BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

“Mitet” e Demokracisë janë Liria, Drejtësia dhe Antikorrupsioni

“Mitet” e Demokracisë janë  Liria, Drejtësia dhe

Historia evulon dhe  ndryshon sepse historia ecën përpara krahas kohës. Koha shkon drejt të ardhmes e kështu edhe shoqëria. Koha ndërton mite, por janë  po koha dhe e vërteta e drejtësia ato  që i rrëzojnë mitet.

Mitet e sotme në shoqërinë moderne nuk janë më individët, por janë  Demokracia, Liria, Drejtësia dhe Antikorrupsioni.

Ajo që vihet re edhe në Kosovë është fakti se atje opinionistët , analistët dhe mbështetësit e Rugovës janë më aktivët pro  ndëshkimit të  krimit e të korrupsionit  dhe të bartësve të tyre në Kosovë. Te ata vërehet një kritikë e kundërshti me shumë te drejtë edhe kundër kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe ndaj korrupsionit,papërgjegjshmërisë kombëtare   si dhe ndëshkimit të deputetëve dhe të administratoreve të tij dhe tërë  keqqeverisjes së tij.

Mirëpo kur vjen puna mbështetësit e Rugovës kryesisht , të atyre që deklarohen si të tillë edhe si proamerikanë, kur vjen puna ata  cuditërisht dalin kundër linjës së SHBA-ve të cilat kanë shpallur “non grata” Sali Berishën për korrupsion dhe për avokati të tij ndaj  korrupsionit.

Ndershmëria dhe sinqeriteti intelektual e mediatik i lirë e i pavarur  nuk mund te jetë i njënashmëm, sepse kur ato paraqiten me dy standarde atehere kjo i kompromenton intelektualët dhe kritikët të cilët pretendojnë që të jenë objektiv dhe sa më të logjikshmëm e me kritikë të pastër. Në Kosovë vërehet se kanë simpati tani për kundërshtinë ndaj “non gatës” amerikane e kanë edhe ata të cilët janë në listën e zezë e që priten të shpallen edhe ata “non grata”.

Sot brënda Partisë Demokratike, është beteja politike  midis të vjetrës autokratike, korrupsionit dhe pandryshueshmërisë nga njëra anë, dhe demokracisë, lirisë, ndryshimit e antikorrupsionit nga ana tjetër.

Kuvendi i   “Rithemelimit”  rikthyes e regresiv i elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike të Shqipërisë

Ky fraksioni politik i këtij kuvendi  rithemelimi i shërben Partisë  Demokratike, sepse: është veprim vetëpërjashtimor i elitës së vjetër politike të Partisë Demokratike dhe shënon fundin e tranzicionit të PD-së. Ky fraksion është elita e vjetër e PD-së si do që si forcë politike që  të emërtohet nesër ai, pra këta i përkasin së vjetrës dhe të shkuarës.

Dhe këtë vetëpërjashtim të tyre e “ndihmuan” edhe  35 deputetët e Partisë Demokratike të cilët nuk morën pjesë në atë Kuvënd të rithemelimit rikthyes e regresiv  të së shkuarës e të vjetrës dështake e pengmarrëse të Partisë Demokratike; si një lëvizje bllokuese e penguese për të ardhmen; pengues për integrimin; pengues për demokracinë dhe  pengues për  ndëshkimin e korrupsionit; si një përpjekje për ta zgjatur tranzicionin në Shqipëri.

Dhe nëse ky Kuvënd do ta quaj Partinë e tij si Parti konsevartore, në fakt kjo si parti mishëron, ruan e  konservon të vjetrën e saj:  interesin e atij grupi dhe  ate personal të tyre,privilegjet e perfitimet dhe mbrojtjen e korrupsionit të tyre, dhe rrjedhimisht nuk do të ketë të ardhme dhe as peshë politike, aq më tepër kur atë nuk e njohin as SHBA-të.

Ky kuvend shënoi ndarjen e Partisë Demokratike, ku “Grupi i Rithemelimit” pretendon si një organizatë sovranisto-konservatore, si disa parti të disa shteteve të BE-së të cilat promovojnë prirje sovraniste kundër SHBA, BE e NATO-s, parti  të cilat mbështeten nga Rusia.

Pra ky grupim është ai i cili e mbajti PD-në në  moszhvillim e mosprogres demokratik.

