BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

“Mëkati” i parë dhe i vetëm i Imzot Fan. S. Noli

“Mëkati” i parë dhe i vetëm i Imzot Fan. S. Noli

Të vërtetën ta themi ashtu si është Imzot Fan Noli. Edhe jeni, edhe nuk jeni “Fajtor”! Kur them që jeni fajtor, “faji” juaj është që i mësuat të flasin “shqip” personazhet më komikë spanjollë  të Servantesit, që sot, kane dale përtej "strofkulles" komike. Them edhe që nuk jeni fajtor, sepse juve, as nuk e dinit që mbas një shekulli nga Fjalimi juaj në Parlament, “erdhën” e na u bënë “pilaf” në Shqipëri, edhe Don Kishoti edhe Sanço Pançua. Sikur këta të mos flisnin gjuhën shqipe, do të qëndronin në Spanjë, dhe nuk do të “modernizoheshin” e ta bënin “lëmsh” politikën shqiptare, sikur të mos i mjaftonin  Shqipërisë hallemadhe  “kusuret” e shumta që ka nga këta politikanë, të gjithë, të të njëjtit lloj, të “hurit” e të “litarit”, si njëri edhe tjetri, të majtë apo të djathtë. Don Kishoti, atëherë me një kalë “gërdallë dhe Sanço Panço me një gomar si ordinancë e tij, përvese  bënin për të qeshur,  nuk mund të bënin më shumë . Por juve, Imzot Noli, as që ju shkonte ndërmend atëherë që do të vinte dita, e ata,  hypur mbi kalë e gomar, do të gjenin rrugën për në këtë vend të varfër, që megjithëse “gomari “i ka ngordhur”, nuk po e lënë rehat edhe “mizat” Don Kishot” e Sanco Panço”! E kanë gjetur rrugën për në Shqipëri, sepse “fajtor jeni juve Imzot Noli që i treguat rrugën e i mësuat gjuhën shqipe. Në Spanjë të tillë nuk qasen më. Atje, edhe për ndonjë “Sanço” apo “Panço” drejtësia, ka vepruar menjëherë dhe i ka treguar vendin, mbi “kalë” apo mbi “gomar” të jenë! Tek ne, këta jo vetëm që nuk i gjen gjë, por akuzojnë edhe organin e akuzës dhe të gjyqësorit, duke i quajtur “Bandë kriminelësh dhe banditësh!. Nuk merret vesh kush janë “Sançot” e kush janë “Pançot” e kush janë kriminelët e vërtetë. Marr shkas nga I Madhi Bashkim Kozeli: “Të dy sa s'thyejnë ekranin /  Në   c‘do ditë e në c ‘do orë / Sançua pamje babaxhani,/ Don Kishoti me tabor”! . Të dy kanë edhe “taborë” kanë edhe “Dylqinja” që i ndjekin nga pas… Sikur të ishin vetëm këta personazhe, do të ishte vetëm një për qind e keqja, por kanë bërë me vete edhe shumë të tjerë që kanë lënë mënjanë hallet e Shqipërisë dhe qajnë hallet e Don Kishotëve “Sanço Pançove”! Që të dy kanë tridhjetë e kusur vite në politikë por nuk ikin e nuk kanë ndërmend të ikin, sepse, të tillë personazhe, në asnjë vend të botës nuk gjen, por, kanë zënë vend në këtë vend ku nuk merr vesh i pari të dytin dhe shqiptarët, gjejnë rrugën më të shkurtër për të ikur nga vendi. Me të dy këta personazhe, edhe fshati qesh edhe Bota tallet. Dikur në fillimet e demokracisë një i mençur thoshte që Don Kishotit, duhet” t’i vrasësh kalin që të zbres”, kurse mbas tridhjetë e tre viteve , kemi tjetër pamje. Edhe sikur kalin t ‘i vrasësh , apo t ‘i heqësh karrigen ata edhe në këmbë të jenë thonë: “Jemi kaluar o budallenj. Të qeshin sa të duan të tjerët, ata nuk tunden, sepse për hallet e tyre  ata, marrin zvarrë  Shqipërinë. Dy personazhet e Servantesit, asnjëherë nuk shkëmbyen ndonjë akuzë me njëri tjetrin , përkundrazi, të gjithë i kishin zili për harmoninë e tyre. Kurse këta “modernët” nuk janë të tillë, të paktën në aparencë. Këta, janë gati të shqyejnë njëri tjetrin, por hallet e tyre, akuzat e shumta që kanë mbi kurriz, i bashkojnë e duket sikur kanë harmoni. Të dy, kanë të njëjtin hall, atë të marrjes së Pushtetit dhe duke vendosur në “pararojë” të pafajshmit, vetë qëndrojnë të fshehur, për t ‘i treguar Botës që ne:”Nuk na kap Plumbi, jemi të pafajshëm”! Gjithçka ka bërë vetë Don Kishoti, u a hedh të tjerëve, Dëgjoj një prej fjalimeve të shumta të “Don Kishotit” për “Sançon” i mbajtur para shtatë viteve. ku i skuqur e i mufaur në fytyrë, i ulërinte Sanços” Kriminel, je strehë e krimit, je qelbësirë, jep dorëheqjen,, jep dorëheqjen sepse je kriminel, je bandit.! Por të gjitha këto, nuk i kanë për gjë, sepse edhe logjika, edhe syri, u është errur për pushtet edhe mbas afro një gjysëm shekulli që po qëndrojnë në pushtet. Le