BREAKING NEWS

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i përgjigjet Kurtit: Faleminderit

I bëri ftesë për të vizituar Kosovën, Rama i
x
BREAKING NEWS

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë për përjashtimin nga PD të Berishës dhe lëshon paralajmërimin e fortë: Këta të tre janë fatkeqësia më e madhe për çdo shqiptar!

“Nuk ka kthim pas”/ Lulzim Basha mban qëndrimin e prerë
x
BREAKING NEWS

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të fillojmë përgatitjet për ...

Albin Kurti i dërgon letër publike Edi Ramës: Le të
x
BREAKING NEWS

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen të gjitha takimet. Zbardhet njoftimi zyrtar

Vendim i papritur/ Mbyllet Ambasada Gjermane në Tiranë, anulohen
x
BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali Berishën: Ndodhet në vështirësi! Aq i fortë është ai, sa kur kishte përballë Ramiz Alinë...

Trondit Spartak Ngjela, tregon fundin e frikshëm që e pret Sali
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e fuqishëm për politikën shqiptare

Yuri Kim reagon pas takimit me Lindita Nikollën, jep mesazhin e
x
BREAKING NEWS

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan qeverinë “Rama 3”, ja kush abstenoi (EMRAT)

Del dokumenti/ Nga Berisha tek Kryemadhi, deputetët që nuk votuan
x
BREAKING NEWS

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë opozitës: Mos më detyroni të bëj punën tuaj

