Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Me shpresën, që Rudina të vazhdojë pa "aftësitë dhe cilësitë" e lidershipit të ish partisë!

Postuar: 21/04/2019 - 07:43

 E akuzojnë tani Rudinën, e anatemojnë dhe sulmojnë, sepse guximi i saj për të mos ju bashkuar një aventure të fundit, të një force politike që është nën delirin e lidershipit, po krijon një energji të vogël, por sidoqoftë te re në politikë! Këtë moment në fakt e dha (krijoi) marrëzia vetëshkatërruese e njerëzve që nuk njohin (nuk kanë tashmë) asnjë kualitet njerëzor, asnjë profesion real përveç atij të politikanit përfitues, pa ideale dhe marrëzisht të korruptuar! Jo sigurisht vetëm te PD-ja, por kudo! Por PD, ka bërë me vendimin e saj për të mos përfaqësuar në kuvend politikën e kohëve të integrimit, një nga veprimet më anti rezistencë ndaj pushtetit, më anti demokratike, më anti pluraliste dhe provokuese për destabilitet, sa dhe një Rudina, një grup kuvendor, një krijim partie, përbëjnë sigurisht një të mirë dhe shpresë! Askush nuk mund të ketë iluzionin se Rudina do të bëjë kapërcimin që të gjithë presin në demokraci, por një gjë është e sigurtë - fillimi është i domosdoshëm!

Sot atë (Rudinën) e anatemojnë dhe duke ditur se nga ku vijnë akuzat dhe anatemimet është detyrë mbrojtja e saj! Sepse shpresa nuk duhet humbur kurrë. Media, politikanë levendë opinionesh, gazetarë, deputetë i thonë pa kualitete, pa aftësi Rudinës! Sigurisht që për Rudinën duhet shpresuar që të mos jetë me "talentin" e servilëve dhe njerëzve jo të drejtpërdrejtë si në ish partinë e saj! Njerëzve që nuk thanë njëherë drejtpërdrejtë diçka që nuk shkon me delirin e lidershipit të vjetër dhe të fosilizuar demokrat! Njerëzve që mendimin e përpunojnë në kokë, pastaj e çojnë në stomak, pastaj në zorrë të trashë, ku i japin erën e qelbur të fundit të kësaj zorre dhe pastaj e kthejnë dhe e nxjerrin nga goja! Sepse është një shumicë e tillë. Rudina duhet të vazhdojë (shpresoj) që mendimin sikundër ka mësuar në Amerikë, ta përpunojë në kokë dhe menjëherë shkurt ta artikulojë me zërin e saj! Nuk ka gjë që idiotët e fjalëve të përdredhura i thonë "se nuk kuptohet se çfarë thotë"! Rudina shpresoj që mos të ketë aftësitë artikuluese të "derrave të kënaqur" dhe pasunarë të delirit politik tridhjetë vjeçar te ne! Shpresoj që Rudina të mos ketë "aftësitë e grave dhe zonjave" të stërpërdredhura të politikës (jo të gjitha sigurisht) që i kanë bërë qejfin burrave të degraduar të politikës! Që janë sjellë si modele të koketës politike nga ku për fat të keq, pastaj një shoqëri që fyen gruan, ju thotë emërtimin e ndyrë që unë nuk mund ta përmend në shkrim! Po ashtu ju thotë grave të politikës dhe kjo është një marrëzi kolektive jona! Rudinës nuk i duhet asgjë përdredhimi, ledhatimi politik i gruas së llastuar që ka veten në qejf orë e minutë! Shpresoj të jetojë sikundër ka mësuar në perëndim ose brenda kufijve të realitetit pasuror dhe jo më shumë. Rudina shpresoj të ketë kuptuar qartë, se si janë sjellë me të atin, si ka qenë drejtësia edhe me nënën e saj brenda dhe si ka mundësi, që i vëllai nuk i del zot në këtë marrëzi sulmi nga partia që themeloi i ati! Shpresoj që Rudina të mos bëjë harakiri me "dashurinë" ndaj disa mediave qendrore në Tiranë të cilat kanë faj sa dhe politika në këtë gjendje epileptike të demokracisë në Shqipëri! Gazetarëve që si politikanët, jetojnë të ndarë katastrofikisht moralisht dhe ekonomikisht nga populli i tyre, kur kolegët e shumtë rropaten për mbajtur veten dhe familjen. Të një medie që është ndërtuar, duke i shërbyer klaneve të qelbura politike dhe duke ju rënë në qafë testatave, gazetave që kanë mbajtur gjithmonë qëndrimin e tyre dhe mendimin e tyre të pa ndikuar nga miliona pushteti dhe "dashurie" me të! Shpresoj që Rudina ta mbajë presionin e madh të bashkimit të politikës dhe medies së saj, si djathtas dhe majtas! Shpresoj që Rudina të dallojë se ish partia e saj, nuk ka lidhje me të djathtën! Lidershipi i saj është një nga varrmihësit e të djathtës dhe të modelit europian të saj! Ky lidership është kundër pronës, kundër ligjit dhe zbatimit të tij, kundër perëndimit dhe kundër shoqërisë pluraliste në veprim dhe sidomos institucione! Shpresoj që Rudina të jetë ndryshe tyre.

