BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Opinion / Editorial

“Mëkatari” i mëkatarëve të vërtetë

“Mëkatari” i mëkatarëve të vërtetë

Pakë ditë më parë takova zotin Sajmir Tahiri. Me babanë e tij Bashkimin kam kaluar një pjesë të jetës duke qënë në raportet epror-vartës në një nga repartet elitë të Divizionit të Parë të Tiranës. Ai oficer brilant është shndërruar në një biznesmen brilant. E kryqëzuan në 1994, por ai asnjëherë s’u dorëzua. Mbaj mend një rrëfenjë të tij, për të shpjeguar ndodhitë e jetës sonë me të njëjtat halle. E kishte lexuar tek “Lufta dhe paqja” e nobelistit Lev Tolstoi. Gjenerali kryekomandant i ushtrisë së Carit, kishte një nga betejat vendimtare të nesërmen. E mblodhi shtabin dhe ju tha. Ska gjë më të bukur para një beteje se sa të bësh një gjumë të mirë. Të gjithë u befasuan. Prisnin këshilla. Shkoi një prej super të besuarve të tij dhe të Carit dhe i thotë:

-“Çdo të ndodhë nesër”

- Do ta humbasim betejën. Tha gjenerali. Por jo luftën. Pas kësaj beteje do kemi paqe, do shkëmbejmë robërit, të vrarët dhe të plagosurit. Por Napoleoni, nuk do pushojë, do fillojë luftë prapë deri sa ta shkatërrojë ambicia e tij. Dhe ashtu ndodhi. Djali tij Sajmiri mu duk sportiv dhe me një ecje prej atleti. Në krah kishte nja dhjetë socialistë të rangut të lartë, aspirantë dhe për një mandat të tretë. Vetëtimthi më shkoj në mendje, kjo gjë, të cilën e përsërita disa herë nën zë me veten time. “Pakë kush është punëtor dhe i pajisur me bindje të thellë dhe kontribut në PS, sa Sajmiri. Ai e donte PS, si pjesë përbërëse e saj e prodhuar nga një reaksion kimik, nga ata që quhen reaksione kyç nga Mendelejevi. Po atëherë pse është jashtë loje? Pse ata të dhjetë nxirrnin duhma emocioni gëzimi edhe ose vinin nga një vaki dhe Sajmiri vuan. E mendova se sa i djeg dhe dhemb shpirti Sajmirit, babait të tij, familjes, shumë mbështetësve të tij, shumë socialistëve të ndershëm dhe idealistë dhe shumë e shumë policëve që Sajmiri është jashtë PS. Nuk e di si e përballon ai, familja e tij, por dhe nëna dhe babai këtë pritje të gjatë për t’u zbardhur e vërteta dhe për të marrë pafajësinë për t’iu kthyer normalitetit në familjen e tij socialiste, për të garuar ndershmërisht, duke filluar nga baza, duke djersirë dhe sakrifikuar. E kam të vështirë ta kuptoj, por nga ana tjetër them që vërtet janë njerëz të fortë të gatuar nga përzierje Gusmari me Kuçi. Ata po e përballojnë me dinjitet, me durim, me qetësi, me maturi. Në këta 30 vjet mbi 80 për qind e atyre politikanëve që sot garojnë, që janë në pushtet, deputetë, qeveri, presidencë, aspirantë për mandat të tretë, por dhe ata aspirantë për kryeministra, për ministra nga opozita dhe në s’u bëfshin pozitë e kanë të sigurtë deputetllëkun dhe që shtiren flasin garojnë si engjëj dhe të pa njollë dhe si njerëz pa mëkate që shesin moral, bëjnë politikë janë shumë e shumë herë më shumë të zhytur në mëkat se sa “mëkati” i Sajmir Tahirit. Në këtë vend tërë Çiçikovët e Gogolit, janë shenjtorë, janë kulluar dhe mund të qeverisin këtë vend. Sajmiri jo. Ai ka mbi 4 vjet që drithërohet dyerve të gjykatave, duke u bërë me të padrejtë pre dhe gjah i medias dhe kryefjalë e politikanëve 10 herë më mëkatarë se Sajmiri dhe mbrohet me mish e me shpirt, pa u frikësuar dhe ballë për ballë me murin absurd të akuzave që as vetë si kupton se çfarë janë, nga burojnë dhe ku është fshehur prova. I kërkon e si gjen. Kthen sytë nga ndërgjegjja e tij se ku ka gabuar. Kalon dhe rikalon çdo ngjarje të jetës së tij si ministër i Brendshëm dhe s’gjen dot asnjë krim. S’gjen asnjë grimcë nga akuza. Përkundrazi gjen përpjekje, sakrifica të stërmundimshme për ta ngritur policinë në lartësinë që e ngriti ai. S’po i përmend ndryshimet me policinë aktuale se do më duhej ta zgjasja këtë shkrim pambarimisht. Atëherë pse e bëri kurban PS, Sajmir Tahirin. Babai dhe Sajmiri herë gjejnë ngushëllim tek lufta e brendshme e klaneve PS, të cilat u trembën nga ky politikan i ngjitje në zenith rrezik për ambiciet e tyre. Herë tek Ilir Meta, shumë herë tek Sali Berisha dhe herë tek të gjithë bashkë. Unë them se historia e kanabisit është një farsë. Pashë pardje shtetin e 14 të SHBA që legalizoi marijuanën. Të gjithë në qendër të qytetit dendshin me cigare lirshëm dhe policat vetë thithnin vetë cigare hashashi për shtatë palë qejfe. Po ashtu dhe kryeministri kanadez deklaron sa të lërë postin do pijë marijuanë. Ja që Sajmiri s’ka llogari me SHBA dhe Perëndimin. Po çfarë ka ndodhur? Rama ka bërë shumë përpjekje ta rehabilitojë, dhe mbetet e vetmja pikë referimi që Sajmiri t’i kthehet normalitetit si qytetar, si antar i PS dhe të fillojë garimin nga celula e PS. Sa më shumë e vonojnë këtë djalë aq më shumë marrin faj mbi vete. Duhet korrigjuar. Së pari gjykata dhe pastaj politika.