BREAKING NEWS

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po hetojnë dosjen e plotë të “McGonigal” në bashkëpunim me FBI, nga letër-porositë dhe informacionet me inteligjencën amerikane, deri tek marrja në pyetje në fshehtësi të plotë në Nju Jork...

SPAK në “oborrin” e Ramës, ja si prokurorët po
x
BREAKING NEWS

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të marrin frenat e qeverisë pas largimit të Edi Ramës, çfarë pritet të ndodhë më 8 dhjetor, socialistët në ankth

Ja kush janë dy gratë e fuqishme në PS që mund të
x
BREAKING NEWS

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron drejtësinë dhe vazhdon të mos zbatojë vendimin e gjykatës, pritet refuzimi i tretë ndaj agjentëve të BKH

SPAK para provës së zjarrit”, Sali Berisha injoron
x
BREAKING NEWS

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur dosjen “CEZ-DIA”, ja çfarë po ndodh brenda SPAK, Romeo Kara nxjerr prapaskenat e bujshme

Ilir Meta shumë shpejt arrestohet, prokurorët kanë kopsitur
x
BREAKING NEWS

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes ‘Berisha’, ju tregoj një nga provat e DASH në dosjen e tij ‘non-grata’ dhe roli i Argitës duke përdorur Jamarbër Malltezin në korrupsion dhe pasurim nëpërmjet pushtetit

“Bomba” e Evi Kokalarit: Ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes
x
BREAKING NEWS

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra
x
BREAKING NEWS

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fillojnë ditët e “tmerrit”  për Shkëlzenin
x
BREAKING NEWS

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali
x

Opinion / Editorial

Mira, vajza e çuditshme shqiptare...

Mira, vajza e çuditshme shqiptare...

