Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Menaxhimi i ujërave dhe auditimi i tyre nga KLSH

Postuar: 25/09/2018 - 07:22

Uji është një ndër elementët kryesorë të jetës. Garantimi i përdorimit të qëndrueshëm të pasurive ujore është përgjegjësia kryesore për të gjitha qeverisjet publike. Përdorimi i ujit prek tre sfera ose dimensione të ndryshme të cilat janë ekologjike, sociale dhe ekonomike. Balancimi i përdorimit të pasurive ujore midis këtyre tre sferave bën atë që quhet përdorimi i qëndrueshëm i ujit i cili duhet të jetë objektivi kryesor i çdo qeverisjeje.

Uji u vendos si tema kryesore nga INTOSAI Working Group on Environmental Auditing (WGEA) në vitin 1996. Kjo temë u zgjodh për shkak të rëndësisë së madhe që ka uji në shëndetin dhe mirëqenien e njeriut si dhe nga rezultatet e auditimeve të kryera nga Institucionet Supreme të Auditimit në mbarë botën. Rëndësia e çështjeve të ujit si temë kryesore nuk është zvogëluar aspak nga INTOSAI WGEA edhe në ditët e sotme. Në Samitin Botëror të Johanesburgut në Afrikën e Jugut në 2002 mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm u pranua se në nivel global ka mjaftueshëm ujë për të garantuar akses për të gjithë njerëzimin, por vetëm nëse ai menaxhohet siç duhet. Institucionet Supreme të Auditimit mund të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së politikave të ujit duke dhënë rekomandime për subjektet që ato auditojnë. KLSH, në vitet e fundit ka realizuar një sërë auditimesh (performance dhe rregullshmërie) lidhur me çështjet e ujit.

Këto auditime janë fokusuar më së shumti në përputhshmërinë dhe zbatimin e ligjeve dhe programeve kombëtare të menaxhimit të ujërave nga institucionet përkatëse, përdorimin me efektivitet, ekonomicitet dhe eficiencë të pasurive ujore si dhe të fondeve publike në investimet e kryera në rrjetin e ujësjellës kanalizimeve, sistemeve të ujitjes dhe kullimit etj. Qëllimi i punës audituese të KLSH-së është të përmirësojë cilësinë dhe performancën e politikave qeveritare si dhe transparencën e operacioneve financiare. Auditimet lidhur me çështjet e ujit ndikojnë në rritjen e përgjegjshmërisë së aktorëve përgjegjës duke përmirësuar programet kombëtare e lokale për zgjidhjen e këtyre problemeve.

Në dekadën e kaluar në të gjithë botën u kryen më shumë se 500 auditime lidhur me çështjet e ujit nga Institucionet Supreme të Auditimit. Sigurisht, fokusimi i këtyre auditimeve mund të ndryshojë nga njëri vend në tjetrin duke qenë se çdo vend ka karakteristikat e tij natyrore, sociale dhe ekonomike dhe përballet me probleme të ndryshme që ndikojnë në fokusimin e auditimit. Departamenti i Performancës në KLSH ka realizuar disa auditime që kanë prekur në mënyra të ndryshme probleme të lidhura me menaxhimin e ujërave. Çështjet në të cilat këto auditime janë fokusuar më shumë janë ato që lidhen me cilësinë e ujit të pijshëm, cilësinë e trupave ujore si liqenet e lumenjtë, zonat pranë bregdetare, ndotja e pasurive ujore, apo edhe përmbytjet (auditim që është duke u kryer aktualisht nga KLSH). Disa nga auditimet e performancës më të spikatura lidhur me çështjet e ujit janë “Cilësia e Ujit”, “Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura Detare” apo dhe “Ruajtja e Ekosistemit të Parkut Kombëtar të Prespës” në të cilin ujërat e liqeneve të Prespës ishin në qendër të vëmendjes së këtij auditimi. Megjithatë, në Shqipëri si dhe në shumë vende të tjera të botës shumë pak ose aspak auditime janë kryer sa i përket përdorimit të ujit si burim energjie. Në 10 vitet e fundit në Shqipëri është shumëfishuar numri i hidrocentraleve. Ky shtim kaq i madh në numër në një kohë kaq të shkurtër duke marrë parasysh edhe sasinë e madhe të pasurive ujore të cilat janë duke u shfrytëzuar është duke sjellë pasojat e para negative sociale dhe mjedisore. Informimet dhe përfshirja e komunitetit në ndërtimin e këtyre hidrocentraleve si një kriter ligjor i cili duhet zbatuar rigorozisht, në shumë raste ka patur hije dyshimi të mëdha në projekte të tilla. Zbatimi i këtij kriteri duhet të jetë një ndër fokusimet kryesore të auditimeve të KLSH-së së bashku me sasinë totale të volumit ujor që shkon për prodhim energjie.

