BREAKING NEWS

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë rezultuar të infektuar me Covid-19 në 24 orët e fundit, asnjë humbje jete

Koronavirusi drejt zhdukjes në Shqipëri, ja sa persona kanë
x
BREAKING NEWS

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët e tij japin lajmin e trishtë: Humbje e madhe! (EMRI+FOTO)

Mjekësia në zi/ Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar, kolegët
x

Opinion / Editorial

Mitomanët dhurues pushteti të atyre, që i akuzojnë me përdorim të tij në zgjedhje!

Mitomanët dhurues pushteti të atyre, që i akuzojnë me

Filloi Lulzim Basha, turin post zgjedhje për të sqaruar zgjedhësit se si pushteti kishte grabitur votat, kur Lulzim Basha ishte betuar se nuk do të lejonte nga asnjë pushtet vjedhjen dhe grabitjen e votave. Nuk mund të degradojë më shumë se sa kaq, historia politike e një mitomani apo një grupi mitomanësh në krye të PD-së, e cila është për tu qarë realisht me “facilet” thonë në Shkodër. Përbetimet e tij tashmë, janë për zgjedhjet e grabitura. Dikur për mitomanët në Shkodër kishin një si tip barsolete. Një rrenacak i njohur, para se të hipte në urbanin e linjës Bahçallëk Fermentim thotë një gënjeshtër dhe pikërisht në Bahçallëk hip në urban. Kur shkoi në Fermentim e gjeti të zmadhuar gënjeshtrën e tij dhe kishte arritur ta besonte dhe ai vetë. Mitomanët historikë shqiptarë janë (që në kohë bashibozukësh) prej mesjetës së vonë, por se vazhdojnë mitomanët politikë dhe në vitin 2021 kjo ishte një përjashtim nga rregulli për shoqëri që thuhet se ka dalë nga injoranca absolute. Ja çfarë janë mitomanët dhe mitomania: Prirja për të pranuar si realitet, në një mënyrë pak a shumë të vullnetshme dhe të ndërgjegjshme, produktet e imagjinatës dhe për t'i thënë ato si të vërteta, në mënyrë që të tërheqin vëmendjen e të tjerëve dhe kështu të kënaqin kotësinë tënde. Kur arrin të besosh dhe gënjeshtrën tënde pastaj kjo është mitomani folklorike. Lulzim Basha politikisht është kthyer pikërisht në një mitoman të sëmurë. Në fakt shkencërisht pseudologjia fantastike, e njohur më mirë si mitomania, është prirja e zakonshme për të thënë gënjeshtra, një shpikje e realitetit në të cilin shpesh shpikësi beson për të ngjallur admirim, dhembshuri ose interes tjetër për të tjerët. E kjo tashmë në të gjitha betejat e Bashës është një e zakonshme. Çdo person ka ndodhur të gënjejë, herë në mënyrë që të mos ndihet i përjashtuar, herë herë, për të tërhequr vëmendjen e të tjerëve, por për disa individë, gënjeshtra bëhet një pjesë integrale e jetës së tyre dhe gënjeshtra bëhet patologjike e detyruese, duke u bërë një çrregullim. Po kjo është mbas çdo beteje politike të humbur të Bashës.  Mitomania është një nevojë për të treguar vetveten dhe për të treguar histori fantastike për të pasur një jetë interesante të denjë për t'u treguar dhe për të ngjyrosur thinjat e ditëve me iluzionin e mashtrimit. Në të vërtetë Basha nuk ka thinja dhe akoma nuk kuptohet nëse i lyen ato. Psikiatri francez Ernest Dupré ishte i pari që shpiku termin mitomania në fillimin e viteve 1900, duke përshkruar gënjeshtarin patologjik si atë që përdor gënjeshtra, shpesh mjaft të besueshme, për t’u dukur më interesant në sytë e të tjerëve. Njerëzit të