BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Meritat” e virusit që erdhi me uniformën dhe citatet e Maos...!

“Meritat” e virusit që erdhi me uniformën dhe citatet e

Nuk e kishte edhe keq Maoja kur shkruante: “Duhet të turbullohet që të qartësohet”., duhet të shkatërrohet që të ndërtohet”, “duhet të lagemi që të thahemi;” “duhet të pësojmë që të mësojmë”! Më tepër se meritë e Maos, këto i ka vërtetuar praktika e njerëzimit. Edhe virusi Korona, duket sikur erdhi nga Kina i frymëzuar nga Maoja, kur pa që bota mbarë, e sidomos të mëdhenjtë kishin marrë udhën e “cahirev”! Tani që u erdhi i “deleguari” i Maos, tani po i vënë gishtin kokës, por është vonë. Këtë mentalitet duket sikur ka pasur edhe virusi korona me qëllim që bota të vërë mënd!. Së pari duam t’ju themi që juve “zoti” virus, i bëtë gjëmën botës, keni shkaktuar viktima e shkatërrime të tilla sa që është e vështirë të rikuperohen për vite të tëra..Mirë do të ishte që të mos ishit dukur fare në skenë, por tani që jeni “ulur” këmbëkryq, duam apo nuk duam, mirë apo keq duam t’ju themi edhe disa “merita” që keni sepse me siguri duhet ta keni ditur që ky komb e kjo botë e duan me “vastangarkë” me “gdhënj” dhe jo me “thupër”!. Kur e kishit ndërmend që të vinit, të paktën të kishit ardhur ca më parë dhe jo kaq vonë megjithëse asnjëherë nuk është vonë, pavarësisht që erdhët si “kofini pas të vjeli”!.

Dëmet kolosale që juve bëtë me ardhjen tuaj tashmë dihen dhe po i vuajnë të gjithë Shtete të vegjël apo të mëdhenj, njerëz me pushtet apo qytetarë të thjeshtë. Kur flas për “meritat” e virusit korona, kam parasysh që atë që po bën ky armik “pinxho” nuk e kanë bërë armiq të armatosur deri në dhëmbë, të armatosur me tanke e topa, avionë e fregata bërthamore me bomba me hidrogjen e armë bërthamore. Janë vënë në garë shtetet me njëri tjetrin që për më shumë se gjysmë shekulli me avancimin e teknologjisë së përparuar duhej të ishim tani në shekullin e 25-të, por me prodhimin e një maske, me një copë beze për ta vënë në hundë, kanë mbetur në kohën e komunitetit primitiv që në kohë epidemie, njerëzit e atëhershëm vendosnin një gjethe dushku në hundë.! Nuk e kam fjalën për ne në Shqipëri sepse ne, kështu kemi mbetur me shekuj “ç’la dimri gjen behari”! Tani bota le t’ia “pijë lëngun” armëve dhe arsenaleve të tyre që mbushin jo vetëm mbi tokën por edhe nëntokën. Tani, që erdhi virusi korona, tani vijnë vërdallë për beze pëlhure, për shtretër për të sëmurët, për aspiratorë. Kanë investuar triliona dollarë se si e si t’i marrin jetën njerëzve, por nuk u kishte shkuar ndërmend që të shpëtojnë jetë njerëzore.

Ka kohë që bota flet për shkatërrimin e armëve në masë, për uljen e shpenzimeve për armët e shkatërrimit në masë, për uljen e garës së armatimeve etj., etj., por të gjitha këto janë “kolloqithja me rigon” apo “kungull me rigon” në shqip! Duhej te delte në skenë virusi korona që të vinin mënd, sepse nuk u kishte rënë “b... në ujë” dhe tani që i ra, ngritën duar lart! Janë hapur me dhjetëra e qindra poligone armësh ku bëjnë eksperimente për efektet e tyre, por një spital më tepër të ndërtojnë nuk kanë pasur as kohë as para. Në fund të fundit janë armët ato nga të cilat vlerësohet nëse është i fortë një shtet apo jo, kurse një spital apo edhe 100 të tillë të ndërtosh as që nuk ta ka frikën kush. Vetë Shtetet kanë bërë atë që të tjerët t’i vlerësojnë nga armatimi që kanë dhe nga asgjë tjetër. Askujt deri sot nuk ja kishte prerë mëndja që do të vinte një ditë një armik me “kapele” kineze dhe me citatet e Maos në xhep, që nuk do t’ia dinte fare nga armët...Tema e ditës për të gjithë vendet pa përjashtim, ka qenë për ngrohjen globale. Shumë është folur por asgjë nuk është bërë. Konferencat për këtë temë, me të mëdhenjtë në krye, u ka shërbyer për të bërë ndonjë dorë muhabet dhe asgjë më shumë. Do ta lëmë mënjanë industrinë e prodhuese sepse në fund të undit, fundit do të prodhohet pavarësisht nga masat që merren për ndotjen e ambientit. Është fjala për vatrat e konfliktit, për ndotjen e ambientit nga shkatërrimet që armët bëjnë në njerëz e dëme materiale.

