BREAKING NEWS

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat, deputetja ndan lajmin e hidhur (EMRI+FOTO)

Partia Demokratike në zi, ndërron jetë funksionari demokrat,
x
BREAKING NEWS

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD, skenar si në 1998 për të sulmuar selinë dhe larguar me forcë Bashën

Ja planet e dhunshme të Berishës për të marrë PD,
x
BREAKING NEWS

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca po mbështet në prapavijë Saliun në luftën me SHBA, bashkë me Metën synojnë trazira

Ish-këshilltari i nxjerr të fshehtat Berishës, Grid Rroji: Franca
x
BREAKING NEWS

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në politikë, tregohet i gatshëm të dëshmojë në Komisionin Hetimor për 25 prillin

Rama fton Bashën të ulen në tryezë për vetingun në
x

Opinion / Editorial

Mitomania e tiranit të rrëzuar që thotë ato që dikur akuzonte të tjerët pse i deklaronin!

Mitomania e tiranit të rrëzuar që thotë ato që dikur

Ka shumë të qarta salla e mbushur për Sali Berishën. Ka të qartën e “lumpen proletariatit” që ulëret dhe shfaq egërsinë apo sulmin si ata tipikët e veshur me lëkura kafshës dhe brirë kur sulmuan “Kapitolin” në Washingon DC. Ai lloj “proletariati injorantësh” që bëjnë si nacionalistët e vjetër të një kombi formuar vonë në histori iu ngjajnë sallës së SB-së. Po pra si puna e atij që nuk e merrte vetë kallashin, por donte që t’i printe Berisha tashmë 80-të vjeçar? Në fakt, kjo është e djathta “konservatore” e Berishës dhe me sa duket i pëlqen kjo lloj e djathte dhe trampistes nga USA, por si shqiptare që do të kthejë PD-në me të tillë individë medemek djathtas. Kjo është tipikisht forma e një lumpeni politik, që nuk ka të bëjë as me trashëgiminë tonë të dikurshme pronare dhe as me atë pak “aristokracinë e dikurshme të persekutuar dhe vrarë nga komunistët”. Aty janë njerëzit e sojit të Berishës të cilët me ulërimat e tyre dhe sjelljet tipike të lumpenit politik e mbajnë akoma më gjatë se regjimin e Enver Hoxhës, pikërisht Rilindjen e Edi Ramës në pushtet. E mbajnë, se askush nuk mund të mos kuptojë Tritan Shehun dhe të tjerët “konservatorë” me teserat e dikurshme të PPSH-së dikur në xhepa, por dhe të llahtarisurit e Berishës si modeli i tij jetësor në parti dhe qeveri. Aty nuk ka të djathtë, nuk ka konservatorë dhe nuk ka as popullorë. Aty ka tipikisht “berishistët” që kanë zëvendësuar “Enveristët”. Po kaq dhe asgjë më shumë. Por unë e kam fjalën te mitomania e një tirani si Berisha, me marrëzitë që thotë sot, duke medemek kërkuar falje për dje. Berisha sot është i rrëzuar, jo vetëm nga mosha, por dhe nga ndërtimi i fjalive, si dhe nga këputja njëherë e përgjithmonë e litarit që akoma ndërkombëtarët e mbanin për të. Sot ai thotë ato akuza që dikur ne ose shumë si ne, i bënin Bashës. Për jo vetëm 2017-tën, por dhe shumë sjellje të tija për largimet e njerëzve dhe për mungesën e demokracisë në parti apo për mos shkuarjes deri në fund të një kauze të vetme. Sot Berisha thotë shërbimet që Basha na i paska bërë dikur Ramës dhe që ky i fundit e paska joshur atë. Berisha kërkon falje për gjëra që kur dikur njerëz të tjerë i deklaronin, ky vetë as që reagonte dhe biles mbronte Bashën si djalin e tij politik deri në fund. Akoma më shumë mblidheshin si zakonisht në PD dhe i akuzonin për tradhtarë dhe armiq të PD-së pikërisht kritikuesit. Dje kur një pjesë e njerëzve kritikonin Bashën për të gjitha çfarë thotë qoftë dhe si “magnetofon i prishur” Berisha sot, ky vetë i akuzonte se ishin të Ramës dhe të shitur te ai. Sot pse duhet besuar ky mitoman? Pse duhet të besojmë një tiranuc të tillë sot, kur dje ai akuzonte dhe linçonte njerëz të vërtetë dhe të drejtë që kritikonin Bashën? Pse duhet besuar një mashtrues me parimet e të vërtetes si Sali Berisha. Për pushtetin e tij dhe të familjes së tij? Pse tashmë ka humbur jo vetëm pushtetin, por dhe është në prag të dhënies llogari penalisht jo vetëm ai, por disa rreth e rrotull tij? Për këtë duhet besuar një njeri që e solli vetë, e rriti vetë, e pasuroi vetë, largoi qindra mijëra nga partia për Lulzim Bashën dhe deri akuzoi për armiq njerëz që thonin pikërisht atë çfarë ai llomotit në salla sot për Lulzimin? Kush është ky mitoman që duhet besuar sot si falje apo si akuza për gjërat që dje të ka vrarë kur i ke thënë ti? Ky duhet besuar si i djathtë? Ky tipi, duhet përkrahur kundër Lulzim Bashës? Ky mitoman tiranuc tashmë e ka humbur betejën me Lulzimin, si ta duan si mos ta duan mitomanët e tij në salla. Tani ka të drejtë Lulzimi. Po po kështu i duhet thonë një perversi politik si Sali Berisha. Tani ai të kujdeset për veten dhe familjen, por partia nuk ka për t’i ardhur pas, sepse e ka humbur të drejtën. Atë të drejtë sot e ka Basha ose delfini i tij për të cilin Berisha na tha (ju tha shqiptarëve akoma që e besonin) votoni në 2013-tën e përkrahu në 2015-tën, e ndoqi në 2017-tën dhe votoi sot në 2021-shin. Mjaft më “mitoman tiranuc politik” me të tilla marrëzi që mbase i besojnë lumpenët e tu, por shumica e një populli është mërzitur,lodhur dhe tronditur me marrëzi të tilla politike që duhet t’ia justifikojë një tirani politik komunist dhe anëtar leverdie si ti.