BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Mirëkuptimi është gjeni e njerëzimit

Mirëkuptimi është gjeni e njerëzimit

Sikur institucioni i mirëkuptimit të realizohej në kontekstin e këtij përcaktimi gjigandë, vuajtjet, zënkat, përplasjet, sherret, armiqësitë nuk do ishin në përmasat e që i shohim sot në shoqërinë njerëzore, në komunitete, në grupime qëndrimesh, në gjithë botën mbarë. Mirëkuptimi me të drejtë është cilësuar si gjeni e botës, ku ne jetojmë. I pavdekshmi Gëte e ka formuluar këtë shprehje universale në kontekstin e kohës në të cilën ka jetuar, por ajo tingëllon e freskët edhe sot, në shekullin e të gjithëve. Mirëkuptimi është çelësi që e bënë njerëzimin, popujt, individët të kuptojnë se kush e ka në zotërim këtë mekanizëm të thjeshtë në dukje, është i pasur, përtej çdo limiti.

Lufta globale kundër pandemisë, kundër COVID-19, i ka bërë shtetet, popujt, qeveritë, mbarë njerëzimin të luftojnë në një front të përbashkët për të mposhtur këtë rrezik potencial. Nuk është dhe aq e thjeshtë për të realizuar një agresor të tillë botërore, por mekanizmi i mirëkuptimit ka bërë që popujt, qeveritë, shtetet të kërkojnë e gjejnë ndihmën e njeri-tjetrit dhe kjo është e arsyeshme. Shqipëria dërgoi 30 mjekë dhe infermierë në Italinë fqinje për t`iu bashkuar atje bluzave të bardha në përballimin e këtij fronti të ashpër dhe shumë të rëndë. Një grup specialistësh të sistemit të shëndetësisë nuk e nxjerrin nga kolapsi një shtet modern si Italia, por një dorë e dhënë në kushte krize epidemie të jep kurajo, emocion, të bënë më të vetëdijshëm për misionin, të motivon në këtë qasje, sado modeste. Mjekët dhe infermierët shqiptarë ndihen si në shtëpinë e tyre, teksa punojnë krahë për krahë me kolegët e shërbimit shëndetësor në vendin fqinj. Ky shembull fletë për një nocion të ri në marrëdhënien midis dy vendeve, dy popujve, është një xhest paqedashës, është një motiv më shumë për të kuptuar se kur vendet gjejnë kompromise, rritet shpresa për një jetë ndryshe, për një të ardhme ndryshe. Rasti konkret fletë më shumë se një mirëkuptim, më shumë se një ndihmë të ndërsjellët të dy popujve. Ky mirëkuptim vjen në kohë të vështira dhe vlera e tij këtu duket, nëse respekti, njerëzillëku është real, apo është fasadë. Kështu çmohen lidhja dhe bashkëpunimi, kështu bëhen edhe më ngushta, më vëllazërorë, më të sinqerta vlerat, qytetaria, standardet demokratike. Mirëkuptimi është i shenjtë, është shkalla më e humane, më njerëzore që duhet të kenë popujt, kombet, duhet të gjejnë të realizuar në terrenin konkret komunitetet dhe njerëzit, pavarësisht racës, gjuhës, bindjeve fetare. Në këtë botë asgjë nuk është perfekte, asgjë nuk është absolute. Gjithçka është e hapur, është relative. Kështu duhen marrë dhe duhet kuptuar qëllimet e njëjta e të përbashkëta. U desh mirëkuptimi i shteteve të botës për të realizuar një bllokim të kufijve shtetëror, për të frenuar, për të këputur sa të mundet zinxhiri i armikut më tinëzar që ka parë bota. U deshën të fitojnë nga përvoja, nga shembulli i njeri-tjetrit vendet dhe qeveritë për të dobësuar sadopak këtë armik të egër, i cili për fat të keq ka marrë mijëra jetë njerëzish. Të mos ishte bashkëpunimi, lidhja e ndërsjellët midis vendeve, qeverive, humbja e jetëve njerëzore do ishte apokaliptike.