Të gjitha këto, në fund të fundit bëhen për vrarë njerëz jo vetëm direkt por edhe indirekt me ndotjen e ambientit me tymrat dhe gazrat që mbushin mushkëritë e njerëzve që edhe vetë virusi korona, sikur me vite të qëndronte, nuk do të kishte bërë të tilla shkatërrime. Të vijmë tani në këtë Shqipërinë tonë “hallemadhe” që kemi mbetur me shekuj “ç’la dimri gjen behari”! Virusi korona, është i vetmi i këtij lloji që po u a “sjell’ mendjen në vend politikanëve tanë që u kishte ikur me kohë. Jo vetëm më parë por të paktën këta tridhjetë vite nuk ka mbetur njeri që nuk ka thënë që ndotja e ambientit tek ne, është katër e pesë herë më e lartë nga normat e lejuara. Ç’do kush që ka shkuar në malin e Dajtit, këtë e ka parë me sytë e tij që Kryeqyteti duket i mbuluar nga mjegulla e tymrave dhe e blozës.

 

Mbaj mënd, në mos gaboj në kohën e “merhumit” nga vitet 2006, apo edhe më vonë në kohën e “Rilindjes” që u mor një vendim për heqjen nga qarkullimi të makinave të prodhuara në rastin e parë të atyre para viteve 1990 dhe në të dytën të atyre para viteve 2009. Ashtu si u firmosën ashtu edhe u “vulosën” nëpër sirtare për të mos u lexuar. Krahasuar me vendet e tjera, të cilave virusi korona, jo u a çori maskën, por u dha një armë të efektshme, maskën, që e kishin harruar, tek ne as nuk prodhohet e as nuk punohet. Pse kjo ndotje kaq e madhe? Kjo ndotje, katër apo pesë herë më e madhe nga sa është në Europë, është nga “dum-dumët”, që megjithëse qeveria merrte vendime për heqjen e makinave të prodhimit të vjetër, për dum –dumët, nuk ka asnjë ligj kur vetëm njëri prej tyre lëshon aq tym dhe blozë, sa të ishte një raketë balistike në momentin e lëshimit!. Kërkon qeveria sikur të bëjë unazën, ngrihen në protestë banorët dhe as që duan t’ia dinë për ndotjen e ambientit në Kryeqytet. Edhe ata kanë të drejtën e tyre, sepse qeveria mendon për të nxjerrë fitime me ministra e firma fantazmë, edhe qytetarët nga ana e tyre që nuk duan t’ja dinë për ndotjen e ambientit, hedhin e mbushin me mbeturina rrugët, lumenjtë, liqenet.

