Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Meta, prototipi i presidentit antikushtetues dhe nxitës i zjarrvënies ndaj Shqipërisë...

Postuar: 19/05/2019 - 07:54

Shqipëria dhe shqiptarët po përjetojnë atë që pritej. Qysh kur u formësua ideja dhe platforma për reformën në drejtësi, krahu politik antishqiptar dhe i korruptuar gjer në palcë me Berishën në krye ju bë i gjithë trupi mornica-mornica të kuqe! Mblodhën energjitë, forcat, financat, banditët, i udhëzuan dhe i frymëzuan ata për rezistencë deri në vetëflijim, sepse ishin të bindur se me rënien në humnerë të sistemit të kalbur e gjerë në grykë të korruptuar të sistemit të drejtësisë, shuhej me gjithë farë edhe soji i sojsëzëve berishjan që e mbanin gjallë këtë sistem.

Ndryshimet kushtetuese që sollën në jetë shpikjen më fantastike për spastrimin radikal të sistemit gjyqësor, siç është procesi i vettingut, e panë në dritë të diellit gjithë shqiptarët se si shkuan si pula të lagura e me brekë nëpërkëmbë berishistët dhe metistët! E bënë këtë hap aq shumë të sforcuar, të bindur se do të ishte shumë e largët dita e SPAK dhe e BKH. Menduan se do të vinin, siç vunë shumë stërkëmbësha nën rrotat e akteve ligjore post kushtetues, dhe dita "e qametit" do të ishte e largët. Në momentin që panë se kjo ditë erdhi shpejt, kur panë se si u prenë një e nga një kokat e krimit në sistemin gjyqësor, kur u bindën se Shqipëria në fundin e qershorit 2019 do të gdhihej me SPAK dhe me BKH, kur panë gjithashtu se qeverisja model reformatore e Edi Ramës e kishte të sigurt në duar çelësin e datës për hapjen e negociatave me BE, Berisha-Meta dolën nga "shinat" dhe ju dhanë ultimatumin "jetë a vdekje" dy koneve të tyre Basha-Kryemadhi" për të vërsulur në rrugët e Tiranës gjithë llumin e tyre të krimit për të destabilizuar me çdo mjet Shqipërinë.

Shqipëria dhe shqiptarët kanë humbur këto dy muaj qetësinë, normalitetin, paqen, liritë, sigurinë, efektivitetin e institucioneve të shtetit të tyre dhe stabilitetin që gëzonin dhe përjetonin këto 6 vjet, si kurrë më parë në këto 29 vjet sistem pluralist. Institucionet e shtetit, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", simbol i bukur dhe kuptimplotë i shqiptarëve kudo që ndodhen, është përfshirë nga flakët, nga pisllëku i bojës së zezë, nga bombat molotovë, nga shishet e benzinës dhe shkulja e gurëve të trotuareve për t'i hedhur mbi policinë! Njësoj si në ditët e para të nëntorit 1944, kur çlirohej Tirana, por kahje të kundërt; atëhere shporreshin nga trualli ynë nazistët vrastarë e gjakatarë të popujve të pafajshëm të botës, ndërsa sot për të ngulur mbi trupin e Shqipërisë dhe të shqiptarëve pjellën me famëkeqe të Beogradit dhe të Moskës për robërimin tonë tragjik.

Të gjitha bëhen vetëm për të shpëtuar Berisha- Meta- Basha- Kryemadhi nga ndëshkimi i pashmangshëm për krimet që kanë bërë në këto 29 vjet, duke filluar nga shitja e interesave kombëtare, deri te vrasjet masive, vjedhjet dhe grabitjet e pasurive kombëtare. Të gjitha bëhen për të mos lejuar sekuestrimin e pasurive marramendëse të tyre, të paluajtshme dhe financiare të pajustifikuara me të ardhurat e realizuara në këto 28 vjet.

