BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Mendime mbi inovacionin dhe auditimin e tij

Mendime mbi inovacionin dhe auditimin e tij

Inovacionin mund ta konsiderojmë asgjë më shumë se sa përgjigje të pyetjeve që kanë lindur nga nevoja për zhvillim mbi një çështje të caktuar që mund të jetë produkt, aftësim, proces etj. Themi me bindje se koha në të cilën jetojmë na ofron komoditet në disa drejtime dhe si asnjëherë më parë. Zhvillimet me të cilat kjo gjeneratë ka fatin të jetojë, brezat e mëparshëm as nuk i kanë imagjinuar kurrë. Ky zhvillim nuk ka kthim mbrapa e për këtë arsye njerëzimi ka të vetmen zgjidhje; të rendë me shpejtësi, të përshtatet në mënyrën e duhur dhe në kohën e duhur, të krijojë dhe jetojë inovacionin kurdo e kudo që mundet. Që prej vitit 2017, në vendin tonë nuk kemi një institucion përgjegjës për inovacionin, që do të thotë se çdo ide inovative është pothuajse e pamundur të diskutohet nga këndvështrime të ndryshme, si në rastin kur përfitues është një institucion ashtu dhe për disa. Në këto kushte, nevojitet që vetë institucionet të konsiderojnë strukturat e tyre qofshin këto të krijuara sa herë të jetë e nevojshme apo të përhershme, për çdo ide inovative që do të kenë prej fillimit e deri në implementim, ndërsa idetë bashkëpunuese ndërinstitucionale mbeten në dëshirën e drejtuesve. Inovacioni është mendim. Inovacioni është zhvillim i njeriut që nis prej mendimeve të tij, për të përmirësuar kushte të caktuara në të cilat ndodhet. Inovacioni është aftësim. Kërkesat gjithmonë e në rritje, e çojnë njeriun në kërkim të zgjidhjeve. Pra, me kohën njeriu është aftësuar duke kërkuar gjithmonë e më tepër se ç’i ofrohet.

Inovacioni është analizë. Në sajë të një analize që secili prej nesh bën, ndërmjet fakteve të së shkuarës dhe të tashmes, përpiqet të jetë inovator për vazhdimësinë. Inovacioni është proces. Pas mendimit që lindi, aftësimit që njeriu fitoi dhe analizës nëpërmjet të cilës kaloi, inovacioni konsiderohet një proces dhe çdo hap më tej është i tillë.

Inovacioni mendoj se klasifikohet në:

Inovacion Inkremental– Nëse çdo produkt, shërbim, marketing, proces, organizim etj., kur ato janë përmirësuar apo modifikuar nisur nga modelet ekzistuese atëherë ky model konsiderohet inovacion inkremental ose inovacion rritës.

Inovacion Radikal - Nëse modelet ekzistuese janë zëvendësuar absolutisht me një koncept të ri apo ndryshim rrënjësor, atëherë kemi të bëjmë me një inovacion radikal. Nisur nga aq sa kam vërejtur si audituese, inovacionin dhe auditimin e tij do ta shihja si zhvillim të disa drejtimeve njëkohësisht, të cilat janë ilustruar me ndonjë shembull, për të qenë më i qartë për çdo lexues:

-Inovacioni në institucion

Nuk kërkohet të jemi radikalë që një institucion apo vetë punonjësit të quhen inovatorë. Të gjitha inovacionet e aplikuara në vite në më të shumtën e rasteve, nuk ka qenë zëvendësime rrënjësore në shërbime, produkte apo çdo lloj tjetër, as nga sektori privat e as nga ai publik, por ndryshime e përmirësime të atyre ekzistuese, çfarë tregon se kemi zhvilluar inovacionin inkremental.

Shembull: Fillimi i auditimit të performancës dhe auditimit të teknologjisë së informacionit në KLSH mund të konsiderohet inovacion radikal në produktin që ata realizuan pasi këto auditime ishin risi për institucionin supreme të vendit, por ato janë dhe inkremental duke patur parasysh që vetë procesi i auditimit është bazuar në: aktet ligjore/rregullative, standardet, manualet, udhëzimet, eksperiencat më të mira, etj.

-Punonjësi inovator

Inovator do të konsideroja çdo punonjës që në mënyrë individuale gjen mënyrat e duhura, si përgjigje të pyetjeve të ndryshme, duke shfrytëzuar të gjitha burimet me/pa pagesë që gjenden sot pa limit, mendon dhe guxon në zgjidhje të implementuara duke parë përtej të zakonshmes.