të qëndrojnë edhe një shekull po të kenë jetë, por më e keqja është që janë të dy më të përfolurit, më negativët e më të akuzuarit nga të gjithë. As më shumë e as më pak, edhe “Sançot” edhe “Pançot”, apo shumica dhe opozita, të gjithë ushqejnë njëri tjetrin, të gjitha i kanë “tymuese” si ato që “Korrierët” e taborit të “Don Kishotit”, hedhin në Parlament. Don Kishoti dhe Sanço Panço, të paktën në kohën e tyre, ndesheshin me mullinjtë e erës, edhe vera e fuçive që shkatërronin,  u dukej gjak, por “Donsançot” e sotëm,kanë lënë në mjerim një popull të tërë. Këta,   ndeshen se kush të hypi mbi “Kalin e argjndë”, këta, në vend që të merren me hallet e shumta të qytetarëve, i shqetësojnë ata edhe më tepër, duke mos ja vënë veshin halleve dhe të drejtave të tyre. Kohët kanë ndryshuar dhe për rrjedhojë edhe aventurat e “Sançove” dhe “Pançove”. Ja vlen që të shkruhet një tjetër Libër për këta dy “Heronj” nga më qesharakët e shekullit të kaluar. Ndërsa ata, luftonin me mullinjtë e erës, këta të sotmit luftojnë me ndjenjat e qytetarëve shqiptarë, Të katër pushtetet, kanë lënë mënjanë gjithçka tjetër dhe merren vetëm me “Don Kishotin” dhe “Sanço Pançon”! Që të katër pushtetet, janë bërë “Paçavure” por në mënyrë të veçantë ai i katërti nga radha, i medias, i cili ditë  e natë merret vetëm me të dy këta personazhe, ku shkuan, c ‘farë thanë, si u thanë, rendin e vrapojnë pas tyre gazetarë  e analistë, bëjnë konferenca shtypi e “dërdëllisin” natë për natë sikur të kishim të bënin me dy personazhe të çuditshëm që kanë ardhur nga ndonjë “Galaktikë” ende e pazbuluar deri më sot! Flasin Avokatët të gjithë të së njëjtës prerje që vetëm ligj  nuk duan të zbatojnë .Ka ikur me kohë trimëria e burrëria dhe sot kemi “lepuj” dhe “burrecë”! Ai që është i pafajshëm, edhe sikur gabim të veprojë organi i akuzës, ata shkojnë atje, deklarojnë pafajësinë e më pas, i jepet e drejta që të shkojnë në “satër” të tërë ata që i bien kot në qafë! Por, ja që “burrecët” e trembur jashtë mase, vetëm bërtasin të vetëm, gjoja për të treguar “trimërinë” e tyre ! Në këtë rast Imzot Noli, keni të drejtë të thoni që këtu, ngatërrohen rolet, që krimineli bëhet gjykatës dhe gjykatësi bëhet kriminel, I akuzuari vihet në rolin e akuzuesit dhe akuzuesi në rolin  e të akuzuarit! Janë bërë “lëmsh” rolet në këtë “Stan” Sistem që nuk merr vesh i pari të dytin. Ç‘ka është më për të qeshur, të dy personazhet, na hiqen më të “kulluarit” sikur  të mos kishin mbi kurriz njëmijë e një akuza. Pse ndodh kështu?  Ndodh kështu, sepse nuk janë vetëm këta të dy personazhe, por janë të gjithë. Të gjithë këta “Sanço” e “Panço” e kanë shkatërruar këtë vend, të gjithë këta e kanë privatizuar dhe të gjithë kanë dhënë kontribut që tërë pasuria Kombëtare të shkojë tek ata që nuk i takon, tek “më të fortët”! Më të fortët, janë ata që i kanë bërë këtij vendi njëmijë e një të zeza, dhe janë këta, që dalin e akuzojnë ata që nuk u del pensioni as për të pirë ujë, duke i hequr mënjanë të gjitha të tjerat për të jetuar. Në këtë vend, “Sancot” në pushtet, i japin  “oksigjen” Pançove të pakicës dhe zinxhiri vazhdon prej më shumë se tridhjetë vitesh.  I japin “oksigjen” i japin fuqi dhe energji, u shumëfishojnë forcat këtyre personazheve, sepse të gjithë, janë të kamur, dhe askush prej tyre jo vetëm nuk vuan për bukë, por janë në garë për pasuri marramendëse, të majtë e të djathtë bashkë. Të tjerët “Sanço” e “Panço” poshtë fshihen prapa “Gaxhoit” sepse e shohin që “Sançopancot” e qendrës përleshen me grushta, si për t ‘i thënë këtyre poshtë: “Heshtni e mos u ndjeni, bëni si të doni sepse ka edhe më keq”. E më pas, ju pensionistë, ju të vobegët e ju të mjerë, bëni si të bëni sepse ne “Sancot” e Kreut, kemi të tjera halle! Dhe “Marshi i Barabajt”,tuaj Imzot, është në unison me atë të Bashkim Kozelit:”Me tabor e trima bese/ Ca të hurit ca të thikës / Para këtyre “Kreshnikëve” /  Kot është Garda e Republikës.   Prandaj Imzot Noli, po e përfundoj  “mëkatin” tuaj: “Lum ne e Lum Shqipëria / Me këta Sanco e Don Kishot / Ç ‘patët që na i shqipëruat / I nderuari Imzot?