BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

“Miti i Shpellës” i fortë, i madh dhe patjetërsueshëm në shoqërinë tonë!

“Miti i Shpellës” i fortë, i madh dhe

Te dialogët e tij, e për saktësi te “Republika” Platoni ka dhe mrekullinë e “Mitit të Shpellës”. Narrativa dialoguese e tij është “shpella e të pafatëve” lidhur me zinxhir në një guvë të errët. Kaq shumë të lidhur dhe në errësirë ku vetëm një mur lejonte të hynte një dritë flake pishtari në të cilën gardianët Iu lëshonin figura kafshësh dhe britmat e tyre për të burgosurit. Asgjë tjetër dhe sigurisht kishin të hanin dhe pinin në errësirë. Një “ditë” zinxhirët e të një burgosuri ishin liruar dhe ai merr drejtimin nga dalja e shpellës. Platoni dialogun e tij e çon te përshkrimi i vrasjes së syve të mësuar në errësirë nga drita vezulluese e jashtë shpellës. I burgosuri i shpellës apo banori i natës së saj, vuan nga dhimbja e syve, por dalëngadalë, arrin të shikojë konture dhe ngjyra. Vuan por dikur mësohet me dritën. Kthehet në shpellë dhe Platoni këtu e lë ngjarjen flu, mes të ndodhurës dhe idesë se çfarë mund të kishte ndodhur. Mendohet tju thotë bashkëshpellarëve të tij, por do ta sulmonin pse kishte dalë jashtë dhe kishte qorruar sytë nga drita jashtë shpellës. Biles mund dhe ta kishin vrarë, pse ju solli këtë ide dhe këtë shembull.

E ky sigurisht është dhe miti i shpellës i ardhur nga 25 shekuj nga mbase filozofi dhe shkrimtari më i madh i antikitetit bashkë me Aristotelin. Çfarë ka ndryshe shoqërisë sonë të pajisur me iphone dhe android? Çfarë ka ndryshe, në shoqërinë e kultivuar europiane dhe shoqërinë tonë folkpolitike shqiptare? Po, por në Europë, “revolucioni francez” revolucioni teknik, teknologjik, kulturor dhe kibernetik, ka kryer punë me modelin shpellë. Sot bota e qytetëruar në vend të shpellës ka “flluskë” shoqërore, pro shpellë jo. Mirëpo ne vazhdojnë me “mitin e shpellës”. Ne vazhdojmë me shumë e shumë mite, por ai i shpellës është “par exelance” më i patjetërsueshmi, i forti dhe i madhi që kemi. “Miti i shoqërisë në shpellë”, e lidhur me zinxhirë, që ka për të ngrënë dhe për të pirë, që shikon vetëm figura dhe forma, që iu intereson gardianëve, por kurrë në dritë të diellit, por me sytë e mësuara në errësirën e shpellës. Me beben e syve të hapur si fajkua për të parë mirë natën, por që ditën i dhembin sytë nga drita vezulluese. Ne nuk i ndahemi “mitit të shpellës” si shoqëri. Nuk duam të dalim, sepse në paditurinë tonë drita na bën më dëm se sa errësira. Nuk dalim nga ky mit ku figura dhe lëvizjet, politika, filozofia është e servirur në mur të shpellës nga ato që e ruajnë (guvernantët qeveritarë shpelle) atë. Shpella (jo flluska) jonë, ka drejtësinë figurë në errësirë. Arsimi dhe shëndetësia, janë pikërisht modele të mitit të shpellës dhe që janë lartësi shpelle me dritën e flakadanëve dhe jo në dritën e diellit. Ana figurative dhe sidomos errësira, janë dhe përfitimi nga “Miti Shpellës” ku të burgosurit e shpellës tashmë, janë mësuar dhe përtojnë të ndërrojnë vend. Vazhdojmë të kemi shoqërinë që i frikësohet dritës, sepse ka shekuj në errësirë. Shoqëri që urren dhe atë që ka provuar t’i dhembin sytë nga drita e diellit në përballjen me pjesën jashtë shpellës. Shoqëri që “mitin e shpellës” e ka më të madhin dhe të fortin për fat të keq. Për më tepër, kjo shoqëri, kur është rebeluar më tepër është sikundër për të mos dalë nga shpella se sa të provojë ti djegin sytë dhe qorrohet për dy minuta, por pastaj të dalë në dritë të diellit nga errësira e shpellës së tij. Jo jo, është “shoqëri konservatore errësire në shpellë”. Edhe pse ka celular dhe makina moderne apo veshje të fundit, por dhe aplikime të tjera ultramoderne. Jo nuk i bën përshtypje, sepse vazhdon të qëndrojë në shpellë me errësirën që tashmë shpella ka. Nuk qëndron dot pa gardianët, të cilët nuk kanë kuptim jashtë shpellës. Nuk duan të jetojnë pa zinxhir sepse ju duket sikur pa to nuk kanë as “sigurinë e shpellës”, por dhe “dritës së flakadanit” kur pastaj luhen në mur, figurat e mendjes së gardianit. Nuk mund ta tjetërsojmë dot. Nuk kanë mite tjetërsimi miti, në shoqërinë shqiptare. “Miti Shpellës” është vesi më i keq i ngulitur fort shqiptarit. Më i keqi, sepse është refuzuesi i dritës, në përballje me errësirën e shpellës. Ngritja e miteve moderne te shqiptarët janë afër me “Mitin e Shpellës”. Bazën e kanë te loja e dritës së flakadanit në murin e njerëzve pa lejuar realitetin jashtë shpallës në dritë të natyrës. Kështu janë elitokracitë, burokracitë partiake, qeveritë korruptive që duan vetëm prangat për banorët e shpellës, por dhe klasat politike që kanë kuptuar “mitin e një shoqërie” para urbane dhe pse në vitin 2021. Së paku ta kishin larguar këtë mit që i bën keq atij që tregon të vërtetën dhe largon errësirën. Jo kjo shoqëri këta njerëz i persekuton dhe largon. Nuk i do. E kjo është pasoja më e madhe e dëmshme nga pikërisht “Miti i Shpellës” te shqiptarët. Deri dje mendoja se “full fajin” e kanë gardianët. Sot sigurisht mendoj ndryshe, duke kuptuar dhe pse gardianët vazhdojnë mitin e tyre në shpellë. Po e kuptoj se shpella jonë, është “e populluar” së tepërmi nga shoqëria që nuk do të largohet nga shpella. Jo për fat të keq. Nuk do dhe akoma kërkohet kohë që të ndryshojnë ves nga shpella në flluskë. Po pra, së paku në vendin, kur lejohet drita e diellit.