BREAKING NEWS

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e Durrësit, kapet sërish lëndë narkotike në të njëjtin konteiner, e treta herë brenda korrikut

Finalizohet një tjetër OPERACION antidrogë në Portin e
x
BREAKING NEWS

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak Ngjela paralajmëron zhvillime të bujshme: Shqiptarët po presin!

Do ketë goditje në nivele të larta shtetërore? Spartak
x
BREAKING NEWS

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat e 24 orëve të fundit: Asnjë humbje jete, ja sa raste të reja u shënuan

Bilanci i koronavirusit/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet marrëveshja e rëndësishme mes Shqipërisë, Maqedonisë dhe Serbisë

Rama, Vuçiç dhe Zaev vënë firmat, nënshkruhet
x
BREAKING NEWS

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës në Tiranë. Zbardhet çfarë u vendos

GJKKO merr vendimin për zyrtarët e arrestuar të Hipotekës
x
BREAKING NEWS

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i surprizon të gjithë në Samitin e Shkupit, ‘thumbon’ Zaevin dhe ‘shigjeton’ ashpër Albin Kurtin: Të ndarë jemi të vegjël!

“Përkthyesi ma shkatërroi mesazhin!”/ Kryeministri Rama i
x
BREAKING NEWS

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja

Lulzim Basha paraqitet në Gjykatën e Posaçme, zbardhet arsyeja
x
BREAKING NEWS

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/ Rëndohet bilanci, humb jetën 30-vjeçari dhe plagosen rëndë tre persona të tjerë. Zbardhet shkaku i konfliktit mes kushërinjve

Tronditet Lushnja që në orët e para të mëngjesit/
x

Opinion / Editorial

Migjeni “sëmurë” nga dyert që s’përputhen!

Migjeni “sëmurë” nga dyert që s’përputhen!

