BREAKING NEWS

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e Vlorës, reagon Spartak Ngjela dhe paralajmëron ‘tërmet’ në politikën tonë: Aty i kanë provat e krimit...

SPAK sekuestron ‘dosjet e nxehta’ në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen “Gërdeci”, rigjykim për ish-ministrin Fatmir Mediu

Merret VENDIMI! Gjykata e Posaçme rihap dosjen
x
BREAKING NEWS

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e Vlorës, sekuestrohen disa dosje pronash. Bie sërish drejtori. Zbardhen lëvizjet e reja

"Patatja e nxehtë"/ SPAK zbarkon në Kadastrën e
x
BREAKING NEWS

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga avioni”, Frrok Çupi nxjerr prapaskenat ‘bombë’ dhe plas paralajmërimin e frikshëm për Berishën: Kjo është dosja që ka Basha në dorë!

“Pashko dhe Hajdari e kërcënuan se do ta hidhnin nga
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë taborët e tij për të shkatërruar PD, është i dalë boje dhe në grahmat e fundit të tij

Lulzim Basha shpërthen në akuza ndaj Ilir Metës: Ka nxjerrë
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata në PD në eksplozion e sipër, Basha e Berisha dinë shumë sekrete për njëri-tjetrin

Spartak Braho: Ilir Meta është buzë greminës, situata
x
BREAKING NEWS

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED dhe përplasja me Donald Lu, te refuzimi i arrestimit dhe braktisja nga presidenti

Ja si Llalla u fut në kurth nga Meta, nga plani për të kapur KED
x

Opinion / Editorial

Merkel tregoi se kush janë qendrat e gravitetit politik strategjik në Ballkanin Perëndimor

