Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Më vjen keq për kryeministrin tim...

Postuar: 23/09/2018 - 07:38

Andri, një miku im, gazetar më dha dorën duke më thënë se ndjehesh i keqardhur për mënyrën si kryeministri i vendit, Edi Rama, kishte rënë në “grackën” e një tufe opinionistësh, që kërkonin të vinin me çdo kusht, diktat mbi të në atë debat televiziv... Teksa pinim kafen e mëngjesit e sollëm disa herë në bisedën tonë atë pamje maskaradë (pa ndroje kështu e konsideroj) të mbrëmjes së enjtes në emisionin “Opinion” të moderatorit Blendi Fevziu... Po ky nuk është një rast i veçuar, ndaj dua të ndalem në një problem...

Nuk jemi më një vend i izoluar. Shqiptarët (jo vetëm ne gazetarët) ndjekin kanale televizive të huaja dhe krahasojnë performancën e emisioneve të tyre, qasjen e gazetarëve, moderatorëve, apo opinionistëve, ndaj temave në debat dhe raportet me titullarë të qeverisjeve, shtetarë apo opozitarë me të cilët debatojnë me performancën e debatit që bëhet këtu. Të bësh gazetari nuk do të thotë të kërkosh llogari, apo të flasësh (pse jo të kritikosh) qesim. Të bësh gazetari, apo të bësh opinionistin do të thotë, së pari, të kesh respekt për atë që ke përballë. Ndërkaq emisionet në studiot tona televizive janë kthyer në mikroparlament dhe fole grerëzash, në vende ku nuk përplasen ide apo mendime, por hamendësohet dhe tirren fabula thashethemesh që kumtohen nëpër korridoret e politikes dhe përcillen nga rrjetet sociale.

Nuk e di dhe nuk e kuptoj se ku e gjejnë të drejtën morale, (po them), pastaj guximin profesional, moderatorët e këtyre emisioneve, që i lejojnë vetes edhe rolin e prokurorit. Me ç’të drejtë disa opinionistë, si psh, Lubonja, Rakipllari, Bushati a ndonjë tjetër, sillen përballë të ftuarve në emisionet ku ata ftohen, si të jenë ata, pjesë e ndonjë trupi gjyqtarësh. Si është e mundur që duan të marrin si përgjigje të pyetjeve që bëjnë vetëm atë çka ata mendojnë dhe jo ç’ka thonë të ftuarit përballë tyre. Kjo, pak a shumë ishte panorama e shfaqjes në debatin e opinionistëve me Kryeministrin e vendit mbrëmjen e së premtes. Por jo vetëm. Sikundër theksova më lart, ky nuk është i vemi rast. Pa pikë mirësjelljeje qytetare dhe qasjeje profesionale shfaqen këta opinionistë në të gjitha emisionet. Në çdo kanal televiziv ku ata janë prezentë (jo vetëm përballë kryeministrit, por edhe ish kryeministrit, apo kryetarit aktual të opozitës. Të tjerët në politikë ata nuk i kanë në llogari). Pse?

Mendojnë se janë përfaqësues të opinionit publik dhe thonë se janë atje për të kërkuar llogari për gjithçka dhe nga kushdo. Ndërkaq harrojnë rregullin dhe etikën e gazetarit. Harrojnë se gjithkush në një emision televiziv të formatit “Opinion”, apo “360 gradë” etj., etj., nuk mund të jetë në pozita dominuese, apo të imponojë mendime a qëndrime individuale. Neveritesh kur ndjek debatin në këto emisione, kur opinionistë të këtij kallëpi u sulen të ftuarve, ndërpresin ata dhe njeri- tjetrin në debat, bërtasin, insistojnë të marrin përgjigjet që ata duan, bëjnë pyetje provokuese, apo komentojnë mbi përgjigjet e të ftuarve. Një kakofoni fjalësh dhe copa debati që kryqëzohen dhe ku askush nuk respekton tjetrin e të gjithë nuk respektojnë të ftuarin, qoftë ky kryeministër, president, apo kryetar i opozitës. Ku, në cilin vend, në cilin kanal televiziv të huaj, në cilin emision atje ndodh si në Shqipëri, ku është rrezuar çdo gardh respekti që ndan gazetarin me të ftuarit në studio?! Gazetari ka të drejtën e pyetjes për gjithçka, brenda kornizës që lejon profesioni, morali dhe vetë tema e debatit. Vetëm kaq. I ftuari përgjigjet sipas mënyrës dhe interesit të vet, duke mos u ndërprerë pa arsye. Vetëm kaq. Shfaqja e mendimeve dhe qëndrimeve mbi to, nuk presupozon imponim por luajalitet. Fevziun, Rakipllarin e të tjerë emra, pjesë e “turpit” mediatik, nuk i kënaq kjo qasje. Ata, qoftë dhe me dhunën e fjalës, kërkojnë të imponohen.

