BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Me shumë pikëpyetje, kjo protestë e së shtunës

Me shumë pikëpyetje, kjo protestë e së shtunës

Ky tranzicion i stërzgjatur albanez, na ka bërë ne shqiptarëve që të mos dimë as për të mbrojtur të drejtat tona, të mos dimë as për të protestuar për të drejtat tona. Kjo thjesht sepse jemi kthyer në kavie të monstrës politike që na drejton pa ndryshuar asgjë prej afro 30 vitesh. Shumë prej pjesëtarëve të saj i ka zënë frika nga e vërteta, gjë që i ka çuar deri në veprime absurde. Sa edhe kur ndërmarrim një veprim, lënë kokrrën e namit. Ja, është vendosur të protestohet të shtunën. Ende pa nisur protestën, të gjithë pjesëtarët e opozitës kanë nisur të lazdrohen. Duke nisur nga Lulzimi, që shpreson dhe ëndërron që një ditë të ulet në karrigen kryeministrore.

Dhe kandidati kryeministror ka nisur të lazdrohet, ndërsa u tregon shqiptarëve çfarë do të bëjë të shtunën. Do ta nisim me bllokim të Kryeministrisë, me një protestë të paktën 72 orëshe, gjë që nënkupton një lloj çadre të para një viti. Edhe pse ajo lloj çadre i solli një humbje stratosferike. Një protestë nën një trysni të madhe politike, që nuk dihet çfarë mund të pjellë mesditën e së shtunës. Përderisa prej ditësh është njoftuar, veç të tjerash edhe bllokim institucionesh shtetërore.

Paralajmërimi prej ditësh se çfarë mund të ndodhë të shtunën evidenton faktin se në këtë Shqipëri, askush nuk po pyet për të nesërmen. Po thjesht çfarë mund të përfitojë sot për sot. Pa llogaritur pasojat dhe në kurrizin e kujt bien ato.

Klasa jonë politike ka treguar ndër vite se nuk di të bëjë përllogaritje të tilla. Bile nuk ka as ndonjë lloj kujtese se çfarë ka harruar t’i tregojë popullit nga bëmat e saj ekzemplare, që kanë çuditur të gjithë. Ajo harron që të nesërmen, sikur nuk ka asnjë lloj kujtese edhe pse i ka sjellë deri tani vuajtje të pamata shumicës së shqiptarëve.

Kështu po ndodh këto ditë me PD-në. Ajo po krenohet se të shtunën do të kryejë një protestë, bile të paktën 72 orëshe. Se shqiptarët kanë shumëçka arsye për të protestuar, këtë e dimë të gjithë. Bile sapo ulemi në sofër në darkë psherëtijmë se, “pse sot nuk protestuam ?” 

Po PD, para se të na krenohet për protestën që do të organizojë të shtunën me synimin e rrëzimit të ministrit të Brendshëm duhet t’u japë të paktën një përgjigje të vogël gjithë shqiptarëve, për çfarë ata i kanë kërkuar ndër vite asaj. Dhe ajo ndër vite vetëm u është përgjigjur me heshtje. Sa në mënyrën më qesharake, nuk është kujtuar as të na tregojë se pse ne shqiptarët e braktisëm në vitin 2013, 2017 dhe do ta braktisim sërish kur do të na kërkohet të votojmë. Edhe pse “rilindja” po na tregon se di të bëjë vetëm një vrimë në ujë.

Ndodh kështu, se PD harron, po ne shqiptarët asgjë nuk harrojmë. Edhe pse sot jemi zhytur në varfëri e mjerim. Ne nuk harrojmë 230 milionë eurot e Rrugës së Kombit. Nuk i harrojmë jo pse jemi të varfër, po se kreu i opozitës së sotme shpëtoi nga ndjekja penale në mënyrën më qesharake duke marrë raport mjekësor. Siç nuk ka ndodhur kund tjetër. Të gjithë ne shqiptarët duam të dimë për 21 janarin, pasi e pamë se si u vra një shqiptar krejt i pafajshëm ndërsa qëndronte në tavolinën e gazetarëve. U vra ai i pafajshmi, po mund të vriteshin edhe një apo disa gazetarë. Fatmirësisht vetëm njëri u plagos. Diçka duhet të na tregojë për krimin e përbindshëm të Gërdecit, ku humbën jetën 26 shqiptarë dhe u plagosën afro 300 të tjerë. Askush deri atë 15 mars 2008 nuk kishte guxuar të demontonte tonelatat e predhave vetëm 100, apo 200 metra larg banesave të banimit.