Një anim drejt kësaj ideologjie “sovraniste” te Grupit të Rithemelimit të Partisë Demokratike Shqiptare kur Shqipëria nuk është akoma antare e BE-së, si dhe një lëvizje e tillë anti-SHBA është tërësisht kundër dëshirës së madhe të Shqiptarëve për antarësim në BE,si dhe për faktin tjetër se Shqiptarët janë kombi më proamerikan në Botë.

Nuk mund të akuzosh ambasadoren amerikane si guvernatore sic bën Berisha dhe disa të tjerë të këtij grupi , si dhe as aventura e nje farë peticioni kundër saj, dhe kur, pikërisht edhe në kohen kur SHBA dhe perendimi kanë problemin e madh, atë të luftës në Ukrainë. Kjo duket haptazi si një veprimtari anti-SHBA përderisa edhe Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried tha:

 “Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim”.

 

Pra “sovranistët” berishistë thonë si dikur Enver Hoxha për  “Rrezikun anglo-amerikan për Shqipërinë”, dhe ndoshta janë nostalgjikë dhe të frymëzuar nga ky libër i diktatorit.

Por ajo që vihet re kryesisht , është qëllimi i organizatorëve të këtij kuvendi, i cili është: mbijetesa e tyre e përjetshme në politikë si deputetë pasi nuk mund të vazhdonte më kjo elitë e vjetër dështake e tillë , si deputetë të përjetshëm të Partisë Demokratike.

Pra interesi i këtyre “sovranistëve” është thjesht politiko-personal për privilegje dhe nuk është as demokracia, as sovranizmi, as konservatorizmi dhe as interesi publik.

Unë Skënder Kapiti që vij nga një familje patriotike dhe kundërshtare e regjimit komunist jam  antar i hershëm i Partisë Demokratike që në ditët e para të themelmit të saj, dhe pikërisht pse gjithmonë kam shprehur qëndrimin tim si nacionalist e antikomunist  të cilat janë themeli i konservatorizmit kurrë nuk pashë në PD as antikomunizëm , as nacionalizëm dhe as në lidhje me pronën, por vetëm retorika false patriotizmi e antikomunizmi.

Përballë kësaj unë  kam qenë që në vitin 1994 kritik i kësaj elite politike që e ka mbajtur peng PD-në, Demokracinë, pronën  dhe Drejtësinë në Shqipëri dhe që tani pas 30 vitesh  janë grumbulluar tashmë në këtë “Grup Rithemelimi” dhe në këtë Kuvënd të tij.

Kam mbështetur fuqimisht me dhjetra shkrime, analiza e opinione Reformën e Vetting-ut në Drejtësi, duke shpresuar se ajo do të bëjë  Vetting-un edhe të  politikës dhe ndëshkimin e tradhtisë e të korrupsionit të saj.

Tani SHBA duke e parë se elita e vjetër politike ajo PS+PD janë shkaktarë e këtij tranzicioni, SHBA-të që  kanë meritën e jashtëzakonshme që mundësoi Vetting-un, këtë kryereformë jetike për Shqipërinë, dhe po SHBA po mbështesin Partinë Demokratike, atë zyrtaren , jo këta të të ashtuquajturit Rithemelimi, me qëllim që Shqipëria të shkojë përpara e të shkëputet duke e lënë në të shkuarën e tij edhe këtë tranzicion traumatik 30 vjecar.

Nuk janë të vërteta pervecse manipulime, korrupsione  e mercenarizma mediatik e intelektual përpjekjet e tyre për ta juistifikuar antidemokracinë, antiamerikanizmin dhe korrupsionin e atyre që SHBA i shpall “non grata”, të atyre që fantazojnë se do mashtrojnë me idera e me fantazira ideologjike si rasti i këtyre “sovranistëve” që duan të rikthehen e ta uzurpojnë përsëri Partinë Demokratike.

Për cfarë sovranitreti flasin këta, kur këta PD-në kurrë nuk e lejuan  as demokratike, as të lirë e as sovraniste, gjë që e vertetoi edhe kuvendi i tyre ku organizatorët e saj janë e vjetra dështake dhe interesi personal,  korrupsioni, tarafi,klani e farefisnia.

Për cfarë sovraniteti flasin këta të këtij kuvëndi , a mos ky Grup regresiv Rithemelimi e quan se PD ka humbur “sovranitetin” pse Partinë Demokratike zyrtare e mbështesin SHB-të?