Ajo sigurisht është ndryshe dhe nuk ka aftësitë e hajdutëve të qeverisjeve të dikurshme të PD-së! Rudina nuk ka firmosur tendera dhe nuk ka bërë allishverishe korruptive! Nuk ka pse mban përgjegjësitë e një dore maskarenjsh, te ish partia e saj që akuzojnë sot Ramën dhe kanë bërë vetë një mijë e një të zeza politike dhe financiaro ekonomike këtij vendi! Nuk ka pse ndjehet fajtore pse ajo qëndroi në kuvend dhe Basha dhe të tjerët me urdhër nga lart ikën! Ajo ka bërë pakt për hyrë në Kuvendin e Shqipërisë, por kurrsesi për të dalë me urdhër prej tij! Tradhtarët janë ato që janë betuar në kushtetutë si deputetë dhe pastaj, kanë ikur si lepuj me urdhër të delirit kryesisht të dy personave në majë të partisë! Rudina shpresoj që mos të jetë nga ky tarikat!

Nuk marr dot me mend se çfarë mund të bëjnë një grup i ri kuvendor dhe një partie re, por kam "bindjen demokratike" se nuk po bëjnë faj dhe gabim! Përkundrazi, sot bëjnë mirë, edhe për demokracinë dhe për përballjen në institucione me Ramën dhe të tijtë dhe për ti treguar PD-së së dalë jashtë se "burrnia dhe trimnia" në demokraci, janë në institucione, kurse jashtë tyre është nxitja e luftës civile, e cila e detyron popullin shqiptar të futet njëherë në njëzet vjet në konflikt për hatër të pushtetit të dikujt, që ka qenë i luajtur mendsh dhe sot është akoma më keq! Ashtu sikundër ju duhet thënë në sy në foltore "pa shqyer gojën dhe pa sharë me nëna dhe motra" të gjitha ato që meriton qeveria dhe Rama! Shpresoj që Rudina të urrejë të folurën "bastardo folklorike" të njeriut më problematik në demokracinë tonë ose SB, të folurën mbushur me "pathos mashtrues" dhe me fyt të enjtur e korda të dobëta të Bashës, të folurën e ngritur në art te demokratët se "po i dëgjon Berisha" dhe sidomos marrëzitë me "e mira është vetëm te ne dhe e keqa vetëm te ata"!

Shpresoj që Rudina të durojë dhe të mbajë "self control" sikundër janë shumica e deputetëve në botë dhe në shumicën e rasteve! Të përballë provokacionet dhe të qëndrojë fort në parimet që ka demokracia mbi debatin dhe ligjin! Shpresoj që Rudina të mos ketë "talentin" e sabotatorëve të integrimit që sot e shajnë dhe akuzojnë atë! Ajo duhet të bashkohet me cilido shqiptar për fatin e kombit dhe shtetit shqiptar! Kurse ato që anatemojnë ka për ti mbuluar turpi që për pushtetin e tyre të humbur, për urrejtjen ndaj Ramës, për kompromiset me të më vonë, dënojnë shqiptarët në botë!

Kjo gjë është kuptuar kjo gjë në botën demokratike dhe prandaj Rudina shpresoj të jetë dhe veprojë ndryshe!

Sigurisht e ka të vështirë! Por nuk humb asgjë as ajo as të tjerët, pse nis diçka e re, sjellje e re dhe të shpresojmë një model i ri i të bërit politikë!

Nga Besi BEKTESHI

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/05/2019 - 07:23

E kush nuk e njeh në Gjirokastër Eli Aleksin, këtë grua fatkeqe, të verbër, me rrënjë në qytetin e gurtë? Nga një familje e varfër.

Postuar: 23/05/2019 - 07:20

Studentët u turpëruan shumë rëndë me aktin e djeshëm.

Postuar: 23/05/2019 - 07:19

Deputetët, por edhe qeveritarët i kemi të rastësishëm dhe më së shumti të paaftë, sepse kanë ardh

Postuar: 23/05/2019 - 07:17

Dy javë më parë, në deklaratën e tij përmbyllëse, misioni i FMN-së në Shqipëri shprehej: “

Postuar: 22/05/2019 - 07:15

Së fundi nga Brukseli ishte dhe zëri se meqë integrimi në BE është meritë e bazuar në progresin i

Postuar: 22/05/2019 - 07:13

"Akademizmi opinionist" i të djathtës të sotme shqiptare, shkon deri te krahasimi i një

Postuar: 22/05/2019 - 07:12

Nuk e kam fjalën për popullin e lashtë grek, për vitalitetin e tij, që në shekuj, sëbashku e