Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Miku lindor me demokraci të brishtë dhe me grusht shteti!

Miku lindor me demokraci të brishtë dhe me grusht shteti!

Postuar: 17/07/2016 - 08:06

Shumë e rëndë ngjarja në Nicë të Francës, po, shumë e dhimbshme dhe përgjakur. Por ajo, dhe pse ka gjakun e shumë viktimave të terrorit – nuk lëkund për asnjë moment besimin dhe nuk e dyshon demokracinë e madhe franceze. Ishte një person i vetëm që bëri një tragjedi të madhe mes turmës së njerëzve. Por sigurisht tronditje më të madhe, pasiguri dhe normalisht meditim të madh në trishtim, të sjell ajo përpjekje për grusht shteti – golpe, e ndodhur në shtetin mik turk? Mund ta quaj shtet mik, duke kapërcyer mbi fatet e përbashkëta të historisë së luftrave dhe pushtimeve, por dhe bashkëjetesës, me një perandori dikur dhe sot një shtet demokratik si Turqia. Kur them shtet demokratik, sigurisht i kam vënë dhe atë koeficientin ballkanik që duhet për çdo gjë – sigurisht ballkanike.

Nga një kolonel i larguar në mars, por anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të quajtur Muharrem Kose dhe bashkëpunëtorëve të tij, shteti i Erdoganit vihet në pikëpyetje të madhe, tanket dalin në rrugë, bllokohen aeroporte dhe rrugë e ura, sulmohen televizione dhe radio, dhe bëhet thirrje për ndërrim të kushtetutës. Kjo gjë, brenda një shteti të NATO-s, në një aventurë ushtarake që pastaj do të kishte gjak, dhe derdhje në rrugë të popullit pa faj, por dhe të zemërimit në përgjithësi. Prishje e demokracisë dhe rrëzim i një qeverie që ka ardhur me anën e demokracisë dhe votës së popullit turk në pushtet – ishte dhe pamja e parë?! Nga ky “hükümet darbesi” apo “grusht shteti” që për fat nuk bëri gjë më tepër – e që në të vërtetë nuk ishte as një grusht shteti i mirëfilltë mbetën këto pasoja: 265 të vdekur, mbi 1500 të plagosur dhe 2839 të arrestuar e qindra të kacafytur nga të gjitha krahët?! Aventurë e madhe, në një shtet që ndërton veten dhe demokracinë dhe që akoma vazhdon të përjetojë grushte shteti të pa arsyeshëm dhe jashtë çdo lloj modeli normal, të një demokracie funksionale. Ky ishte i pesti, por më i panevojshmi dhe më i pa studiuari (megjithëse me plan të mirë veprimi) dhe i koti në historinë e Turqisë së re?! Turqia apo shteti mik i joni në demokraci, është një trashëgimi perandorake dhe njëkohësisht laike Qemaliste ushtarake. Si ajo me koncept gjysëm religjionar apo religjionar Osman dhe ajo me karakter laik sekular – elementi ushtri dhe