BREAKING NEWS

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik: Krenarë, por kujdes se shikoni ç’po ndodhet në... (Foto)

Pandemia e COVID! Rama publikon të dhënat dhe jep lajmin fantastik:
x

Opinion / Editorial

“Mistrecllëku” i fletës së votimit, tregon atë të 25 prillit!

“Mistrecllëku” i fletës së votimit, tregon atë

Këmbëngulja e PS-së, ose më mirë të them i njerëzve të Rilindjes mbi PS-në, për largimin e emrave nga fleta e votimit, nuk është çështje lehtësimi dhe numërimi elektoral. Largimi i emrave nga fleta e votimit është “mistrecllëk”. Ato që nuk duan të vendoset emri i Majkos, apo dikujt tjetër bie fjala në Tiranë nuk është se duan të “ulin” Pandin, por duan të ngrenë lart “gjakun e ri të Rilindjes” apo Luljetën në mos po dhe “lënësen” (braktisësen) e punës së saj si mjeke në kohë përballje me Covidin të Najadës së partisë së Manastirliut. Pra mistrecët e Rilindjes, nuk është se nuk e dinë se në Shkodër bie fjala kryeson një person që nuk e njeh askush përveç kryeministrit një ditë të bukur marsi. Por mistrecët nuk duan që të ketë emër as ajo, as Beqaj dhe as Beci. E nuk është vetëm kjo filozofie tyre mistrece. E para, mistrecët e Rilindjes goditën listat e hapura të emrave. Nuk ishin dakord dhe nuk do të jetë kurrë dakord Edi Rama me renditjen në listë nga demokracia. Ai nuk njeh demokracinë e brendshme dhe nuk do ta njohë kurrë sa të jetë gjallë. Në momentin që Rama praktikon dhe njeh demokracinë në PS – largohet nga pushteti pa nevojën e PD-së dhe aleatëve të lodhur të saj. Në qoftë se Rama, do të kishte lejuar një ditë të vetme që në PS të rreshtonin demokrativisht njerëzit përfaqësues të tyre, përfundimisht ai dhe shpura e tij, do të ishin larguar nga pikërisht demokracia. Rama nuk do rreshtim demokratik, sepse ai urren këtë lloj demokracie në parti. Ai është “demokracia dhe alternativa e vetme në PS”. E sigurisht sa është kështu e duke pasur parasysh dhe ato përballë tij, vazhdon pushtetin me mos përdorim emri dhe mbiemri, sepse në fakt, nuk ka se çfarë t’i duhen dhe nuk ka pse t’i përdorë. Duke anuluar listën e hapur sëpaku përballë votuesve, Rama kërkon sigurisht rreshtimin abuziv të datës 25 prill. E para, do t’iu bëjë presion atyre që i ka në listë për t’iu bërë ceitnot politik. E dyta, do të vendosë raporte të shëmtuara përballje me listën e ndërtuar nga gabime apo dhe nga marrëzia e mungesë së referimit të emrit duke kërkuar pastaj llogari, pse ky kaq dhe pse kjo aq. E treta, mbas presionit vjen çmontimi i teorisë së listës së programuar dhe të listës së dalë, por dhe të listës së demontuar politikisht. E ky është “mistrecllëku” tipik Rilindist, që të bëjë diversion dhe me të vetët dhe me socialistët dhe me të votuarit e popullit dhe ato të listës së partisë. Këtë gjë Rama e do “mistrece” si arsyeja e mungesë së emrave në një listë, që duhej bërë realisht e hapur. Pavarësisht se KQZ-ja do të nxjerrë emrat dhe numrat e listave në çdo qendër votimi, sigurisht konfuzioni do të jetë maksimal më 25 prill. Por kjo i shërben Ramës. E ka porosi partie për vendosje qytetare sipas listës dhe jo sipas dëshirës. Këtë gjë do të komandojë “Komandanti i Surrelit”. I duhet, jo për ndonjë përfitim të madh, por për të kontrolluar partinë në çdo aspekt të mundshëm mungese lirie dhe demokracie. Pastaj kulisat e renditjes në lista, e cila është moment dytësor, pothuaj një orë mbas mbylljes së vendvotimeve. Po, po, ka kulisa plot. Si kundër gënjejnë dhe kanë mashtruar me votat, kështu bëjnë dhe me numrat pa emra shoqëruar. Unë në fakt “kam dëshirën” që PS-ja kështu të votojë, por sigurisht dhe pse gjykata votoi për Rilindjen me numra dhe jo emra, demokracia dhe fryma listave të hapura nuk është kjo që po serviret. Praktikisht kanë prishur dhe marrëveshjen e fundit në ambasadë. E kanë çuar në fund shtypjen e fletëve dhe këtë gjë e kanë bërë me qëllim. Që kur të marrin vendime (gjykatat) të jenë të shpejta dhe të padrejta. Po biles, u tha se nuk ka kohë të shtypen listat dhe fletët e votimit. Mirë po “mistrecët”, nga të gjitha anët këtë gjë duan. Po dhe deri te PD, po kështu. Mistrecët e listave pa emra, kanë erën në favor. Ato nuk kanë eko, jehonë. Mjafton të luftosh me numrat në listë. Nuk duan që të jenë thjesht “mistreca” përpara me mungesën e emrave në renditje. Jo, duan të përfitojnë si mistreca që janë. Duan forcën e tiranoktratit Rama dhe kolektivit “no name, no face” që është PS-ja e drejtuar dhe komanduar nga Rilindja. Kur udhëheqësi vepron në listë dhe njerëzit votojnë një “no name, no face” do të thotë se “mistrecllëku” i datës 25 prill ka arritur qëllimin. Por nuk është shumë e habitshme pse PD nuk bëri ndonjë zhurmë kaq të madhe. Jo, sepse pothuaj e njëjta skemë funksionon dhe te ajo. Nuk duan “demokracinë” as në lista dhe as në përzgjedhje nga elektorati. Nuk duan lista ndryshe dhe nuk duan aspak ide ndryshe. Prandaj them se ky “mistrecllëk” është pikërisht për datën 25 prill që të vetërregullohet pastaj në ditët në vazhdim. Qëllimi është mos aplikimi demokracisë. Kaq, sepse vetëm ajo i bën të largohen demonët e pushtetit në Shqipëri.