BREAKING NEWS

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën paralajmërimin e frikshëm: Jemi në “luftë” me Iranin ndërsa qeveria...

“Ballkani më i rrezikuar se kurrë”, Mediu bën
x
BREAKING NEWS

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i publikon fotot e Vis Martinajt

Zhdukja e bosit të lojërave të fatit, gazetari zbulon kush po i
x
BREAKING NEWS

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat janë kriteret për tu bërë efektiv policie

Hapen aplikimet për pranim në Akademinë e Sigurisë, ja cilat
x
BREAKING NEWS

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga presidenti Begaj, e pranishme edhe ambasadorja Kim

Senatorja amerikane vizitë zyrtare në Shqipëri, pritet nga
x
BREAKING NEWS

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu kritika ndaj ambasadores amerikane: SPAK duket më shumë si prokurori e Ambasadës, se...

“Yuri Kim foli si kryeministre e Shqipërisë”, Baton Haxhiu
x
BREAKING NEWS

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet 17-vjeçari me kallashnikov

Plas sherri mes të rinjve, policia parandalon tragjedinë, kapet
x
BREAKING NEWS

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq për paqen dhe rendin botëror

Aneksimi i rajoneve të Ukrainës, reagon Presidenti Begaj: Lajm i keq
x
BREAKING NEWS

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë bën njoftimin e rëndësishëm

Pandemia nuk ka përfunduar ende! Ministria e Shëndetësisë
x

Opinion / Editorial

Mesazhe nga intelektuale të shquar për shkrimin “Zëri i Mekur i intelektualëve”, botuar te gazeta “Sot”, datë 13 tetor 2015

Mesazhe nga intelektuale të shquar për shkrimin “Zëri i

Kam përzgjedhur disa vlerësime dhe opinione në morinë e shumtë të telefonatave, S.M.S-ve dhe E-Mail-eve, që kam pasur për shkrimet e muajit Tetor . Respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që i kanë lexuar dhe vlerësuar sipas kënd-vështrimit të tyre.

Me S.M.S

Prof. Dr. Servet Pëllumbi

E lexova me shumë interes shkrimin “ Zëri i mekur i intelektualëve” dhe them se ke shkruar një nga artikujt më të dobishëm për situatën që po kalon inteligjencia jonë. Urime! Servet Pëllumbi.

Prof. Dr. Sabit Broka

Shkëlqyer! Shumë i fort, shumë i plotë. Sabiti.

Mentor Kikia (Drejtor i Programacionit në Top Channel)

Ishte një manifest për Intelektualët, profesor, një thirrje tamam për tu zgjuar e reaguar. Të lumtë dora sinqerisht. Mentor Kikia.

Mirush Kabashi( Aktor, Mjeshtër i Madh, Nderi i Kombit)

I dashur Ago: të lumtë mendja ! Është një konstatim shumë i saktë, i dhimbshëm e revoltues. Urime, Mirushi.

Urime i dashur Ago, për analizën e mrekullueshme (sa intelektuale aq dhe të përzemërt), që miku ynë i përbashkët Bujari, i kishte bërë librit tuaj te gazeta Tirana Observer! Përqafime Mirushi.

Shaban Murati (Diplomat)

Urime, shkrimi ishte vërtet shumë i mirë dhe sintetizonte ndjenjat dhe mendimet intelektuale. Shabani.

Bim Vasjar (ish deputet i PD-së, shkrimtar)

Ago, shëndet! Përjetova një kënaqësi të veçantë duke lexuar artikullin tuaj. Të lumtë! Keni përcjellë mendimin e të gjithë atyre që u dhimbset ky vend. Të fala Bim Vasjari.

Prof. Dr.Bamir Topi(ish President iVendit)

Mirëmbrëma miku im! E lexova me interes analizën e sotme. Një shkrim shumë realist dhe një arsye e fort pse shumë gjëra nuk shkojnë si duhet, pasqyrohet qysh në titull. Urime të sinqerta, Bamir Topi.

