BREAKING NEWS

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm për taksën ndaj Serbisë, ja çfarë u vendos dhe kur do hyjë në fuqi

Albin Kurti gjatë konferencës merr vendimin e menjëhershëm
x

Opinion / Editorial

Mjaft më!

Mjaft më!

Mbas më shumë se 55 vjet punë kërkimore shkencore, pa asnjë ndihmë nga shteti, apo dikush tjetër, arrita të gjej atë, e cila ishte quajtur “e paarritshme”, që duhet ta kishin zbuluar Akademikët e Shkencave të Shqipërisë...

Për të nxjerrë në dritë zbulimin, e kanë nisur, para meje, shumë të tjerë, në Shqipëri dhe në Botë. Ata nuk mundën ta zgjidhnin se, kanë ecur në rrugë të gabuar...

Amerikanët duke parë se, në të gjitha gjuhët e botës, rrokjet e para të fjalëve, janë thuajse të njëjta ose shumë të afërta, kanë arritur në përfundim se, ka qenë një gjuhë e parë, nga e cila kanë lindur të tjerat. Dhe gjetën se, hominidi (qenia me pamjen e njeriut të sotëm) ka folur në kushte, kur nuk e shihte tjetrin. Njerëzit primitivë, u zhvilluan më tej, larg njëri-tjetrit, pa pasur takime, ndaj ndryshojnë rrokjet e më pasme, në fjalët e reja.

Shteti nuk më krijoi mundësi, të kisha qoftë edhe një dhomë, ku të punoja i qetë. Por edhe se në kushte teje të vështira, për kërkime të thella shkencore, mbas studimit të mundimshëm prej 55 vjetësh dhe pa asnjë mbështetje, për botimin e tyre, në pesë vëllime, arrita më në fund t’i nxjerr në dritë, në 1 800 faqe. Këto, që në të vërtetë janë enciklopedi e madhe për shqiptarët, i arrita me mundësi modeste financiare...

Një sportisti, që theu rekordin ndërkombëtar, kryeministri i dha shpërblim dhjetë herë më shumë nga sa i kërkova, për botimin e studimit. Unë arrita të bëj zbulimin më madhor, për historinë e njerëzimit të lashtë, ndërsa shteti ynë nuk e mori në shqyrtim kërkesën time. Kjo tregon se, nuk u jepen rëndësi vlerave, që shqiptarët e lashtë, i dhanë njerëzimin, në planetit tokë, atyre që, po të mos i kisha zbuluar, ndofta, nuk do të bëheshin të njohura asnjëherë... Ato, që të lashtët tanë, i kanë dhënë njerëzimit, po i shfrytëzojnë kombe të tjera, ndonëse, ata, nuk kanë asnjë meritë, në krijimin e njeriut folës.

Jam i ndërgjegjshëm se, edhe sportistët, duhet të ndihmohen, por për studimin e historisë së lashtë me vlera të pallogaritshme për Shqipërinë dhe botën, duhet të tregonin më shumë vëmendje, mbasi është çështje me vlera planetare!

Akademia jonë e Shkencave, e cila ka punësuar shumë “shkencëtarë”, merr çdo vit fonde, por nuk e arriti dhe ndofta s’do ta arriheshin kurrë, mbasi nuk e vrasin mendjen- se nuk u kërkon kush llogari, për rrogat që marrin...

Zbuluesi i Piramidave të Dalmacisë, sllavi Sejmir Osmanagiç, ka shkruar se: “Piramidat e Dalmacisë, ato të Egjiptit dhe të Meksikës kanë një dorë ndërtimi, edhe festimet e tyre i bëjnë në 21 prill, gjë që tregon se është dora Iliriane”. Është fjala për pellazgët. Zbulimi i piramidave në Dalmaci, tregon se studimi im është plotësisht i vërtetuar, megjithëse kam gjetur edhe shumë e shumë fakte të tjera, që një njeri i kulturuar dhe i aftë e kupton se, në këtë studim, nuk mund të gjendet asnjë gabim shkencorë.

