Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mes nesh dhe BE-së është "Blloku ri i demokracisë shqiptare"!

Postuar: 16/07/2019 - 07:15

Nuk ka bërë keq doktor Kalo që me librin e tij, ka dashur të "relativizojë" dhe bëjë të përtypshëm atë "enigmë jetësore" si "Blloku" i dikurshëm! Ishte një enigmë, por dhe jo aq e tillë! Dr Kalo në fakt, ka pritur të vdesin shumë nga njerëzit e pikërisht "Bllokut" që të shkruajë për të! Ishte qendra e Tiranës dhe kishte qenë edhe përpara ardhjes së komunistëve një domen të pasurish që kishin blerë aty ( edhe shkodranë) dhe që pastaj mbas vitit 1990-të u formatua një "Bllok" i ri me veset kësaj radhe të dala në publik dhe të rrethuar me misterin e vetëm që di shqiptari të ketë - shitmendjen dhe krenarinë e të qenurit i pasur dhe ndryshe të tjerëve mundësisht fituar këtë me padrejtësi dhe krim?! Unë kam lindur afër "Bllokut" ose te pallatet e aviacionit dhe pastaj te "Shallvaret" pikërisht te "Kino Agimi"! Por gjyshin nga nëna e kisha te ish busti i Jeronim De Radës i cili ishte në vijë ajrore me vilën e Enverit rreth 150 metra! Kur na hoqën rrëmbimthi nga Tirana, në fakt nuk banoja më atje, por te pallati mbas bankës së shtetit (me kolona) më ra të vija në Tiranë vetëm mbas dy vjetësh te gjyshi, e kur kalova afër shtëpisë ku kisha lindur, pashë që "Blloku" ishte zgjeruar dhe dy lot ashtu si padashje më dolën kur vura re atë rrugicën ku dilnim të luanin e cila tashmë kishte një ushtar me armë! Blloku ka qenë esenca e një shteti dhe filozofie tipike orientale, feudale e imituar nga lumpen politikanë, që e quanin veten - komunistë! Nuk ishin aspak komunistë, sepse shumica dërmuese e tyre ishin me origjinë rurale folklorike, të pa lexuar dhe aq më pak me ideale që kanë të bëjnë me revolucionin francez dhe parime të tilla të ardhura në kohë deri te marrëzia e famshme leniniste si revolucioni tetorit! Por "Bllokun" e ndërtuan! Imituan sarajet dhe padyshim një monarki ideologjike dhe familjare! Martoheshin me njëri-tjetrin, ishin krushqi dhe kushërinj me njëri-tjetrin, bënin dhe tradhtira e komplote, flisnin dhe përgojonin, por dhe pësonin nga monarku ose monarkët - fatkeqësitë e bllokut të tyre sa idiot dhe plehrë morali! Cilit moral?! E kam fjalën te morali filozofik, sepse sa për atë personal, as që më plas fare sot si mua dhe shumë si unë! Sot prodhimi i tyre është akoma dhe më me pak moral personal, kështu që...?!

Prodhimi ( si fëmijë) i parë i mbas luftës dhe i dyti pastaj nga vitet 50-60-të ishin fëmijët që filluan të urrejnë baballarët e tyre! Po talleshin me to për ndalesat, për privacionet dhe marrëzitë ideologjike! Po talleshin, sepse ishin të lirë të mësonin se marrëzia ishte diçka që kishte piedestalin politik në jetën e tyre dhe bllokun e tyre të privilegjeve! Po imitonin duke pasur pengesë lirie në bollëkun që ishte mbi super varfërinë e atyre jashtë bllokut! Imitonin "gjakun blu" të aristokracisë duke marrë njëri-tjetrin me biografi të mirë! Edhe kur dikush tentonte të dilte jashtë këtij procesi e pësonte! Ishin bërë ,si thuhej dikur, aristokracia e "kllasës punëtore"! Sidomos fëmijët e bllokut! Dr Kalo i nxjerr me emra qartë dhe mirë, por nuk janë vetëm ato! Jashtë bllokut kishin mungesën e lirisë së ushqimit dhe bukës së gojës, elementëve më bazikë të mbajtjes së frymës, kurse fëmijët e bllokut këto i kishin të super siguruara, por ju mungonte liria e fjalës dhe e veprimit?! E çfarë bënë këta fëmijë, këta pasues të bllokut feudal, monarku fashisto-komunist?! Për hatër të privilegjeve materiale, sigurisë së bukës dhe veshjes, të mirëqenies shumë më të lartë se shoqëria jashtë bllokut nuk iu rebeluan asnjëherë seriozisht si baballarëve dhe bllokut vetë! Vunë në radhë të parë të filozofisë së tyre stomakun plot, që ju siguronte blloku! Një pjesë e tyre u dënuan si pasojë e luftës për pushtet të baballarëve folklorikë komunistë , por kurrë si kundërshtarë të modelit të jetës së tyre deri atëherë? Ishin dhe mbetën pjesë e pa ndarë e bllokut dhe të rebeluarit dhe tallësit e baballarëve, por jo privilegjeve të tyre! Ishin, janë dhe do të mbeten, bukëshkalët e sistemit dhe bllokut dhe jo parimisht armiqtë e pikërisht bllokut me parimin filozofik dhe të drejtë të shkatërrimit të tij në themel! Parim që dikur Franca revolucionare e kishte bërë ( shumica e tyre kishin lexuar Vitin 93 të Hygo-it) dhe i kishte dhënë shembull të gjithë arrogantëve dhe maskarenjve në botë, se çfarë do të thotë që ti të jetosh në luks dhe mirëqenie kurse i gjithë populli në uri dhe izolim?!