Petro Koçi (deputet i PS)

Komplimente Ago, për shqetësimin intelektual. Petro Koçi

Melsi Labi (Drejtor Muzeun Kombëtar)

Si gjithmonë mbetesh pararojë…

Besnik Mustafa (Shkrimtar)

Të lumtë pena Ago.

Bejkush Birçe (Mjeshtër i Madh i Sportit)

Lexova shkrimin. Më mirë se kaq, as shkruhet as flitet...

Prof. Dr.Pëllumb Xhufi

*Urime për artikullin dhe kritikën therëse për pushtetin e “kodoshëve, kokëboshëve, e diplomashoshëve”! Pëllumb Xhufi.

*Urime, urime. Kritikë e hidhëruar, me prozë të rimuar.

Marash Mirashi (Gazetar)

Një supershkrim…një artileri elegante e intelektualizmit… Urime, Marash Mirashi.

Robert Çelo (Profesor në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër)

Të lumtë pena kryetar. E kishe bërë qilizmë si majtas ashtu edhe djathtas. Uroj që të kenë sy të shikojnë, vesh të dëgjojnë, mëndje të kuptojnë dhe zemër të madhe që të reflektojnë. Respekte Berti.

Prof. Dr. Bilal Shkurti (ish-Rektor, shef shkencor në Universitetin “Ismail Qemali”, Vlorë)

*E lexova shkrimin dhe më pëlqeu shumë, sepse çdo rresht është në rezonancë me çka unë ndiej për kohën që kalojmë. Gjithashtu vërej se në çdo rresht ka rimë, ka poezi, e ndofta mund ta paraqesësh edhe të vargëzuar. Të gjithë janë të ndjeshëm për ato që shkruani. Urime Bilali.

*përshëndetje. Më pëlqeu shumë thënia: “Në vendet e zhvilluara e vlerësojnë me pagesë eksperiencën, në Shqipëri nuk e duan as falas”. Thënia e ditës. Bilali

Profesor Besnik Bare (Deputet )

Përshëndetje Ago

Lexova shkrimin dhe më pëlqeu shumë, sa realist, aq dhe poetik. Mu duk sikur lexoja një poemë. Urime e suksese! Respekt Besniku.

Petrit Ruka (Poet dhe kineast)

I dashur Ago, të falënderoj me gjithë zemër mik! Shkrimi është I mrekullueshëm, i thellë, i mençur, profesional dhe mbi të gjitha, plot dashuri. Mirënjohje Petrit Ruka.

Me E-mail

Rexhep Qosja

Shumë i nderuari Ago,

uroj të jeni mirë me gjithë familjen Tuaj të çmuar e me gjithë miqtë. Ka kohë që nuk jemi dëgjuar. Kur e lexova letrën Tënde e pash se sa më kishte marrë malli të dëgjoja fjalën e Labërisë. Jam dakord me Ty se gjendja politike si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë është vërtetë e trishtueshme. I lexova me përqëndrim të veçantë dy shkrimet që më ke dërguar. Ke kapur dy çështje të mëdha shumë pikëllimsjellëse: degjenerimin politik e moral të zyrtarëve të gjitha niveleve dhe heshtjen e mjerueshme të intelektualëve. Dy çështjet i ke trajtuar thellësisht dhe me gjuhë e stil përkatës. Të uroj me zemër. Të dy çështjet i ke trajtuar jo vetëm thellësisht po edhe më parimshëm se unë në intervistat që jap.

Më vjen mirë që do ta shënoni 24 vjetorin e Shoqatës Labëria. Shënimi i përvjetorit të Labërisë duhet të shfrytëzohet për t’u dëgjuar shqetësimi i madh i popullit ndaj të këqijave të pamatshme në politikën e sotme të dy shteteve shqiptare.