forcë ushtarake, e kanë brenda dhe të përbashkët?! Kësaj rradhe zotit Erdogan, nuk është se ju sollën keq (gjithmonë sipas tij) kaq shumë Qemalistët apo sekularistët, se sa Gulenistët që tashmë Presidenti që po plaket dhe që ka prej kohësh në pushtet - i konsideron terroristë njësoj si PKK e Kurdëve! Nata e gjatë e Turqisë ishte organizuar dhe të dhënat po shtohen realisht – nga një grup brenda pushtetit të tij dhe jo kundërshtarët e betuar. Një linjë devijate, e cila mori përsipër të bënte dhe nxjerrjen e tankeve në rrugë – shembull aventurier dhe tepër i keq kundra demokracisë dhe një shteti që është formuar nga vota e popullit, sa do që kjo votë ka dhe konceptet e veta të një demokracie të brishtë. Ai Erdogan që ka mbyllur rrjete komunikimi masiv- ju desh ti përdorte ato, për të komunikuar, për të bindur popullin që të dilte në rrugë dhe të mbronte demokracinë. E populli ashtu bëri dhe kishte të drejtë – sepse golpistët kuptoheshin qartë se ishin vetëm aventurier dhe asgjë më shumë. Opozita, nuk ju bashkua – aventurierëve! Erdogan gjithmonë akuzon Gulenin, por ai kësaj rradhe dënon grushtin e shtetit. Nga në ajër me avionin e tij – Erdogan ulet në Stamboll, mbasi sigurohet se aeroportit është nën kontroll dhe kur ju sqarua nga kancelaritë e mëdha të botës – se nuk përkrahin një aventurë të tillë ushtarake në Turqi dhe se janë me regjimin e Presidentit autoritar, por që është zgjedhur në mënyrë demokratike me votat e popullit turk. Por demokracia është ajo që u tregua e brishtë kësaj rradhe në Turqi. E para, sepse u formua dhe u lejua një komplot aventurier ushtarak në një vend modern dhe në NATO, por edhe në rrugë për futje në BE?! Nuk funksionuan as shërbimet dhe as shtabet ushtarake nën pushtetin e Presidentit Erdogan! Pastaj vrasjet në rrugë, ato në rrethim të ndërtesave qeveritare, hakmarrjet dhe linçimi i ushtarëve të dorëzuar (pra ushtarë të dorëzuar që linçohen nga turma apo paramilitarë apo policia) kaosi i përgjithshëm si të ishte një shtet i botës së tretë?! Gjithsesi u mbyll shpejt aventura dhe marrëzia e kolonelëve. I ngjante paksa Shqipërisë 1997-të, por në Shqipëri ishin humbja e parave që bënte dhe arsyetimin e një marrëzie kolektive që përdorej nga politika?! U kap rob Halusi Akar – shefi i shtabit (i cili u liria më në fund) dhe sigurisht u trondit rëndë rendi kushtetues deri sa doli populli në rrugë për të bërë të veten. Duhet respektuar një popull që del dhe mbron veten e rendin – e nuk prish dhe dërmon shtetin?!

