta gazetareve që ftonte në konferenca shtypi dhe asnjëherë nuk e ka përmenduar këtë fakt. Ai është akuzuar publikisht se Monika e ka kapur në një hotel me brekë nëpër këmbë me Bleona Qerretin dhe asnjëherë nuk ka patur guximin tu përgjigjej akuzave të tilla. ( Sa dëshirë do të kisha të më hidhte edhe mua në gjyq për shpifje, se unë në fakt nuk kam qënë asnjëherë dëshmitarë në këto ngjarje po ia kam ruajtur me fanatizëm më zë, figurë dhe të shkruar cdo akuzë që I është bërë e freskët). Sa për kërcënimet se do të bëjë namin , askush të mos ketë frikë se ai tashmë është bërë mjeshtër I kërënimeve. Deklarojë se do priste duar dhe do rrëmbente sopata e sfurqe nëse do të kishte vjedhje në votimet e 25 prillir por ato po sipas vetë Metës ndodhën po asnjë dorë nuk u pre dhe asnjë sfurk nuk doli në shesh. Deklarojë se etapa e re e Shqipërisë demokratike do fillonte më 25 korrik por pas asaj date u shënua vetëm fakti se ai u bë edhe dejure kryetar I partisë së re, Partisë së Lirirë, vazhduese besnike e LSI. Asgjë tjetër. Ashtu sic “ asgjë tjetër” do të ndodh në ditët që po vijnë dhe do na tregojnë një Ilir Meta me veshët e ulur që do recitoj përsëri ndonjë nga përallat e tij, nëse nuk do të jetë pas hekurave. Ku do të bashkohet me aleatin Sali Berisha për të luajtur së bashku domino. Nuk po merremi fare me këtë të fundit se ai po e parandjen edhe vetë fundin e turpshëm teksa nga “Skëndërbeu” I shqiptarëve ka filluar ta pëlqejë rolin të jetë shqytar I Ilir Metës dhe duket sikur I lutet të mos e lërë atë në dorë të fatit. Por ata tashmë fatin e kanë të përbashkët. Dhe e kanë përcaktuar vetë. Ndërsa fëmijët e gjithë shqiptarëve mbijetonin, ata të Ilir Metës sikur të ishin fëmijë sheikësh jetonin në mes të Londrës dhe mes gjithë të mirave. Përallat e Monës se janë lekët e tokave të babait, Tirana ka dhjetra familje të tjera të njohura si superpasanik dhe nuk e kanë jetuar atë që jetojnë fëmijët e saj. Unë nuk e di se c’farë aftësie të mbinatyrshme kanë fëmijët e Sali Berishës që brenda ditës ta kenë fitim 3000 euro por di që një shumë të tillë një punëtor I thjeshtë shqiptar e fiton për gati 10 vjet punë. Me sjelljen që po bëjnë këto ditë dy personazhet tona tregojnë se nuk kanë kuptuar as “A” e politikës demokratike. Ajo është trasparenca dhe se drejtësinë e lë ta vendos vetë ky system. Ndërkohë Sala dhe Iliri nuk lënë ditë pa dalë sa në një ekran në tjetrin dhe na lodhën duke propoganduar se ata kanë qënë suksesi I Shqipërisë dhe e keqja e saj vjen vec nga Edi Rama. Ndaj duhet përmbysur ai dhe të vijnë këta në pushstet që populli të “ hajë me lugë të florinjtë”. Dhe trembin njerëzinë me 2 marsin sikur atë ditë ndodhi kataklizmoja. Le të përsërisin jo një po dhjetra 2 mars dhe asgjë nuk do të fitojnë sepse turravrapi I tyre do të shkojë deri tek tribuna e Ilirit dhe Salës dhe jo më tej sepse tashmë “ xhaja ka bixhak”. Pushteti tashmë e ka mësuar edhe fëmija, fitohet me votë dhe prej asaj kutie të dy personazhet tona kanë frikë dhe janë të sigurtë se nuk fitojnë kurrë. Dhe jo se është hajdute qeveria por se ata nuk kanë asnjë vlerë më shumë se këta që qeverisin sot dhe aritmetika e popullit është e thjeshtë: meqë janë aty – aty, le të rrinë këta që janë se u mësuam tashmë. Ilir Meta dhe Sali Berisha të mblidhen kokë më kokë dhe të bëjnë planin me c’do merren deri në zgjedhjet që po vazhduan këta vetëm me akuza ndaj Edi Ramës dhe pa paraqitur alternative fituesi, do ti humbin përsëri.