Merkel tregoi se kush janë qendrat e gravitetit politik strategjik në

Zonja Merkel, nuk donte që në fundin e karrierës së saj të jashtëzakonshme si lidere e madhe botërore dhe e pa diskutueshme europiane, të “vdiste” dhe foshnja e dobët që është “Procesi i Berlinit” si krijesa e saj. U tregua se ajo ka përparuar me vështirësi dhe se duhet të vazhdonte të rritej. Sigurisht takimet dhe orientimin e këtij takimin të madh kryesisht në Tiranë ishin përgatitur nga njeriu i saj që nuk jeton më dhe që u ngarkua me punë në Pekin, por Merkel është si zakonisht një biseduese “kokë më kokë” fantastike. Gjithsesi ajo që të bën përshtypje është pse Merkel caktoi Tiranën për të bërë dhe “atë politikën strategjike të Gjermanisë” dhe përpara zgjedhjeve të reja aty. Sigurisht takoi në Beograd zotin Vuçiç ku i tha se duhet besuar në proces dhe bisedime dhe duhet të ketë gjithkush durim për të dëgjuar tjetrin qoftë dhe kundërshtar. Një sinjal si për Beogradin dhe Prishtinën. Por Tirana nuk u zgjodh se “Qendra e biznesit” gjermane sigurisht është afër aeroportit të Rinasit. Jo pra dhe pse rruga më e shkurtë e të ftuarve është ajo në Tiranë. Në fakt Tirana u zgjodh si vendi që ka më shumë ide kozmopolite dhe dialoguese për Procesin e Berlinit, por dhe të miqësive mes armiqsh të dikurshëm dhe problemeve të mëdha që mes tyre ka akoma sot e kësaj dite. U zgjodh Tirana si më me “kokë ftohtë etnike dhe religjionare” në krahasim me të tjerët për çështjet e vështira të Ballkanit etnikisht i jashtëzakonshëm. U bë që të tjerët të kuptojnë se Shqipëria është një shembull bashkëjetese etnike dhe religjionare shumë më mirë se në të gjitha vendet e Ballkanit Perendimor. E këto që po shkruaj unë, nuk janë të miat si ide, por të kancelarive perëndimore sidomos Berlinit. Gjermania ka synuar shumë në stabilitet politik dhe pastaj në rritjen demokratike të rajonit dhe kjo tashmë është më se e qartë. E dinë se demokracia është diçka si proces i gjatë ndër ballkanasit e vështirë, por dinë dhe se vullneti i mirë nuk mungon. Prandaj deshën procesin e Berlinit dhe stabilitetin e vendeve në fjalë. Merkel dhe qeveria gjermane, nuk kanë kaq shumë dallime me politikën gjermane majtas dhe djathtas, por sidoqoftë Berlini është qendra e gravitetit politik të Europës dhe padyshim Tirana u zgjodh si vend bisede, si qendër graviteti në Ballkanin Perëndimor. Padyshim që Beogradi është një qendër graviteti i rëndësishëm, por mbetet Tirana si ajo qendër përfshirëse moderne (në folkun politik ballkanas) e mendimit të qartë politik paqësor në Ballkan. Për më tepër se dhe ndihmës Sekretari i Shtetit, Eskobar sqaroi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të integrohen dhe se marrëveshja e bërë në Shtëpinë e Bardhë mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë me vlerë për administratën Biden, duke i dhënë kështu një goditje qeverisë së Kurtit dhe Osmanit për mos ratifikimin e saj. Gjithsesi gjatë vizitës në Beograd, kancelarja Merkel u shpreh edhe për zgjidhjen e konfliktit mes Kosovës dhe Serbisë, si një kusht për anëtarësimin në BE të Serbisë. Zonja Merkel u bë 7 vjet më parë, në gusht 2014, nismëtare e Procesit të Berlinit, i cili përfshiu 6 vendet e Ballkanit Perëndimor në një përpjekje të përbashkët për të përshpejtuar integrim e tyre në Bashkimin Europian. Procesi i Berlinit synon të normalizojë dhe rigjallërojë marrëdhëniet rajonale në fushat e infrastrukturës, ekonomisë si dhe shkëmbimeve rinore. Pra ky ishte procesi por... Por Merkel tha në konferencë se procesi Berlinit ka bërë përpara dhe kjo duket. E sigurisht bashkëpunimi është më i madh dhe i mirë, por ajo tha se bashkëpunimi rajonal ishte i mirë dhe pse disa akoma hezitojnë. Merkel pikërisht ajo zonja Merkel e famshme lidhi “Bashkëpunimin Rajonal” me procesin e Berlinit duke i dhënë kështu një goditje të butë, por të fortë Kurtit e në përgjithësi atyre që janë skeptikë apo refuzues. Merkel tha qartë se si Gjermania dhe në Europë këtë bashkëpunim rajonal e kemi pranuar dhe është sigurisht një diçka shumë e mirë. Ajo i dha plotësisht të drejtë “Open Ballkan” e kjo kishte shumë rëndësi. Merkel pranoi se procesi Berlinit ka mangësitë e realizimit, por ajo tha se “Bashkëpunimi Rajonal” ishte i mirë dhe pse “BE nuk është aq i shpejtë sa duhet”. Kancelarja lavdëroi haptas Vuçiçin dhe Ramën. E kjo sigurisht ishte një goditje për forcat nacional folklorike sidomos në Serbi, Kosovë dhe pse jo në Shqipëri. Mekanizmat e BE-së janë të “avashtë”, por procesi i “Open Ballkan” nuk bie ndesh me integrimin. Rama në fakt u tregua super optimist për “Open Ballkan” kushdo që të vinte politikisht në Berlin (dhe koka e tundur e Merkel e pranonte idenë) rruga ishte e shtruar dhe vijimësia e garantuar. Rama tha diçka që qëndronte: dje ishim ne ballkanasit me nacionalizëm refuzues dhe pengues, por sot jemi peng i “nacionalizmave në Bashkimin Europian”. E sigurisht që ai Gjermaninë e ndau sepse asnjëherë nuk vuri problemet e brendshme për integrimin në BE të vendeve në Ballkanin Perendimor. Merkel tha se Procesi Berlinit, nuk zëvendëson Bashkimin Europian dhe Rama tha se “Open Ballkan” nuk zëvendëson Procesin e Berlinit, por është mekanizëm për shpejtimin e tij.

Ajo që kishte rendësi ishte se Merkel pranonte se ne dhe Maqedonia e Veriut kishin plotësuar kushtet dhe i vinte keq pse hapja e negociatave nuk ndodhi. Kjo për faj të politikave të brendshme të anëtarëve të veçantë. Në fakt si Procesi Berlinit dhe “Open Ballkan” kishin vendet në Ballkan që duhet të modifikonin sjelljet dhe kjo kuptohej si bashkëpunim rajonal dhe guxim në bisedat e tyre. “Pjella e Procesit të Berlinit” ose “Open Ballkan” sigurisht nuk kishte refuzimin e Gjermanisë, por përkundrazi mirëkuptimin e saj dhe të BE. Kjo ishte dhe gjëja më e rëndësishme nga koncepti i bisedave me kancelaren Merkel dhe kjo padyshim do të mund të vazhdonte dhe nga pasuesi i saj në Gjermani. Gjithsesi në takimet e zonjës Merkel për herë të fundit në Ballkan si bundeskancelare u pa qartë se Tirana dhe Shqipëria ishte qendra e gravitetit ndoshta më e rëndësishme në Ballkanin Perëndimor.