BREAKING NEWS

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur 53-vjeçari! Policia jep detajet nga ngjarja. Dyshohet se…

E rëndë/ Po bënte not, ndërron jetë papritur
x
BREAKING NEWS

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar

Falsifikimi i rezultatit në zgjedhje, Policia del me njoftim zyrtar
x
BREAKING NEWS

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela bën parashikimin e bujshëm për Shqipërinë: Varet nga Rama dhe...

“Jemi përballë eventit të madh”, Spartak Ngjela
x
BREAKING NEWS

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga qeveria e përplasjet me Ramën: S'kishte vend për dy

“Thika pas kurrizit”, Braçe tregon arsyet pse u largua nga
x
BREAKING NEWS

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të Kinës që po alarmon NATO: Pas Putinit, ja “tërmeti” që do të shkaktojë Xi Jinping 

Gazetari i njohur italian paralajmëron planin e frikshëm të
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon paralajmërimin ‘bombë’

Çfarë pritet të ndodhë? Spartak Ngjela lëshon
x
BREAKING NEWS

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares (EMRI)

Sporti shqiptar në zi, ndahet nga jeta ish-volejbollisti i Kombëtares
x
BREAKING NEWS

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon menjëherë policia dhe zbardh detajet zyrtare: Lënda plasëse ishte vendosur në …

