BREAKING NEWS

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u anulua takimi me kryeministrin Albin Kurti

Kryebashkiaku Erion Veliaj zbulon për herë të parë pse u
x

Opinion / Editorial

Menaxhimi financiar dhe kontrolli në pushtetin vendor, dobësitë e sistemit, vlerësimi dhe mbështetja nga KLSH

Menaxhimi financiar dhe kontrolli në pushtetin vendor, dobësitë e

Menaxhimi Financiar dhe kontrolli është një proçes gjithëpërfshirës i aktiviteteve të njësisë dhe zhvillohet si nga niveli menaxherial ashtu dhe nga stafi. Ky proçes arrihet nëpërmjet: (i) krijimit të një kontrolli efiçent dhe efektiv, (ii) menaxhimit efektiv të riskut, (iii) zbatimit të duhur të aktiviteteve të kontrollit, (iv) menaxhimit të informacionit dhe komunikimit, (v) monitorimit të aktiviteteve të kontrollit të njësisë së sektorit publik. Analiza e pyetësorëve të vetëvlerësimit të MFK sipas komponentëve dhe mangësitë e konstatuar në auditimet e ushtruara nga KLSH në Njësitë e Qeverisjes Vendore. Nga analiza e pesë komponentëve të menaxhimit financiar dhe sistemeve të kontrollit të brendshëm të ngritur në NJQV-të e audituara rezulton se, kemi të bëjmë me performancë të një niveli jo të mirë të menaxhimit dhe sistemi i kontrollit është i dobët, pasi karakterizohen nga mangësi të theksuara si dhe mungon plotësisht komponenti kryesor i sistemit të kontrollit, vlerësimi i riskut, e për rrjedhojë mungon përcaktimi i impaktit të risqeve të mundshme, duke çuar në pasiguri për arritjen e objektivave. Në këto njësi vendore gjendja aktuale e sistemit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, nisur nga vetëvlerësimi dhe rezultatet e testimeve të kryera, tregojnë se aspektet e kontrollit të brendshëm nuk kuptohen dhe nuk funksionojnë mirë, përgjatë gjithë strukturave të njësisë, pasi nuk janë konsoliduar akoma si institucione për shkak të reformës territoriale dhe nuk ka ende një profil bashkëkohor të funksionimit të tyre. Nuk ka patur konsolidim të tërësisë së rregullave, procedurave për çdo aktivitet të veprimtarisë, pavarësisht se këtë e realizon referuar kompetencave dhe akteve nënligjore në fuqi, duke reflektuar kështu nivel mesatar të riskut të sistemeve të kontrollit të brendshëm. Konkretisht mangësi paraqiten në: Vendosjen e objektivave, pasi mungojnë përcaktimi objektivave strategjikë për secilin funksion apo program, politikat dhe aktivitetet për realizimin e tyre si dhe nuk janë të shoqëruara me plan-veprime operacionale; Mungon raportimi i realizimit dhe matjes së objektivave në gjithë fushëveprimin e NJQV-ve për vitin paraardhës; Etikën personale dhe profesionale, ku në disa NJQV akoma nuk janë hartuar e miratuar rregullore të përshtatura me kompleksitetin e funksioneve dhe në përshtatje me strukturën e re pas reformës territoriale; Strukturën organizative në funksion të objektivave, pasi ka tendencë të fryrjes së organikave, meqenëse janë në vitet e para të reformës territoriale, duke rritur kështu dhe shpenzimet e personelit administrativ, ka pozicione që janë tepërta ose mungojnë struktura; Nuk ka shpërndarje të drejtë të detyrave dhe Grupet e Menaxhimit Strategjik (GMS) të ngritura janë formale, pasi në realitet ato nuk funksionojnë; Megjithëse ka një strukturë organike të mjaftueshme përsëri është vështirësuar mundësia e ofrimit të shërbimeve të komunitetit sidomos në bashkitë me shtrirje të madhe dhe të thellë malore; Stilin e të vepruarit dhe filozofinë e menaxhimit, pasi mungojnë në rregulloret e brendshme procedura të shkruara për mënyrën e delegimit dhe përshkrimin e kompetencave, të cilat mund të delegohen. Mungojnë procedurat për raportimin e parregullsive dhe Grupet e Menaxhimit Strategjik e ngritura në NJQV nuk identifikojnë, nuk raportojnë dhe nuk trajtojnë çështjet e parregullsive brenda njësive publike; Nuk është i mjaftueshëm procesi i mbikëqyrjes së ndarjes së detyrave, i caktimit të përgjegjësive, i rishikimit sistematik dhe shprehja e miratimit për punën e secilit punonjës; Mungon kryerja e trajnimeve të