Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)

Kapet 'mat' Ilir Meta (VIDEO)
x

Opinion / Editorial

Miliardat që ushqejnë vdekjen dhe hipokrizinë

Miliardat që ushqejnë vdekjen dhe hipokrizinë

Sot na del parasysh ajo që thoshte një ndër më të mëdhenjtë e letërsisë botërore, Leon Tolstoi: "Është turp të shkruash për ca gjëra të poshtra, por për të gjitha duhet shkruar, sepse duhet nxjerrë në shesh e vërteta", së cilës fatkeqësisht këto tridhjetë vite të errta vëllavrasëse, në atdheun tim të shtrenjtë,po ia marrin frymën, gënjeshtra, mashtrimi, hipokrizia... Për të qenë sadopak i kujdesshëm në ato që themi me shkrim, nuk mund të futen në një thes, të gjithë miliarderët e shumëpasuruar thelbësisht nga mbivlera e punës së papaguar të sa e sa miliona njerëzve. Sepse ka edhe individualitet edhe doza të vogla serioziteti edhe vese të posaçme edhe shpërthime të vrullshme shtazarake të paimagjinueshme nga njeriu i zakonshëm i përditshmërisë, por numërohen edhe shumë kritere e “hynere” të tjera për të thënë se nuk janë tërësisht të ngjashëm, të gjithë ata që klasifikohen miliarderë brenda llojit. Ka syresh që shfaqin, edhe pse shumë zbehtë, debulesë për të varfrit e gjorë! Këtu është fjala për shtete të varfra e jo varfanjakë individë. Dhe ata, miliarderët, këtë lloj dobësie e filantropie e realizojnë me "investime" për vaksinime, zbutje pabarazie (kjo fjali është futur edhe në gjuhën ligjore të qeverisë së sotme shqiptare); operacione paqeruajtëse; lëmosha infrastrukturore; donatorë në vepra dobisjellëse të ndërsjelltë; ndihma bamirësie; hua e kredi të zbutura, (edhe kjo gëlon shkresërisht në Shqipëri); etj. etj. Janë marifetçinj të pafytyrë sepse edhe këtu, ku duket sikur janë bamirës, në bërthamë, janë gjakpirës. Obobo, kërkoj ndjesë, se më doli nga mendja: para ca ditësh u vetreklamuan “flesh” në media dy multimiliarderë të kësaj bote që me dëshirë e respekt, paskëshin taksur për të dhuruar në shërbim të popujve disa miliona dollarë, që t'i përdorin kundër coronavirusit! A shihni se çfarë kakofonie hipokrizish? Keq apo mirë, por maska, kjo copë lecke, u vendos si diçka e mirëqenë për masë mbrojtëse individuale, tashmë në të gjithë popullsinë e globit. Multimiliarderi anglez në vend të maskës për mbrojtje vendos brekët e gruas dhe del në shëtitje, më shumë me avionin personal, por edhe në këmbë, deri sa në Suedi, policia e atjeshme, e fut në burg për një lloj shkeljeje ligji të atij shteti në atë moment të dhënë. Dhe pas disa orësh ai doemos lirohet dhe me detyrim jashtëqitet prej kufijve të atij shteti. Por atij nuk iu bë vonë aspak, sigurisht. Por jo natyrisht. Natyrshëm do të ishte që, ai, multimiliarderi anglez në fjalë, të vendoste maskë siç e rekomandon shkenca e mjekësisë dhe praktika botërore e përtashme dhe jo mbathjet e gruas. Si e ka emrin ky veprim, kaq i thjeshtë, por publik, i njohur tashmë nga tërë shikuesit e ekranit të këtij planeti, përveçse perversitet? Multimiliarderi Gates ka deklaruar krenarisht e shpërfillës ndaj njerëzimit, qëllimet e tij (vallë vetëm të tij apo edhe të disa të tjerëve?!) për të ulur popullsinë e botës në 10-15 % sepse... Si thoni ju,i dashur lexues, sepse është bamirës? (Për Shqipërinë, sipas medias sonë, ai ka planifikuar 1200 vetë të vdekur nga corona deri në fund të vjeshtës). Dhe për të arritur këtë ai ka vënë në zbatim lloj-soj metodash: në kontinentin me ngjyrë, (nga ku është historikisht burimi më i madh i skllevërve që ndërtuan Amerikën, që po mbajnë Francën dhe po tronditin botën e superzhvilluar imperialiste), ka aplikuar programe sterilizimi të miliona femrave; në Indi, ku lopa konsiderohet perëndi për jetesën e të lindurve nga një popullsi që arrin miliardin, Gates “implementoi” epidemi shfarosëse poliomeliti në masë. Këto urdhëra ai i merr nga politikat dhe krerët e atyre të paktëve që nuk duken. Ai, shihet si e zeza mbi të bardhë, është ndyrazi një shërbëtor i paskrupullt i oligarkisë më të lartë financiare masonike botërore. Multimiliarderi me post presidencial thotë në ecje (sipas këndvështrimit human, pa pikë qederi, dhe sipas këndvështrimit vrasës, me dëshpërim): "Amerika është mbrapa me planin e vdekjeve". Dhe kur dikush qëlloi me armë diku afër kur ai po mbante një fjalim, nga frika apo siguria, ia mbathi duke u fshehur prej plumbit, që nuk i