Ky institucion nuk është zbuluar sot, nuk e kanë zbuluar shkencëtarët, nuk është pronë e askujt, është pasuri e gjithkujt që e çmon si kapital të vetën. Për dreq njerëzit ia bëjnë të keqen vetes kur e anashkalojnë mirëkuptimin, e marrin atë si një urë pasarelë të rrënuar. Është për të ardhur keq kur ky proces tepër i rëndësishëm në jetën e njerëzve, merret si dokudo. Çfarë të keqe do kishte sikur politika shqiptare të kishte më shumë qasje midis grupimeve për çështjen e madhe të kombit. Kemi përplasje të forta, përplasje tronditëse, të ashpra që reflektojnë përçarje të mëdha midis subjekteve elektorale, subjekteve zgjedhore në Shqipëri. Njëri i bie gozhdës, tjetri patkoit. Kështu ka ndodhur në gjithë tranzicionin në Shqipëri. Shqiptarët nuk kanë nevojë të shohin e dëgjojnë kush thur bukur fjalime, kush bënë një foto me udhëheqësit botëror. Shqiptarët kërkojnë gjënë më të thjeshtë, gjënë më të domosdoshme, duan punë dhe të drejta të barabarta, të mohuara në këto tre dekada.

Liderët politikë shigjetojnë kundërshtarët e tyre me të drejtë e pa të drejtë. Krijojnë terrenin e luftës klasore, e cila për dreq i ngjan asaj të kohës së komunizmit. Politikanët tanë dinë të bëjnë mirë kritizerin, të thumbojnë, të ironizojnë, të bëjnë bullizmin, të bëjnë kundërshtarin injorant, duke mos respektuar privatësinë e tjetrit, bëjnë krahëmarrje në kohë të mirë dhe në kohë të keqe. Njerëzit nuk knë nevojë për lëvizje të pakontrolluara të politikës, e cila për ironi të fatit i ka demonizuar institucionet e shteti, institucionet e vendimmarrjes dhe ligjzbatuese. Shembullin e politikës ndjekin dhe ca analistë, komentatorë, specialistë të fushave që s`kanë lidhje as me institucionin e mirëkuptimit, as për politikën, por mbajnë fjalime të urdhëruar nga pronarët e mediave kazan. Kjo i bënë ata të lumtur.

Llogaritë politike janë basti më i keq që motivohen sot në jetën e njerëzve të thjeshtë. Ky shah nuk u pëlqen njerëzve, nuk e duan, ndaj kanë rënë në hall të madh dhe nuk dinë se ku ta kërkojnë zgjidhjen që u duhet. Konsensusin nuk ta afrojnë, nuk duan t`a afrojnë sepse e dinë mirë që pas çdo lëvizje e ka një hile. Në Shqipërinë tonë ka shumë hileqarë, që nuk lëshojnë kollaj teren, nuk janë të disponueshëm të jenë më të hapur për çështje të ndjeshme, për të cilat populli është gati të duartrokasë. Ata që mbajnë distancë nga njeri-tjetri, që bëjnë të diturin, që kërkojnë t`u dëgjohet fjala, mendimin, arsyetimin, e kanë të vështirë të thyejnë tabunë e betonuar në shpirtin e tyre njerëzore. Nuk e ndjejnë veten të qetë, të garantuar, të bashkuar në frontin e madh të humanizmit njerëzor, duke lënë mënjanë për një kohë të shkurtër, interesat meskine. Pse nuk i bashkohen frontit të vijës së parë të zjarrit të coronavirusit mbështetësit e Partisë Demokratike, shumë prej të cilëve njihen si specialist me përvojë të gjatë në këtë fushë. Nga kush duhet ti marrin ata urdhrat për të dalë vullnetarisht në këtë beteje për jetë a vdekje. Mirëkuptimi, mirënjohja, konsensusi nuk kanë brirë, nuk kanë ndonjë veçori, ndonjë dallim të panjohur, i zbuluar rishtaz. Kur ndjenjat shpirtërore janë të përzierë me pluhurin politikë, ndodh që konkureca shikohet me xhelozi, shikohet si një pamundësi, ndërkohë që duhet të ndodh e kundërta. Mjekë e infermierë të frontit të zjarrit po quhen heronj të vërtetë. Po partiçkat e tjera ku i kanë bluzat e bardha, apo i mbajnë të rezervuar sepse u duhen për fushatë zgjedhore. Këta aktorë, këto subjekte mirëkuptimin e kërkojnë kur të vijnë zgjedhjet për ti rrëmbyer shtetit ca miliona, ndërsa në këtë karantinë nuk u dëgjohet aspak zëri, thua janë në letargji. Megjithatë humanizmi, mirëkuptimi mbeten gjeni e njerëzimit. Këtë e ka treguar jeta dhe askush nuk e kundërshton, sado i zgjuar të jetë. Në rast se mirëkuptimi është gjeni e njerëzimit, atëherë kjo është një arsye më shumë për njerëzit që të vënë në lëvizje zemrën, ta mbushin atë me mirësi.