BREAKING NEWS

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i fortë i SHBA-së, ja çfarë pritet të ndodhë në vijim

Kush e kërcënoi dhe kanosi SPAK-un? Vjen paralajmërimi i
x

Opinion / Editorial

Mitomanët e kllounadës së "votës së tyre", me dorën e kundërshtarëve politikë

Mitomanët e kllounadës së "votës së tyre", me

Nuk ka ndodhur në asnjë vend, qoftë të përparuar demokratikisht, por dhe të prapambetur në demokraci, që “parlamenti” ose anëtarët e tij të votojnë ligje që kërkon një pjesë e politikës e ndodhur jashtë pikërisht Kuvendit? Po pra, që kanë dalë jashtë me dashje duke tradhtuar besimin e tyre përpara shoqërisë. E për më tepër megjithëse ka uri, ka papunësi, ka familje me pagën e urisë në ndihmë sociale apo dhe papunësie, vazhdojnë të marrin miliona pa qenë në kontributin e tyre politik brenda institucioneve. Kanë “qelbur” demokracinë, duke u bërë pjesë e rrugës dhe imponohen me zjarr dhe flakë apo dhe molotova e kërkesa absurde që tani për to, duhet të votojë ajo pjesë e politikës e konsideruar ( nga opozita) armike politike dhe kundërshtarë të betuar. Në cilin vend të botës normalisht jo në demokraci, por në rregull nga trutë e kokës bën “vaki” kjo mitomani e qartë politike, ku besohet si e vërtetë gënjeshtra më e madhe në botë. Një opozitë e tillë është një gënjeshtare patologjike, e cila realitetin e bën sikur dhe pastaj kërkon prej tij, maksimumin e përfitimit duke qenë dhe jashtë institucioneve. Sa herë gënjeshtrat e tyre ju janë hequr maskat, por mitomanët politikë kryesisht në opozitë ( ka sa të duash dhe në pozitë) i bëjnë shpesh herë si të vërteta prodhimet e fantazisë së tyre dhe kjo gjë tashmë është një patologji. Partia Demokratike dhe sidomos lidershipi i saj me në krye shokun Basha janë pikërisht shembulli më i madh i mitomanisë politike dhe kjo është parë me premtime, sulme, republika të reja, sulme me molotova, fjalime dhe e fundit me daljen jashtë institucioneve mbasi ka tërhequr zvarrë militantët dhe popullin demokratik, duke i bërë kështu një shërbim të jashtëzakonshëm “armikut të tij për vdekje politike” Edi Rama. Ky mitoman (LB) nuk ka bërë asgjë tjetër, por vetëm se i ka shtuar pushtetin dhe jetën politike (ER), të cilat nuk i meriton kaq gjatë kurrën e kurrës. Sepse Basha dhe të tijët, besojnë tashmë te gënjeshtrat e tyre si mitomanë që janë, sepse sipas tyre instiktivisht kjo i bën me më shumë vota. Politikanët, si të gjithë njerëzit kanë dy faqe, njërën si profesionist me të cilën i njeh bota dhe tjetrën, ose atë personale me të cilat i njeh familja e njerëzit e ngushtë të fisit e miqësisë. Kurse mitomani politik, ka vetëm një faqe ose gënjeshtrën dhe nuk ka asnjë hapësirë besimi ku të thotë qoftë dhe njëherë të vërtetën. Tani, këto mitomanë që bëjnë dhe një shërbim për Ramën dhe Rilindjen e Socialistëve, luajtën dhe kllounadën e fundit ose atë të votës së tyre nëpërmjet armikut politik, që janë socialistët në Kuvend dhe atyre që si opozitë kuvendore akuzohen si tradhtarë dhe injorantë. Pra, mirë që janë mitomanë, por dhe kllounë të politikës së sotme. Për këtë farë mitomanësh politikë, duhet që si socialistët, rilindësit dhe opozita parlamentare të votojnë me urdhër dhe firma ku - mitomanët, duhet vetëm të kërkojnë dhe mos japin qoftë dhe një votë të tyre? Një kontribut normal institucional. Po ku ka më kllounë politikë se sa kjo farë rrace para “homo sapiens-ësh” politikisht në Shqipëri. Votat për mitomanët mashtrues jashtë, duhet ti japin ato brenda Kuvendit që janë socialistët, ato që nuk dolën me “mitomanët” si pasojë e gënjeshtrës së tyre, që e besojnë dhe vetë dhe njerëzve që u futën në saj të listave të tyre të degraduara dje me sistemin e mbyllur të tyre. Nuk ka ambasadë, nuk ka ambasadore dhe ambasadorë që mund t’i thotë kësaj kllounade mitomanësh politikë si një punë "e mirë dhe e bukur". Këta farë trimash që janë out sistemit demokratik dhe institucioneve ( lanë për faqe të zezë si dhuratë socialistëve dhe pushtetin vendor) duhet të kënaqen me votat që të tjerët do të bëjnë për kënaqësinë e atyre që nuk duan institucionet. Pra institucionet ( ku marrin paga sërish me sa duket si mitomanë) që nga opozita quhen jo legjitime duhet të votojnë legjitimisht dhe për demokratë dhe lsi-stë jashtë. Por po bën vaki kjo tek mitomanët e rënduar patologjikisht nga sëmundja e gënjeshtrës. Kanë shtatë vite që gënjejnë popullin demokrat dhe opozitar me lëvizjet e tyre politike, të cilat përfundojnë pastaj nga një përplasje deri në zjarr me një marrëveshje “afsh e zjarr” me armikun të cilit i kanë thënë kriminal, mafioz dhe gangster, për ta puthur dhe i dhënë besimin për votën në kuvend.? Shtatë vite që gënjejnë se po mbrojnë demokracinë, kur atë e thyejnë me dy këmbët vetë. Por të tillë mitomantë politikë, arrijnë të besojnë se janë shumicë e shqiptarëve. Po sigurisht ju është mbushur mendja dhe pse pastaj e dinë në koshiencë që pa koalicione përpara socialistëve humbin për sa të jetë jeta e tyre politike si lidership. Por humbin edhe pse shqiptarët i njohin mjaft mirë si kokat korruptive të Rilindjes dhe tashmë bojati-sura te socialistët.

