BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Milionat e eurove dhe përmasat e reformës në drejtësi

Milionat e eurove dhe përmasat e reformës në drejtësi

Bashkimi Evropian e zgjidhi qesen për reformën në drejtësi. Në ndihmë të strukturave të reja që do të krijohen së shpejti, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, dje ambasadori i BE-së në Shqipëri firmosi me qeverinë shqiptare projektin IPA 2018 për 42 milionë euro. Kjo shifër dëshmon se interesi madhor i BE-së për realizimin e kësaj reforme nuk ka thjesht ngjyra lokale, por është rajonal. Ndërkohë, ekspertë amerikanë të disa fondacioneve dhe instituteve të pavarura apo të lidhura me qeverinë amerikane, si dhe rrjeti global “Carnegie Endoëment for International Peace (Ndihma e Carnegie për Paqen Botërore) ( https://carnegieendoëment.org/2019/02/06/russia-s-game-in-balkans-pub-78235) kanë vlerësuar qasjen e reformës shqiptare në drejtësi, në përjashtimin nga sistemi të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk justifikojnë pasurinë e tyre. Një pjesë e tyre mendojnë se paraja dhe ndikimi rus ka depërtuar edhe në interesat materiale të disa gjyqtarëve dhe prokurorëve në Maqedoninë e Veriut dhe në Mal të Zi, por edhe në Serbi dhe në Bosnjë-Hercegovinë. Duke e bërë gjyqësorin e këtyre vendeve të varur jo vetëm nga tentativat për korrupsion, por edhe nga ndikimi rus. Paralelisht me ta, disa eurodeputetë, raportues në Këshillin e Evropës(https://ëëë.coe.int/en/ëeb/tirana/-/pace-rapporteurs-satisfaction-ëith-vetting-of-judges-and-prosecutors-further-steps-needed-to-fight-high-level-corruption) dhe disa ekspertë të Bashkimit Evropian pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve Ligjore, po përmendin përherë e më shumë qasjen shqiptare të reformës në drejtësi si shembull domethënës pozitiv. Si një mënyrë e re për të përmirësuar efektivitetin e gjyqësorit në disa vende anëtare të Bashkimit Evropian, si Polonia, Rumania e Bullgaria, me probleme të korrupsionit të përhapur mes gjyqtarëve dhe prokurorëve. Për këto arsye, ecuria dhe suksesi i reformës në drejtësi në Shqipëri është tashmë një vlerë rajonale dhe ndërkombëtare. Bashkë-ideuesit dhe investuesit e saj, SHBA-të dhe Bashkimi Evropian janë të pozicionuar fort për të ruajtur imazhin e reformës. Kush e sulmon atë, qoftë dhe nga llogoret e ngushta dhe të verbra të politikës sonë të ditës, bën një gabim fatal në pozicionimin e tij personal, apo të forcës politike që përfaqëson, përballë aleatëve tanë të mëdhenj historikë, SHBA-ve dhe Bashkimit Evropian. Mirëpo, nëse kundërveprimi i Bashkimit Evropian kërkon kohë dhe është disi konfuz, për shkak të morisë së institucioneve që kontrollojnë një qëndrim, ai i Shteteve të Bashkuara të Amerikës paraqitet i menjëhershëm, i qartë dhe i vendosur. Ky vend, më potenti në botë dhe demokracia më e madhe funksionuese në planet, reagon pa kurrfarë ndrojtjeje dhe paragjykimi, në mbrojtje të interesave të veta në rajon. Nuk ka nevojë për shumë kohë, apo për një bashkësi idesh dhe qëndrimesh, si strukturat qeverisëse të Bashkimit Evropian, që u duhet të konsultojnë parlamentet dhe qeveritë e 28 vendeve anëtare të komunitetit. Po të kthehemi në kohë tre vjet më parë, në qëndrimet e forta dhe reagimet shumë origjinale e të prera të ish-ambasadorit amerikan në Shqipëri, Donald Lu, në periudhën qershor-korrik 2016, kur po ngjizej në Kushtetutë reforma në drejtësi, por edhe në dy vitet më vonë, jo pak prej nesh i morën qëndrimet e tij edhe si pjellë e personalitetit të fuqishëm vetjak. Mirëpo në të vërtetë, sidomos me konfirmimin në detyrë dhe emërimin e “Lu-së së dytë” për nga forca dhe ashpërsia e qëndrimeve në mbrojtje të interesave amerikane, Zv/Asistentit të Sekretarit të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë Mattheë Palmer, si Përfaqësues i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, amerikanët po pozicionohen akoma dhe më fort në mbrojtje të reformës në drejtësi. Ja përse takimet dhe mostakimet e drejtorit për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit, David Kostelancik tre ditë më parë në Tiranë, duhen lexuar pikërisht me këtë optikë. Për amerikanët, reforma në drejtësinë shqiptare nuk është e njëanshme apo e kapur nga qeveria shqiptare, për arsyen e thjeshtë se po mbikëqyret dhe gati-gati drejtohet nga ata. Kush shpreh opinion të kundërt, shkon ndesh me interesat amerikane jo vetëm në Shqipëri, por më gjerë në rajon. Ka ardhur koha që çdo politikan shqiptar të kuptojë se ajo çfarë nisi më 22 korrik 2016 me votimin unanim të Parlamentit shqiptar për ndryshimet kushtetuese për reformën në drejtësi, sot ka marrë peshë dhe imazh ndërkombëtar dhe ka dy garantë që nuk bëjnë shaka me silurimet ndaj saj: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.   

Nga Fatos Çoçoli