BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Mitomanët e interesit politik personal, mbi shtetin dhe stabilitetin!

Mitomanët e interesit politik personal, mbi shtetin dhe stabilitetin!

Gjendja absurde politike e mitomanisë ndër lidershipin politik, jo vetëm të opozitës shqiptare i ka bërë dhe po i bën keq shoqërisë dhe sigurisht shtet formimit shqiptar! Ne në mënyrë absurde i kemi liderët politikë mitomanë të pa shërim! Duke qenë "oriental gjysmë bizantinë dhe gjysmë otomanë! Jetojnë si mitomanë, veprojnë si mitomanë, sillen si mitomanë dhe flasin si mitomanë! Tendenca për të gënjyer dhe pranuar si realitet në mënyrë gati të vullnetshme, prodhimet e fantazisë së tyre, është sëmundje e përbashkët e lidershipit të sotëm opozitar në Shqipëri! Krye mitomani është Sali Berisha, por tashmë mitomanucë të vegjël janë të gjithë ato që dalin nga SHQUP-i dhe sigurisht në mënyrë të plotë te LSI!

Kur ishin në opozitë kështu bënin shpesh herë dhe një pjesë te lidershipi socialist! Mitomania opozitare në Shqipëri dhe arroganca pushtetare janë sëmundje absolutisht që duhen kuruar! Mitomani në politikën tonë është patologjik. E gjuajnë policinë me molotov dhe me gurë e dalin e thonë na goditi policia! Të gjithë e shikojnë (TV) se policia goditet me flakë dhe gurë apo hekura, apo sulmohet ballas në sy të kamerave dhe mitomania politike deklaron se ajo na provokoi dhe na ka sulmuar! Kaq shumë e thonë këtë sa që fillojnë ta besojnë dhe vetë! Po po besojnë realisht se i ka goditur policia dhe se protestuesit kanë qenë "engjëj" ose kanë pasur të drejtë të godasin policinë e cila mbron institucionet! Mitomanët gënjejnë patologjikisht për Saitin që ikte vrap pa pasur nevojë dhe për dhunimin nga policia pa kuptuar qartë se njerëzit kanë parë skenat dhe të dhunës së tij me policët dhe ikjen vrap dhe rrëzimin (nuk e mbanin këmbët) e tij, kur policët po e ndiqnin! Mitomani Basha thotë se - "po ndihmonte dhe gazetaren" në fakt! Ose mitomania (mitomania femërore është apostolike) Vokshi si familje "Hero të Popullit" e cila shkonte ti "kërkonte llogari" policëve se ku e kishin çuar "Saitin"?! Duke harruar se nuk është më as deputete dhe se nuk ka askush arsye si polic ti tregojë mbesës së Bije Vokshit se çfarë ka bërë policia me Saitin që ikën vrap dhe rrëzohet me këmbët e veta! Pastaj tregonte dhe "brutalitetin" me të cilën policia po trajtonte një grua që nxirrte si në Parlament fjalë tipikisht parlamentare nga goja për policët (përballë tyre) të cilët sigurisht nuk janë parlamentarë që ti durojnë! Mitomania e një dore të tillë politikanësh përbën bazën për të krijuar persekucionin dhe ngritur masat në - revolucionin anti Rama në Shqipëri!

