BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x
BREAKING NEWS

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali
x
BREAKING NEWS

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e
x
BREAKING NEWS

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve,
x
BREAKING NEWS

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet
x
BREAKING NEWS

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit
x

Opinion / Editorial

Çmimi i pabarazisë

Çmimi i pabarazisë

Sot mbarë shoqëria jonë jeton me një telenovelë reale. Jo si ato telenovelat e stisura turke. Jeton me historinë-telenovelë të një punonjëse pastrimi që brenda një ditënate u shndërrua në pronare të mbi gjysëm milioni eurove pasuri dhe, pasi u kap nga policia me gjënë e vjedhur, nga denoncimi i një ish-funksionareje të shtetit, përjetoi jo vetëm kalvarin e burgosjes së saj dhe të të birit, por edhe vëmendjen e një vendi të tërë. Jeton me historinë-dramë të një zyrtari të lartë të shtetit, që pasi hodhi një firmë mes dhjetra e qindra firmave që hidhte çdo ditë, firmë e cila, me dashje ose pa dashje, çonte në një dëm ekonomik 1.2 milionë euro të buxhetit të Shtetit, njohu skëterrën. Në fakt, priti pak ta shihte të bardhën të zezë. Shpresoi në fund të dhjetorit 2022, se mos gabimi-faj i tij si shkelje administrative të paktën t’i kushtonte vendin e punës. Por jo. Shkelja e tij administrative, dy javë më vonë i kushtoi prangat. Dhe zyrtari i ri përjetoi botën t’i përmbyset e gjitha mbi supe dhe qielli t’i kthehet skëterrë. Edhe ai mori vëmendjen e gjithë shoqërisë sonë, për shkak të pozicionit të lartë që mbante në piramidën shtetërore. E mori këtë vëmendje, përmes lakimeve dhe ndezjes së qindra apo edhe mijëra teorive me korrupsion të thellë dhe të mirëmenduar. Një zyrtar deri atëhere model, thithi rreth vetes, si një magnet gjigand, të gjitha të këqijat e korrupsionit galopant dhe abuzimeve masive të përmbledhura në shoqërinë tonë, që nga viti i largët 1992 e deri tani. 31 vite zhgënjimesh, revoltash, pakënaqësish nga drejtësia e munguar, fjalnajash, akuzash dhe kundër akuzash, gjyqesh popullore në kafene apo në vatrat tona familjare, iu zbrazën mbi supe. Jemi një shoqëri që nuk presim që drejtësia të thotë fjalën e saj, por vetëgjyqësinë dhe prokurorin e gjykatësin e kemi në mendje dhe në gjak. Dhe e luajmë prokurorin dhe gjykatësin në gjyqet e diskutimeve tona të përditshme, më mirë se aktorët tanë më të mirë në teatro dhe kinema. Lind pyetja: a qëllon vetëm tek ne që një hajdute të shndërrohet në imagjinatën kolektive gati në një histori suksesi? Jo! Por ama tek ne qëllon, për fat të keq, që një zyrtar, me një përgatitje dhe tërësi studimesh për t’ia patur zili një ministër, pse ka kryer një shkelje administrative dhe ndoshta mes 60 dokumenteve që firmoste çdo ditë, vuri një firmë me pakujdesi vrastare, sot qëndron prapa hekurave. Ndërsa një ish funksionare e lartë e shtetit, pse kishte në 7 vitet  e fundit një mbështetje okulte, sot hetohet e lirë. Pavarësisht se shtatë vite më parë, duke u bërë drejtore në shtet, hyri në këtë pozicion me një apartament 47 metra katrorë si pasuri. Pavarësisht se doli nga shteti, pesë ditë pasi bëri denoncimin e vjedhjes në banesën e saj, më 19 dhjetor 2022, si pronare e gjashtë apartamenteve dhe e 120 mijë eurove të vjedhura në apartamentin ku banonte me qera. Një pasuri e tillë fitohet me ndershmëri vetëm nëse në këto shtate vite dikush e ka patur rrogën në shtet pesëmbëdhjetë herë më shumë se sa ish-funksionarja në fjalë! Mision i pamundur. Megjithatë, ish-zyrtarja hetohet e lirë. Ndërsa zyrtari që nuk u përfol një herë, ndërsa ishte në krye të doganave të Shqipërisë, sot hetohet pas hekurave. A ka barazi në trajtimin e këtyre dy personave? Jo! A duhet ta quajmë shoqërinë tonë të barabartë, kur gjysma e familjeve shqiptare (300 mijë familje) zotëron vetëm 5 përqind të burimeve dhe pasurive të vendit, ndërsa 2 përqind e popullsisë zotëron një të tretën e tyre? Ku “vëllai i madh” është vëmendja dhe dëfrimi kryesor i ditës dhe natës? Ku mesatarja e qytetarëve sheh televizor rreth 5.5 orë në ditë dhe flet për politikë mbi 1.5 orë? Ku nuk lexon libra dhe shkon shumë pak në teatër dhe kinema? Çmimi i pabarazisë së tejskajshme është humbja e shpresës se vendi yt do bëhet më mirë. Nuk e duam këtë çmim kaq të rëndë. Prandaj dhe ende qëndrojmë këtu, jetojmë stresin dhe mangësitë e shërbimeve publike, pavarësisht se një pjesë e tyre janë përmirësuar ndjeshëm. Dhe duam të rrisim fëmijët dhe fëmijët e fëmijëve këtu. Por shpresa është një bimë shumë delikate. Ajo duhet ujitur çdo ditë. Pabarazia e vret shpresën. Drejtësia reale e prokurorëve dhe gjykatësve realë të vendit e ka në dorë ta mbajë këtë shpresë të padëmtuar keqazi.