 Në ekranet televizive, dëgjojmë herë pas here, ku nisi të flasë hominidi (qenia, që ngjante me njeriun e sotëm, por që nuk ishte në gjendje të fliste), për t’u kthyer në njeri-folës. Ato herë shprehen se ka nisur të flasë në Egjipt, herë të tjera në Afrikën e Jugut. Mund të jetë “shpikur” edhe në vende të tjera, por unë vetëm këto kam arritur të dëgjoj. Si mund të jetë krijuar gjuha në Afrikën e Jugut, kur ende sot vendasit, atje, janë më të prapambetur se popullatat e Europës? Për ata, që nuk thellohen, “shpikjet” janë të pranueshme, por jo për të tjerë, që kërkojnë edhe mbështetje shkencore, që janë: arkeologjia, gjenetika, historia dhe gjuhësia. Sa për ta ditur, unë e kam zbuluar jo vetëm me këto, por edhe me dyzetë e dy shkenca dhe kultura të tjera të dala nga Ballkani, pra, me dyzetë e gjashtë gjithsej.

Shumë flitet dhe shkruhet për “Greqinë e lashtë”. Kur ka filluar “hershmëria” e sajë “e lashtë”? Ata, kur pushtuan Ballkanin e Jugut, gjetën atje Akropolin, shkrimet e Homerit dhe atë kulturë madhore, të panjohur në vende të tjera. Lind pyetja: Po grekët nga erdhën? Çfarë kulture sollën ata në Ballkan? Për më tepër, janë të gjitha të dhënat, që njeriu i parë ka folur në shpellën e Çamërisë së sotme, që vendasit e quajnë Temoni, por edhe Barkmadhi, ndërsa grekët e ardhur, pasi Europa “zemërgjerë” ua fali atyre Çamërinë shqiptare, për t’u harruar emri i lashtë, i shpellës, ia kthyen në Kastrica. Për të sqaruar këtë kam kërkuar në shumë drejtime, pa arritur asgjë. A mund të besohet se grekët e ardhur nga vendi shumë i prapambetur, që ende sot, unë, nuk di ku ishin, kur pushtuan atë pjesë të pellazgjisë, “sollën” qytetërim në Ballkan, kur ballkanasit (pellazgët) kishin krijuar kulturë të habitshme, për kohën? Duhet të pranojmë se ka edhe grekë, që e pranojnë se, Ballkanin e jugut, e gjetën të zhvilluar, kur ata u vendosën në të.

 Më çudit fakti se, ende sot, në Shqipëri, te tekstet shkollore, kërkojnë t’u mbushin mendjen shkollarëve se ne shkruajmë me “germa latine”. Por, studiuesit e vëmendshëm, kanë gjetur se, Plini Sekundi- gjenerali dhe administratori më i madh i Romës, në kohën e tij rreth 2 000 vjet më parë, ka shkruar se: “Germat e para i çuan në lat pellazgët”. Anëtari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, dikur ishte kryetar i kësaj Akademie, Muzafer Korkuti, ngul këmbë që “pellazgët nuk kanë ekzistuar”. Kë të besojmë: studiuesin dhe gjeneralin e madh romak, që pranon se shkrimin e parë në vendin e tij e “çuan pellazgët” dymijë vjet më parë, apo këtë që thotë Korkuti se nuk kanë ekzistuar pellazgët? Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë edhe mua më gjeti “gabime” në librin “Pellazgët krijuesit e qytetërimit botëror” vëllimi i parë, ku i ngatërron me qëllim fjalët, në pjesët e kopjuara. Në libër shkruhet “nga fjala mullë ka lindur emërtimi mulli”, ndërsa Korkuti shkruan se gjoja ka gjetur në librin tim gabim si “nga fjala mulli ka lindur emërtimi mullë”. Si mund t’i shkojë ndër mend, që në fillim u krijua mulliri- ende pa u ndërtuar nga njeriu dhe më pas, asaj në trupin e njeriut, që tret ushqimin, u quajt “mullë? Sipas tij, para ndërtimit të mullirit njerëzit nuk kishin ende mullë dhe, ndofta, jetonin pa ngrënë. Sot, për fat të keq, në vend të përdorim fjalën e lashtë shqipe “mullë” përdorim fjalën latine “stomak”. Kopjimi i kësaj pjesë mbrapsht është shembull i keq, që e turpëron ish-kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Me këtë, Korkuti, tregon se, nuk është i aftë as të kopjojë gjysmë rreshti dhe jo më të drejtojë Akademinë e Shkencave të Shqipërisë! Për më tepër ai i mohon të kenë jetuar pellazgët, të parët tanë të lashtë, që me kulturën e tyre të jashtëzakonshme për kohën, i kanë dhënë njerëzimit gjithçka në rrugën e zhvillimit të tyre.

