BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Ministrat teknikë, një eksperiment i dështuar i klasës sonë politike

Ministrat teknikë, një eksperiment i dështuar i klasës

Një dorëheqje kolektive që mundësoi përfundimin e një eksperimenti krejtësisht të dështuar. Aq sa pse u ndërmor kryerja e këtij eksperimenti atë mesnatë të 18 majit, veç dy personazheve që nënshkruan kryerjen e eksperimentit, askush tjetër edhe sot e kësaj dite nuk di gjë më tepër.

6 ministra me në krye një zëvendëskryeministre dhanë dorëheqjen duke paralajmëruar shqiptarët se në vendin e tyre mbaruan ditët pa opozitë. Kjo dorëheqje e tyre, vetëm për këtë mund të vlerësohet pozitive. Pasi ata as vetë nuk e dinë se pse qëndruan aq gjatë në postet që duhej të qëndronin jo më shumë se një muaj. Justifikimi i tyre se, po përgatisnin raportin për shkeljet e vërejtura gjatë fushatës zgjedhore vështirë se mund t’i besojë ndokush. Aq më tepër që tashmë raporti i hartuar prej tyre është në duart e çdo shqiptari. Secili vëren lehtësisht se raporti i ngjan më tepër një hartimi të keq të një nxënësi të dobët që s’ka ditur çfarë të shkruajë, se një raporti që evidenton problemin që po shqetëson demokracinë shqiptare. Raporti duket se është hartuar nga zori, nga persona që duket se as nuk e njohin problemin për të cilin janë detyruar të shkruajnë. Raporti evidenton problemin e shitblerjes së votës, pa evidentuar ndonjë rast. Se shitblerja e votës është evidente në Shqipëri prej kohësh këtë e dinë gjithë shqiptarët. Po t’i pyesnin shqiptarët e thjeshtë, autorët e raportit do ta mbushnin atë me shembuj konkretë nga e gjithë Shqipëria. Ndërsa në krahasim me zgjedhjet e deritanishme, në këto zgjedhje, pjesëmarrja e administratës ka qenë e papërfillshme. Sepse gjithë shqiptarët ende e mbajnë mend fushatat zgjedhore të kaluara, kur edhe nxënësit e klasës së parë dridheshin nga i ftohti, ndërsa prisnin zyrtarët e lartë që vinin të na mashtronin me premtime të çuditshme.

Mungesa e shembujve konkretë të shkeljes së ligjit edhe për problemet e tjera që vetëm janë cekur nëpër rreshta, e ka bërë raportin e ministrave teknikë në një masë të madhe groteske. Vetë raporti tregon dështimin ekzemplar të kësaj shpikjeje të realizuar në mesnatën e 18 majit.

Por ministrat teknikë ndjehen të kënaqur me punën e tyre 2 – 3 mujore. Ndaj kërkojnë që kjo përvojë të vazhdojë sa herë kemi zgjedhje. Bile ata propozojnë që në zgjedhjet e tjera elektorale, monitorimi përmes ministrave teknikë të nisë që në muajin janar dhe jo një muaj para zgjedhjeve. Një propozim i çuditshëm, kur shohim se efektiviteti i ministrave teknikë më shumë ka qorollepsur dhe ka ngatërruar punën se ka ndrequr ndonjë gjë në ato sektorë ku ato u vendosën sipas kërkesës së opozitës.  Kështu bie fjala, ende edhe sot diskutohet se çfarë deshi të tregojë zëvendëskryeministrja Ledina Mandija, kur iu drejtua nëpunësve civilë duke i mësuar se, “nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk i lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike”. Thjesht atij i kërkohet të tregohet një skllav i mirë. Sepse të kontrollohet jashtë orarit të punës se çfarë artikulon çdokush, është më tepër se poshtërsi ekzemplare. Nëse do ta marrim seriozisht kërcënimin e zëvendëskryeministres, duhet të themi se, “është një turp i përmasave stratosferike. Sepse kujtojmë se këtë lloj kërcënimi nuk e bënte as diktatori i cili kërkonte: “të gjithë kanë të drejtë të shkruajnë me germa të mëdha e të kritikojnë këdo që shkel ….”. Ndërsa në mënyrën më paradoksale, pas 27 vitesh demokraci (demokraci i thënçin) kërcënohemi se do të kemi shumë pasoja “nëse çelin gojën”. Dhe kur? Gjatë fushatës elektorale. Mirë, kryetarët e partive na sjellin kartëpostale kandidatët që duhet detyrimisht t’i votojmë, po është e tepërt të mos na lënë të shprehim qoftë një fjalë për lloj-lloj malukatësh që këta kryetarë partie na i sjellin sa herë ka zgjedhje që t’i kemi deputetë.

 Të flasim drejt, siç po ndodh në këtë Shqipërinë tonë, askund tjetër nuk e ndesh. Vetëm këtu kujtohemi në mesnatë dhe bëhemi bashkë, miq e armiq që ndër vite çnuk e kemi sharë njëri-tjetrin. Bëhemi bashkë, edhe pse e dimë se do të bëjmë në fund “një vërë në ujë”.