Shpërthimi në hotelin e drejtorit të FSDKSH/ Reagon
x

Opinion / Editorial

Misteri i davaritjes dhe shkatërrimit të pasurisë marramendëse ushtarake

Misteri i davaritjes dhe shkatërrimit të pasurisë

As shteti dhe as organet e carvalosura të drejtësisë,nuk e analizuan asnjëherë dëmin e madh ekonnomik, që ju shkaktua Shqipërisë nga davaritja e pasurisë marramëndëse ushtarake. Përgjegjësit kryesor të shkatërrimit të ekonomisë, janë të lirë dhe vazhdojnë të bëjnë moral,ndërsa shqiptarët bombardohen me lajme të etiketuara bombë, për trafikantë drogash,vrasje me pagesë,për larje hesapesh,hajdutë ordinerë,ku mbi të gjitha këto ngjarje protagoniste është mafia politike.Është për të ardhur keq por është fakt, që shkatërrimi i ekonomisë shqiptare erdhi nga spekullatorët në emer të demokracisë, në dy legjislaturat e sundimit të berishizmit dhe oligarkisë rrotull tij.Mbulimi me mister i të gjitha abuzimeve,u bë qëllimisht nga keta oligarkë të politikës,që në marrdhënie me njëri tjetrin,kanë mbyllur sytë dhe veshët,për të mos dëgjuar oshëtimën e zërave të njerzve të ndërgjegjshëm.për shkatërrimin e ekonomise kombëtare. Nuk ka pse të murosen tragjeditë e humbjeve njerzore e materiale,kur përgjegjesit kryesor të tyre,bredhin të lirë nëpër botë për të siguaruar azil politik. Çfarë kërkojnë në forumin e Azerbajxhanit, dy eksponentët kryesore të tragjedive në Shqipëri Berisha e Meta? Misjoni i tyre nuk është t'i shërbejnë Shqipërisë,por për t'u lidhur me miqtë e tyre,për ndonjë koncesion politik në favor të tyre.Ata në këtë forum nuk përfaqësojnë Shqipërinë,por interesat e tyre personale e familjare, për të mbuluar me mister akuzat për krim dhe korrupsion. Prandaj nuk ka monopol mbi kujtesën.por amnezia e të gjitha ngjarjeve,është amnezi thirrje për të gjithë shqiptarët. Kjo thirrje i drejtohet në mënyrë të vecantë drejtësisë,e cila duhet të veprojë pa humbur kohë, për atë që kërkojnë edhe ndërkombëtarët,hetimin e politikës që ka drejtuar shtetin në kohën e tragjedive. Herët ose vonë gjithnjë historia,të sjellë edhe në mungesë, faturën e skandaleve politike e qeverisëse,të cdo epoke të largët apo të afërt. Në se më 1991 lëvizja studentore për demokraci,rrëzoj orakujt e komunizmit nga froni,duke krijuar mitin e popullit sovran,politika e këtyre viteve bëri të kundërtën. Me empirizmin e drejtimit të shtetit dhe megallomaninë demagogjike,ajo në vënd të proceseve demokratike,filloj shkatërrimin dhe davaritjen e pasurive kombëtare,ku ishte derdhur gjaku dhe djersa e shqiptarëve për 45 vjet. Një nga fushat që e pësoj këtë shkatërrim dhe vjedhje të saj,ishte pasuria marramëndëse ushtarake. Arsenali i lëvizshëm i ushtrisë shqiptare deri në vitet 1990,së bashku me objektet e palëvizëshme,si teritore, gazerma, pika hapje, tunele, ku strehoheshin avionë luftarakë, anije e armatim, uzina për prodhime luftarake e pjesë këmbimi, përbënin shumën marramëndëse prej rreth 130 miljard dollarë. Shumëkush mund të mos i besojë këto shifra, kur në fakt është një e vërtetë e mbuluar qëllimisht me mister,nga arroganca e politikës drejtuese e këtyre viteve,për të mos dhënë njeri llogari për shkatërrimin dhe vjedhjen e pasurisë marramëndëse ushtarake.Për kushtet e vëndit tonë të vogël, fatura e paisjeve ushtarake me rezervat e saj të koduara "101-K", për qëndresë dhe rezistëncë të gjatë, ishte një rëndesë e madhe për ekonominë.Por mos harrojmë se të dyja supoërfuqitë,për të thyer monopolin e garës së armatimeve,gjatë luftës së ftohëtë, harxhonin shuma të mëdha që kapnin shifrat prej 700 miljard dollarë në vit. E gjithë doktrina ushtarake e monizmit, ishte e ndërtuar mbi tezat e këshillit të mbrojtjes,që flisnin për ngritjen e një sistemi mbrojës të vëndit pëllëmbë për pëllëmbë. Kjo filozofi i ngarkonte organet drejtuese të asaj kohe, që në kushtet e luftës së ftohtë midis dy superfuqive, të ngrinin sistemin mbrojtës nëpërmjet fortifikimit,duke filluar nga vija e parë në bregdet, në kufirin tokësor e deri në thellësi të vëndit. Në bazë të studimeve shkencore ushtarake,duke patur parasysh kushtet e hapësirës së vëndit tonë, terrenit të thyer por edhe favorizues, u ndërtua një sistem mbrojtës tepër i fortifikuar, për t'i rezistuar goditjeve tokësore dhe ajrore.Në kohën e luftës së ftohtë,kur Shqipëria ishte plotësisht e izoluar, çështja e mbrojtjes së vëndit dhe popullatës dilte si masë prioritare. Shikoni dhe krahasoni luftimet e sotme në Ukrainë, se sa të domosdoshme janë vëndstrehimet,kur qytetarët e saj po përdorin për mbrojtje katet e nënëdheshme të vendbanimeve. Ndërsa ushtarët e vijave të para përballë ushtrisë ruse, lëvizin në transhe të bëra me mjete rrethanore, kur ushtria jonë i kishte tepër të fortifikuara dhe të sigurta për jetën e njerzëve. Por duhet