Sot mitomanët jashtë, nuk duan që kuvendi me maxhorancën dhe opozitën aty, të votojnë çfarë mund të projektohet dhe bëhet pikërisht në atë institucion. Jo, duhet që si opozita parlamentare dhe socialistët të votojnë thjesht çfarë do dhe kërkon kryemitomani politik në Shqipëri Lulzim Basha, ( i rritur me mitomaninë e fitoreve të tija gënjeshtra gjithë jetës) i cili beson se është shumicë dhe beson se e ka në dorë fitoren. Mitomania e tij ka karshillëk dhe atë të aleatit të tij Meta që sigurisht e projekton akoma më fort në fantazmagori politike. Votimi që sot mund të bëjë pozita dhe opozita kuvendore, sigurisht është në të drejtën e tyre, kur ka marrë të drejtë dhe vota e marrëveshjes me njerëz jashtë kuvendit të cilët kanë refuzuar të votojnë në atë kuvend dhe kanë refuzuar interesin politik. Imagjinoni, është votuar një marrëveshje me ato mitomanët jashtë dhe sot duhet të përmbahen e mos bëjnë asgjë, sepse nuk kanë miratimin e atyre që si mitomanë besojnë se janë shumicë dhe këtë e besojnë si hajmali. Nuk e di se çfarë do të bëhet sot, a do ti pengojnë ambasadat apo do ti kërcënojnë me dhunë mitomanët, por kllounada votim date 5-së e luajtur kur është votuar marrëveshja me opozitën jashtë, ju vendos kapak të gjithave. Unë do parapëlqeja një maxhoritar të korrektuar kombëtar dhe lista të hapura e koalicione pas, por në fakt Rama si e ka zakon, kërkon të bëj serf me marrëzi listash që hapen dhe janë pjesërisht të mbyllura. Por me mitomanët puna ka marrë fund. Ato besojnë vetëm atë që mendja e tyre patologjikishte sëmurë do të besojë. Ashtu sikundër gënjeshtrat që ju bëhen të “vërteta” dhe marrëzia sigurisht nuk merr fund.