BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x
BREAKING NEWS

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi të ish-drejtorit të Aluiznit. Ja posti drejtues që mban (Emri)

Zbardhen detajet/ Kush ishte objektivi? Tritol hotelit në pronësi
x
BREAKING NEWS

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë, zbardhen informacionet e para

Shpërthim me eksploziv në një hotel në Sarandë,
x
BREAKING NEWS

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e pallate”, Braçe thumbon sërish Ramën për lopët

“Është tmerr, këtu ndërtohen vetëm vila e
x

Opinion / Editorial

Mirë se folkbolshevikët e Berishës po pse nuk dëgjoni një socialist si Erion Braçe!

Mirë se folkbolshevikët e Berishës po pse nuk dëgjoni

Po shikoja rrugës fushat e Barbullushit, Nën Shkodrës dhe Shkodrës, Zadrimës Trushit etj etj dhe vura re se gruri është mirë në ato fusha të begata! Jo vetëm gruri!  E kam të qartë se dhe fermeri ka faje të mëdha por..!? Ne jemi shoqëri  e pa ditur dhe e pa drejtë dje kolektiviste e sëmurë, sot individualiste e drobitur marrëzie personale! Por ne jemi sjellë si shtet inatçor anti bujqësi dhe anti blegtori dhe në fantazmagori deri te Krifca! Si regjimi i Berishës dhe marrëzitë e  tij dhe arroganca e “konkubinatit politik i Ramës” as që duan tja dinë se në fakt bujqësia është kryevepra që duhet trajtuar mirë dhe për arsyen e një shteti me turizëm të zhvilluar sot dhe për nesër! Por..?! Por jo, sillen si të jetë pjesë e trajtimit të historisë së njerkës me përrallat shqiptare. Para disa ditës Erion Braçe po sqaronte në kuvend se çfarë dreqin ndodhte me bujqësinë! Më pastër dhe më bukur nuk kishte se sa aq! Po ashtu i trajtoi dhe në Talk Talk mjaft mirë.  Ai sillet si i majti i vetëm në atë mori të kamufluarve si të majtë dhe të djathtë njëkohësisht,  biles dhe me justifikimin se me që PD nuk është e djathtë po e  bëjmë ne pak..?! Nejse unë kam mendimin se po e teprojnë shumë me një të djathtë cmirëzezë që ka vetëm një velo të hollë sipër, e nën të një arrogancë gati gati të një liberalizmi të turpshëm anti fukarenj! Me qëllimin që të jenë shumë si fukarenj informalë dhe të mbledhin prej tyre sa të munden dhe ku të munden sepse kështu – i do mushka drutë! Gjithsesi sipas “SOT nga foltorja e Kuvendit, Braçe iu drejtua ashpër deputetëve të majtë e të djathtë, duke u shprehur se “Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Z. Duka unë do ta votoj projektligjin tuaj për bujqësinë”. U gëzova shumë që dëgjova se do zerohet tatimi për pagat deri në 50 mijë lekë. Unë para pesë muajsh e thashë në komisionin e Ekonomisë, por u mohua, u kundërshtua dhe u kundërvotua, e ndërsa sot flitet për të. Flasim për grurin, ku nuk po merret askush, përveç grabitqarëve që e kanë çmuar çmimin aty ku duan. Kam një rezervë dhe dua t’ia them propozuesit këtu, që koha e instrumenteve ‘ad hoc’ ka kaluar. Bujqësisë shqiptare i duhet bursa dhe i duhet tani, një instrument transparent-kombëtar, me qëllim që bujku të marrë djersën e tij. Është themelore, sepse po ndodh gjëma. Pra një socialist që njeh tregun dhe kapitalizmin! Që do bursën pra dhe jo informalitetin që donte Berisha dhe fatkeqësisht dhe partia e tij deri tani!  Po pse nuk duan të dëgjojnë një socialist!? Pse vallë? Unë e kuptoj mirë, sepse kanë dhe ndihmën e idiotëve nga krahu tjetër që ju thonë – komunistë?  Kur në fakt janë....!? Jo nuk ma nxë goja ta them ( termin e rëndë)  por sillen si në retro-plutokracinë me idiote dhe në korrupsion!  Kurse Braçe vazhdon:  e kuptoj që tani është vakti i drekës dhe të gjithë kanë ikur për të ngrënë, dhe më vjen t’iu kujtoj, realisht edhe majtas, edhe djathtas, se ajo domatja kushton vetëm 50 lekë, ajo qepa kushton vetëm 20 lekë, ai gruri që ka ndenjur tetë muaj në tokë pa asnjë lloj subvencionimi nga qeveria dje në Tërbuf kushtonte vetëm 36 lekë, pra 4-5-6-7 lekë me humbje. Nuk dëgjon askush dhe nuk reflekton askush për këtë fakt. Për çfarë i doni ata njerëz mo, që të ikin të punojnë si skllevër jashtë vendit e të mos mbjellin tokat e tyre këtu? Shteti të mos i lërë ata njerëz. Po talleni me gjakun, djersën dhe mundin e bujkut. Maskarenj që i flasin njëri-tjetrin në telefona dhe unë ju them se janë bujqit ata që na votojnë. Tani është e qartë se kush ka të drejtë, por të bën pështypje pse nuk e dëgjojnë të vetët! Ku është arsyeja?  Nuk ju pëlqen se sillet si socialist?  Mbase! E ka lënë Rama vetëm Braçen të bëjë anti Rilindjen? Mbase! E do si Enveri dikur Kadarenë ose Stalini dikur Majakovskin? Nuk besoj, sepse Braçe nuk është as poet dhe as letrar! Atëhere pse nuk e dëgjojnë ose më mirë: pse flet kur është vetëm! Pse nuk futet dhe ai në rreshtin e madh dhe të përkorë të cinikëve të Rilindjes!  Sepse nuk po them pse nuk e internojnë! Po po, sepse shumica aty thonë ( besoj unë  hëëë,  jo se është e vërtetë)  ja ky që grindet dhe nuk zë vend! E unë e kuptoj! Njeriun që thotë të vërtetë dhe mbron të drejtën, nuk e duan! Nuk e kanë dashur as në PPSH,  as në PD dhe as në PS ( në asnjë subjekt politik në Shqipërinë që nga themelimi shtetit shqiptar 1920)  dhe aq më pak nuk e duan te Rilindja! Mirë se nuk duhen dëgjuar folkbolshevikët e Berishës, por këta nuk duan të dëgjojnë aty ku ka të drejtë dhe një socialist si Braçe! Pse nuk e dëgjojnë vallë!?  Çfarë duan të tregojnë me këtë “kualitet” të tyre!