qe drejtuar atij! Nejse! Dhe tani po na krijohet përshtypja se, në njësinë e kohës dhe të hapësirës, më shumë ka sasi vdekjesh në botë se sa numër sëmundjesh, mbasi vdekja po mirëplanizohet duke u shoqëruar me njëmijë e një “asete” të tjera që shpien vetëm në shtimin e numrit të njerëzve që duhet patjetër të shuhen, pavarësisht moshës. Ju lutem mos harroni objektivin: të shpopullohet bota në masën 15%, d.m.th. për në çdo njëqind vetë, në njësinë kohore, le të themi, një mujore, duhet të dërgohen në varr 15 vetë vetëm nga kjo epidemi. Këtu nuk përfshihen aspak ata që vdesin natyralisht apo nga sëmundje e arsye aq të shumta të tjera. Por kjo nuk është fushatë një vjeçare. Jooo! Është me riciklim të mirëplanifikuar. Këtë e tregojnë fjalimet kërcënuese të disa zëngjirurve nga të thirrurat lavdëruese për bosin kur thonë: "Ruhuni nga një valë e dytë; mos harroni se vijnë edhe griprat e tjerë shoqërues; prisni sa të bëhet vaksina; u bë dhe doli vaksina e parë; vaksinën e parë e provoi vajza ime...tha një tjetër president miliarder, etj etj". Një i zgjedhur apo i ardhur në post presidenti, shpotit haptazi: "Mos ia varni shumë kësaj pandemie, shikoni punën". Një i katërt sharlatan në pamje, e kuptoi se gripi qe vërtet i rrezikshëm vetëm kur e pa trupin e trurin e tij të goditur aq sa mezi shpëtoi! Presidenti i një shteti-ishullor deklaron si kaposhi mbi togun e plehut: "Pini çajin që pi unë dhe do të shëroheni nga coronavirusi". Dhe disa dhjetëra e dhjetëra të tjerë kryetarë a presidentë shtetesh, padiskutim me pasuri të shumta, bënë si u tha OBSH (lexo: grupi drejtues popullsivrasës i sponsorizuar nga multimiliarderi) apo siç bëri edhe fqinji më i afërt. Edhe këta që sapo përmendëm, punojnë për padronin, por me një tjetër "tingull muzikor dhe nerv poetik". Turmat popullore domosdo mbahen të mbyllura në vathë... Qindra institucione dhe mijëra shkencëtarë (të vërtetë të paguar, ose të rremë, por edhe këta të paguar, madje më mirë) i bëjnë jehonë pandemisë së Coronavirusit deri në himne fantazmagorike, apokaliptike. Në këtë botë politike me rrumbullakësi eliptike deri me qoshe, ku secili ka të drejtë fjale dhe vepre, ku politizohet gjithçka, pasqyrohet më së lartmi shprehja shqipe, me fjalë farsi e turke "çdo gurmaz nxjerr një avaz". Kështu që bosi multimiliarder e ka shumë më të lehtë të livadhisë duke drejtuar me lobim, me pará, me “pambuk” shpirtëror dhe me teknologji, gjithçka që shpie në qëllimin e tij final aventuresk: shfarosje njerëzish, nga një armik i padukshëm, masiv, pa armë as të thjeshta e as konvencionale.Thjesht: virus gripal! Çfarë bëri më shumë se kaq fashizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore? A nuk kuptohet se këtij lloj sundimi i ka ardhur fundi, por dollari si “gëzhdalla” e mitizuar e mban akoma në këmbë? E përgjithshme dhe e njëtrajtshme është ajo që thotë urtësia e popullit tonë në gjuhën shqipe "qeni leh atje ku ha" dhe më tutje: "Kur qeni është i lidhur, leh më hidhur". Pra edhe miliarderi dikujt i shërben (veç parasë si mjet e qëllim vetjak), e pikërisht ai leh për atë padron. Po cili është padroni? Vallë vetëm një njeri i vetmuar? Jo! Mos u gënjeni. Kanë disa shekuj që jetojnë në dinasti; bashkohen për të shtypur me përçarje shtetet e mesme e të vogla, por ama pa hequr dorë nga groposja e rivalëve ende sipas mjeteve primitive: plumb, thikë, helm, shtuar edhe kompjuterin e satelitin. Por jo për t'u zhdukur. Vetëm për t'u zëvendësuar. Sa për milionerët e vendit tonë, duhet thënë se janë akoma foshnjë që nxitojnë të rriten parakohe, por më shumë po gremisen. Ende nuk janë krijuar rrjetet e kthetrat e padepërtueshme, sepse jo pak syresh e kanë vënë pasurinë pa punuar fare, ose thjesht me skaf, drogë, hajni e puthadorë, madje pa mësuar as gjuhë të huaj. Këta janë tregues fundorë realë për këtë lloj "demokracie që inspiron demokraci". Prandaj ka ardhur koha që të demaskohet me të gjitha mjetet, mënyrat, format që të arrihet te përfundimtarja, përmbysja e këtij sistemi ekonomiko-shoqëror, i cili prodhon të tillë helme për shoqërinë njerëzore dhe të vendoset sistemi që promovoi Komuna e Parisit dhe e përjetoi kampi socialist, me më shumë se 16 shtete, në 1/6 e globit për afër një gjysmë shekulli. E kjo kërkon revolucion të vërtetë përmbysës, i cili nuk është aq i pamundur sa thuhet.