Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mesazhi i Kryetarit të KLSH

Postuar: 21/07/2018 - 07:15

Dy ditë më parë, Kuvendi dëgjoi në seancë plenare raportin e performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit(KLSH) për vitin 2017. Një nismë e mirë kjo, për të dëgjuar në seanca plenare raportet e punës së institucioneve të pavarura. Dhe KLSH ka shumë për të thënë, pse në afro shtatë vjet 2012-2018) ka sulmuar qiejt duke goditur korrupsionin më të lartë dhe zbuluar një dëm ekonomik rreth 2 miliardë euro, duke kërkuar pjesën më të madhe të tij që t’i kthehet në formë dëmshpërblimi Buxhetit të Shtetit. Ky institucion ka bërë në këta shtatë vjet rreth 290 kallëzime penale për drejtues dhe punonjës të administratës publike të kapur në abuzim flagrant me pronën shtetërore, ose një kallëzim penal në javë! Përfaqësuesi historik i opozitës së sotme i kërkoi Kryetarit të KLSH ta etiketojë hajdute qeverinë. Kontrolli i Lartë i Shtetit është një institucion i pavarur kushtetues.

Si çdo institucion i pavarur, e ka të shenjtë pavarësinë, e ka asetin, gjënë më të çmuar. Përndryshe do të humbiste besimin e njerëzve. Prandaj dhe kur ju kërkua të etiketonte qeverinë, Kryetari i KLSH z. Leskaj nuk pranoi që institucioni që përfaqëson të përdorej politikisht. “Nuk mund të përdorem politikisht”, e tha troç. Ndoshta në sallën e Kuvendit dy ditë më parë ishte njeriu që dinte më shumë se të gjithë të tjerët për “paudhësitë” e qeverisjes, shkeljet dhe abuzimet qindra miliona euro, pse ka kaluar me qindra e qindra raporte auditimesh në këto gati shtatë vjet. Ishte njeriu me tagrin e plotë për të goditur korrupsionin brenda rradhëve të qeverisë dhe këtë e ka bërë në këto shtatë vite me të 290 kallëzimet penale, si duke goditur korrupsionin “blu” kur në qeveri në vitet 2012-2013 ishte qeveria e Partisë Demokratike, ashtu edhe korrupsionin “rozë” kur në pesë vitet e fundit ka qeverisur Partia Socialiste. Madje, me shumë të drejtë, z. Leskaj ka thënë në një analizë vjetore të KLSH ku i pranishëm ishte Ambasadori LU, se”korrupsioni nuk është as blu, as rozë, por i zi”. Por pardje, z. Leskaj zgjodhi të mos përdorej politikisht dhe veproi drejt. Sikurse ka vepruar në këto vite 2012-2018, kur e ka mbajtur institucionin larg politikës. Sikurse, për fat të keq, nuk veproi për pesë vite rresht ish Prokurori i Përgjithshëm, duke bërë që ky institucion jetik për fatet e reformës në drejtësi të humbiste besimin e njerëzve, duke ngelur peng i politikës dhe i politikanëve kyç të saj.

Sikur opozita e sotme të bënte kauza të vetat me dhjetëra e dhjetëra gjetje dhe rekomandime të rëndësishme të Kontrollit të Lartë të Shtetit në vitet 2014-2018, ajo do të ishte më pranë njerëzve dhe interesave të tyre. Akuzat e saj ndaj keq-qeverisjes do të besoheshin, pse mbroheshin nga dhjetëra e dhjetëra dosje, jo nga hartime deputetucësh nëpër konferenca shtypi. Do të besohej fort, pse ankesat dhe denoncimet e saj do të mbroheshin nga mijëra faqe provash të marra dhe konstatimesh profesionale të 160 audituesve të KLSH-së. Askush nuk i ka ndaluar deputetët e opozitës, për shembull në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Parlamentit, të kërkonin dosjet e plota të auditimeve për Albpetrolin, apo për OSHE, për abuzimet me rrugët, në zyrat e hipotekave, të ALUIZNI-t e me rradhë. Për shembull, opozita mund të kishte bërë kalë fitues të sajin të betejës, përgatitjen dhe luftën për miratimin në Kuvend të Ligjit për Përgjegjësinë Materiale të nëpunësve të Shtetit, ligj qe KLSH po rreket katër vite rresht ta jetësojë, duke ia kërkuar Parlamentit dhe Qeverisë. Askush nuk e ndalon qoftë dhe një deputet të vetëm të saj ta marrë këtë nismë ligjore. Por deri tani nuk ka vepruar kështu. Nuk është kurrë vonë. Rreth 950 auditime të KLSH për vitet 2012-2018(vendimet e Kryetarit të KLSH për raportet e auditimit) janë të gjitha të publikuara në faqen në internet të këtij institucioni të pavarur kushtetues www.klsh.org.al.

Opozita mund të marrë material të mjaftueshëm për ta vënë përpara përgjegjësisë çdo ditë këtë qeveri të sotme, edhe për tre vite e dy muaj sa i ngelen për të qeverisur. Urojmë ta bëjë, pse do të jetë në të mirë të saj, të besimit në të nga ana e qytetarëve dhe të të gjithë vendit, që më në fund do të shohë një opozite konstruktive që pjell frymë opozitare. Urojmë që opozita kryesore e vendit të mos ngecë në llucën e akuzave bajate(pse të paprovuara tërësisht) ndaj drogës dhe kanabisit qeveritar, as të mos tentojë më të përdorë politikisht institucionet e pavarura, por të përveshë mëngët dhe të përdorë produktet profesionale të këtyre institucioneve të pavarura, si p.sh. raportet e KLSH apo të ILDKPKI, etj., për të ngjallur shpresë tek njerëzit.

Ndryshe do të shohim avazin e vjetër të akuzave opozitare pa bukë, ndërkohë që segmente e individë të caktuar qeveritarë, nën çadrën komode të pritjes së kryerjes së një reforme në drejtësi që po vonon kaq shumë, duke numëruar ditë pas dite apartamentet apo llogaritë bankare të gjykatësve e prokurorëve, vijojnë qetësisht, nën këtë ombrellë të amplifikuar nga mediat, korrupsionin galopant në dëm të qytetarëve dhe të ardhmes së këtij vendi./ Nga Fatos ÇOÇOLI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 8

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/10/2018 - 07:22

Asnjë ndryshim nuk kanë në aktivitetin e tyre të përditshëm një shtëpi në hyrje të një fshati në Zonën e Korçës dhe “shtëpisë” në hyrje të Shqipërisë, që gabimisht kundërshtarët në mënyrë tallëse e quajnë

Postuar: 19/10/2018 - 07:21

Po nuk ke se çfarë i bën nganjëherë veshëve dhe syve, që pa dashje shkojnë te TV, i cili po pa da

Postuar: 19/10/2018 - 07:19

Në fshatin tim të lindjes, midis atyre dhjetra familjeve të mira, të cilave “u hahej buka&r

Postuar: 18/10/2018 - 07:13

Duke dëgjuar e lexuar deklarimet e liderit të LDK-së lidhur me dialogun dhe idenë e presidentit T

Postuar: 18/10/2018 - 07:12

Në të përgjithshmen e opinionit publik shqiptar, tashmë është ndërtuar dhe "ngrehina" a

Postuar: 18/10/2018 - 07:10

Janë të shumtë shqiptarët ndër shekuj që e kanë mbrojtur Shqipërinë, që kanë qëndruar stoikë përb

Postuar: 17/10/2018 - 07:22

Miku im pensionist, që ka qenë oficer dhe është rritur me një disiplinë të fortë e një jetë përgj