Nuk harrojmë as kanabizimin e gjithanshëm të këtyre 28 mijë kilometrave katrore. Dhe sot e gjithë ditën, ende kjo klasë politike nuk na ka treguar se çfarë ndodhi dhe kush ishin pronarët e vërtetë të lukunisë së pafundme të kanabisit, prodhim shqiptar. Se, në të vërtetë, ne shqiptarët, të varfër ishim, të varfër mbetëm. Askush nuk na tregoi se kush u pasurua me gjithë atë drogë, që edhe pas dy vjetësh nuk po e sos dot tregu evropian.

Ndërsa heshtet nga të gjitha anët për ngritjen në këtë gjysmë shtetin tonë të një administrate nepotiko - familjare që ka arritur vetëm t’ua sosë gjithë shpresën shumicës së shqiptarëve, aq sa sot të gjithë e kanë mendjen për të ikur.

Për gjithë këto arsye që i renditëm më sipër, mes palo politikanëve, një vend nderi zë edhe PD. Ndaj, ajo, para se të na bëjë thirrje për ta ndjekur në protesta, duhet të na japë pakëz përgjigje për çfarë ka ndodhur deri tani. Që edhe ne të nisim ta besojmë. Pa na dhënë një përgjigje të vogël për ngjarje që i dinë gjithë shqiptarët, ajo për protesta vazhdon të pjerdhë me gojë e me b… më kot. Sepse pa dhënë përgjigje për të kaluarën e afërt do të vazhdojë të mbetet në opozitë edhe sot, edhe nesër. Paçka se mund të protestojë sa herë ia ka qejfi. Vetëm se të shtunën nuk ke asnjë të drejtë të bllokosh Kryeministrinë, apo Ministrinë e Brendshme, apo qoftë edhe ndonjë prej institucioneve shtetërore më të parëndësishëm. 

Gjithsesi, ka ardhur dita që, PD para se të nisë ndonjë protestë së pari të na japë përgjigje të besueshme për ato ngjarje që nuk ka shqiptar që mund t’i harrojë një ditë. Sepse janë ngjarje për të cilat shqiptarët në memorien e tyre u kanë ngritur monumente për të mos i përsëritur sërish këto ngjarje që na kanë sjellë aq shumë vuajtje. Tashmë jo vetëm miqtë që kemi kudo nëpër botë, por edhe gjithë shqiptarët e dinë mirë se në ç’derexhe kemi mbetur me këtë farë klase politike. Aq sa ne shqiptarët as nuk e besojmë se Evropa do të na japë viston e fillimit të negociatave për hyrje në BE. Është bash kjo arsyeja që këto ditë shumë shqiptarë kanë nisur festën pse kanë fituar llotarinë amerikane. Ndërsa të tjerë që presin të gëzohen pasi kanë aplikuar për të fituar nënshtetësinë bullgare.

Në këtë Shqipërinë tonë sikur ka lindur një garë e re: kush ta braktisë më shpejt Shqipërinë. Sepse kështu si po venë punët, këtu vështirë se do të mund të shohim ndonjë ditë të bardhë, përderisa kemi në krye të punëve lloj-lloj mashtruesish.

Tashmë dalja në sipërfaqe e malit të lartë të llumishtes që ka mbuluar gjithë klasën tonë politike, kërkon shumë kohë për ta pastruar dhe për të nisur një jetë të re. Një jetë të re për gjithë shqiptarët e jo vetëm për malukatët e politikës që tamam-tamam meritojnë vetëm trekëndëshin e Bermudës. Kështu, edhe shqiptarët do të mund të besojnë se së fundmi edhe për ta mbaroi epoka e palavdishme e tranzicionit që për afro 30 vjet na injektoi vetëm varfëri e mjerim të pafund. Të paktën, kjo farë klase politike, nuk mund të na lazdrohet më. Bile as të na kërkojë ndjesë. Pasi na ka neveritur, aq sa është bërë krejt e padurueshme dhe e pabesueshme. 

Nga Ilirian DEMIRI