BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Opinion / Editorial

Mjedisi me katërfish plastikë!

Mjedisi me katërfish plastikë!

Të ulësh ndotjen e lartë të mjedisit, kryesisht të lumenjve e deteve, nga plastika që nuk riciklohet, pra që nuk asimilohet, nuk tretet, është realisht një veprim fisnik. Vitet e fundit, qeveria jonë provoi të kufizojë apo largojë nga tregu qeset plastike njëpërdorimshe. Fillimisht në dhjetor 2018 me pushtetin vendor. Nën shembullin e Gjermanisë (në vitin 2016, Gjermania mori vendimin që shitësit me pakicë të mos jepnim më qese plastike falas, dhe kjo ndihmoi në uljen e përdorimit nga 68 qese plastike për frymë, në 24 qese plastike, ose gati tre herë më pak), Bashkia Tiranë u imponoi Supermarketeve dhe pikave të tjera të tregtimit me pakicë, që t’i vinin një çmim qeseve plastike. Bizneset vunë një çmim pesë lekë për qese dhe kjo masë kufizoi disi përdorimin e tyre, pasi qytetarët, për të kursyer, merrnin me vete qese ose trasta nga shtëpia. Më tej, për fat të keq, çdo veprim i qeverisë qendrore, thjesht dhe vetëm ka rritur kostot e ambalazheve plastike për qytetarët dhe ka shtuar sasinë e plastikës në mjedis. Po si ka ndodhur kjo? Më 26 prill 2018, me Vendimin e Këshillit të Ministrave(VKM) me nr. 232 “Për disa ndryshime dhe shtesa në Vendimin nr. 177, datë 6.3.2012, të Këshillit të Ministrave, “Për ambalazhet dhe mbetjet e tyre”( file:///C:/Users/user/Downloads/vendim-2018-04-26-232.pdf) , qeveria provoi të zëvendësonte ambalazhet e lehta plastike(qeset plastike) njëpërdorimshe, me trashësi 15-18 mikron, me ambalazh plastik më të rëndë, me trashësi mbi 35 mikron, të okso-degradueshëm(pra që oksidohet në mjedis), duke kërkuar që kjo lëndë e re plastike të kishte jo më pak se 55 përqind lëndë të parë nga reciklimi, ose material të bio-degradueshëm. Ky i fundit tretet në mjedis dhe nuk qëndron si mbetje helmuese). Materiali i okso-degradueshëm është tejet i rrezikshem. Oksidimi si proces nënkupton thërmimin në grimca të materialit plastik. Për shkencëtarët e Bashkimit Evropian dhe të mbarë botës, ndotja me grimca plastike është shumë më e dëmshme se ndotja nga qeset plastike normale(https://www.nationalgeographic.com/environment/article/plastic-pollution) . Shkencëtarët paralajmërojnë se, ndërsa plastika prishet ngadalë, mikro-grimcat hyjnë në zinxhirët e ushqimit dhe përfundojnë te njerëzit. Sot, ka plot studime që tregojnë gjurmë toksike në organizmat e gjallë, për shkak të përdorimit të lëndëve të okso-degradueshme. Qeset e okso-degradueshme pas tre vjetësh bëhen pleh toksik! Megjithatë, qeset plastike me trashësi 35 mikron, të cilësuara nga qeveria si “shumëpërdorimshe”,  nisën të jepen nga supermarketet dhe pikat e tjera të tregtimit me 10 lekë qesen, por vetëm një në njëqind qytetarë merrte përsipër t’i përdorte sërisht ato! Kjo, pasi janë të trasha dhe nuk përthyhen lehtë. Kur përthyhen, të fryjnë xhepin . Ato përmbajnë mbi 55 përqind(shpesh deri në masën 90-100 përqind) plastikë nga riciklimi, pra nga përpunimi i hedhurinave. Qese të tilla tek ne nuk përmbajnë materiale të bio-degradueshme, pasi këto të fundit janë elementë natyrorë, si amidoni i grurit, misrit ose patates, që si lëndë e parë për prodhimin e qeseve kushtojnë shumë. Në këtë mënyrë, qeset me trashësi 35 mikron, vetëm shtuan, praktikisht dyfishuan sasinë e plastikës në qarkullim, pasi shumë rrallë, ose fare, u përdorën më shumë se një herë, duke u hedhur në koshin e mbeturinave nga familjet tona, menjëherë pas përdorimit të parë. Ndërsa qytetarëve iu rritën shpenzimet për ambalazhet në blerjet e tyre. Hallall nëse nga kjo rritje do të kishte përfituar natyra! Por natyra nga ky veprim i qeverisë u ngarkua dhe më shumë me materiale plastike. Ndërkohë, megjithë modifikimin e legjislacionit, përmes VKM-së 232, dhe futjes në supermarkete të qeseve më të trasha, qeset plastike njëpërdorimshe me trashësi 15-18 mikron vijuan të përdoreshin dëndur gjatë gjithë periudhës maj 2018-maj 2022, pasi kushtonin më lirë dhe ishin më komode në përdorim. Në tetor të vitit 2019, Ministria e Mjedisit dhe Turizmit shpalli nismën “Shqipëria vendi i parë europian pa qese plastike”.  Pas nismës qëndronte një projektligj i përgatitur nga Ministria e Mjedisit, i cili  i gjobiste me 500 mijë lekë ata që prodhonin, importonin apo hidhnin në treg qese plastike njëpërdorimshe. Në rast përsëritjeje, vlera e gjobës trefishohej në 1.5 milionë lekë dhe sekuestrohej e gjithë sasia e qeseve plastike të ndaluara.  