
Gazetari gjerman ironizon Ramën: Kryeministri më i mirë që ka pasur Serbia që nga koha e Nikola Pashiç

Universiteti i Tiranës në top listën e 30 universiteteve më të mira në Shqipëri

Britanikët i tregojnë prangat Sali Berishës, ambasadori King Smith kërkon të nisë hetimi penal ndaj të korruptuarve, thirrje autoriteteve të vihen në lëvizje për vendimet e Londrës

Romeo Kara zbardh për herë të parë provat përvëluese që do fundosin Metën për aferën “CEZ-DIA”, ja dëshmitë që ka në duar SPAK, roli i Sali Berishës dhe lëvizja e papritur e Ismailajt që mund “të hedhë në erë” hetimet

Altin Dumani e konfirmon, SPAK nis hetimin për kullën e Zenit të Berishës në mes të Tiranës, caktohet prokurori i çështjes, ja provat nga dosja që rrezikojnë të fundosin pushtetarë të lartë dhe biznesmenë të njohur, zbardhen emrat që po hetohen...

Dosjet e korrupsionit mbushin zyrat e SPAK, SHBA mesazh kërcënues politikës shqiptare për ditët e zeza që po trokasin

Dështon këtë javë mbledhja e “non-gratave” me dezertorët e Lulzim Bashës, Bardhi qejfmbetur nga Berisha pas refuzimit të postit të Sekretarit të “Foltores”

Më 3 tetor vendoset fati i Shkëlzenit, ja si mund të marrin kthesën e madhe hetimet e dosjes së “Gërdecit” për djalin e Sali Berishës, familjarët e viktimave kërkojnë dëshminë e 12 dëshmitarëve të tjerë, mes tyre krushkun e Fatmir Mediut...