cilët hyjnë në një rreth vicioz dhe humbasin në historitë e tyre të shpikura, të paaftë të përballen më me realitetin: një lloj varësie ndaj gënjeshtrave që ushqehen përsëri. Absolutisht ky është jo vetëm Basha, por dhe një pjesë e mirë e politikanëve tanë që gënjeshtrën e tyre e besojnë dikur për të vërtetë. Çfarë ka bërë ky mitoman grotesk politik me pushtetet e falura Ramës që tani ankohet se Rama i ka përdorur ato kundër opozitës në zgjedhje? Bëri marrëveshjen “17 maj” dhe kërkoi pushtet, duke humbur zgjedhjet mbasi ishte betuar se nuk do t’i grabiste kush para zgjedhjeve - për t’u shitur si garant. Mitomani Basha dhe mitomanët e tjerë rreth tij, i bënë një të keqe të madhe demokracisë në Shqipëri. Duke u larguar nga kuvendi i Shqipërisë i dhuruan komplet pushtetin legjislativ Ramës. Po pra, me ato “kërpëratat” dhe azil pleqsh Jenisherësh apo groteskë monarkikë Gjuzësh e të tjerë, të cilët i dhanë votat Ramës për ligje që opozita ishte jashtë institucioneve dhe nuk donte t’ia dinte. Imagjinoni një nga më ligjet idiote post diktaturë që ishte se “duhej dënuar një i sëmurë me kovid me burg”. Po sa e sa ligje të mitomanit Basha u aprovuan nga Rama (me aleatët zylyf të Bashës) dhe u pranuan dhe nga ndërkombëtarët kur Basha rrinte jashtë Kuvendit me dëshirë morboze? Mirë se Rama kishte ekzekutivin, por tanimë dhe legjislativin. Mitomani Basha, nuk mori pjesë për reformën elektorale dhe atë në drejtësi, duke sabotuar demokracinë në Shqipëri. Nuk shtyu as për reformën administrative. I dhuroi kështu dhe pushtete reformash të reja Ramës në mënyrë të vullnetshme të një mitomani në një “pseudologji politike” në mënyrë cinike tepër të sëmurë në përfitim personal, me arsyen se kështu Rama do të bëhej më abuzues dhe përfitimi do të ishte i Bashës. Nuk i mjaftoi kjo Lulzim (Mitomani) Bashës, por i la me vullnet dhe dëshirë dhe pushtetin vendor Ramës. Që ai të kishte mundësinë dhe tenderave të tjerë vendorë, njerëzve të tjerë të punësuar nga ai dhe Rilindja, i la një nga pushtetet më të rëndësishme dhe këtë pushtet e pranuan dhe ndërkombëtarët. I la tendera dhe para akoma më shumë, shkolla të ndërtuara, shtëpi tërmetesh dhe vaksina, sepse në fund të fundit si kishte të gjitha pushtetet dhe do të përballte gjendjen. Tani mitomani Basha akuzon Ramën se ka përdorur fondet dhe pushtetet e tij për të fituar zgjedhjet. Kur pushtetet ia kishte dhuruar vetë si fajtor që ishte dhe është. Po e ka më mitoman të paskrupullt dhe fantastik se sa ky soj individi, që ka arritur në marrëzinë e tij të besojë mashtrimin (jo thjesht gënjeshtrën) e tij. Nga një super shërbëtor i pushtetit (edhe të dhuruar Ramës) bën akuzuesin se ai (Rama) paska përdorur fondet të dhuruar të Bashës për zgjedhjet. Akuzon komisionerët e socialistëve se vjedhin apo abuzojnë, të cilët kanë vepruar në sy të komisionerëve të tij ose Bashës. Mitomani Basha akuzon qytetarët shqiptarë demokratë që i kanë shitur votat Ramës dhe miqve të tij. Akuzon të gjithë botën, kur ky është i vetmi që i ka dhuruar me dëshirë dhe vullnet, pushtetet e shumta të pamerituara pikërisht Ramës. Asnjëherë nuk ka pasur Shqipëria një mitoman politik, më grotesk dhe të sëmurë, se sa Lulzim B. Po pra po dhe kjo për fat të keq edhe sot në 2021.