Skenat e fundit të dyerve të teatrit Migjeni që gati u shqyen, se po kryhej një audicion televiziv shkaktoi zemërim në publik. Skenat trazuan shpirtra që vuajnë nga rënia morale dhe kulturore jo vetëm në qytetin tradicional dhe kulturor të veriut. Po çaheshin dyert e teatrit legjendë e dramave dhe e komedive të mëdha, nga një spektakël që sigurisht nuk kishte asgjë të përbashkët me ato që ky teatër ka sjellë në skenë. Sigurisht audicioni nuk ishte në skenën e Migjenit, por unë e kam fjalën te dyert e Migjenit që nuk “përputhen”. Ka kohë që teatri Migjeni shkon nëpër rrugica dhe oborre shtëpiash për të bërë ndonjë ekzibicion dhe në një rrugë kulturore në Shkodër ose Gjuhadol gati sa nuk rrezikoi jetën një nga aktorët e trupës, sepse sigurisht ka vende që nuk mirëmbahen. Por nuk hapin dot dyert e Migjenit. Hahaha ka ligj. Vjen një model kulturor televiziv ashpërsisht i akuzuar dhe kritikuar, por po aq ashpërsisht i klikuar dhe rrjetëzuar që i çan këto dyer. Kjo tashmë ishte e tepërt dhe sigurisht është turp për ato institucione që ia hapën dyert e institucionit publik, kundra ligjit, një institucioni privat sado që është i fuqishëm në Shqipëri. Kanë thyer ligjin dhe ndoshta kanë marrë... Kjo ishte dhe një fyerje plus në Shkodër. Pastaj skena është e shumë individëve kryesisht të rinj, që mbase nuk janë interesuar të hedhin sytë nga dyert e Migjenit, por që po i çanin ato se – ato nuk po “përputheshin” për të tilla marrëzi sot. Për më tepër, të nesërmen teatri Migjeni apo drejtuesit e tij po ftonin sërish njerëzit të shkonin të shikonin shfaqen “Koliqiania” në oborre shtëpish duke sërish “përputhur dyert e teatrit” dhe duke mos i përputhur për ulërimat e përfitimit privat televiziv. Kjo ishte e tepërt, e kalbur si mënyrë dhe që tregon atë vuajtjen e “Migjenit” prej kohësh në demokraci, atë sëmundje të Migjenit (teatrit) se dyert nuk i përputhen dhe sigurisht merr ftohje. Tani duhet të çohen disa pyetje dhe sigurisht akuza ndaj kësaj sëmundje të rëndë të Migjenit si teatër dhe institucion kulture në Shkodër. E kam fjalën për teatrin e famshëm, duke e sqaruar që në fillim se ai nuk është trashëgimi folklorike kulturore, as televizive dhe as vulgu kulturor, por trashëgimi e pastër urbane, qytetare e Shkodrës. Aristokratisht, borgjez dhe intelektual si trashëgimi dhe vijim në kohë. E pastër etikisht, kulturalisht dhe moralisht. Pse skutave dhe oborreve teatri dhe brenda vulgu? E para, nuk kam asgjë me Koliqi-anën që po japin dhe pse ka disa polemika mbi “pro fashizmin” e Koliqit. E dini pse? Sepse në artin tonë, ka shumë pro komunizmit dhe brenda atij teatri mbas 1957 kur është ndërtuar. Kjo nuk më bën kaq shumë përshtypje, por... Pyetja është kjo: Pse nuk ngjit, pse nuk bën famë, pse nuk ka shpërndarje dhe formë e përmbajtje që preket nga shoqëria? E nuk është vetëm kjo? Teatri Migjeni është sëmurë dhe i plakur. Ai ka humbur betejën me dramën, regjisurën dhe me komedinë, me atë pjesë kohe që konsiderohet komunizëm dhe pak vite post komunizmit. Pse? Çfarë ka? Pse nuk dalin regjisorë, pse nuk lindin drama, pse nuk lindin komedi dhe pse nuk lindin ... estrada? Në fakt ajo ka vdekur. Sigurisht që ka përkushtim apo dhe punë (aq sa ka) po pse nuk ka peshën e dikurshme dhe njerëzit e lartë e të mëdhenj të dikurshëm. Pse diktatura i bëri të vetat dhe demokracia ... jo? Pse nuk ka pagesën dhe pse nuk ka fondet, ose dhe pse nuk ka talentet?! Apo ka? Po po t’i ketë Shkodra dhe Shqipëria do t’i dinin. Kishte vetëm ata që prodhoi diktatura. Tani ata po ikin ose plaken dhe ata që vijnë nuk marrin dot as famën as rëndësinë e tyre, sepse kam frikë se dyert që “s’përputhen” i sëmurin. Pse ka pjesë kaq të errta në ide dhe kthim pas në kohë aspak “për të gjithë” (ka individë, moralistë që thonë është populli injorant e nuk kupton) që merren me kujtime, persekutime dhe jo me problemet e sotme, të shoqërisë dhe ta prekin atë. Me persekutimin e sotëm shoqëror dhe moral që po ndodh përditë. Pse imitohet e dikurshmja kur bëhej ideologji politike dhe klasore dhe sot bëhet politikë ideologjike post klasore dhe nganjëherë ndarë religjonarisht dhe me oborre lagjesh të veçanta, duke ja ndaluar dramën qytetit të rritur gjeografikisht dhe të sotëm si shoqëri post diktaturës? Pse “Migjeni” me çikërrima dramash “moderne dhe post moderne” qoftë dhe të huaja që mbajnë sallën me ftesa ose me 50 vetë? Pse ka humbur prodhimi full shkodran, skenarist, libret, regjisor, aktor dhe temë, pikërisht shkodrane, pa ndarje lagjesh, feje dhe politike? Pse është kthyer salla si “e vogël e Migjenit” në garë me oborret dhe quhet si krenari? Oborret janë të rëndësishme, por nuk besoj se nxisin artin dhe kulturën që ka si detyrë dhe përparësi një institucion kulturor si Migjeni. Pse dyert nuk i përputhen për zhargonizma dhe përsëritje të rëndomta temash vuajtjesh nën regjimin dikur njësoj si atëherë (para ‘90-s) të sukseseve nën regjim larg problemeve që ka sot – regjimi demokratik që jetojmë? Kur kanë tentuar, kanë pasur sukses, por dyert për këtë gjë, janë “përputhur” dhe kanë filluar interesa meskine, të vogla individësh, që tashmë janë pengesë për dyert e Migjenit të sëmurë nga modeli “përputhen”, por dhe që “s’përputhen”. Po pra që “përputhen” me lavdinë qytetare në art, me trashëgiminë kreative në bashkëveprim të qytetarëve shkodranë në multireligjion dhe full lagjeve të qytetit të madh. S’përputhen dyert e Migjenit me vulgaritetin dhe era e keqe hyn brenda. Por si koncept dhe jo si dyer, nuk përputhet më Migjeni sëmurë me kohën dhe kërkesat e saj. Për këtë duhet një përmbysje e madhe institucionale për ta kthyer në demokraci dhe liri një ngrehinë të madhe kulture dhe arti në Shkodër. Në qoftë se Bashkia e Shkodrës do të vazhdojë sërish ta përdorë politikisht dhe sektarisht, pa respekt dhe pa pagesa e fonde (shpesh herë të përdorura kot dhe shpesh pa kriter), por dhe me modele cinike që rrëzohen në grotesk, drejtimin e Teatrit Migjeni është e mira t’ia dorëzojnë si Vllazninë privatit (nuk do të desha kurrë) që të merret vesh qartë qëllimi. Sepse “përputh (mbyll) dyert e teatrit për artin dhe mos përputh (shqyen) për vulgun dhe amoralen”. Migjeni jo vetëm po sëmuret, por po shkon drejt fundit. Pra problemi nuk është më Migjeni që tashmë është sëmurë, por se sëmundja e tij është nga Bashkia e Shkodrës, fatkeqësisht më e sëmura e bashkive që nga krijimi i parë i bashkisë moderne në vitin 1913-të. Më e shëmtuara si model, si drejtim dhe për më tepër si koncept urban, qytetar shkodran. Më groteskja dhe mediokriteti administrativ dhe më arrogantja si dembelja në shërbim të qytetarit shkodran. E ky është problemi i madh dhe për sëmundjen e Migjenit (teatrit) dyert e të cilit sigurisht “s’përputhen” për të ndaluar marrëzinë që hyn dhe përputhen për trashëgiminë që lëngon.