Para do kohe im bir që është  specialist i pasionuar të elektronikës,më tregoi në telefonin e tij një shpikje e re të elektronikës bashkëkohore që ka të bëjë me internetin dhe pasuesit e tij të shumtë, një shpikje e re që ka të bëjë me trurin artificial që quhet CHAT GPT dhe duke e ditur se unë jam tepër kureshtar, nuk më shpjegoi hollësi duke thënë se nuk ka nevojë të merrem me...trurin artificial! Sigurisht m’u duk pak e çuditshme por  përderisa ai nuk donte të hynte në shpjegime të hollësishme- ishte shumë i zënë me punë të tjera më serioze- më tha, nuk kisha pse ta zgjasja dhe të mos e besoja. Që të themi të vërtetën, megjithë kureshtjen që më karakterizon,në këtë fushë, njohuritë e mia janë të kufizuara dhe në këtë moshë nuk kam pse të rifilloj nga kërkimet elektronike- megjithëse të gjithë rreth meje  flasin për Muskun, Bill Gejxh- Facebook, Vaiber, Google  e me the të thashë- disa prej të cilave i përdor dhe vetë në komunikim të përditshëm. Sigurisht prej shumë kohe përdor internetin-madje nga fillimi se gjithnjë doja të informohesha, sidomos me të rejat nga Shqipëria. Është një e “metë’’ morale për mua që të jem i informuar për ish Atdheun tim nga ku jam larguar 62 vjet më parë . Dhe kjo bëhet përditë duke lexuar lajmet dhe gazetat- ashtu dhe portalet e shumta. Më parë dëgjonim radion- një ose dy stacione dhe informimi sigurisht ishte i mangët, reklamues. Dhe besoj se informoheshim më mirë ndonëse nuk mungonin fake news. Po tani? Ajo që vihet re është se shumë rrallë-që të mos themi kurrë – dëgjojmë ndonjë lajm të mirë si për kombin ashtu dhe për shqiptarët n përgjithësi. Drogë, Prostitucion, vrasje kriminalitet, akoma dhe në familje- vjedhje, o vjedhje të shumta- të gjithë quajnë kundërshtarët kusarë dhe hajdutë dhe...kriminelë .Këto epitete janë nga më të zakonshme në Shqipëri dhe të mendosh se për një epitet të tillë kundër presidentit Makron të Francës (një nga demokracitë më të konsoliduar në botë) të një qytetarit,  qytetari në fjalë u arrestua për ofendim të presidentit të Republikës! Por kush çan kokën në Shqipëri për gjëra të tilla? Atje masmediat kërkojnë kudo në shtypin dhe portalin e huaj të gjejnë ndonjë akuzë, sharje e ofendim ndaj shqiptarëve ta botojnë me shkronja të mëdha mëngjes... Të gjitha këto janë të njohura i dimë dhe nuk presim të dëgjojmë ose të shkruhet për persona-shqiptarë- që shkëlqejnë në botë por për këto informohemi nga agjencitë e huaja. Sigurisht bëhet shpesh fjalë për Dua Lipa, Rita Ora dhe për Bebe Rexha...por këto janë këngëtare, madje dëgjojmë se femrat shqiptare dallohen kudo që shkojnë dhe në fusha të tjera (jo dhe kaq meshkujt!)  dhe kjo na kujton vjershën e Çajupit ‘’burrat nënë hije,rrinë kuvendojnë, pika që s’u bie se nga gratë rrojnë!!!’’ KOHËT E FUNDIT PRA- thamë se kisha dëgjuar për ‘’trurin artificial’’(?) (ose metoda e re elektronike ChatGPT)  për të cilën po bëhet zhurmë e madhe në të gjithë botën dhe në shumë kryeqytete të Europës dhe ja, papritur kohët e fundit u shfaq një vajzë shqiptare nga Vlora (kudo shkruhet Vajzë Shqiptare!) që ka...tronditur botën me shpikjen e saj!!! Dhe këtë nuk e them unë: para pak ditësh një gazetë  greke shkruante: ‘’SHQIPTARJA MIRA MURATI PO NDRYSHON FUSHËN E INFORMACIONIT ELEKTRONIK!!’’ (ASGJËKUNDI NUK TAKOVA EMRIN E Mirës sonë (shqiptare) në gazetat dhe portalet shqiptare. Një njoftim tjetër thotë: ‘’Zbulimi i (shqiptares gjithnjë) 35 vjeçares MIRA MURATI, që quhet ChatGPT- që ka të bëjë me trurin artificial (ose mëndje-arsyetim -inteligjence-artificiale’’) po bën bujë në të gjithë botën (jo në Shqipëri sigurisht!!!) dhe shumë qeveri mendojnë ta NDALOJNË se akoma nuk e kanë të qartë sesi do të ndikojë në ekonominë dhe jetesën e njerëzimit!’’ Hap të parë ka marrë Italia dhe MIRA jonë  jep një intervistë sqaruese në gazetën italiane La Republika.. ( e këtë e ribotoi Dita dhe gazeta elektronike e Bollinos, ‘’Shqiptarja e re” në Tiranë pa komente dhe pa na sqaruar se kush është kjo Mira Murati..) Nga të huajt mësojmë se ka lindur e rritur Vlorë, mbaroi fakultetin në Tiranë dhe në moshë 18 vjeç emigroi në SHBA! Kaq e...thjeshtë!Por ajo që na lë mbresa është se kudo dhe kurdo e shoqëron e emrin e saj me përkatësinë kombëtare. Shkruajnë: ‘’Shqiptarja Mira Murati...’’ Dhe duket se në rrethin e elektronikës paska shqetësime se si do të përdoret kjo shpikje e madhe. Por a nuk kanë pasur ngaherë në shekuj kundërshtime ndaj shpikjeve të reja? Që në kohën e Sokratit të lashtë, deri tek Stivensoni me trenin e tij- Galileun dhe më vonë edhe ndaj Pasterit e Flemingut- dhe për Ajshtajnin e më tej akoma. Edhe kur u shfaq interneti dhe celulari, njerëzit dukeshin pak në më dyshe. Prandaj i them MIRËS sonë! Mos kij frikë! Shumë shpejt do  të të pranojnë, të të përqafojnë dhe të të jenë mirënjohës! Shpresoj që dhe shqiptarët të jenë krenarë me ty ...Dhe të jesh e sigurtë se do të krenohen me ty, pak me vonesë, por s’ka gjë...kështu e ka shqiptari! URIME NGA ZËMRA VAJZA JONË MIRA MURATI! Qofsh e lumtur në jetën tënde se e meriton!

Shenim: Tani po bën buje lajmi se ajo u zgjodh Presidente e shoqërisë ne fjale dhe ne Shqipëri duken pak te hutuar- madje disa portale shqiptare nuk e përmendin fare. Sidomos ato te se djathtës...thua te jete dhe kjo shpikje djallëzore e Edi Ramës? Ku ta dish? Ai është djalli vete...! (Athine 20 nëntor 2023K.ZH).