BREAKING NEWS

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)

Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta mjeku i njohur (EMRI+FOTO)
x

Opinion / Editorial

Mjekët, koronavirusi dhe qytetarët

Mjekët, koronavirusi dhe qytetarët

Çdo njeri përjeton ngjarje që i mbeten në kujtesë, që i nguliten thellë. Në universin e marrëdhënieve njerëzore, individë të veçantë lënë tek ne mbresa të veçanta. Ato të fëmijërisë janë të gozhduara në mënyrë të pashlyeshme, por edhe ngjarjet historike, ditëlindjet, festat apo takimet ndër vite nuk harrohen lehtë. Po edhe ky vit që po kalojmë nuk do të harrohet asnjëherë nga memoria njerëzore. Ai do të quhet viti i koronavirusit ose COVID-19. Pra zhvillohet një luftë e re botërore kundër këtij “armiku” të padukshëm, që grin e korr sa majtas, djathtas, sa para, mbrapa e ai nuk kërkon një copë bukë, por jetë njerëzish. E nuk ka marrë pak! Në gjithë globin deri në fillim të muajit maj kanë vdekur 75 000 persona. Sigurisht COVID-19 ka prekur edhe Shqipërinë. Viktimat janë fare të pakta. Dhe ky është një gëzim i veçantë për të gjithë. Qeveria shqiptare, Ministria e Shëndetësisë, Komiteti Teknik i Ekspertëve, kanë marrë të gjitha masat tekniko-organizative, për ta menaxhuar mirë situatën. Dhe vërtet situata po kapërcehet shkëlqyeshëm. Kjo ndodh se në ballë të kësaj “lufte” janë heronjtë e kohës, mjekët dhe infermierët anë e kënd vendit. Ata punojnë me guxim e pa u ndalur duke zbatuar të gjitha protokollet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Është vërtet një mobilizim total, për t’i bërë ballë këtij virusi të rrezikshëm që nuk pyet për asgjë: nuk kursen as princa apo perandorë, ministra apo kryeministra, deputetë apo njerëz të thjeshtë. Prandaj për ta përballuar atë, janë marrë masa tepër të forta dhe strikte. Është bërë një barrikadë e hekurt. Në krye të kësaj barrikade, në frontin e parë të “luftës” janë vendosur mjekët dhe infermierët. E kjo duket kudo: në çdo klinikë apo qendër shëndetësore, në çdo spital lokal apo rajonal. Ne këto ditë u ndodhëm në Spitalin Rajonal të Durrësit. E filluam vëzhgimin tonë që nga godina e administratës.

Një erë e fortë lëkund degët e pishave sa andej-këtej. Megjithëse është mëngjes lëvizjet janë të pakta. Unë afrohem te dera. Në xham lexoj një tabelë: “Qytetar! Mos u futni brenda pa maskë dhe doreza! Zbato distancën 1. 5 m! Ec nëpër rrathët e kuq”! Meqenëse unë i plotësoj të gjitha kushtet futem brenda. Pastërtia shkëlqen. Stendat në mur janë të shumta, njëra më e bukur se tjetra. Ato na buzëqeshin e duken sikur na thonë: Urdhëroni! Edhe ne kemi ç’tu tregojmë! Vërtet ashtu është! Ato flasin për punën plot pasion të personelit, i cili me përkushtim i përballon dallgët e jetës edhe kur ato janë të trazuara apo dallgëzojnë fort. Na tregojnë punonjësit shembullorë, të cilët udhëheqin me shembullin vetjak, u hapin horizont të tjerëve, i mësojnë dhe i nxitin që të trokasin me këmbëngulje në dyert e dijes dhe të shfaqin me guxim gjenialitetin e tyre. Të tillë në administrate ka plot: Gentian Kallmi nëndrejtor ekonomik, Gentian Kavaja nëndrejtor teknik, Ermioni Dabaj kryeinfermiere e përgjithshme, Rudina Coba specialist mjedisi, Alma Dauti shefe e sektorit të mjedisit, Majlind Osmani punëtor në sektorin e mjedisit, Rudina Paftali specialist mjedisi, Dhurata Kërtusha financiere, Ermela Kalemi jurist, Irena Varaku shefe finance, Brunilda Cato në burimet njerëzore dhe Marjeta Lila shefe prokurimesh. I lëmë punonjësit e administratës në punën e tyre dhe ngjitim shkallët ngadalë dhe futemi në katin e dytë. Mjedisi të befason. Pllakat ndrijnë si në farmaci. Pamjet e bukura të varura në mur të relaksojnë. Karriget në korridor të bëjnë një surprizë të bukur! Me anë të fotove të tregojnë se ku të ulesh. Bukur! Vërtet bukur! Ky është distancim social! I afrohem derës. Doreza është dezinfektuar dhe e mbështjellë me veshje plastike. Unë trokas. -Hyr!-dëgjohet një zë nga brenda. Futem. Një vajzë e re, me flokë të zeza, ndodhet në këmbë pranë tavolinës së saj, më tej sekretarja e drejtoreshës dhe përballë tyre drejtoresha e Spitalit Rajonal Durrës, Nadire Jani Kërtusha, Diri siç e thërrasin shkurt. Të gjitha në fytyrë mbajnë maska kundër COVID-19 dhe në duar doreza.

