BREAKING NEWS

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të Durrësit, policia zbardh detajet e para të ngjarjes së rëndë

Katër fëmijë të mitur transportohen drejt spitalit të
x
BREAKING NEWS

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në festën e pavarësisë së Amerikës: Është e turpshme

Robert Papa zbulon gafën e madhe që Yuri Kim bëri në
x
BREAKING NEWS

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”, Kreshnik Spahiu jep lajmin e madh: Faleminderit Zot

“Sot një ëndërr e madhe mu bë realitet”,
x
BREAKING NEWS

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e Shëndetësisë zbulon sa infektime dhe humbje jete janë shënuar në 24 orët e fundit nga COVID

Vijojnë shifrat e larta në vend, Ministria e
x
BREAKING NEWS

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti bën kthesën e madhe javën e ardhshme, ja çfarë pritet të ndodhë

“Pushtimi” i Shqipërisë nga i nxehti afrikan, moti
x
BREAKING NEWS

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën deklaratën e fortë për dy politikanët

A do të ndodhë ribashkimi Meta-Berisha? Gazetari Robert Papa bën
x
BREAKING NEWS

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti bën kthesën e papritur, ja çfarë na pret javën e ardhshme

Temperaturat përvëluese nuk do të zgjasin shumë, moti
x
BREAKING NEWS

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje Perëndimin: Do ta merrni përgjigjen në vetëm një sekondë!

