BREAKING NEWS

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i sigurisë del me deklaratën e fortë: Objektivi kryesor i Serbisë është zhbërja e Kosovës

"Personat që qëllojnë janë..."/ Eksperti i
x
BREAKING NEWS

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra ndaj kryeministrit të Kosovës, ja skema që po përdor në situatën e tensionuar në Veri

"Kurti luan me 5 porta", Kreshnik Spahiu reagon me tone të ashpra
x
BREAKING NEWS

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari që humbi jetën në Sarandë (foto)

Ra aksidentalisht nga pallati ku punonte, identifikohet 62- vjeçari
x
BREAKING NEWS

Eksperti i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore: Ja pse u detyrua SHBA të marrë masa të forta ndaj Kosovës

Eksperti  i çështjeve të sigurisë zbulon arsyen kryesore:
x
BREAKING NEWS

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve shoqërohet në polici (emri)

Çfarë ndodhi? Drejtori i Ujësjellës Kanalizimeve
x
BREAKING NEWS

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit për gjatë javës, ja çfarë do të ndodhë me temperaturat

Stuhi, erëra të fuqishme dhe breshër, parashikimi i motit
x
BREAKING NEWS

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit

Tensionet në Veri, vjen reagimi i PDK pas deklaratave të Kurtit
x
BREAKING NEWS

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e para (emri)

Familjarët gjejnë pa shenja jete të moshuarin, dalin detajet e
x

Opinion / Editorial

Mirënjohja e mirënjohësve...

Mirënjohja e mirënjohësve...