Në rast se e përsërisnin për të tretën herë, bizneseve u hiqej licensa. Ky projektligj u shty në kohë, për shkak të pandemisë dhe të kundërshtive të bizneseve të reciklimit. Industria e reciklimit kishte një vëllim punësh 50 milionë euro dhe 29 nga të 62 sipërmarrjet e saj prodhonin qese njëpërdorimshe.  Por ky draft-ligj u kthye në ligj dy vite më vonë, me Ligjin me Nr. 28/2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin me nr. 10 463, datë 22.9.2011, “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve”, të ndryshuar”, të miratuar në Kuvend më 17 mars 2022 (https://www.parlament.al/Files/ProjektLigje/20220330204535ligj%20nr.%2028,%20dt.%2017.3.2022.pdf).  Ndryshimi nga drafti i tetorit 2019 ishte që tani, qeveria e dyfishoi kërkesën për qeset plastike të okso-degradueshme, duke ua dyfishuar trashësinë nga 35 në 70 mikron dhe duke përcaktuar përmasat, të cilat duhet të ishin 50 cm gjatësi dhe 24 cm gjerësi, me kapacitet mbi 10 kilogramë dhe me trashësi për çdo anë mbi 70 mikron.  Ligji u mbiquajt ligji i “grimcave plastike”. nga ata të paktë nga ne, që kuptuan absurditetin e  përdorimit të qeseve të rënda plastike të okso-degradueshme. Qesja e okso-degradueshme ka dhe një rrezik të lartë dhe një problem të madh, sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Duke qenë se me ligj, mbi 55 përqind e lëndëve të para të prodhimit të saj, vijnë nga industria e riciklimit, kontakti i ushqimeve të freskëta me këtë qese ul ndjeshëm sigurinë ushqimore, ngaqë nuk dihen burimet e ricikilimit të lëndës së parë të qeses. Këtë qese asnjë vend i Bashkimit Evropian nuk do ta toleronte të merrte kontakt me ushqimet e freskëta të pa-paketuara. Tek ne kjo po ndodh rëndom. Qeveria jonë, e trullosur nga pozitiviteti i nismës në pamje të parë, si nisma e “të ardhmes pa qese plastike në Shqipëri”, apo deklarata butaforike si “Shqipëria, vendi i parë në Evropë pa qese plastike!”, e keqdrejtuar nga një padije totale e dëmit nga grimcat plastike dhe nga pasaktësitë e relacionit të projektligjit, se gjoja jemi në linjë me Direktivat e Bashkimit Evropian për mbrojtjen e mjedisit dhe uljen e përdorimit të lëndëve plastike, me rezultat kufizimin e mbetjeve plastike, shpalli 1 qershorin 2022 si ditën e parë të zbatimit të ligjit të ri. Ndoshta qeveria me sinqeritet shpresonte se këto qese dy herë më të rënda do të përdoreshin më në fund disa herë. Por kjo nuk ndodhi. Në të vërtetë, nga 1 qershori 2022, me qeset plastike dyfish më të rënda dhe me dyfish më shumë plastikë se sa qeset me trashësi 35 mikron, ne kemi katërfishuar praninë e plastikës në mjediset tona! Sërisht, këto qese po përdoren nga qytetarët vetëm një herë dhe sërisht nuk po kthehen në qese shumëpërdorimshe. Ligji dhe nisma qeveritare kanë dështuar tërësisht. Çfarë kemi arritur, është se kemi dyfishuar çmimin e ambalazhit plastik për qytetarët tanë, gjoja në emër të mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të fëmijëve tanë. Evropa e Bashkuar ku duam të shkojmë, ka zgjedhur dy rrugë. E para është nëpërmjet përdorimit të qeseve plastike tërësisht me përbërës elementë natyrore, pra amide të grurit, misrit dhe patates. Këto qese janë shumë të lehta, me trashësi 12 mikron dhe janë tërësisht të biodegradueshme(treten). Për këtë rrugën e parë, në Shqipëri kemi një kompani pioniere, e cila rrezikon seriozisht të falimentojë, pse shteti dhe qeveria jonë nuk mbështesin qeset plastike të bio-degradueshme. Madje shpesh ka ndodhur që supermarketet që tregtojnë qese të tilla janë gjobitur, pasi kontrollorët tanë i kanë kapur me qese me trashësi 12 mikron, pra kundër ligjit! O Tempora o mores! Tek ne gjobitet ajo sipërmarrje që i ofron qytetarit qese plastike tërësisht të tretshme nga mjedisi! Kontrollori ynë mund të thotë me të drejtë:”Si ta dalloj unë që nuk është një qese njëpërdorimshme ndotëse, por qese e bio-asimilueshme?!” Për këtë, qeveria jonë mjafton të shpenzojë një fond prej vetëm 150 mijë euro dhe të blejë një laborator që kryen matjet e lëndës plastike. Kontrollori do të mund të çonte mostrat në laborator dhe të dallonte ndryshimin. Sa më shpejt ta blejë qeveria jonë këtë laborator, aq më mirë do të jetë për ekonominë dhe shoqërinë tonë, për të ardhmen e fëmijëve tanë. Rruga e dytë e zgjedhur nga BE është ajo e përdorimit të trastave prej cope dhe e promovimit dhe subvencionimit pjesor nga Shteti të kostove të tyre. Qeveria jonë ka pikërisht këto dy rrugë, për të ndihmuar realisht shëndetin e fëmijëve tanë, për të mbrojtur të ardhmen tonë nga helmimi nga mbetjet plastike. Duhet të veprojë një orë e më parë drejt këtyre dy alternativave dhe të korrigjojë ligjin absurd që ka miratuar Kuvendi pesë muaj më parë. Dhe jo të katërfishojë praninë e plastikës nga nisma të tilla të pabukë.