BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Merkel dhe misioni në politikë

Merkel dhe misioni në politikë

Personaliteti i tretë më i madh në historinë e Gjermanisë së pas Luftës së Dytë Botërore, pas kancelarëve (kryeministrave) Konrad Adenauer (1949-1963) dhe Helmut Kohl (1982-1998, ky i fundit bashkoi dy Gjermanitë), kancelarja Angela Merkel ishte pak ditë më parë në Tiranë. Ndoshta në vizitën e saj të fundit zyrtare si Kryeministre e Gjermanisë. Merkel shënoi një epokë në zhvillimin e Gjermanisë. Në 16 vjet (katër mandate në drejtim), ajo ruajti qëndrueshmërinë politike dhe rriti forcën ekonomike të vendit më të madh demokratik të Europës. Shpëtoi në periudhën 2011-2015 Greqinë nga kriza e borxhit të saj publik, që rrezikonte të përfshinte në një efekt domino të gjithë vendet e Eurozonës, duke rrënuar euron. E shpëtoi, duke ia disiplinuar financat publike këtij vendi me 1 milion punonjës shtetërorë në një popullsi 9 milionë banorë dhe me borxhe pa fund. Në vitin 2015, në krizën më të madhe të refugjatëve që ka njohur bota në dy dekadat e fundit, strehoi, mes një morie kundërshtimesh brenda dhe jashtë vendit, mbi 1 milion sirianë. Merkel është emblema e njeriut të ndershëm dhe të përkushtuar ndaj vlerave të demokracisë në vendin e saj dhe kudo në botë. Banon në një apartament 98 metra katrorë në Berlin dhe nuk ka ndryshuar zakonet e saj (e bën vetë pazarin e shtëpisë) edhe në këto 16 vite në detyrë si femra më e pushtetshme e botës. Duhet pohuar se Merkel erdhi në Tiranë (e para vizitë e një kryeministri të Gjermanisë në historinë e marrëdhënieve Shqipëri-Gjermani), për shkak të reformave të kryeministrit të sotëm shqiptar dhe rolit të tij në rajon. Personaliteti gjerman është misionare që pushtetin e ka parë gjithnjë për të realizuar misionin e saj. Nuk është sjellë asnjëherë në jetën e saj, si parapolitikane, që pushtetin ta përdorë për përfitim vetjak pasuror, ose thjesht të partisë së vet. Ne në vendin tonë të vuajtur kemi dy misionarë të tillë për momentin. Një ish-kryetar i bashkisë së kryeqytetit dhe kryetari i sotëm i bashkisë së kryeqytetit. Për fat të keq, tek partia kryesore në opozitë, të cilës i dhanë besën më 25 prill të këtij viti 622 mijë qytetarë, tek partia historike e vlerave të demokracisë në përmbysjen e fillimviteve ‘90-të, nuk kemi misionarë në drejtim. Na mungon shumë prania e misionarëve në drejtimin e opozitës sonë kryesore. Partnerët tanë gjermanë e njohin mirë situatën në politikën tonë, sikurse edhe ata amerikanë. Ja përse erdhi në Tiranë Angela Merkel. Për vlerat e treguara nga drejtuesi i sotëm i qeverisë shqiptare në përballimin e pasojave të tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, të krizës nga pandemia nga shkurti 2020 e deri tani, si dhe të bashkëideimit të nismës së Ballkanit të Hapur, që në Tiranë Merkel e cilësoi si pjesë e Procesit të Berlinit. Ky bekim i “Mami” Merkel është i rëndësishëm për bashkëveprimin mes shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ai paralajmëron që ka shumë gjasa që në këtë mënyrë nisma të mund të shihet dhe nga ai ose ajo që do të zgjidhet kryeministër në Gjermani me zgjedhjet e tetorit 2021. Ballkani i hapur, me tregti të lirë, pa pengesa burokratike, do të thotë një treg 27 milionë vetë. Po ta kemi të tillë, që sot do të ishin në gjendje të dyfishonim tregtinë me Kosovën (importet dhe eksportet), e cila është në nivelin më të lartë të 30 viteve të fundit, me 164 milionë euro eksporte nga Shqipëria për vetëm periudhën janar-korrik 2021. Merkel në Tiranë ndihmoi që Ballkani i Hapur të lidhet pazgjidhshmërisht me përparimin e tregtisë së lirë dhe të përbashkët brenda marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA: Central European Free Trade Agreement) dhe Procesit të Berlinit, të nisur po prej saj 6 vite më parë. Si CEFTA dhe Procesi i Berlinit kanë objektiva të ngjashme të integrimit ekonomik, investimeve dhe kapitalit në themel të tyre. Asnjë objektiv dhe nen i tre marrëveshjeve të Shkupit të 19 korrikut 2021, kur nisi procesi i Ballkanit të Hapur, nuk na largon apo kundërshton CEFTA-n dhe Procesin e Berlinit. Përkundrazi, na afron me Bashkimin Evropian dhe misionin e CEFTA-s dhe Berlinit. Ndërthurja e përparimit në kuadër të CETFA-s, me interesat e qarkullimit të lirë të qytetarëve tanë në rajon, i jep më shumë karburant dhe fuqi procesit të Berlinit. Këtë Merkel e kupton qartë. Është realisht vendim-marrësja e vendeve të Bashkimit Evropian në 16 vitet e fundit, që e ka kuptuar më qartë nga të gjithë të tjerët gjendjen në Ballkanin Perëndimor. Prandaj dhe ndërmori Procesin e Berlinit. Sa më shpejt që udhëheqësit e Kosovës, Malit të Zi dhe të Bosnje-Hercegovinës ta shikojnë dhe kuptojnë këtë dhe dobitë e Ballkanit të Hapur, aq më mirë për qytetarët e tyre. E ardhmja e Kosovës së zhvilluar dhe në Bashkimin Europian nuk meriton aspak të ngelet peng e ithtarëve modernë të një nacionalizmi të sëmurë, për hir të interesave të ngushta të sotme të mbajtjes së pushtetit.