Mirëpo këta fëmijë të dënuar dhe të jo dënuar sollën dhe demokracinë në Shqipëri?! Këta fëmijë rrëzuan vetëm shtatoren e Enver Hoxhës, për ta imituar atë sidomos te PD-ja e njeriut të inatosur të bllokut Sali Berisha, pse nuk e lejonin deri te Enveri, ose i thonin "malok" duke qenë se ishte realisht më i zoti se ata?! Ose fëmijëve të bllokut, që ju ishin dënuar baballarët dhe ata vetë?! Rreth rrotullakëve të bllokut në shërbim të pikërisht bllokut dhe sigurimit të shtetit, të futur me shumicë te PD dhe pastaj në PS! Urrejtja për mungesën e lirisë së tyre në bllok, nuk solli demokracinë në Shqipëri, por riformimin e "një blloku tjetër" maskarenjsh, që duan gjithçka vetë dhe as që ju plas fare për shoqërinë! Klasa politike e sotme në PD e PS dhe gjithë partitë, është prodhim filozofik i fëmijëve dhe urrejtjes së tyre brenda bllokut! Kjo klasë politike sot, mjafton të ketë "stomakun e saj në rregull" dhe të ketë privilegjet e saj të siguruara, sepse nuk i intereson fare as demokracia dhe as liria! Fjalët për demokracinë dhe lirinë ishin dhe atëherë në bllok! Po pra flitej për demokracinë proletare dhe lirinë që kishin fituar me grykën e pushkës , por shoqërinë e detyruan të vdiste urie dhe të punonte pa shpërblim, të internohej dhe të bëhej pa pronë dhe pa mendim, sepse kështu jetonte më mirë pikërisht Blloku! E këta maskarenj si fëmijë të bllokut, po të njëjtin mentalitet kanë dhe sot! Ata nuk duan dhe nuk janë që kjo shoqëri dhe ky popull, të shkojë në Evropë! Realisht sa ngjiten sipër, e urrejnë popullin e tyre! Urrejnë demokracinë e aplikuar te shoqëria dhe merren vetëm me sundimin duke përjashtuar drejtësinë! Kur njerëzit e zemëruar kërkuan të futen në bllok një imitator dhe mitoman i tyre (që sot thotë ju vraftë zoti u qorrofshi po votuat) i ndaloi për ti mbrojtur deri në imoralitet politik nga në fund të fundit, një reprezalje e merituar për shoqërinë më dekadente, më të pa drejtë dhe më uzurpatore që ka parë ndonjëherë Shqipëria! Sigurisht nuk ishte shoqëria ashtu, ishin vetëm plehrat e Bllokut ( frymëzim dhe për ato më poshtë) që Dr Kalo mendon se mund të relativizohen për shumë arsye! Po mund të relativizohen, por koncepti i tyre po ndan Shqipërinë nga perëndimi dhe nga bashkimi politik dhe filozofik me Evropën, njësoj si pushtimi otoman në 1479-ën ose rënien dhe të Shkodrës nën sundimin e tyre! Blloku është pikërisht ajo "kalaja" me të cilën duhet të ishin shqiptarët dhe të cilën nuk duhet ta preknin, por vetëm ta kishin frikë dhe ju dilnin jargë nga "ëmbëlsia" e madhe që të jepte, kur ishe afër tij! Njerëzit duhet të shkonin në burg ose internim, kur donin të imitonin çizmet e fëmijëve të bllokut, fundet e tyre, flokët e tyre, syzet e tyre, kur të dëgjonin muzikën e tyre dhe shikonin në TV ata filmat dhe koncertet e tyre ose më saktë ato që ato bënin dhe shikonin përditë! Sot përpara Shqipërisë në rrugën e saj drejt perëndimit është blloku i ri i neveritshëm! Ai i kësaj klase politike perverse dhe hajdute! Akoma më keq se sa "blloku" i folkomunistave të Shqipërisë! Me filozofinë e "stomakut të bllokut" Shqipëria nuk do të shkojë kurrë në Evropë! Mes nesh dhe BE-së është blloku i ri" shqiptar! Kur të mbarojë kjo filozofi dhe njerëzit e saj akoma në pushtete të ndryshme në Shqipëri atëherë po!

Nga Besi Bekteshi

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/08/2019 - 07:22

Në sistemin e ekonomisë të tregut, për sa kohë "liria ime fillon aty ku mbaron liria jote", jo zoti Edi Rama, por edhe "perëndia" e tij të jetë në krye të vendit, kurrë qytetarët nuk mund të "

Postuar: 22/08/2019 - 07:19

Shpesh herë, në zallamahinë e një politike që kërkon ta zvetënojnë mazhorancën që qeveris vendin,

Postuar: 22/08/2019 - 07:17

Shtatori është muaji i nëntë i vitit në kuptimin fizik e kalendarik.

Postuar: 22/08/2019 - 07:16

Asnjë qeveri shqiptare këto 29-të vite post diktaturë, nuk ka mundur njëherë të vetme të ketë zba

Postuar: 22/08/2019 - 07:15

Tashmë, si për të na mbushur mendjen se hale - klasa politike është krejt e hallakatur, ky gjysmë

Postuar: 21/08/2019 - 07:47

Partia Demokratike trashëgoi nga zgjedhjet e pushtetit lokal të vitit 2015, një numër jo të vogël

Postuar: 21/08/2019 - 07:45

Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë që, në shtëpinë time, një vizitor i huaj të shprehej me superlat