nevojshme për punonjësit; Politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore, pasi në dosjen e çdo punonjësi nuk ka përshkrime detyrash individuale, e cila do të evidentonte ngarkesën konkrete me punë të shoqëruar me objektivat që duhet të realizojë çdo nëpunës. Nga menaxhimi nuk janë miratuar kërkesat lidhur me kualifikimet e nevojshme që çdo pozicion pune, për rekrutimin e punonjësve si dhe nuk ka politika dhe praktika, për zhvillimin e trajnimeve për stafin në lidhje me fushëveprimin e NJQV, por edhe për njohjen e Ligjit të MFK dhe implementimin e tij. Menaxhimin e Riskut, ku ky seksion i pyetësorit në të gjitha NJQV e audituara është i paplotësuar, meqenëse konsiderohet se menaxhimi i riskut paraqet një koncept të panjohur për administratën. Në këtë kuadër një pjesë e konsiderueshme e NJQV-ve deklarojnë se nuk disponojnë asnjë procedurë përsa i përket identifikimit, analizës dhe kontrollit të risqeve që pengojnë arritjen e qëllimeve të njësisë, të specifikuar gjatë planifikimit të buxhetit afatmesëm. Aktivitetet e kontrollit për të cilat mungojnë procedura të shkruara në rregullore apo udhëzime të brendshme për “gjurmën e auditimit”, e cila përfaqëson rrjedhën e dokumentuar të transaksioneve financiare dhe të transaksioneve të tjera, nga fillimi deri në përfundim të tyre, Nuk janë përcaktuar rregulla dhe procedura në lidhje me marrjen e masave për të pakësuar nivelin e riskut për punonjësit që janë të përfshirë në detyra me natyrë delikate, se si të sillen para ofertave korruptive. Pas kryerjes së reformës territoriale, me bashkimin e bashkive me ish-komunat ka patur probleme në fushën e menaxhimin e AQT-ve në lidhje me procesin e inventarizimit dhe mbajtjes së librit inventar për to. Informacioni dhe komunikimi, proces i cili nuk është përfshirë në rregulloret e NjQV-ve. Nuk ka informacion të vazhdueshëm për titullarin nga menaxherët e programeve për përmbushjen e objektivave mbi bazë impakti dhe produkti. Nuk ka procedurë të veçantë për mbledhjen dhe dokumentimin e gabimeve, ankesave për analizën e tyre, identifikimin e shkaqeve dhe për eliminimin e problemeve të dala gjatë kryerjes së detyrave. Monitorimin për të cilën mungojnë raportet periodike 3-mujore të menaxherëve të drejtorive dhe njësive administrative për aktivitetin e strukturave që ato drejtojnë. Mungojnë proceset e monitorimit të progresit lidhur me arritjen e objektivave të shoqëruar me analizën e shkaqeve për dështimet e pësuara. Në lidhje me auditin e brendshëm janë vendosur linja raportimi direkte me titullarin e NJQV, por nuk garantojnë objektivitet dhe pavarësinë e të veprimtarisë audituese. Auditi i Brendshëm si strukturë që kryen monitorimin e sistemit të menaxhimit dhe kontrollit financiar, si pjesë jashtë këtij sistemi, në të gjitha rastet e subjekteve të audituara ka rezultuar me një veprimtari të një niveli cilësie që lë shumë për të dëshiruar, duke mos nxjerrë në pah hallkat më të dobëta dhe jo funksionale të sistemit, të cilat kanë sjellë dhe pasojat negative në përdorimin me dobi dhe frytshmëri të fondeve publike. Në NJQV shpesh nuk respektohet sigurimi i pavarësisë funksionale dhe organizative i Auditit të Brendshëm. Akoma nuk ekziston ndërgjegjësimi dhe kuptimi i saktë i rolit të AB si mbështetje dhe ndihmë për menaxhimin e subjektit publik në përmbushjen e objektivave. Vlerësimi i riskut është një proces pak i zhvilluar në metodologjitë e zbatuara në praktikë nga audituesit e brendshëm të NJQV-ve.

Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe roli i tij në përmirësimin e MFK

KLSH si institucioni më i lartë shtetëror i auditimit të jashtëm, i pavarur në ushtrim të kompetencave të tij, vlerëson edhe funksionimin e përgjithshëm të sistemeve të kontrollit dhe auditimit të brendshëm në organet subjekte të auditimit, duke dhënë, sipas rastit, opinionet dhe rekomandimet e duhura. Kjo çështje, ka qenë pjesë e auditimeve të kryera në mënyrë të vazhdueshme nga KLSH në njësitë e qeverisjes vendore.

*Audituese pranë KLSH