Ndërsa Diodori i Sicilisë, bashkëkohës i Jul Çezarit, pohon se “Pellazgët shpërndanë alfabetin e tyre në tërë Europë” dhe se “alfabeti u përdor nga të gjithë poetët para Homerit”. Pra, Homeri nuk ishte poeti i parë në letërsinë botërore, por më i madhi. Kurse Mathieu Aref në librin “SHQIPËRIA Odise e pabesueshme e një populli para-helen”, në faqen 504 shton: “Tit Livi (Libri 1) dhe Plini Plaku te libri i tij: “Historia e Natyrës” (Libri 56-57 VII,57/58) shkruajnë se “Germat e alfabetit i sollën pellazgët në Lat”.

Dhimitër Pilika te libri “Pellazgët origjina jonë e mohuar” faqe 3 shkruan: “Në 1875, dy arkeologë francezë zbuluan se: “Epigrafi i Stelës në ishullin Lemnos (Egje), në Greqinë e sotme, është me shkronjat e alfabetit pellazg”. Gjurmë të një shkrimi para- grek janë gjetur edhe në Çamëri, por këto dëshmi kulturore mega- ideja greke i zhduku, si të rrezikshme. Po ky autor, në të njëjtin libër, faqe 340 shton se: “Dares Frygasi, ka lënë një “Iliadë” para- homerike, i shpëtuar nga Ptoleme Kenoi, nga fundi i shekullit të parë”. Ndërsa Nermin Vlora Falaski, te libri “PELLAZGËT, ILIRIT, ETRUSKËT, SHQIPTARËT” në faqen 227 shton se: Eduard Shnajder në librin “Pellazgët dhe pasardhësit e tyre” në faqen 44 lexojmë: “gjuha e popullsisë primitive është ende e paprekur në malet e shqiptarëve. Atje, gjuha e thjeshtë është fishkëllyese, harmonike, imituese, lakonike, gjendet, siç e kishte ndërtuar njeriu i parë, nga admirimi për natyrën”. Te faqja 54 shton: “Pra është gjuhë koncize dhe njërrokëshe, ku çdo tingull zëri duhej të jepte një kuptim të plotë”. Kështu në gjuhën e shqiptarëve gjejmë fjalë “diell”, “qiell” dhe “hyll”, “hyj”, “zierm”, “er”, “njerëz”, “shtazë”, “shpend”, “kokë” ose “kry”, “uj” etj.”

 Në Rumani, te Pllakat Trtria, në fshatin me të njëjtin emër (rreth 30 km nga Alba Iulia) dhe Turda të Transilvanisë u bënë zbulime. Ato datojnë rreth 5 300 p.e.r., të cilët mendohen se paraqesin një nga format e para të shkrimit në botë. Dhimitër Pilika te libri i tij “Pellazgët origjina jonë e mohuar” në faqen 182 shkruan: “Sofokliu (shekulli V para erës së re), krahas Plinit, vëren se pellazgët e çuan të parët germat e alfabetit në Lat, Itali.”

Cilin duhet të besojmë, të huajt në lashtësi, një pjesë e tyre armiq të Ilirisë, që edhe se na pushtuan, thoshin të vërtetën, apo ish-kryetarin e Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, që për fat të keq, nuk ka as kulturën e duhur, për t’iu futur këtyre problemeve dhe as aftësi t’i zbërthejë, ngaqë në to shohim se, ai, thotë të kundërtën e atyre, që na sjellin deri në ditët tona, studiuesit e huaj të kulturuar? Ata, pranojnë që shkrimin e kanë marrë nga stërgjyshërit tanë pellazgë, ndërsa anëtari i Akademisë tonë na mëson të mos të besojmë se pellazgët kanë sjellë qytetërimin e botës, sepse, sipas tij, ata nuk kanë ekzistuar. I bëj një pyetje këtij njeriu, që ngatërrohet me këmbët e tij: Po Ilirët cilët patën paraardhës të tyre? Mos vallë dolën nga hiçi?