Një nga shfaqet e dobëta demokrativisht dhe të forta emocionalisht ishte futja e trupave pro Erdoganit, në CNN Turk, mbasi aty ishin futur dhe trupat e grushtit të shtetit?! Vetëm këtë shfaqe të shohin të gjithë binden se ai vend i mrekullueshëm si Turqia, ka akoma rrugë të gjatë për të bërë për në Europë?!

Ka problem me autoritarizmin e Erdoganit dhe me prodhimet që ai ka me armiq, por dhe me golpistë dhe ushtarakë, përfshi dhe imamin Gulan ish mik dhe shok partie me rrënjë islamike të Erdoganit?! Tronditja e Turqisë mes Qamilizmit dhe Otomanizmit dhe padyshim Islamizmit, përbën një “valle treshe” tepër të vështirë për çfarëdo drejtimin politik demokratik në këtë vend?! Me zotin Erdogan, sigurisht Turqia ka bërë përpara në ekonomi dhe financa, por dhe modernizimin e shtetit, pasurimin e tij dhe sidomos turizmin e kulturën e masave. Por të gjithë e kuptojnë dhe një shumicë me sa duket e mbron dhe Erdoganin si një baba apo kryeplak të madh të shtetit dhe pse akoma ka që thonë është Qemal Attaturk-u?! Ky i fundit me kohën e Taip Rexhep Erdogan – nuk ka më padiskutimshmërinë e dikurshme. Erdogan, ka sjellë në jetë një shtet që e urdhëron ai në një gjysëm demokraci, e cila ka afërsi shumë me islamin e moderuar dhe pranues të shtetit! Po, por që jetohet më mirë se kurdoherë tjetër në historinë moderne të Turqisë. Një presidenti që zëmërohet me rusët dhe pastaj ju kërkon të falur, që lufton kundër ISS-it dhe pastaj lejon pak kontrabandë, atij presidenti që ka larguar borxhet e Turqisë dhe ka bilance të mira financiaro- ekonomike! Presidenti e betuar si armik i Gylenit që thuhet ka një perandori prej 20 miliardë dollarësh dhe që shpërndan shkolla e xhami, kudo në botë, ku hapet për forcë apo shtrihet edhe Erdogani me shtetin pothuaj personal të tij, por të zgjedhur nga turqit në mënyrë të rregullt dhe demokratike. Edhe unë zotin Erdogan për autokrat e di, por ai zgjidhet nga populli që një shumicë e do dhe e ndjek. Por kam bindjen se në ndryshim nga disa nga udhëheqësit tonë – Erdogan me mënyrën e tij, e do realisht vendin e tij mes demokracisë dhe neo otomanizmit?! Rexhep Taip Erdogan e do Turqinë dhe te ne ka plot që nuk e duan Shqipërinë?! Pra kemi një vend (Turqia) që rritet në shumë drejtime dhe që lë për të dyshuar për demokracinë. E sot unë e besoj pse Turqinë me shumë vështirësi e pranojnë dhe e negociojnë gjithmonë vende si Franca dhe të tjera ai ajo në BE?! Por kjo e bën akoma më të rëndësishme dhe futjen e këtij vendi të madh afër Ballkanit, së bashku me vetëm Ballkanin në BE?! Duke parë ato pamje me tanket në rrugë, vrasjet në një grusht shteti, linçimin dhe pushtime televizionesh – se si më erdhi të them se “demokracia te ne” mbase është diçka më shumë se sa atje?! Por sigurisht u binda se “opozita Turke, nuk u bashkua me golpistët” e kjo i bënte nder të madh- që nuk e di në se vlerësohet realisht nga Rexhep Taip Erdogan?! Te ne – nuk do të ishte ashtu?! Po, mu shtua një rreze shprese e vakët edhe pse jam i bindur se “demokracinë akoma e kemi një lojë që se dimë mirë dhe po ashtu shtetin si lopë që duhet ta mjelim vetëm për vete”?!

Mbase kisha të drejtë kur para disa orësh shkruaja si status në FB këtë frazë: New concept Balkanokraci?! Por nuk ka pse ndërlikohemi, sepse gjithmonë e kemi thënë më popullorçe si – ballkanizëm, për ndonjë rast, veprim apo koncept, që nuk është perëndimor dhe as demokratik.

Të shohim se si të jetë shteti mik Turk (uroj më të mirën) mbas kësaj shfaqe e cila megjithëse u luajt shkurt, prapë tronditi themelet akoma të dobëta të demokracisë në Turqi.

 Nga Besi BEKTESHI

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 15/11/2019 - 07:14

Sa nisi reforma në drejtësi të skicohej dhe komisioni i posaçëm nisi punë, përplasjet mes palëve politike kanë qenë të përditshme.

Postuar: 15/11/2019 - 07:13

Quhet Francesko Becchetti (në shqip Françesko Beketi).

Postuar: 15/11/2019 - 07:11

...Nuk kanë asnjë ndryshim bile muhabetet e gjahtarëve pas gjahut sikur plagosin arinj, ujq, çake

Postuar: 15/11/2019 - 07:10

Tashmë janë të qarta dhe ditët e përfundimit të "dashurisë" së politikanëve andaj këtej

Postuar: 15/11/2019 - 07:09

Për nga faktet dhe historia e shqiptarëve të Kosovës, vërehen dy elementë kryesorë që i ngjajnë k

Postuar: 15/11/2019 - 07:08

Pas më shumë se një viti pritjeje për fillimin e punimeve në shëtitoren “Naim Frashëri&rdqu

Postuar: 14/11/2019 - 07:21

Sikur kryeministër i vendit të ishte Tufa i Institutit të Krimeve të Komunizmit, jam i sigurt se