Duke ju përshëndetur me shumë përzemërsi Ju, familjen Tuaj, e gjithë anëtarët e Shoqatës Labëria, mbetem i juaji vëllazërisht. Rexhep Qosja

Prof. Dr. Ismet Elezi (Jurist, publicist, pedagog, autor i shumë botimeve shkencore, monografi, e Drejta Penale, e Erejta zakonore dhe Kanuni i Labërisë, tekste Universitare, etj)

Përshtypjet e mia për artikullin e Prof.Dr. Ago Nezha: “Zëri i mekur i intelektualëve”(botuar në gazetën “Sot”, datë 13 tetor 2015)

Që në fillim dëshiroj të vë në dukje se artikullin e Prof.Dr. Ago Nezha e kam lexuar me interesim të madh dhe krijova përshtypje shumë të mira për disa arsye. Së pari, Prof.Dr. Ago Nezha në artikujt shkencorë publicistikë dhe në librat e botuara, përfaqëson intelektualin e vërtetë, që karakterizohet nga inteligjenca, përvoja e gjatë jetësore dhe guximi në paraqitjen e problemeve të rëndësishme e aktuale politike, shoqërore, ekonomike, kulturore e atdhetare.

Së dyti, si Kryetar i nderuar i Shoqatës Atdhetare Kulturore “Labëria” shfaqet si personalitet me virtytet e larta dhe krenarinë e popullit të saj, duke i shprehur hapët pikëpamjet e tij dhe në rastin konkret.

Së treti, në artikullin e mësipërm, me një logjikë të fortë bën analizë të gjithanshme të fenomenit kompleks se përse gjatë këtyre 25 vjetëve të tranzicionit zëri i intelektualëve është i mekur dhe nxjerr në dritë një të vërtetë të pamohueshme se faktori kryesor është politika, e ndjekur në vazhdimësi, me mentalitete të së kaluarës për të mbajtur apo për të marrë me çdo mjet pushtetin, duke mënjanuar kulturën politike evropiane në vlerësimin e intelektualëve dhe të kulturës shqiptare.

Prof. Ago Nezha trajton edhe rolin negativ të disa analistëve të përhershëm, “të aftë për gjithçka”, të cilët mbështesin politikën që ndiqet ndaj intelektualëve, në vend që të kontribuojnë për t’i mbështetur intelektualët dhe kulturën shqiptare për përparimin e shoqërisë shqiptare.

Gjithashtu ai shfaq shqetësimet për mungesën e sindikatave efektive dhe për mospërdorimin sa duhet të forcës së opinionit publik në kapërcimin e sfidave që dalin përpara.

Qëllimi i autorit është që politikanët shqiptarë, në kohën e sotme kur përgatitemi për integrimin në Bashkimin Europian, të reflektojnë thellë në qëndrimet e tyre ndaj intelektualëve, të vlerësojnë dhe të mbështeten në mendimet e tyre, të udhëhiqen nga kultura politike evropiane.

Njëkohësisht autori u bën thirrje intelektualëve të ndershëm, demokratë e atdhetarë, që të organizohen në një forum intelektual, ku mund të lozin rol të rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë dhe t’i jepet fund zërit të mekur të tyre. Urime të sinqerta Prof. Dr. Ago Nezha për kontributet që jep në kulturën shqiptare dhe suksese të reja. Me respekt të veçantë. Profesor Ismet Elezi

Duro Mustafai (Gazetar dhe shkrimtar)

Një zë i popullit të thjeshtë, mbi të cilin bien daullet e mjerimit. Prandaj këto shkrime pëlqehen e mbështeten nga njerëzit. Veçori tjetër është mënyra e gjallë , ekspresive, hera herës me humor e sarkazëm, por e argumentuar e bindëse e shkrimeve të Ago Nezhës. Këto lloi shkrimesh problemore me situata e ngjarje konkrete, duhet tu serviren për studim, studentëve të gazetarisë.. Si përfundim, për mua më mbetet të them .Faleminderit. Se shkrime të tilla të shkurtra, me pak fjalë e shumë ide e mesazhe, i mungojnë publicistikës sonë, prandaj kur ndeshesh me to në faqe gazetash, i lexon me kureshtje, duke mos e larguar syrin e vëmendjes. Urime. Duro Mustafai