-Urdhëroni!-vazhdon vajza.

-Dua një shoqërues për në spital, -përgjigjem unë.

-Po të jap koordinatorin dhe ai do t’ju shpjegojë gjithçka që keni nevojë, -thotë drejtoresha.

Koordinatori një djalë i ri, tejpamës e me kulturë quhet Ervis Pepaj. Ecim. Ndalojmë para hyrjes. Sytë na kapin 20 rrathë të kuq dy metra larg njëri-tjetrit. Dhjetë prej tyre janë të zinj nga qytetarë të ndryshëm të pajisur me maska e doreza. Rregull! Çdo gjë strikt! Nuk hyn brenda askush, pa një dokument të rregullt. Madje edhe shoferëve të autoambulancës “Alarm 127”, apo “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore”, u kërkohet dokumenti përkatës. Para se të futemi në korridor takojmë dy infermieret e dalluara Gentiana Vrekaj dhe Valentina Jaho. Të dyja punojnë pa u lodhur e me përkushtim, prandaj kanë fituar respektin e kolegëve dhe të qytetarëve.

Futemi në korridor. Agjitacion figurativ! Gjithçka për COVID-19. Që nga karriget se ku do të ulesh e deri te gjurmët e këpucëve në dysheme se ku do të lëvizësh apo do të qëndrosh.

Në repartin e kirurgjisë njihemi me punën 38-vjeçare të kryeinfermieres së palodhur Arbena Kalo. Ajo dallohet për profesionalizëm, korrektësi, urtësi, humanizëm e sjellje të kulturuar. Po në këtë repart njihemi me punën e palodhur të mjekut specialist Denis Godaj. Ai me punën e tij 10 vjeçare ka fituar respektin jo vetëm të kolegëve, por edhe të mbarë komunitetit. Ai është tip i veçantë dhe i rrallë si specialist. Sepse ai operon në një fushë delikate, “kancerin e gjirit”. Por falë vullnetit, përkushtimit, profesionalizmit dhe guximit të hekurt, Denisi ia ka dalë me sukses.

Fjalë të mira në këtë repart thuhen për shefin e pavijonit, Shkëlqim Ferko dhe infermierin specialist Bibë Cuku. Në çdo orë të ditës ata i gjen në punë. Plot pasion, gjallëri dhe energji.

Lëmë pavijonin e kirurgjisë dhe kalojmë në pavijonet e tjerë. Kudo tabela dhe dezinfektantë për COVID-19. Në repartin e Kardiologjisë na bëri përshtypje një kuti plastike ku lexohej “Denonco korrupsionin”. Me vete thashë: “Duhet edhe një kuti tjetër, ku të shkruhet: “Falëndero mjekët e infermierët :Eliverta Zera, Edlira Harizi, Endrit Shehi. Në repartin e kardiologjisë dallohen: Ariana Beqiri (kryeinfermiere), Venetike Hasani, Silvana Kaçi, Anisa Halili, Farnceskina Gega, Majlinda Avdyli, Baftisha Topi, Emi Meçe, Jonida Likaj dhe Albana Dauti”. Edhe pse nuk i përkasin këtij reparti të përkushtuar pas punës janë infermierët: Erion Selimaj, Hane Dushi, Rajmonda Topi. Mjekët dhe infermierët e Spitalit Rajonal të Durrësit do t’i krahasoja me disa figura të mëdha të kohës: Popullaritetin me Mendelejevin, horizontin me Nikolla Kopernikun, guximin me ish-presidentin e SHBA-së, Xhorxh Bush, vullnetin me ish-kryeministrin britanik Toni Bler, dashurinë me Atin e Shenjtë, thjeshtësinë me V. I. Lenin, humanizmin me Terezën e Kalkutës, korrektësinë me Fransua Hollon, ndërsa drejtësinë me komisar Katanin e Silvia Kontin. Vërtet ata e meritojnë. Largohem nga Spitali Rajonal i Durrësit i bindur se infermierët dhe mjekët do të jenë gjithmonë në ballë, ndërsa qytetarët do të zbatojnë të gjitha protokollet e Komitetit Teknik të Ekspertëve kundër COVID-19.