“Mos na prekni...",aleati i Putinit kërcënon me hakmarrje
x

Opinion / Editorial

Mirënjohje dhe falenderim zëmrash për ty amerikë

Mirënjohje dhe falenderim zëmrash për ty amerikë

Njoftimi për shpalljen e festës "Java e amerikës",nga ambasadorja Yuri Kim me rastin e 100 vjetorit,të vendosjes së marrdhënieve diplomatike,është një vlerësim dhe nderim për kombin tonë. I jemi mirënjohës amerikës për vetë faktin,që ajo na bëri që ne të gëzojmë të drejtën e të qënit shqiptar,në trojet tona të lashta sa vetë historia.Në se do të kthehemi në parahistori,para se rapsodët homerikë t'u këndonin hyjnive dhe heronjve mitologjikë,para se të shkruhej gjuha greke,jetonte një populli i quajtur pellazg.E vërteta është se shqiptarët,janë të vetmit që kanë ardhur nga kjo rracë e fuqishme parahistorike.Shumë figura ndër më të shquarat në botë,nuk i kanë tërhequr vetëm cështja e lashtësisë sonë,për të cilën ata i janë i përkushtuar,por edhe gjëndja e mjerueshme e Shqipërisë pas shpalljes së pavarësisë.Një ndër këto figura është ish.ambasadori i SHBA  në vitet 1913-14 në Greqi e Mal të Zi Georg Fred Ëlliams,i cili në mitingun e organizuar në Boston në vitin 1915,për mbrojtjen e të drejtave të kombit shqiptar,do të shprehej;"Nuk vij të flas si mik i njerëzisë,por vij si mik dhe adhuronjës i rracës shqiptare,sepse e lashë Shqipërinë të mbytur në gjak për faj të Evropës".Por  ishte Fan Noli përfaqësuësi i plejadës së fundit të patriotizmit,i cili i kërkoj ish,presidentit të SHBA Thomas Ëoodroë Ëillson,të merrte përsipër shpëtimin e një rrace heroike,sic do të shprehej ai,në vigjilje të Konferencës së Paqes në Paris më 1919,ku do të vendosej fati i Shqipërisë.Kjo kërkesë e tij para Ëillsonit,shërbeu si një lutje para zotit,sepse ai do të ishte një zë i fuqishëm në atë Konferencë.Vendimi i tij erdhi natyrshëm pas vetos që vuri,duke i kthyer Shqipërisë jo vetëm të drejtën e të qënit shtet,por edhe pavarësinë e marrë nëpër këmbë nga mbretëritë fqinje, të cilat kërkonin ta ndanin Shqipërinë si tortë feste midis tyre.Që atëhere marrdhëniet me SHBA,u plazmuan si marrdhënie speciale,të cilat sot janë në themel të politikës së jashtëme.Fjalët e Nolit si një nga figurat më të shquara për mbrotjen e cështjes shqiptare,janë fjalë që do të mbeten  të pa shlyera në kujtesën e cdo shqiptari,i cili do të shprehej;"Një vënd kaq i madh që udhëheq njerëzimin,drejtë një të ardhme më të mirë dhe paqes universale,drejtësisë ,lirisë dhe demokracisë".Noli ishte shqiptari i fundit që i shërbeu me gjithcka cështjes shqiptare,ku të tjerët pas tij.e përdhosën emrin e Sqipërisë,e vranë e izoluan e vodhën,e shitën,u lidhën me lloj lloj agjenturash dhe sot vazhdojnë të bëjnë moral,duke mos ndier asnjë përgjegjësi,për zullumet dhe poshtërsitë që kanë bërë mbi kurrizin e Shqipërisë.Shëmbullin më të papranueshëm që po hedhin baltë mbi këto marrdhënie,janë personat e shpallur"non grata"dhe mbështetsit e tyre,të zhveshur nga cdo lloj sensi politik e diplomatik,duke sulmuar dhe fyer përfaqësuesen e SHBA znj.Yuri Kim.Kjo znj.e nderuar ka marrë përsipër një misjon të madh,për reformimin e institucioneve shqiptare,e sidomos të ringritjes dhe vënien në funksionim të drejësisë së munguar.Janë po këto figura të klanit berishist e metist,të cilët përdhosën veprën e Fan Nolit atë të krijimit të Kishës Autoqefale Shqiptare,të cilën e vunë në dispozicion të ortodoksisë greke.Por historia e marrdhënieve shqiptaro.amerikane,fillon më 4 Dhjetor 1922,me ambasadorin Ulysses Grant Smith.Ky diplomat bëri shumë për ndricimin e Shqipërisë në qarqet amerikane,duke u treguar se kush ishte Shqipëria,kush ishin shqiptarët dhe cfarë munt të bënte amerika për të ndihmuar Shqipërinë.Gjatë vëzhgimeve,informacioneve dhe raportimeve që merte mbi gjëndjen në Shqipëri,ai do të shkruante;"Ky vënd është shumë i varfër,njerzit nëpërgjithësi janë të pashkolluar dhe të paushqyer,por cuditërisht përpara meje ndodhet kryeministri Fan Noli,i cili flet një anglishte harvardiane,shumë më mirë nga mua dhe unë ndihem keq përpara tij".Deri në vitin 1939 Shqipëria ishte një komb i preferuar për amerikanët,të cilët vërshuan në Shqipëri si diplomatë,biznesmenë,themelues shkollas,ku më e shquara ishte ajo Harri Fulls në Tiranë,erdhën ekspedita për të zbuluar pasuritë nëntokësore etj.Por pas largimit të mbretit të vetshpallur Ahmet Zogu,Shqipëria humbi pavarësinë,duke e lënë atë nën pushtimin e ushtrisë fashiste të Benitto Musolinit.Por Ahmet Zogu mbajti një qëndrim fyes edhe ndaj amerikës,kur ambasadori Hugt Grant i ofroj tre pasaporta amerikane,një për vete,një për mbretëreshën Gerardinë dhe një për Lekën e porsa lindur,të cilat u refuzuan prej tij.Këtë sjellje aspak korrekte me përfaqësuësin e shtetit amerikan,le ta mësojnë mirë nostalgjikët e tij,se kush ishte idhulli i tyre Ahmet Zogu.Ambasada amerikane e mbylli veprimtarinë e saj diplomatike më 16 Shtator 1939,ndërsa ambasadori Grant u largua nga Shqipëria më 27 Shtator.Me vendosjen e regjimit diktatorial të Enver Hoxhës,asnjë diplomat amerikan dhe shqiptar nuk vuri këmbë përkatësisht në të dy vëndet.Sistemi diktatorial që kundërshtoj edhe planin Mrshall,për rimëkëmbjen e Shqipërisë,e cilësoj amerikën armikun numur një të popullit shqiptar dhe xhandarin e botës.U desh rënia e murit të Berlinit,që të ndryshonte situata edhe në Shqipëri,me rënien e komunizmit që të rivendoseshin marrdhënit diplomatike,të ndërprera prej 52 vjetësh.Kështu më 15 Mars të vitit 1991,do të ktheheshin marrdhëniet diplomatike me ambasadorin Wlliam Rajerson.Pas tre muajsh pasi ishte hapur ambasada,Shqipërinë do ta vizitonte sekretari i shtetit të atëhershëm James Baker,ku mbi 300 mijë shqiptarë mbushën sheshin Skënderbej,duke i rezervuar një pritje madhëstore,e cila është plazmuar në memorjen e shqiptarëve,si një event i vecantë për konsideratën që kanë shqiptarët për SHBA.Por kulmin e marrdhënieve shqiptaro-amerikane, do ta shënonte vizita e ish.presidentit George Ë.Bush me 10 Qershor 2007,ku prezenca e tij në Fush-Krujë,bëri që të thyhen normat e sigurisë,të cilat do të ktheheshin në lajme kryesore për televizionet amarikane. Në këtë 100 vjetor të këtyre marrdhënieve diplomatike,Shqipëria ndihet më e vlerësuar si komb në mbarë botën,për vetë perkrahjen dhe ndihmesën pa rezerva të SHBA.Ndihma që ka dhënë dhe po jep amerika me përfaqësuesen e saj Yuri Kim,për demokratizimin e jetës së vëndit,është shprehje më së miri e dedikimit të politikës amarikane.SHBA kanë qënë dhe mbeten partneri më i rëndësishëm strategjik,jo vetëm në dimensionin demokratik.por në ndihmën konkrete që Shqipëria të antarësohet në BE. Por ajo që merr përparësi në kushtet aktuale,është aktivizimi në Shqipëri i forcave speciale për Evropën.Ky instalim në kushtet e acarimit të situatës dhe kërcënimeve që rrjedhin nga invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës,merr rëndësi të vecantë edhe për sigurinë e rajonit.Ambasadorja e amerikës e ka vlerësuar praninë e kësaj force,si një nga lidhjet më të forta se kurrë me Shqipërinë.Ky sistem Taks Force,përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në hisorinë e marrdhënieve,ku Shqipëria merr statusin e një baze ushtarake.Këto instalime flasin më së miri.për ngritjen e vazhdueshmë të marrdhënieve,si në nivelin diplomatik,ushtarak dhe ekonomik.Për herë të parë Shqipëria do të ketë një bazë të fuqishme ushtarake,në mbrojtje të saj dhe sigurinë e rajonit.Kështu Shqipëria ndihet jo vetëm e vlerësuar dhe nderuar,por do të jetë gjithnjë në vijë të parë për pmbështjen e SHBA, në cdo misjon e qëndrim politik e diplomatik.Prandaj kemi të drejtë të themi,faleminderit amerikë për gjithcka që ke bërë dhe bën,për progresin demokratik dhe mbrojtjen e kombit tonë.