të dimë që nuk kemi qënë ne shqiptarët,që për shkak të luftës së ftohtë,ndërtuam objekte të ndryshme të fortifikuara mbi dhe nën tokë. Në ato kushte kanë qënë edhe shtete të tjera,që megjithse karakterizoheshin nga niveli i lartë i mirqënies dhe sigurisë, kishin ndërtuar dhe hapur me mijra km tunele fortifikuese, si Norvegjia, Suedia, e cila të gjithë industrinë e ka nën tokë, duke mos mbetur pas edhe Franca me Zvicrën. Por edhe Rusia në ato vite në kryeqytetin e saj Moskë,kishte ndërtuar rreth 8 mijë km tunele. Ushtria e atyre viteve ishte në qëndër të regjimit,i cili kërkonte ta mbante atë me cdo kusht në këmbë,duke sakrifikuar dhe abuzuar me ekonominë,e cila përballonte me vështirësi furnizimet me armatim e municion. Edukimi ushtarak i atyre viteve,nuk ishte nën nivelin e të tjerëve, sepse në shkollat ushtarake u fut kultura ruse, nga që një pjesë e mirë e mësimdhënësve kishin përfunduar studimet ushtarake në shkollat e tyre, të forcave tokësore,detare dhe ajrore. Këtë ndryshim të përgatijes dhe nivelit të ushtarakëve tanë e vunë re edhe specialistët e huaj, që erdhën në Shqipëri për të ndihmuar në riorganizimin dhe reformimin e ushtrisë. Dua të përmënd një fakt të aftësive të ushtarakëve tanë artilierë,të cilët zhvillonin qitje luftarake në zonën e Pukës, ku po ndiqeshin nga një grup monitorues të ushtrisë gjermane. Ushtarakëve tanë nuk u mungonin aftësitë, por mjetet elektronike të kohës, të cilat vononin  në përgatitjen e të dhënave në kohën e duhur. Në vlerësimin që bën gjermanët për precizion në qitje,vunë notën 10 ndërsa për vonesën në kohë na vlerësuan me notën 4. Shqipërisë nuk i mungonte teknika luftarake, pavarësisht se nga empirikët dhe tinzarët që nuk e njohin këtë fushë, cilësohej si e dalë jashtë përdorimit. Teknika luftarake fillimish ishte marrë nga Rusia, por me prshjen e mardhënieve ushtria u furnizua edhe nga Kina. Për mbajtjen në gatishmëri të kësaj teknike, u ngritën një seri uzinash të profileve të ndryshme,që prodhonin municione por edhe pjesë këmbimi për teknikën. Uzina e Poliçanit prodhonte rreth 50-58 ton municione në 24 orë,ajo e Gramshit 120 mijë armë automatike në vit, e Mjekësit prodhonte 600 ton lëndë plasëse në vit etj.Shqipëria e vogël poseidonte rreth 196 avionë dhe helokopterë të tipave të ndryshëm,1200 tanke, artileri tokësore e kundërajrore, ku këtu futeshin edhe raketat SAM-2 tokë ajër. Po ashtu edhe forcat detare, kishin në dispozicion 100 copë anije lufte si dhe 4 nëndetëse, kur Greqia antare e NATOS nuk kishte asnjë. Njësitë xheniere ishin në gjëndje,të ndërtonin ura të tipit "ponton" si dhe "beli"ku nuk kalonin vetëm trupat tokësore, por edhe teknika e rëndë luftarake. Por çfarë u bë me gjithë këtë pasuri ushtarake? Në se pas përmbysjes së sitemit u muar një vendçm politik, për shkurtimin dhe reformimin e forcave të mbrojtjes, kjo ishte mjaftë domethënëse për kushtet e vëndit tonë. Por në se kjo pasuri e madhe ushtarake do të menaxhohej dhe shitej me rregulla,buxheti i shtetit do të furnizohej çdo vit me qindra miljonë dollare. Vetëm 10% e shifrës totale që kapnin këto asete, do të rregullonin jo vetëm bilancin e pagave të ushtrisë,por edhe të administratës shtetërore. Por shkatërrimi dhe vjedhja nga mafia politike e drejtuar nga Sali Berisha,uzurpator i PD dhe vendosjes në krye të shtetit pa patur idenë e drejtimit të tij,përbënte fatkeqësi kombëtare. Papërgjegjshmëria dhe paaftësia e tij politike, që nuk e njohu kurrë institucionin e dorheqjes, bëri që në atë vit të zi 1997shteti të bjerë, duke mos patur asnjë institucion në këmbë për drejtimin e tij. Kjo situatë favorizoj krijimin e bandave, të cilat pasuan me shkatërrime, vjedhje, shpërdorime, ku midis të tjerave u zhdukën 50 mijë ton karburante si dhe rezervat ushqimore,që ishin vendosur në ruajtje në disa pika strategjike të vëndit,për të shërbyer në kohë lufte. Fatkeqësia tjetër që kushtoj jetë njerzish, ishin armët dhe municionet e mara nëpër depot e ushtrisë, ku krismat e tyre dëgjohen edhe sot, duke kryer krime monstruoze, nga papërgjegjshmëria e politikës në drejtimin e shtetit. E gjithë teknika u dërgua për skrap, në uzinat e Nikshiqit në Malin e Zi. Ndërsa avionë të shoqërive të huaja, niseshin natën nga aeroprti i Kuçovës, me municione për në drejtim të Lindjes se Mesme dhe në disa vënde të Afrikës. Një dëshmi e gjallë me shifra dhe fakte,është ngritja e biznesit mafioz në Gërdec nga familja Berisha, ku u thyen dhe u shkelën të gjtha konventat ndërkombëtare për demotimin e municioneve,ndërsa parat shkonin për pasurimin e kësaj familje dhe ish-ministrin e mbrojtjes Fatmir Mediu. Vetëm një hetim i përgjegjshëm nga organet kopetente, do të hedhë dritë mbi të vërtetën e davaritjes së pasurisë marramëndëse ushtarake.