Në realitet, në këtë fushatë elektorale, emërimi I këtyre farë ministrave teknikë shërbeu vetëm për shfryrjen dhe deri diku normalizimin e situatës tërësisht të rënduar politike në pragun zgjedhor. Asgjë tjetër nuk na sollën këta farë ministrash teknikë. Në fund të fundit, vetëm çfarë do të mund të kontrollonin, apo të evidentonin ? Sepse ata kishin në dorë vetëm hapëset e kashtës. Asgjë tjetër!

Kjo solli që ata në këto dy - tre muaj më shumë ngatërruan se ndreqën punë. Bile edhe vetë u fyen deri në ekstrem. Aq sa për afro 3 muaj nuk u takuan të paktën një herë me kryeministrin, apo me kolegët e dikastereve të tjera. I lanë thjesht t’i binin curles siç dëshironin vetë. Thjesht, i braktisën dhe asnjë ditë nuk ua vunë një çikë veshin. Rezultati i këtyre ministrave teknikë tashmë dihet nga të gjithë shqiptarët: thjesht ministrat teknikë bënë një raport që i ngjante siç thotë populli, “një pordhe me rigon” dhe u larguan pa lënë asnjë shenjë tjetër. Është kjo arsyeja që kërkesa e tyre që në zgjedhjet e tjera ministrat teknikë të sillen që në fillim të muajit janar, është më shumë se groteske. Nuk duhet të harrojmë më shumë kohë me këtë eksperiment krejtësisht të dështuar që vetë klasa politike u kujtua të kryejë.

Në situatën në të cilën ndodhemi është e domosdoshme që menjëherë të nisim sa më shpejt kryerjen e një ristrukturimi tërësor të të gjithë shoqërisë sonë. Që të mos ia lëmë edhe më tej, që përfaqësuesit tanë të na i emërojë kryetari i partisë, kushdo qoftë ai. Sepse të gjithë po e shohim se, si jemi katandisur, nuk mund të realizojmë asgjë, as për vete, as për brezat që vijnë. Kemi treguar se dimë vetëm të trazojmë ujërat vetëm në dëmin tonë, aq sa tashmë kemi çuditur botën mbarë. Aq sa ne ende nuk kemi treguar se dimë të protestojmë për të drejtat tona. E dimë se protesta në demokraci është si vaji lubrifikant për shoqërinë. Po nuk protestojmë edhe pse as ujë të pijshëm nuk kemi. Kështu banorët e Kukësit, edhe pse ndodhen të rrethuar nga uji, marrin a s’marrin ujë të pijshëm në çezmat e tyre vetëm 2 – 3 orë në 24 orë. Paçka se për ujësjellësin që i furnizon ata deri tani janë shpenzuar rreth 4 milionë euro. Të paktën këta farë politikano - pushtetarësh të familjes të na tregonin diçka nga e vërteta se ç’ka ndodhur me këtë ujësjellës. Sepse kuksianët që të kenë pak minuta ujë nëpër çezma, i kanë bërë hall vetes duke instaluar pompa në hyrje të pallatit. Po të mos ishin ato pompa, nuk do të kishin asnjë pikë uji në çezmat e shtëpisë banorët e qytetit verilindor edhe pse për ujësjellësin janë shpenzuar rreth 4 milionë euro.

Ky shembull tregon se, me këtë klasë politike që ne ende kemi nëpër këmbë, tashmë jemi të bindur se nuk mund të ngremë një shtet normal që të na shërbejë të gjithëve dhe jo vetëm një grupi oligarkësh dhe vetëm familjes në pushtet.

Vetë ne shqiptarët duhet të jemi në krye të procesit që mundëson ristrukturimin tërësor të të gjitha strukturave të shtetit. Ta kemi të gjithë të qartë: Në ristrukturimin e shoqërisë është e domosdoshme të përfshihemi të gjithë. Kjo punë nuk i duhet lënë në dorë vetëm klasës politike që deri tani vetëm ka katranosur duke na zhytur në tranzicionin e pafund dhe në një varfëri që është gjithnjë në rritje. Ajo mund të krenohet vetëm me faktin se po na lë peshqesh nëpër këmbë plot 129 parti politike, që mendojnë vetëm të na plaçkitin e të na varfërojnë më shumë.

Bash për të ndryshuar këtë ritmikë duhet që sa më shpejt të kryejmë ristrukturimin e gjithë shoqërisë sonë. Vetëm pas këtij ristrukturimi do të mund të nxjerrim një klasë politike të shëndoshë. Që do të marrë vendime e do të kryejë marrëveshje në ditë të diellit e jo në mesnatë për të na lënë peshqesh ministra teknikë që as vetë nuk e dinë se çfarë problemesh u kërkohet të zgjidhin.

Nga Riza Hoxha