Diskutime të shumta rihen nëpër ekrane apo shkruhen në portale, në lidhje me rritjen e pagave të deputetëve, ministrave, administratës shtetërore. Në të drejtën e tij, çdo qytetar të analizojë e komentojë, por pyetja është; ç'ka sjellë në çështjet sociale të shoqërisë shqiptare, paga e ulta e qeveritarëve tanë !? Vetëm një polarizim shoqërore që ka ardhur, si rrjedhojë i korrupsionit. Pagat e ulta të shtetarëve, krahasimisht me të ngriturat sot, nuk kanë prodhuar vetëm korrupsion, por tërheqjen pas pushtetit të njerëzve më mediokër sepse të zotët, nuk mund të kërkonin të bëheshin deputet, ministra, drejtorë drejtorish, kur puna e tyre e ndershme në privat, u siguronte më tepër të ardhura. I zoti i punës, kurrë nuk mund të pranojë që rritjen e mirëqenies së tij, ta mbështesë tek korrupsioni që i afron një pushtet, i cili ka tërhequr pas qeres së vet, njerëzit që s'kanë bërë dy pare punë, por hyzmetin ia kanë bërë xhepave të tyre, kthyera në rrjeta peshkimi. Taksat e qytetarëve, kanë përfunduar në vilat e shtetarëve, përmes rrugëve të paligjshme, duke e bërë lehtësisht të korruptueshëm qeveritarin gjysmak, e kishte kthyer në një vjedhës ordiner. Parë në këtë këndvështrim, pagat e ulta të shtetarëve kanë qenë deri në një farë mënyre edhe një legjimitet, për drejtuesit tanë të shtetit, që të zhyteshin në korrupsion, ende pa marrë mirë në dorë vulat, nga frika e pasigurisë së të nesërmes e cila mund ta hidhte, rrugëve nga ndjekja e politikave të mbrapshta qeverisëse, e kthente në një; ''kap, ç'të kapësh''. Demokracia ecën e zhvillohet pa dyshim, përmes krijimit të shtresave të pasura, por kapitalit që vijnë përmes punës së elitarëve, pjelloria e mendjes së të cilëve, rrit produktivitetin e punëve dhe për rrjedhojë, ai bëhet burim rritjesh të ardhurash, jo vetëm për vete, por gjithë shoqërinë. Është individi me aftësitë intelektuale, ai i cili shtyn përpara proceset demokratike të një shoqërie. Resurse intelektuale të cilat, jo vetëm nuk janë shfrytëzuar në këto vite të demokracisë, përkundrazi mediokriteti në drejtim, është bërë pengesë në ecurinë e proceseve. Kjo duke filluar që nga emërimet e deputetëve përmes listave të kryetarëve të partive dhuratë e ligjit famëkeq të 2008, vazhduar më tej me ekzekutivin që fillonte, nga piramida deri tek më i thjeshti i administratës shtetërore që hipte në pushtet nga diploma e militantizmit.. Sa për ilustrim po i referohem një rasti të 2013. Kisha konkurruar për drejtori të drejtorisë arsimore, të qarku Korçë. Isha futur në 5 fituesit. Ditët e fundit ministria seç u kujtua për t'i shtuar konkurrimit edhe një projekt të katër. Edhe pse punë ditësh, secili u paraqit me ''projektin''. Mbasi kishim mbaruar leximin e letrave të përgatitur me seriozitetin e dy tre ditëve dhe ishte dhënë vula drejtorit, një mik im e shoh të më afrohet teksa dilnim nga salla e konkurrimit dhe të më pëshpëritë në vesh : Je djegur me dorën tënde. Ç'të duheshin ato tre qe në fund !?'' Ç'qe !? -pyeta me kureshti. ''Hapja e barkut se nuk ke shkuar pas deputetit dhe nuk je marrë me klane lokalesh, për të lobuar. '' Vuajtja nga sinqeriteti. Krijues. Të lidhet krijimtaria nëpër duar dhe nuk ke kohë të hash bukë, jo më t'i biesh mbrapa mitingjeve..... Ca janë të dhënë pas mitingjeve, ne pas librave.... Veprat flasin me gjuhën...''Kështu po gjykonte e gjithë salla tek ndiqte civinë e shfaqur në monitor, i takon...., po ec e mbushja mendjen deputetit, - përforcoi idenë e tij miku. ''Deputeti !? Ç'hyn deputeti kur konkurrohet !?- nxora instinktivisht. ''Do kohë, ajo që mendon ti''. Miku kishte të drejtë. Atëhere deputeti ishte kthyer në përgjegjës kuadri për institucionet e zonës. Në atë sillë botova romanin “Trojka e deputetëve”, duke mos i kursyer si ata të djeshmit që vinin nga gjiri i klasës punëtore ; deputetë apo anëtarë të'' Byrosë politike'' që ushqenin diktaturën, por më keq të demokracisë që vinin dhe nga bota e krimit. Ndërsa më kalon nëpër mend detaji, them se tani është koha që të majtët, përmes mekanizmit të pagave, duhet të venë në funksionim edhe mekanizmin e meritokracisë për t'i dhënë demokracisë impulse të reja, duke mos humbur rastin, për t'i dhënë fytyrën e tij sistemit, i cili është i suksesshëm në botën e qytetëruar, falë qarkullimit të elitave dhe vlerave intelektuale, bazuar në meritokracinë, për t'i dhënë ritmin e kohës shoqërisë. Vënia në lëvizje të këtij mekanizmi i cili më së shumti, deri tani ka qenë një retorikë politike, por që koha kërkon të kthehet në mekanizëm, që ve në lëvizje gjithë sistemin, në se kërkojmë vërtet zhvillim e mirëqenie të gjithë shoqërisë, biles edhe asaj shtresës më të dobët, e cila bëhet përfituese e vlerave monetare, përmes trendit të zhvillimit të shoqërisë. Diferencimeve që vijnë nga puna e kryer dhe jo, siç ka ndodhur me paradoksin e 30 viteve, edhe pse pagat pa ndikim në rritjen ekonomike të shtetarëve, i ka kthyer disa prej syresh në miliarderë të paskrupull. Mekanizmi i sotëm i rritjes së pagave, krijon premisa që mendjet e shëndosha të jenë më fleksible, për t'u afruar dhe dhënë kontributet e tyre në punët e shtetit, natyrisht nëse, do t'i hapen rrugë konkurrimit të vlerave e jo militantizmave partiake, të cilat për hir të vërtetës, janë arsyeja e braktisjes masive të vendit apo të gjendjes të ekonomisë, të një shtrese të mirë të popullsisë që lëngon në një varfëri ekstreme. Ndonëse jemi në një ekonomi tregu, ende nuk funksionon sa dhe si duhet mekanizmi, që ve në lëvizje përmes përfitimit të vlerave materiale që i nënshtrohen një politike të ndershme ekonomike sepse shtetarët tanë, me paaftësinë e tyre, pozitën shoqërore e shohin si një mundësi më së shumti për përfitime personale, përmes rrugëve abuzive të korrupsionit. Është kjo arsye që ekstremiteti pasuror, sot në shoqëri është galopant në 30 vite, sepse diferenca s'ka asgjë të përbashkët me punën e ndershme të një ekonomie tregu, ashtu siç janë e ndërtuar sot shoqëritë demokratike në botë, që sukseset e prosperitetin e kanë ngritur përmes, vënies në funksion të meritokracisë. Besoj se mekanizimi i pagave, jo vetëm do t'i verë fre korrupsionit, por do të ngjitë në shkallët e drejtimit të shtetit elitat, ato që krijojnë mundësitë të standardizimit të jetesës, njësoj me ato të shoqërive të përparuara demokratike, të cilat janë zhvilluar, jo përmes korrupsionit, por punës së ndershme e mendjeve të shëndosha. Bara u ka rënë socialistëve për t'i dhënë drejtim sepse të djathtëve nuk i del koha, se kanë hallet e mbetura pezull të lidershipit.
Më të lexuarat


Të lumtë Albin Kurti !

Manastiri i Banjskës në Zveçan është vatër e grupeve terroriste Serbe në veri të Kosovës

Konfuzion i paparë dhe Mashtrim në Arsimin e Lartë duke parë rankimet e universiteteve shqiptare në Shqipëri në Europë dhe në botë

Ndërkombëtarët t'i qëndrojnë afër Kosovës, ta fuqizojnë dhe anëtarësojnë atë në NATO, dhe KE

Pse në Tiranë gjen “patriotë” kundër Serbisë, por që ulin “brekët” para Greqisë?

Ben Blushi: Në Manastirin e Banjskës, në Kosovë

Unifikimi gjerman dhe unifikimi shqiptar

Fshati Baban, nën peshën e indiferentizmit të pushtetit

Qorrsokakët e lidershipit opozitar

Vetëkorrigjimi i shqiptarëve dhe dialogu mes forcave politike