Në këtë vorbull destabilizuese me ura zjarri në duar të banditëve të Berishës për të djegur Shqipërinë dhe shqiptarët, roli i Metës, megjithëse President i vendit, është nga më destruktivët. Në vend që të bëjë rolin e simbolit të unitetit kombëtar, në vend që të vihet në krah të Kushtetutës për ta mbrojtur atë, ky prototip Presidenti bën të kundërtën, hedh edhe vetë më shumë "bomba molotov", se sa hedhin njerëzit e rrugës që mban Berisha si "zagarë" me paratë që u ka grabitur shqiptarëve, për të mbajtur peng në zjarr dhe bomba Shqipërinë.

Pse nuk mbron Kushtetutën ky President dhe t'i thotë opozitës në përgjithësi dhe gruas së vet në veçanti se djegia e mandateve është veprim kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve? Pse nuk u thotë se datën e zgjedhjeve e kam caktuar unë në bazë të Kushtetutës në limitin kohor të ditës së fundit dhe këtë gjë e bëra në plotësim të tekave të opozitës? Pse nuk e merr guximin dhe të thotë se qeveria e Edi Ramës është në të drejtën e vet ligjore dhe kushtetuese për gjithçka bën, deklaron dhe vepron, ndryshe, drejtimi i vendit me marrëveshje "gjelash" e varros shtetin ligjor europian shqiptar?!

Meta po bënë të kundërtën dhe kjo është shumë turpëruese për të. Ai ka marrë krahun e zjarrvënësve, në një kohë që duhet të ishte zjarrfikësi numër një! Ai i kujton 1997 Ramës, kur duhet t'i drejtohet sy më sy Berishës, këtij krimineli vrastar që e vrau dhe e shkretoi 3 herë me radhë deri në pikën e fundit të shpirtit Shqipërinë dhe shqiptarët. Meta harron që 1997 nuk vjen më se Shqipëria është vend i NATO-s. Nëse NATO nuk do të bënte detyrën e shenjtë të misionit të saj, Meta harron se këtë gjë e bëjnë vet bijtë e lavdishëm të këtij kombi, të cilët ashtu siç e bënë fora në Luftën e Dytë Botërore, ashtu siç e bënë fora edhe në vitin 1997 kundër hordhive të Berishës dhe Gazidedes, që kishin nga pas një Serbi të tërë me Millosheviçin në krye, e që për më shumë kur udhëheqjen e tyre largpamëse opozitare e kishin të burgosur politikisht në burgjet e Sali Berishës, janë të gatshëm, nëse lind nevoja t'ia bëjnë edhe një herë fora për të shkulur me farë, me rrënjë e me degë këtë llumë të papërgjegjshëm antishqiptare.

Nga Av. Idajet BEQIRI

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 19/06/2019 - 07:24

Edi Rama është nga të pakët politikanë që e ka shoqëruar sherri dhe urrejtja gjatë tërë karrierës së tij politike që sa futi këmbët në Ministrinë e Kulturës, vazhdoi në Bashkinë e Tiranës dhe kurba shënoi kulmin këto

Postuar: 19/06/2019 - 07:23

Ndoshta ne jemi ndër ato vende të pakta që nuk ditëm ta menaxhojmë si duhet demokracinë që e fitu

Postuar: 19/06/2019 - 07:22

Fillimisht do të dëshiroja të tërhiqja vëmendjen, se ideja dhe këmbëngulja e Presidentit Meta për

Postuar: 18/06/2019 - 07:23

Zakonisht dhe praktikisht, "sovran" ka lindur si term për individin mbi popullin!

Postuar: 18/06/2019 - 07:22

Jemi në fushatë për të 61 njësitë e vetëqeverisjes vendore(bashkitë), por deri tani asnjë vërejtj

Postuar: 18/06/2019 - 07:20

Nuk është as e re dhe as e sotmja, beteja që zhvillohet sot midis “gladiatorëve” të p

Postuar: 16/06/2019 - 10:55

Dekretimi, çdekretimi dhe sërish dekretimi i datës së zgjedhjeve, çd