Kur të gjitha veprimet shikohen dhe dëgjohen në fakt! Ose ish deputetja tjetër e LSI-së e cila uronte që të vdisnin qytetarët nëqoftëse ky zotëria do vendoste fatin e vet me vdekjen e qytetarëve! Në fakt Rama nuk po vriste sikundër vrau Berisha ditën e protestës për kryetarin e partisë së Norës me 21 janar! Por ish deputetja në mitomanizmin akut - tani kthen historinë mitomanike nga Berisha te Rama dhe uron vdekje qytetarësh! Në të vërtetë, duan vetëm pushtetin dhe këtë e bëjnë si mitomanë të regjur patologjikisht të degraduar! Mitomanët kanë katër protestat e fundit që kërkojnë fundin e Ramës ose paralajmërojnë fundin e tij! Për këtë gjë ju duhet gjak, të vrarë, ju duhet mundësisht luftë civile që të vijnë mitomanët mashtrues në tryezë tavolinash poshtëruese, si marrëveshje anti ligjore dhe antishtet civil dhe rend kushtetues! Mitomanët Lulzim Basha dhe kryemitomani Berisha, duan provokimin e gjakut për të hipur mbi ligjin dhe mbi shoqërinë me dhunë! Po diskreditohen nga protesta në protestë, nga pjesëmarrja e pakët, nga sulmet e pështira ndaj institucioneve dhe policisë dhe nga zbythja gjithmonë, prej veprimit demokratik që nuk vret njerëz! Tani duan të krijojnë gjakun për të futur shoqërinë në luftë! Vetëm me rrëzimin grotesk të vrapimit të Saitit, si një burrë jo kaq trim, nuk ndezin dot histeri gjaku dhe përplasjeje! Në fakt mitomanët kanë dhe interesa të tjera të cilat fshihen nën veshjen e mitomanisë patologjike! Janë interesat që zgjaten jashtë Shqipërisë dhe shkojnë drejt anti europianistëve, anti perëndimorëve dhe sidomos një shërbim devijat filo rus, që sado që shkon koha dhe do të nxjerrë kokën qartë fare! Mitomanët në politikën shqiptare, jo vetëm kanë humbur kontaktin me terrenin në Shqipëri, por kanë humbur atë me ndërkombëtarët! Janë njëkohësisht kundër ambasadës dhe qëndrimit amerikan, kundër OSBE-së dhe kundër misionit të UE-së! I përcaktojnë si të shitur apo të blerë nga Rama dhe të njëanshëm apo pro qeverisë! Po nxisin dhe shoqërinë apo "popullin mitoman ndjekës" të acarohen kundra Amerikës, kundra OSBE-së dhe kundra Bashkimit Europian! Ky lloj patologjizmi anti perëndimor është në substancë një mitomani, e cila ka bazament mashtrimin e dukshëm - se të huajt punojnë për Ramën! Këtë lloj gënjeshtre e përdorin për të mbuluar marrëzitë e tyre me luftë nxitje, shkatërrimin të pluralizmit, thyerje të ligjit dhe daljes nga politika në institucione në rrugë, nën shenjën e dhunës! Pse e gjtiha kjo? Vetëm për pushtet, për ardhjen në vendin ku bëhet para dhe ku pasurohesh! Për asgjë tjetër në botë! "Fjalimet për liri dhe demokraci" janë mitomania e qartë e tyre, kurse realiteti është fitimi, pasurimi dhe mbarimi i fondeve në mungesë të pushtetit i cili i gjeneron nga korrupsioni! Tashmë nuk kanë as "pudorin" për ta fshehur mitomaninë e tyre absurde! Gënjejnë pa asnjë problem për "dhunën e policisë, për provokimet" dhe padyshim që nxisin haptas për dhunë nga ana e tyre duke shpresuar që populli të dalë me shumicë dhe të largojë Ramën me fuqinë e zjarrit, dhunës apo dhe me ndonjë vdekjeje e cila pastaj të kthehet në arkmortin e tyre pushtues institucionesh! Nuk mund të ketë më figura negative se sa këto mitomanë patologjikë dhe luftë nxitës e shtet shkatërrues!

Mitomanët kanë interes personal politik. As që ja vlen të merresh me arsyetimin se si dhe pse! Janë kështu e pikë e mbaroi! Por sa të jenë, aq herë do të mundohen të rrëzojnë shtetin! Ta dhunojnë atë! Mitomanët e degradojnë shtetin, sepse kanë mashtrimin dhe të pa vërtetën kolonë vertebrale të tyre! Mitomanët duan të kërcejnë mbi shtetin dhe ndërtojnë atë si duan vetë! Ato nuk kanë si qëllim as bisedën dhe as marrëveshjen! Nuk duan asgjë përveç degradit të shtetit dhe rënies së moralit qeverisës, deri ku nuk mban më, ose prishje të shtetit në themel akoma më keq se 97-ta! Mitamanët politikë Berisha, Basha, Kryemadhi Vasili, Mediu dhe të tjerët mbas tyre i kanë "mbushur mendjen vetes" se janë shumicë, biles ja kanë mbushur mendjen vetes se "populli i do, i dashuron" e ka nga ato mitomanë delirantë si Lulzim Basha që kujton se - shqiptarët do të japin jetën nga dashuria për të dhe pushtetin e tij! Deri këtu shkon marrëzia e tyre si mitomanë patologjikë në politikë! Kurse shteti është diçka tjetër! Ai nuk duhet t’ju lërë hapësirë më shumë të tillë të sëmurëve patologjikë! Ato nuk duhen toleruar pa fund dhe pa limit! Nuk mund ta shkatërrojnë dhe njëherë vendin dhe Tiranën, por dhe gjithë Shqipërinë për efekt të mitomanisë së tyre pushtet kërkuese! 

Nga Besi BEKTESHI