BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Me sytë nga Shpiragu?

Me sytë nga Shpiragu?

Gjigandi i naftës, kompania britanike dhe hollandeze “Shell”, me vëllim punësh mbi 261 miliardë dollarë amerikanë në vitin 2021, e pranishme në 99 vende të botës dhe e renditur ndër dhjetë kompanitë më të mëdha në botë, për nga prodhimi dhe shitjet, nënshkroi në vitin 2012 një kontratë me qeverinë shqiptare, për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut në Berat. Shell ka në pronësi të saj vendburime pusesh nafte kudo në botë, në nivele të 11.1 miliardë fuçive naftë. Ajo di ku kërkon naftë. Vetë kompania në puset e saj prodhon 3.7 milionë fuçi nafte në ditë dhe ka 44 mijë pika të shitjes me pakicë të naftës dhe gazit në të gjithë botën. Tre vjet më parë, në maj 2019, Shell zbuloi një zonë të rëndësishme naftëmbajtëse dhe gazmbajtëse në 800 metra thellësi, në Pusin Shpiragu-4.  Shell vepron në një terren prej tre blloqesh kërkimi, në një total prej 4 mijë kilometrash katrore në Berat, në malin e Shpiragut. Tre vite më parë, zbulimi i naftës në Shpirag, i pari pas afro 30 vitesh mungesë zbulimi pusesh nafte në tokë në Shqipëri, ishte i rëndësishëm për kompaninë gjigande të naftës. Marc Gerrits, Zëvendës/President Ekzekutiv i Kërkimeve të Naftës në Shell, deklaroi se “Ne jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri”. Pas tre vjetësh e një muaji, kryeministri ynë ripohon se jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që, jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të veçanta, do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës. Shell ende nuk ka dhënë shifra për sasinë e naftës që mendohet të jetë në qindra metra thellësi nën malin e Shpiragut. Tre vite më parë, kompania pohoi se testi i prodhimit shumëditor në pus u krye siç pritej, me një potencial prurjeje prej disa mijëra fuçi naftë në ditë. Sipas Shell, struktura e brezit naftëmbajtës është me porozitet të lartë, duke e bërë nxjerrjen e naftës më të lehtë dhe më pak të kushtueshme. Mirëpo, përdorimi i naftës së Shpiragut për qëllime tregtare dhe prodhimi mbetet ende për t'u përcaktuar, nëpërmjet aktivitetit të mëtejshëm të vlerësimit. Ndoshta kryeministri ka të dhëna se këto ditë apo javë, Shell do të japë sihariqin se do të investojë për nxjerrjen e naftës në Berat. Raporti 60 me 40 që ai përmendi ka të bëjë me 40 përqind që do të jetë pjesa e shtetit shqiptar, në rast se zbulohet mjaftueshëm naftë për qëllime industriale. Duke u përpjekur të interpretojmë kryeministrin në ato që thotë, i bie që në këta tre vjet nga zbulimi i naftës në pusin Shpiragu-4, Shell në Shqipëri të ketë kryer hapa të suksesshëm të programit të vlerësimit te vendburimit Shpirag, të cilat të çojne në shpimin e më shumë puseve të vlerësimit dhe, më tej, në zhvillimin e mundshëm të plotë në terren, në varësi të marrjes së një vendimi përfundimtar investimi. Jemi të gjithë me sytë nga Shpiragu, pasi, pas këtyre muajve të nxehtë të verës dhe kulmit të parave nga turizmi veror, do të ndodhemi në një gjendje shumë të vështirë nga mesi i shtatorit e më vonë, me konsumin që do të bjerë fort. Tani nuk po e ndjejmë, por importojmë mesatarisht 4 milionë euro energji elektrike në javë, me çmime të tregut ndërkombëtare në nivele të frikshme të 335 eurove për megavat. Jemi kthyer në shoqëri dhe ekonomi kondicionerësh në këto ditë tejet të nxehta dhe kjo simfoni e shtrenjtë do të vazhdojë deri në fund të gushtit. Nëse Shell përfundon se ka zbuluar mjaftueshëm naftë në Shpirag dhe prodhimi e nxjerrja e saj është me përfitim, kjo do të thotë se të paktën nga viti i parë i prodhimit, që do të mund të jetë, me shumë shpresë, viti i ardhshëm ose viti 2024, të ardhurat shtetërore(40 përqindëshi) mund të jenë në nivele 60-80 milionë euro. Nëse brezi i naftës është i rëndësishëm edhe për vetë Evropën e kufizimeve dhe sanksioneve të naftës dhe gazit rus, sipas deklaratës së kryeministrit tonë, i bie që nafta që do të përcaktohet në Shpirag të jetë të paktën dy herë më e madhë në sasi, nga nafta e zonës naftëmbajtëse Marinzë-Patos apo e kuçovës, të zbuluar që në vitin e largët 1927 nga kompania italiane Agip dhe pionieri i naftës shqiptare, gjeologu martir polak Stanislav Zuber. Urojmë me gjithë shpirt të kemi një histori të tillë të suksesshme të naftës së nëntokës shqiptare përpara nesh.  