“Zgjohet” Ilir Meta dhe i dërgon mesazhin e fortë
x

Opinion / Editorial

Çmimet stratosferike në jug dhe shteti gjoja i matufepsur

Çmimet stratosferike në jug dhe shteti gjoja i matufepsur

Edhe ai që nuk ka mundësi financiare të kalojë disa ditë pushimesh në bregdet e ka dëgjuar nga miq e shokë se çmimet në resortet që shtrihen përgjatë kësaj vije bregdetare janë stratosferike. Nuk bëhet fjalë vetëm për ato luksozet ku thekin b… politikanët dhe VIP-at e artit, por edhe për ato të zakonshmet. Një natë fjetje normalisht 200 euro, sikur do flesh në re dhe jo në dyshekë vërtet cilësorë, por që i gjen edhe në tregun e zakonshëm. Një vezë 2000 e 3000 mijë lekë (do të flasim me të vjetra siç kemi mbi 50 vjet që flasim) sikur pula që e ka pjellë ha ushqim ardhur nga ndonjë planet tjetër. Një sanduiç 6000 deri në 12 mijë lekë sikur brenda të mos ketë mish derri marrë me 5000 lekë kg, por sikur të ketë mish deveje blerë sa frëngu pulën. Një ujë 500 gr 1500 e ndoshta edhe 3000 lekë sikur të ketë ujë të bekuar nga vetë Papa i Romës dhe jo të jetë blerë nga shumica me maksimumi 250 lekë të vjetra. Nuk po flasim për “artilerinë e rëndë”, makarona me midhje e karkaleca e peshq nga më të ndryshmit, me çmimet e të cilave, një familje normale kalon muajin me bukë e ushqime. Justifikimi i pronarëve që kurrë nuk u ngopën është se ne këto dy muaj punojmë dhe gjithë vitin fryjmë sytë. Dhe duhet sipas tyre që këto dy muaj t’u marrin pushuesve edhe qindarkën e fundit. Dëgjon gjatë këtyre dy muajve lloj-lloj legjendash për këto pushime e çmime, argument nga më të ndryshmet dhe më të pabesueshmet. Pjesa më e madhe theksojnë se “aty venë ata që ua mban xhepi”. Është e vërtetë që vizitorët aty i dinë më së shumti çmimet dhe çfarë i pret. Po ka ca të tjerë që mund të jenë edhe më të shumtit që shkojnë nga halli. Sapo janë fejuar dhe kryesisht nënat, u japin nga kursimet e tyre që të gëzojnë edhe ata si të tjerët. Disave u kanë ardhur nga jashtë shtetit miqtë e fëmijëve të tyre që kanë vite që punojnë bashkë dhe ata për të nderuar mikpritjen i çojnë aty ku bukuria nuk paguhet. Po është edhe xhelozia shqiptare që “pse e bija e filanit shkoi një javë aty dhe unë nuk shkova dot”. Por le të marrim më të përgjithshmen: Përse politikat turistike janë të tilla sa në të shumtën e rasteve të del më mirë llogaria të shkosh me një paketë turistike diku në Turqi apo Kroaci dhe të mos pushosh në vendin tënd? Të gjithë e gjejnë nga një aureolë mbrojtëse për të justifikuar shkuarjen aty dhe nuk ka asgjë të keqe. Sakrifikon njeriu për një ditë pushimi ndryshe nga të tjerat. Mirëpo mënyra lubiteske e të vjelit të parave prej këtyre pushuesve dhe mënyra kanibaleske e ndarjes së tyre midis pronarëve, punëtorëve dhe shtetit është revoltuese. As që kërkojmë shenjë barazimi midis të treve dhe padyshim, në të drejtën e zotit pronari do marri llokmën më të madhe. Për shumë arsye dhe më e dukshmja sepse ai ka harxhuar për ngritjen e resortit. Mirëpo siç thotë populli, shtëpia ka tjegulla, por edhe shteti ka rregulla. Për çdo qindarkë të futur në xhepin e tij, pronari është i detyruar që të shkojë vetë tek arka e shtetit dhe të dorëzojë atë që i takon shtetit. A bëhet kjo në mënyrë të drejtë dhe të rregullt? Këtu lind edhe handikapi që i hap rrugë penetrimit të këtyre pronarëve me çmimet. Për rritjen galopante të tyre në të vërtetë shteti nuk ka faj të drejtpërdrejtë. Në ekonominë e tregut çmimi është produkt i kërkesë – ofertës. Mirëpo shteti ka mekanizmat e tij që edhe këtu bëhet rregullator. Nuk kam ndërmend të bëj leksione ekonomie, por përmes një shembulli vetjak do tregoj “darën” e shtetit që e detyron pronarin të mos e çojë çmimin atje ku ai do të donte ta çonte për qejfin e vet. Bëhet fjalë për periudhën e përpara shumë vjetëve kur pronarët e furrave të bukës morën vendimin drastik dhe e çuan çmimin e një buke të zakonshme nga 300-400 lekë në 800-900 lekë. Pata një presion të paparë dhe sapo dilja nga shtëpia, të njohur e të panjohur më kërkonin që të mos heshtnim ne gazetarët për këtë gjë. Bisedova me disa bukëpjekës që me argumenta bindëse sipas tyre e kishin të justifikuar këtë rritje sepse ishte rritur në të njëjtin nivel edhe mielli. I pabindur edhe unë nga ato që dëgjoja trokita në zyrën e drejtorit të tatim taksave të qarkut, me mendimin se kjo zyrë nuk po e bënte siç duhet detyrën për të ndaluar këtë rritje. Drejtori, një çam i mirë, por edhe specialist i zoti më priti me dashamirësi si gjithmonë pa e ditur se për çfarë kisha trokitur. Kur erdhi moment, ia thashë shqetësimin e qytetarëve me të cilin bashkohesha edhe unë dhe me kërkesën për të ndërhyrë e për të mos qëndruar indiferent në këtë situatë. Me dashamirësi, drejtori më komplimentoi për nivelin profesional që shfaqja zakonisht në lajmet që jepja dhe më kujtoi se dikur kisha bërë marksizëm – leninizëm dhe aty kisha mësuar edhe mënyrën kapitaliste të të operuarit. Çmimi kishte vetëm një “pronar”, kërkesë-ofertë dhe kjo nuk varej nga asnjë institucion shtetëror. Por drejtori profesionist pati mirësinë të më shpjegonte se shteti kishte një tjetër mënyrë ndërhyrje që çmimi të mos e kalonte logjikën ekonomike. Sa më shumë e rrisin bukëpjekësit çmimin aq e rrit edhe shteti tatim-taksën ndaj tyre. Dhe kështu që edhe ata llogarisin fitimin dhe tatimin dhe e mbajnë çmimin aty ku të dy palët janë dakord. Këtë kërkojmë edhe ne nga ky shtet që ose është matufepsur ose bën si i matufepsur. Sepse kam dëgjuar këto ditë deklarata të shumta nga drejtues kryesorë të Ministrisë së Turizmit dhe asaj të Ekonomisë se nuk mund të ndërhyjmë në asnjë mënyrë tek çmimet që afrojnë resortet turistike. E vërtetë, ligji nuk të lejon të futësh duart tek çmimet, por ligjet të japin mundësinë t’u tregosh këtyre pronarëve që deri ku është limiti për këto çmime, ballafaquar me tatimin që u rëndon atyre. Mirëpo këto institucione mjaftohet me deklarimin e një shume të ndërmjetme për një tatim të caktuar dhe pronarët tashmë profesionistë, në treguesit ekonomikë që paraqesin në degën e tatim taksave gjithmonë çuditërisht japin shifrën minimale të fitimit për të paguar ashtu edhe minimalen e tatimit. Po të shikosh këto deklarime vëren se ndryshe nga ligji i jetës që për çdo vit e ngre nivelin e jetesës së qytetarëve dhe për rrjedhojë edhe pronarët i rrisin çmimet nga viti në vit, janë gati të njëllojta me vitin e kaluar, me pak rritje sa për të mos i marrë më sysh. Një fushë tjetër ku shteti ose fle me ndërgjegje ose bën si i matufepsur është me punësimet që bëhen aty dhe me pagat që marrin të punësuarit. Është për të qeshur dhe për të qarë kur shikon se një pronar i një resorti me 100 dhoma pushimi, me restorant me 30 tavolina dhe që punon 24 orë në 24, deklaron se ka punësuar dhe u paguan sigurimet vetëm 10 punëtorëve. Aq punëtorë atij nuk i dalin as për të pastruar dhomat e të mbajnë ndezur zjarrin në kuzhinë e jo të mbajë me të ngrëna e shërbime të tjera dyqind e më shumë pushues. Këtu është shteti rregullator përmes kontrolleve të rregullta e sistematike, por edhe befasuese se punëtorët janë mësuar që sapo të shikojnë një ekip kontrolli të hiqen si pushues. E kanë pranuar nga halli këtë rol siç kanë pranuar të paguhen aq pak sa në një punë tjetër të zakonshme, ndonëse lodhja është e jashtëzakonshme se më së shumti punojnë deri në 12 orë. Por më të shumtit janë studentë që duan të nxjerrin shpenzimet e shkollës dhe nuk duan t’i bien në qafë familjes. Por edhe këtu janë institucionet shtetërore që duhet të ndërhyjnë dhe të rregullojnë mënyrën e të paguarit sipas ligjeve që janë në letër, por nuk zbatohen në praktikë.