BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të reja brenda 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin: 130 raste të
x

Opinion / Editorial

Ministrja e shëndetësisë, terror psikologjik mbi shqiptarët me video horror dhe loja e Manastirliut në biznesin e maskave

Ministrja e shëndetësisë, terror psikologjik mbi shqiptarët

Ditën e sotme ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu u mundua ti rikthente dorashkën e duelit Alfred Cakos nëpërmjet një vidoeje që vinte nga spitali infektiv. Në videon në fjalë paraqiteshin të sëmurë të cilët merrnin shërbime intubimi apo dhe serumi, të cilët lëngonin nga dhimbjet. Në gjithë sekuencën e paraqitur në videon e ministreshës ishin 4 të sëmurë një infermiere që vraponte e preokupuar për të sëmurët dhe personazhe të ndryshëm që më shumë të jepnin idenë e kozmonautëve sesa mjekëve që i shërbenin pacientëve. 

Kjo ministre është padyshim një terroriste e klasit të parë, ku nëpëmrjet videove ushtron terror psikologjik mbi qytetarët shqiptarë. Ashtu siç edhe KM na vuri tanket e ushtrisë nëpër rrugë dhe me zërin e tij të kobshëm përcillte terrorin e tij me fantazinë horror të mungesës së shtretërve, ilaçeve, apo dhe të varreve. Kjo ministre në shkelje të koopetencës së saj, për të mbushur mendjen e popullatës që nuk beson te koronavirusi terrorizon pleq, fëmijë dhe gjeneracione të tëra njerëzish që ndihen më të kërcënuar se kurrë nga psikoza e terrorit shtetëror sesa nga sëmundja koronavirus. 

Ka një tendencë të ekzagjeruar mediatike dhe shtetërore në shumë vende të botës për të  mbjellë panik, duke e nxirë situatën në ekstrem dhe shpeshherë deri në manipulim si me rastin e vareve në New York apo dhe me kufomat e Lampeduzës që paraqiteshin si të vdekur nga Covid. Terror i ndyrë që kthehet në film horror dhe zhbën vigjilencën njerëzore kundrejt kësaj sëmundje virale.

 Ministrja e Shëndetësisë në paturpësi të jashtëzakonshme me një mllef të pashoq u bë kohë që kërcënon qytetarët si fajtorë të përhapjes së koronavirusit, ndërkohë që spitalet që ajo menaxhon janë kthyer në vatra qelbi të koronavirusit. Inkopetenca e kësaj ministre dhe Komitetit që ajo drejton janë burimi i të gjithë të këqijave të ekonomisë shqiptare, ku me veprimet dhe mosveprimet e tyre i kanë shkaktuar shqiptarëve qindramijë të papunë dhe një dëm ekonomik më të madh se 2 miliardë euro. Çfarë fituam nga lock doëni tremujor?

 Asgjë katastrofën që po e paguajmë dhe do e paguajmë për shumë vite rresht nëpërmjet taksave.

Kush ishte suksesi i kësaj mbyllje nga më të rëndat në gjithë botën kur numri i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi po rritet me hapa galopante?

Kësaj pyetje ti kthejë përgjigje kjo ministre së bashku me komitetin e saj të ndrikullave që janë bërë si shtriga kobndjellëse duke na terrorizuar çdo ditë me gjuhën e tyre terrorsiste.

Gjithçka që po ndodh në vend është një situatë skandaloze e krijuar nga një skuadër amatorësh që kanë dështuar totalisht në menaxhimin e një sëmundje virale e cila për nga rrezikshmëria është në një stad me shumë sëmundje virale që i riciklohen njerëzimit prej shekujsh.

Ministrja në fjalë nuk ka nevojë të sfidojë Alfred Cakon, duke shkaktuar trauma psikologjike për qytetarët shqiptarë dhe as tu krijojë atyre probleme me shëndetin e tyre mendor. Nuk ka nevojë as të bëjë aktrime nëpër siptale duke u munduar të na plotësojë puzzlen me copa të sëmurësh nga një pavion në një pavion.

Kjo ministre duhet të bëjë transparente gjithçka ndodh duke hapur informacionin, jo duke e kthyer në luftë kundër teorive konspirative, kur vetë shëndetësia shqiptare është kthyer në një konspiracion gjigand me përmasat e një puçi ndaj shqiptarëve.

Kjo ministri po udhëheq lojën në ekzaminimet, duke e kthyer në monopol të saj dhe padyshim që dyshimet të çojnë se gjithë kjo lojë luhet për të mbajtur  monopol  për të luajtur me shifrat sipas dëshirave të atij komiteti kobndjellës dhe të paaftë, si  dhe për ti shërbyer aferave korruptive me tendera tamponësh dhe preparatesh.

Përpos terrorit psikologjik që po bën ndaj shqiptarëve, kjo ministre është kthyer në shërbetore e bindur e një grupi mafioz që ka mbushur magazinat me maska. Ndërkohë që presidenti i SHBA ka dalë hapur kundër përdorimit të maskave nga popullsia duke e lënë në dorën e gjithsecilit, kjo ministre kërkon me dhunë të bëjë sekseren e bizneseve që kanë mbushur magazinat me maska, duke e kthyer në një nga bizneset më fitimprurëse të këtyre ditëve.

As ja ndjen Ogerta Manastirliut, shefit të saj dhe komitetit të kobit për shëndetin e shqiptarëve dhe as për maskat si subjekt mbrojtës. Interesi është në miliona euro fitime që do të vijnë nga përdorimi i tyre. Një maskë sot shitet në vlerën e një dollari ndërkohë që nuk blihet më shumë se 20 cent ndërkohë që shitet me 4 dhe 5 fishin e çmimit. Ndodh edhe kjo që në kohë kolere njerëzit pasurohen me urdhra që të bëjnë milionerë bizneset e tyre. Padyshim që shumë shpejt SPAK do fusë në dorë dosjet e tenderëve dhe do zbardhë shumë shpejt çfarë fshihet në realitet pas kësaj babëzie ogurzezë që të ndalë këtë dorë të zezë që luan me jetët e qytetarëve.