Koha po humbiste nën tingujt e muzikës dhe gotat e pijeve që mbushnin tavolinat e koktejit. Edhe pse kështu, mikrofoni i Veliajt artikulimet e para, i filloi me të falurën drejtuar mbështetësve të tij që i siguruan fitoren ne njësia shtatë, mbledhur për të festuar tek mjediset e hotel ''Drinos ''. Era e serës që shpërndanin rrobat, ishte dëshmia e prezencës ne njësia 12,(arsyeja e kohës së vonesës) ku shtrohej asfalti tashmë, post elektoral. Pa humbur kohë, mikrofoni filloi nga falënderimet së pari; për socialistët e ndarë nga kjo botë, po që kishin hedhur themelet e një force politike të çeliktë. Ata më të sakrifikuarit në vitet 90 -të si ;Pëllumbi, Braçe, e tje. Drejtuesit e shtabit të fushatës ; deputetja Etilda Gjonaj, kryetari i qarkut Edrin Dalipi, administratorin Edison, aktivistet Rudina, Imelda dhe sa e sa emra të tjerë që memoria ime s'mundi të fiksojë, por qershia mbi tortë ishin gratë, mbështetëse të cilat më në fund, do të gjenin qetësinë në familjet e tyre, pas një suksesi që ia kishte vlejtur për t'u sakrifikuar. Një mirënjohje e thellë e mirënjohësit i cili e lexon fitoren, jo thjesht si një stafetë, por fitore që ngarkon me përgjegjësi gjithë secilin në luftë, për arritje edhe më të mëdha. Ishte kjo arsyeja që falënderimi u përcoll me artikulimet e tij, për punët e mëdha për vitin 2025, si për t'u thënë mbështetësve të tij se, pas fitores së betejës me zgjedhjet, fillon beteja më e madhe për të realizuar premtimet e dhëna, sepse 2025 është thirri të dëgjojë. Ndërsa i kishte dhënë fund shëndeteve, vendin e gotës së verës, ia zunë celularët që s'kishin të mbaruar, duke bërë sellfi me kryetarin. Për një moment mbeta i zënë nga portreti i një gruaje në moshë që s'po i ndahej, Lali Erit, duke folur. Diçka nuk shkonte. Njerëzit në pritje për sellfi, kishin mbetur me celular në duar. Si për të mos humbur kohën, pashë që me gruan filluan të merreshin dy shtetarët; Gjonaj dhe Dalipaj. S'më ka yshtur asnjëherë të bëhem pjesë e ekspozesë së ndonjë titullari, por s'di pse në ato çaste, instinktivisht isha afruar tek Veliaj, dhe ndërsa celulari bënte shkrepje, zëri im ju drejtua të pyesë.'' Është punonjëse bashkie. “Ka mbushur moshën e daljes në pension. Kërkon të vazhdojë punën, por ligji e ndalon.....Ç'do të thotë të jesh kryetar !? - nxora si pa dashje. T'u gjendesh në çdo çast pranë njerëzve për t'i dhënë zgjidhje problemeve, por në respekt të ligjit ”. Nuk humbi durimin për të më dhënë sqarimin si mua, por dhe gruas me të cilin, po merreshin dy titullarët me shumë qetësi e durim, për sqarime të mëtejshme, për të bindur, duke dashur mos të mbillnin pakënaqësi tek mbështetësja e tyre, nga një paqartësi ndaj ligjit. Ç'mirënjohje !? Fitore që s'shkel me këmbë, por përkundrazi i bën edhe më të kujdesshëm ndaj atyre, të cilët i janë kushtuar me shpirt përmbushjes së misionit të lidershipit, ndaj dhe.... - bluaja me veten. Punojnë kokë më kokë, për të mos firaksur elektorat edhe në rrethana festive, s'anashkalojnë hallet e shfaqura rastësisht. Hapat e mi ishin ndarë nga kryetari, kur sytë mbetën të qepur pas një çarçafi të kuq, të qëndisur rreth e qark me flamurë. Lëkundej si një djep nga dhjetra duar, ku tingujt e muzikës e “Flamurit kuq e zi'' në sfond, mezi sa një sofër e vogël e lënë bosh, sillte si një centrifugë trupin e 80 vjeçares, nënë Këzes siç e thërrasin lagjja,( një plakë Nicë e ''Gjenerali të ushtrisë së vdekur '' të Kadaresë ) dhe vajzës së vogël Emerda që s'kishin të mbaruar me kërcimet e tyre. Ç'nuk pjell fantazia e këtij lidershipi!? Edhe tek një koktej përshëndetës, gjejnë motive të shumta, për t'i dhënë frymë e bërë tërheqës. S'kanë një forcë të dytë, politike që t'u bëjë konkurrencë. Çdo kohë për socialistët është fushatë. Se tha kot dhe kryetar, Veliaj. Mirënjohja për fitoren i angazhon për më tepër punë e kontribut në interes të qytetarëve e qytetit, me forca të shumë fishuara. Në kontrast me këtë mirënjohje orët e vona të ekranit, më sollën mosmirënjohjen e humbësit, tek STV -ja,i cili jo vetëm nuk lexonte humbjen, por ngrinte lloj- lloj alibirash si ; zarfi i 650 mijë pensionistëve (akuza më fyerse që i bëhet shtresës më vitale të shoqërisë. Mosmirënjohje nga Kryethemeluesi i shitur për ego pushteti tek PL -së ), algoritmi i makinave elektronike të zgjedhjeve, rënia e euros si rrjedhojë i shpërndarjes së parave nga bandat e krimit, lloj e lloj fantazish, të lidershipit të rithemelimit të lodhur, i cili në mungesë të vizionit, mbush ekranet me lloj-lloj sajesash të pavërteta të cilat në të gjitha versionet e mundshme s'ndryshojnë fitoren. Por s'është vetëm kryetari. Gjuha e tij përcillet nga gjithë lidershipi. Pulti me përgjumjen, në orët e vona të mbrëmjes, më kishte çuar tek televizori MCN -së. Zëri i ngritur i Ylli Rakipit përballë panelistëve dhe ish-kryebashkiakut të Shkodrës, po më linte pafjalë. Ish kryebashkiaku, ishte në të drejtën e tij, të justifikonte humbjen përmes vjedhjes së votës, por ja që Rakipi e kundërshtonte sepse me një rezultat mbi 12 mijë vota tepër është absurde, të mendoje për vjedhje. Për të mos folur për fyellin e rithemeluesit Balli, me ato videot e tij që linin shumë vend për interpretim. Vetëm Bardhi, sekretari i PD -së tek RTV, humbjen e shihte, si një faturë të përçarjes, rrjedhojë i ndasive ideologjike me kryetarin e rithemelimit, e cila në se vazhdon të mbetet e tillë, humbjet janë të sigurt në vazhdimësi të së djathtës, pa bosht ideologjik dhe pa kauzë politike. Ç't'i bësh !? Kur humbësi nuk lexon drejt humbjen, do të tjerrë nëpër ekrane, në vend të zbresë tek elektorati për të zbuluar dobësitë, ndrequr gabimet përmes ndryshimit të lidershipit të dështuar, për të sjellë vizionarë të rinj, për betejën e 2025. Vetëm mirënjohja e mirënjohësve, si ndaj fitores dhe ndaj humbjeve, mobilizon për punë të mëdha në interes të njerëzve, vendit dhe garanton suksese. Të tjerat janë; mëhana për tërhana.