 Albania është vendosur prej 8 vjetësh në Shqipëri dhe është duke kërkuar naftë dhe gaz në blloqet 2 dhe 3 afër malit Shpirag, ndërsa përpara disa vjetësh nisi kërkimet në bllokun 4 në afërsi të Gjirokastrës.

"Zbulimi i Shpiragut ishte i pari në "luajtjen e rripit të palosjes dhe shtytjes" në tokë të Shqipërisë (mjedisi gjeologjik ku ndodhet rezervuari i hidrokarbureve) në të cilin u përfshi Shell," tha Marc Gerrits, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Shell, Exploration. “Ne jemi të kënaqur që këto teste fillestare kanë konfirmuar potencialin e këtij zbulimi dhe presim me padurim rritjen e biznesit tonë në Shqipëri.”

Zbulimi i Shpiragut, në një rezervuar karbonati të thyer, është në një mjedis gjeologjik ekuivalent me fushat e mëdha Val D'Agri dhe Tempa Rossa në Itali, në të cilat Shell mban një pozicion të konsiderueshëm të paoperuar.

Hapi tjetër në programin e vlerësimit është kryerja e një testi të zgjatur prodhimi në pusin Shpirag-4, i ndjekur nga shpimi i mëtejshëm i vlerësimit në pusin Shpirag-3. Paralelisht, Shell planifikon të shpojë puse të mëtejshme eksplorimi brenda sipërfaqes që zotëron për të testuar potencialin e tyre.

Shell u bë partner në projekt në 2012 dhe tani ka 100% të kapitalit neto në lejet e Blloqeve 2-3 dhe do të marrë zyrtarisht 100% të Aksioneve në Lejen e Bllokut 4 më vonë në 2019. Sipërfaqja e kombinuar e Blloqeve 2-3 dhe Bllokut 4 lejet është 4084 km2.

Brenda kësaj sipërfaqeje janë identifikuar shumë akumulime të tjera të mëdha, ende të patestuara, potenciale hidrokarbure, duke ofruar mundësi për aktivitete kërkimore në të ardhmen.

Zbulimi i një zone nafte në Berat ka tërhequr kompaninë Shell Oil për të rritur investimet në Shqipëri. Nga operacionet e kërkimit në Berat, ne kemi pasur sukses pas zbulimit të një fushe të naftës në Shpirag. Megjithatë, ne nuk posedojmë të dhëna për rezervat e naftës dhe gazit natyror në këtë fushë”, u tha asokohe.

Rama: jemi në fazën e një zbulimi shumë të rëndësishëm në tokë të gazit dhe naftës që, jo vetëm do të ndikojë jashtë mase të ardhmen e vendit tonë, por në këto rrethana të caktuara do të luajë rol në të ardhmen energjetike të Evropës.

Sipas tij, Shqipëria do të prodhojë një sasi të konsiderueshme nafte dhe gazi, në raportin 60 me 40.