Shembuj:

1. AKSHI ka nënshkruar kontratën me Microsoft në vlerë jo të vogël, për licenca të Office në administratën shtetërore, por me aq sa kam vërejtur si audituese shumë pak punonjës përdorin të gjitha programet e kësaj pakete. MS Excel-in ata pak përdorues “të mirë”, e njohin jo më shumë se 40-50% të kapacitetit që ofron, MS Access përdoret në masë edhe më të vogël, çfarë tregon se gjithë paketa Office konsumohet jo më shumë se 20-30% të funksionaliteteve që të ofron.

2. Në vitin 2013, Ministria e Inovacionit në kuadër të iniciativës për partneritet dhe qeverisje të hapur si një risi teknologjike, prezantoi përdorimin e softëare me kod/burim të hapur dhe atyre pa pagesë. Nga auditimet IT që kemi zhvilluar që prej vitit 2014 nuk kemi konstatuar ndonjë shërbim që administrohet nëpërmjet programeve me kod/burim të hapur. Argumentimi se këto programe mund të cenojnë sigurinë është i diskutueshëm. Ajo që me siguri dimë është se asnjëherë dhe tek askush nuk na ka rezultuar të jenë gjetur elementët e sigurisë që cënohen. Gjithsesi, jo të gjitha të dhënat e gjeneruara nga veprimet administrative kërkojnë një mbrojtje maksimale me çfarëdo kostoje, por edhe kjo analizë në të gjitha rastet ka munguar. Nisur nga ky arsyetim punonjësi që nuk shfrytëzon burimet në dispozicion, ka pak gjasa të jetë promovues i zgjidhjeve inovative.

3. Prej disa kohësh, universitetet më të mira si Harvard University, Masachusetts Institute of Technology, Boston University,por dhe gjigantët e teknologjisë: Microsoft, IBM, Google, Intel,etj. ofrojnë programe të shkurtra kualifikimi online, për tema të caktuara në platforma të ndryshme si: https:/www.edx.org/;https://www.coursera.org/; https://www.udemy.com/; etj., të cilat në disa raste falas. Kjo është nga mënyrat më të mira që inovacioni i quajtur “Internet” ka sjellë për mësimin në distancë. Punonjësit e informuar për këto platforma dhe të motivuar për ecurinë profesionale janë përpjekur të ndjekin trajnimet pa pagesë apo me kosto të përballueshme, por tendenca është që këto trajnime të mos njihen si kualifikime të kryera, çfarë ndikon në dëshirën e punonjësit për të kontribuar me atë që ai ka përfituar. KLSH e ka aplikuar mësimin në distancë herët, për mësimin e anglishtes nga i cili përfituan jo pak punonjës. Pra, le të themi se inovacioni varet nga punonjësi dhe niveli drejtues.

- Inovacioni në punën audituese

Inovacioni në punën audituese do të thotë në mënyrë të vazhdueshme të rritemi cilësisht. Në këtë cilësi ndikojnë përzgjedhja e institucioneve, kombinimi i auditimeve, auditimi i të dhënave të një ose më shumë institucioneve, mjetet e nevojshme, paraqitja e rezultatit të auditimit etj. Audituesi duhet të aftësohet dhe të jetë i motivuar, i bindur se cilësitë e tij ndikojnë në cilësinë e punës së subjektit që auditohet. Shembull: Auditues të ndryshëm kanë audituar sasi të konsiderueshme të dhënash të një apo disa programeve, të një apo disa institucioneve njëkohësisht, e në disa raste këto të dhëna kanë qenë jo homogjene, auditimi nuk ka qenë i lehtë, por jo i parealizueshëm. Përdorimi i programit IDEA, vizualizimi i të dhënave apo infografiks etj., janë inovacion në përpunimin dhe raportimin e të dhënave. Nga KLSH janë audituar disa institucione me të njëjtin objekt auditimi, si auditimi IT me objekt performancën e internetit në administratën publike, ndërkohë që në auditimet e performancës kjo ndodh pothuajse gjithmonë, çfarë tregon se inovacioni në punën audituese është rritur cilësisht, por ky proces është i vazhdueshëm.     - Auditimi i inovacionit

Auditimi i inovacionit kërkon të jemi dhe të disponojmë gjithçka që kemi thënë më lart: të jemi punonjës inovatorë, institucion inovator si dhe inovatorë në punën audituese. Drejtimet e më sipërme janë të ndryshme edhe pse bëhet fjalë për të njëjtin koncept “Inovacionin”, por nëse inovacioni dhe auditimi i tij zhvillohen paralelisht, çdo proces do të përmirësohet dhe përfitimet do të jenë maksimale.

Nga Elira Cukalla*

*Audituese pranë KLSH