*I dashur Ago, sot, ndoshta për herë të parë në jetën time, (në fushën e publicistikës),lexova një shkrim të veçantë për nga forma e përmbajtja… Një poemë me mesazhe dashurie, për Bujar Leskajn, Floririn e Labërisë, të shprehur në ato sentencat e mënçura popullore, që të mbeten në mënd e ke dëshirë ti recitosh, ashtu siç na ndodh me vargjet e një poezie të bukur…

Ç’të them më shumë , veç të uroj shëndet e jetë të gjatë me dëshirën që pena jote të blerojë e të mos ndryshket kurrë. Duro Mustafai

Medi Shehu (Profesor i shkencave Politike në Universitetin”Aleksandër Moisiu” Durrës)

I nderuar Ago, dëshiroj te jeni mirë me shëndet, familjarisht. E lexova artikullin tënd të sotëm, tek gazeta SOT. Artikull me shumë vlerë, me kulturë, si gjithnjë, por edhe me analizë shumë të saktë të strategjisë së klasës politike të Shqipërisë, që e ka “bukosur” frymëmarrjen e lirisë që krijon demokracia, nëpërmjet forcës së shtetit dhe të politikës (që e kanë ata vetë në dorë) dhe me “median opinioniste” të blerë dhe antipopullore, njëlloj si vetë politikanët. Ata janë mbrojtësit më të “ndyrë” të këtij korrupsioni dhe tradhtie kombëtare të klasës politike shqiptare, sepse janë “tellallët” e tyre dhe të pafytyrët ndaj përgjegjësisë ndaj popullit. Shkurt, opinionistët e sotëm janë po aq të urryer sa edhe vetë politikanët. Kjo strategji e “suksesshme” e politikës së sotme 25 vjeçare shqiptare (të pasurit e sotëm te Shqipërisë, nuk është e rastësishme, sepse kështu ata u pasuruan “duke i thithur gjakun këtij populli”. Të paturp dhe të degjeneruar !

Respekte Mehdi Shehu

Kapiten Përparim Zaimi ( Pedagog i Inxhinierisë Navale në Universitetin”Aleksandër Moisiu” Durrës)

Përshëndetje Ago dhe Mehdi. E lexova me vëmendje artikullin e mikut tonë Profesor Ago Nezha. Pa dyshim që mbështesim gjykimet që ai ka shprehur në artikull. Intelektualët ndihen të shpërfillur. Shkrimi i Agos është një apel, një shumatoren e një proteste qytetare të intelektualëve e shprehur nëpërmjet shtypit. E përgëzojmë mikun tonë për kurajën, por Shqipëria sot është katandisur nga politika në një gjëndje të mjeruar. Motua është paraja, kush ka para ka pushtet, fuqi, le të jetë çfarë të doje. Antivlera po dominon vlerën. A ka shpresë për të ardhmen? Unë mendoj se po, ka. E vetmja gjë që ka mbetur e paprekur është patriotizmi i shqiptarëve kudo që ndodhen. Ketë ndjenjë madhore, politika e mbytur nga korrupsioni dhe krimi nuk ka mundur ta sfidojë me antishqiptarizmin e reflektuar në shumë raste. Në qoftë se puna e intelektualëve do të propagandohesh si arritje e kombit dhe nderit të tij sikurse i kanë dhënë dimensionet një sporti si futbolli, atëherë do të shikojmë një panoramë tjetër. Mbetet për t’u diskutuar. Me respekt Përparim Zaimi.