Nga këto arrihet në përfundimin se, shkrimin e hershme nuk e kanë krijuar as latinët, por as edhe grekët, të cilët i mësuan nga pellazgët, kur i pushtuan, ndaj këta nuk mund të jenë më të lashtë se të parët tanë! Për këtë librat, veçanërisht ata që ju jepen nxënësve të shkollave, t’u mësohet e vërteta, se janë pellazgët të parët tanë që duke u shtuar u përhapën në të gjithë botën dhe krijuan të gjitha qytetërimet e lashta. Dhe fjala Greqi “e Lashtë” nuk duhet të përmendet kurrë më! Edhe grekët e kanë origjinën e lashtë nga Ballkani, 27 000 vjet më parë, por kur u kthyen si pushtues, gjetën kulturë tepër të zhvilluar nga popullata vendase, që mbetën gjatë gjithë kohës në Ballkan, të cilët më vonë u quajtën pellazgë, më pas ilirë dhe sot shqiptarë.

Nëse edhe këto që treguam nuk ju duken bindëse, hyni në fjalorin bask (Bashkë), popullatë malore ndërmjet Francës e Spanjës dhe do të mësoni se librave, në lashtësi, u thoshin Liburnide. Liburnët ishin popullatë e madhe ilire, që jetonin mbi Malin e Zi të sotëm. Dihet që prapashtesa “ide” ka kuptimin e fjalës “origjinë”. Pra, fjala libër ka origjinë Liburne, që njihet nga të gjithë se, ishte fis ilir. Kur e theksojmë fjalën “Liburn”, “u-ja” dëgjohet si “ë,” pra lexohet (libërn), ndërsa germa “n” në fund, duket sikur humbet dhe veshi ynë dëgjon vetëm fjalën “libër”. Kjo, na jep të kuptojmë se, fjala “libër,” që gjendet sot në gjuhën shqipe e ka origjinën nga Liburnët (fis ilir), gjë që tregon për lidhjet tona të lashta dhe përhapjen e gjerë të pellazgjishtes (paraardhësit e ilirëve të lashtë) në të gjithë Ballkanin. Por edhe përtej tij, në Europë dhe në të gjithë botën, atë kohë, kishin gjuhë të përbashkët. Kuptohet, pellazgët, popullata aq e madhe, nuk mund të ishte e pazhvilluar, përkundrazi këta populluan vendet pa njerëz dhe krijuan qytetërimet e lashta. Nuk mund të besohet se popullata të vogla, që erdhën shumë shekuj më vonë, të cilët flisnin të njëjtën gjuhë, por me ndryshime nga zhvillimet e tyre, larg Ballkanit nënë, gjoja, na paskan prurë qytetërimin, kur ata ende, nuk dinin nga cili vend kanë ardhur në Ballkan! Është koha të mësojnë këta njerëz se: nuk ka asnjë popullatë tjetër në botë të jetë më e lashtë, se pellazgët të cilët krijuan qytetërime të shumta dhe i kanë dhënë botës njeriun e sotëm folës. Pra, e gjithë popullata në botë, ka një origjinë të përbashkët; nga pellazgët hyjnorë. Studimin tim, pesëdhjetë e pesë vjeçar, në pesë vëllime, e kam botuar me titullin “PELLAZGËT KRIJUESIT E QYTETËRIMIT BOTËROR”.

Për këtë, këtyre njerëzve, pa kulturën e duhur që e bëjnë të zezën të bardhë dhe të bardhën të zezë, t’u themi “MJAFT MË” me këto “shpikje”. Thuhet se, romakët u mahnitën kur mësuan nga pellazgët se me germat e krijuara prej tyre ishin në gjendje që mund të lexonin mendimet e shkruara nga njerëzit shumë kohë më parë.

*Anëtar i Akademisë së Shkencave të Ballkanit