Një sjellje e papëlqyeshme është pak të thuhet. Pa ndroje do ta cilësoja një gangsterizëm të moderuar fshehur (dhe justifikuar) nën petkun e misionit të gazetarit. Fjalë e ashpër vërtet, por është e saktë kur shikon se kjo qasje poshtëron dhe turpëron (fjalë e përmendur nga vetë kryeministri në atë emision) armatën e madhe të gazetarëve, institucionin mediatik në përgjithësi dhe ç’ka është më serioze, shtypin si pushtet, krah pushteteve të tjera.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mund të jetë i vetmi kryeministër (këtë mund ta them edhe për ish kryeministrin apo kryetarin e opozitës) që pranon të ulet përballë gazetarëve dhe opinionistëve, që i drejtohen me “ti”, apo që i përplasin për fytyre baltën që prodhon opozita dhe një pjesë e medias shqiptare. Është i vetmi kryeministër që nuk kërkon autoritet dhe debaton pa komplekse si i barabartë me gazetarët, dhe që ka durimin të konsumojë kohën me përgjigje, ndonëse asnjëherë të pëlqyeshme prej atyre që ka përballë. Shumëkush si unë do ti kërkonte kryeministrit Rama, të mos i kapërcente dyert e këtyre studiove ku këta tipa opinionistësh e presin si prenë e tyre për ta “shqyer”, e që mendojnë se janë në të drejtën e tyre t’i kërkojnë atij “nënë e babë”, ta përgjegjësojnë edhe për akuzat e përditshme të bëra nga opozita e ti qëndrojnë përballë jo si gazetarë, por si prokurorë, ku ai duhet të japë llogari, fjala vjen, edhe “përse shirat nuk kanë filluar kur shtatori po kalon”!

Nuk besoj se jam i vetmi që do ti kërkoja kryeministrit ti bojkotonte këto studio. Kolegët e tij nëpër Europë dhe rajon nuk u nënshtrohen presioneve që bëjnë medjat dhe nuk pranojnë të ulen në debat me sojin e këtyre opinionistëve, që, në mos janë të qëllimshëm në veprim, janë mendjemëdhenj e kapadainj. Më vjen keq për kryeministrin tim, jo se ai u baltos dhe u turpërua në një debat përballë këtyre parelinjve mediatikë (përkundrazi, u tregua dinjitoz),por se nuk duhet t’ia lejojë vetes të ulet poshtë në nivelin e tyre.

Është për të ardhur keq, por duhet thënë se emisione të tilla televizive, vërtet të nevojshme për publikun, shpesh degjenerojnë në debate shterpë, në një fotokopje të keqe të parlamentit aktual. Është për të ardhur keq, por duhet thënë se jo pak gazetarë apo opinionistë vuajnë nga sindromi i “varësisë”. Janë po ata, të njejtit, që kur janë përballë kryeministrit sjellin në sofrën e debatit atë ç’ka gatuhet në kuzhinën e opozitës, dhe kur vihen përballë kryetarit të opozitës, psh hiqen sikur janë kundër tij… Jo! sjellja i gënjen. Në fakt, ata janë aty jo për të shpalosur “pavarësinë” e tyre, por për të bërë “të fortin”, sipas kërkesës të atyre që derdhin miliona për ta.

Është për të ardhur keq, por duhet thënë se kjo kategori gazetarësh e opinionistësh u largohen të vërtetave. Realiteti për ta, nuk është psh, ai që prezanton kryeministri i vendit (se ai për ta, gënjen), por gjithçka thuhet e flitet nëpër kafenetë dhe deklarohet nga podiumi i SHQUP-it. Kur dëgjojnë nga kryeministri punët që ka bërë kjo qeveri, përpjekjet për të bërë shtet, ata thonë se vendin e ka vënë poshtë krimi dhe komentojnë “faktet” që publikon opozita... Akuzojnë qeverinë dhe kryeministrin si mospranues të një propozimi për “veting” të politikanëve, bërë nga opozita. Në këtë vend duhet të ndryshojë shumëçka. Së pari sjellja politike. Por jo vetëm. Duhet ndryshuar edhe performanca e emisioneve televizive dhe mënyra e zhvillimit të debateve në to. Kjo kërkon një qasje tjetër përkundër asaj që kemi parë deri sot, të mbërthyer prej vitesh në kolltukët e këtyre studiove të njëjtat fytyra./ Nga Panajot ZOTO

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 13

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 11/12/2018 - 07:19

Ashtu si në çdo lëvizje e protestë të viteve të fundit apo pas ndonjë skandali të shpërthyer në Shqipëri, edhe protesta e studentëve, e cila për hir të së vërtetës deri sot është paqësore, të gjithë vrapojnë të k

Postuar: 11/12/2018 - 07:17

Nuk dua të hyj në të drejtat e tyre legjitime, sepse i zoti e di ku i pikon çatia, tjetër gjë kam

Postuar: 11/12/2018 - 07:16

Kishim një mësues fantastik vizatimi në tetëvjeçare dikur në fillim të vitet 70-të!

Postuar: 11/12/2018 - 07:13

Zyra e Llogaridhënies Qeveritare(GAO) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës është institucioni i a

Postuar: 09/12/2018 - 07:17

 Përpjekjet për të vënë shenjën e barazimit mes dy dhjetorëve dhe për të përfituar frytet e

Postuar: 09/12/2018 - 07:16

 Në ditën e shpallur nga Sali Berisha si "dita e Rinisë" dhe sigurisht e

Postuar: 09/12/2018 - 07:14

 Ka më shumë se një muaj që banorët e unazës se re protestojnë ditë e natë, në mbrojtje të b