Planet dhe programet rajonale dhe kombëtare të menaxhimit të burimeve ujore si dhe paratë publike të shpenzuara për menaxhimin e ujërave janë pikat kryesore ku janë fokusuar dhe mund të fokusohen edhe në të ardhmen auditimet e KLSH-së. Lloje të ndryshme auditimi mund të prekin çështje të rëndësishme që lidhen me menaxhimin e ujërave si për shembull: përputhshmëria me ligjet mjedisore kombëtare dhe me rregulloret e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore si dhe agjencive të tjera shtetërore, zbatimi i programeve mjedisore, vlerësimi i efekteve të programeve mjedisore kombëtare ekzistues dhe vlerësimi i efekteve të programeve jo-mjedisore. Në mbështetje të auditimeve të çështjeve të ujit INTOSAI WGEA vitet e fundit ka realizuar disa manuale dhe udhëzues në procesin e auditimit, në metodat e auditimit apo dhe në përzgjedhjen e marrëveshjeve mjedisore ndërkombëtare që mund t’ju vijnë në ndihmë audituesve për të kryer auditime të tilla. Krahas realizimit të auditimeve në çështjet e ujit shkëmbimi i eksperiencave nëpërmjet promovimit dhe publikimit të raporteve të auditimit të Institucioneve Supreme të Auditimit në revistat shkencore dhe botimet e INTOSAI WGEA është një praktikë e mirë që ndihmon edhe më shumë audituesit e jashtëm publik në të gjithë botën. Në këtë aspekt, KLSH ka përgatitur dhe ka dorëzuar në Sekretariatin e INTOSAI WGEA një përmbledhje të Auditimit të Performancës me temë “Ruajtja e Ekosistemit të Parkut Kombëtar të Prespës” i cili gjendet i publikuar në faqen zyrtare të INTOSAI WGEA.

Nga Aulent GURI

*Kryeauditues në Departamentin e Performancës - KLSH

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 1

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 23/10/2018 - 07:14

Drejt ishullit të Sazanit diku në mesin e gushtit 1965, një anije e vogël bashkë me ushqimet për personelin e bazës në kabinën pranë kapitenit ishte edhe një letër. Vinte nga larg.

Postuar: 23/10/2018 - 07:13

Sado që ka fjalamanët e zakonshëm pushtetarë, portalistë, kundërshtarë, opozitarë që duan të bëjn

Postuar: 23/10/2018 - 07:12

Kryqëzata anti-reformë, duke u vetëpërjashtuar nga proceset e ndryshimit, e ka bërë të aksesueshm

Postuar: 21/10/2018 - 07:41

Zakonisht ndryshimet e thella dhe mendimi ndryshe vijnë nga qendrat e mëdha, metropolet.

Postuar: 21/10/2018 - 07:39

Para ca ditësh u paraqit në prokurori lideri i opozitës, Lulzim Basha për të dhënë sqarime rreth

Postuar: 21/10/2018 - 07:37

Njeriu kaq shumë i përfolur mediatikisht për korrupsion dhe pasurim si gjyqtar i lartë, ju ka dhë

Postuar: 20/10/2018 - 20:05

Më në fund pas merkatos të futbollistëve, merkatos së peshkut dhe merkatos së plehrave hyri në lo