Një oxhak, nuk tymon, një fabrikë, nuk punon, një punishte nuk është në punë, por punojnë vetëm mullinjtë e vjetër jo me ujë, as me erre, por me kafe ! E megjithatë, edhe këto janë pak krahasuar me zjarret në pyje, me shpërthimet e kontrolluara apo të pakontrolluara nga dashakeqët e po t’i shtosh edhe makinat e vjetra e naftën “e vjetër” ndotja bëhet edhe më e madhe sikur të kishim mijëra oxhaqe fabrikash!. Por “hakun të mos të ta hanë o virus korona që “meritat”.e tua janë të mëdha. E vërteta është që na keni stresuar e na keni lënë në “arrest shtëpie” që edhe ata me vendime gjykatash, nuk kanë qëndruar kështu, që grisëm divanet e krevatet, por, të paktën gjumin e bëjmë si “shqerrkë” në ajër të pastër që të mbushem mushkëritë me oksigjen. Këtë “meritë” u a njohim por nuk u a njohim atë që i erdhët në ndihmë opozitarëve, si askund tjetër në botë1 A e dini pse? Sepse këtu, janë të tërë “një prerje”! Në tërë botën janë mobilizuar për t’i bërë varrin virusit korona, këtu, politikanët janë mbrehur që t’i bëjnë “varrin” njëri tjetrit. Këtu, sidomos opozitarëve, ti o virus, sikur ishe mangët dhe tani që jeni prezent, sikur morën forca. Filluan të luftojnë qeverinë, jo juve o virus si “filokserë”: që jeni, Kërkojnë të japi dorëheqjen Rama që “nuk ka treguar arrestimin para njëzet viteve në Itali.. Edhe një akt bamirësie që bënë për një vënd si Italia që na ka bërë ne me qindra bamirësira, gërmojnë opozitarët midis tyre dhe zbuluan një infermier që kishte punuar si pompist! Por, edhe mazhoranca që i dërgoi, nuk është më pak fajtore nga këta “të hurit e të litarit” sepse propagandën e këtij akti bamirësie, po e bën aq bajate sa që na i neveriti më keq se opozitarët.

U bënë 30 mjekët dhe infermierët si “mollë sherri” sepse të tillë jemi formuar ne, atë që dikush mburre me këtë akt aq shumë sa i neveriti edhe ne, qytetarëve, kurse pala tjetër e nxin sa nuk ka ku të shkojë më. Edhe sikur të ndërrohen rolet, e njëjta gjë do të jetë sepse këta “virusë” që kemi ne, jo virusi kinez të vijë por edhe pushtuesit të vijnë do i presin me lule, jo se i duan aq shumë, por i duhen hëpërhë që t’i përdorin si “armë” për të “vrarë” kundërshtarët e vet për pushtet. Edhe kryeopozitari Basha, në raste të tilla e “zgjidh qesen” sepse llafet i ka për popullin, “qesen” e ka për vete!. Duke qenë se është fare “elifimatrak” dhe “shterpë” nga mëndtë, kërkon të fitojë ndonjë llaf të mirë nga ata që janë mbyllur si “cjepërit” në vathë!. Por po të ishte i vetëm ai do të kishte një zgjidhje, por të tillë si ai janë shumë, janë të tërë ata që kanë rënë nga “vakti”apo nga karriget! Po kur flasin ata që akoma nuk kanë dhënë një qindarkë kur këtu e nëntë apo dhjetë vjet më parë u përmbyt fusha e Nënshkodrës, kjo të vjen të pëlcasësh po ç’farë të bësh? , Edhe prapaganda u vjen në ndihmë këtyre “xhevahireve” që sikur të mos na mjaftonte virusi korona, na duhet të dëgjojmë edhe këta ditë e natë.

I njëjti televizion, na jep gjithë ditën këngët e të madhe Vaçe Zela, dhe në anë tjetër na fton Lubonjën të përrallisi duke vjellë vrer për atë “që rrjedh në këngë e ligjërime”! Hej Zot! Kur “engjëlli” u ankua tek Zoti kur virusi doli nga arrat me oriz në Kinë, ai nuk lëvizi. Nuk lëvizi as kur engjëlli i tha që po merr jetë në Amerikë, Itali, Francë, Angli etj..përsëri ai nuk lëvizi. Kur i tha për në Shqipëri, Zoti brofi në këmbë dhe i tha” Po për tani e keni lënë të më thoni”?! “I madhi Zot, i tha Ëngjëlli, po juve nuk u shqetësuat për tërë botën, për Shqipërinë e vogël u shqetësuat? “Mirë e keni juve i tha Zoti, por shpejt merrni masa sepse shqiptarët, vetëm nga mua presin....! Dhe vërtet, vetëm nga ju o Zot presim. Na shpëtoni nga ky flamë virus..dhe nga kjo papërgjegjshmëri politike!