BREAKING NEWS

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi

Rama jep lajmin e mirë në mesnatë nga Infektivi
x

Opinion / Editorial

"Mjekët" që harrojnë skadencën e "arsyes" të 26 viktimave nga "Gërdeco-krimi"!

"Mjekët" që harrojnë skadencën e

Tani kur jemi në pothuaj "karantinë masive" nga shpërthimi i koronavirusit, por afron 15 marsi i shpërthimit të Gërdecit! Po pse po kujtohem që sot? Sepse asgjë nuk i shpëton politikës në Shqipëri, por një dorë "profetësh" të marrëzisë politike të detyrojnë tju kujtosh krimin e tyre kur akuzojnë për fajet e sotme pushtetërore. Padiskutim që nuk duhej lejuar ajo marrëzia me mbulim të skadencës në maska, sepse kaq mjafton të përgojohesh dhe të nisë një polemikë gjigante. Këtë gjë, duhet ta mbajë në supe sigurisht mazhoranca dhe vetë kryeministri, që besoj është i qartë se mbulimi skadencës është akt idiot. Megjithëse jam i qartë që asgjë nuk ndodh me maskat, ky mbulimi i skadencës që ju hap gojën "mjekëve" të PD-së, nuk duhej lejuar të zbulohej nga ata, por duhej deklaruar që në fillim, kur nuk ka rrugë tjetër. Por ka një hall të madh PD-ja, e cila është partia e mjekëve me "kryedoktorin e të gjithë kohërave" në Shqipëri! Në vend që të shkojnë me vrap të ndihmojnë në profesionin bazë të tyre dhe të bënin punën që ka për detyrim një mjek, filluan gam-gamet në TV, sepse kanë harruar se janë në radhë të parë pikërisht mjekë. E nuk janë pak, duke filluar nga Sali Berisha e Tritan Shehu, nga Flamur Noka dhe Bardh Spahia e Albana Vokshi, por edhe shumë të tjerë atje, si partia e doktorëve që grinden dhe përfitojnë deri në ditë qameti. Nuk kanë sensin e detyrës dhe mbikalojnë politikanin grindavec dhe përfitues, mbi profesionin e tyre, i cili sigurisht duhet të përballet dhe pse në pushtet janë kundërshtarët dhe kundërshtari i tyre i madh - Edi Rama. Por të tillë "mjekë" që për fat të keq janë politikanë pa respekt për profesionin e tyre edhe në ditën e sotme i bëjnë shërbim pikërisht Ramës dhe ja se pse. Me dy fjalë më duhet tju kujtoj mënyrën e sjelljes në fatkeqësi. Por e di që kjo fatkeqësia e "koronavirusit" prej tyre, si për maskat e skaduara dhe për "vonesën" qeveritare, do të quhet e paralajmëruar dhe prandaj po ju nxjerr sistemin e referimit në parti të tyre, shumë herë më keq se sa sot. Po vjen 15 marsi dhe ju duhet thënë në sy realiteti dhe e vërteta të tillë përfituesve të demokracisë sonë devijate të cilët nuk janë vetëm. Më duhet tju kujtoj se kur shpërtheu Gërdeci (15 mars 2008-të) ky që sot kemi kryeministër, i rrahu shpatullat Sali Berishës ose mjekut që sot luan politikisht me koronavirusin e maskat e skaduara të qeverisë! Po po dhe "ish-beniamini i tij Lulzim Basha". Në atë kohë Rama e pa të udhës të mos bënte shoë, por të kuptojë njëherë situatën dhe të bashkohet në fatkeqësinë e përgjithshme të 26 të vdekurve dhe shumë e shumë të plagosurve në Gërdec. Pa thënë që në fillim se e gjitha ishte një aferë dhe një shpërthim korrupsioni qeveritar. Po pra, si ta dinte ose mos ta dinte, por thjesht ta shfrytëzonte. Nuk u tregua si këta sot! Sot të famshmit mjekë të PD-së, kthyer në një "mrekulli" politike të çmendur që jo vetëm përdhos edukatën dhe qëllimet humane, por dhe indirekt i shërben pushtetit të sotëm, kanë harruar se si "në Gërdec hiqeshin etiketat kineze fishekëve" për Afganistan! Po pra, me lejen e qeverisë, me aferën e banditëve trafikantë dhe me paret e Pentagonit që nuk donte fishekë as kinez dhe as të skaduar - hiqej ambalazhimi kinez dhe riambalazhoheshin, duke mashtruar dhe duke fshehur dhe vjetërsinë e fishekëve edhe prodhimin kinez. Absolutisht shumë më keq se sa maskat e skaduara, që ishin sajuar me mbulesë mbi skadencë. Çfarë ndodhi nga afera e madhe e lejuar dhe si përfitim mafioz korruptiv me fishekët? Plasi pikërisht punishtja, duke vrarë 26 të pafajshëm dhe prishur fshatin, por edhe krijuar mjaft të plagosur e fëmijë jetimë. Arsyeja e vrasjes ishte "skadenca" e fishekëve kinez, apo dhe "mbulimi" apo ndërrimi ambalazhit në mënyrë idiote dhe mashtruese sepse ishin thjesht kinezë. Edhe "korona" si grip- kinez është. Për këtë gjë vdiqën njerëz dhe askush nga realisht përgjegjësit politikë të kësaj afere nuk u mbyll një ditë të vetme në shtëpi (burg jo e jo) sikundër na këshillon sot kryeministri ose ish-kryeopozitari që i rrahu shpatullat e kurrizin "mjekut" kryeministër, Sali Berisha. Po pra po, u bë një krim madhështor dhe fantastik dhe askush nuk u "karantinua" qoftë dhe një ditë të vetme nga drejtësia horre dhe kriminale e jona dhe po ashtu nga politika kriminale si dje dhe sot, për të vendosur drejtësinë në këtë vend të mjerë. KM-ja i sotëm ju vjen hakut disave që i thonë të vërtetën për qeverisjen e tij dhe vazhdon t’i rrahë shpatullat "Korona Gërdec Krimit" në Shqipëri, sepse ai (doktori) akoma më keq se dje bashkë me mjekët e tij luan të ndershmin duke qenë si "kryeministër" i kohës së Gërdecit dhe shpërthimit të tij vdekatar. Tani këta mjekë harrojnë këtë shpërthim dhe këtë mbulim skadence të 12 viteve më përpara. Po por për tre ditë, mbushen plot 12 vite nga Gërdeci i tyre. Ku nuk kishim asnjë epidemi, nuk kishim asnjë "korona virus" dhe ku vdekja u sajua plotësisht nga mjekët si "doktorë krimi të korrupsionit gjigand dhe arrogant në Shqipëri". Mjekët e PD-së duhet të mbyllin gojën, jo për drejtësinë e fakteve mbi kozmetikën e skadencës së maskave (që duhet hapur padyshim goja), por për përfitimin politik idiot që është tashmë një marrëzi e tyre dhe që i largon nga pushteti duke i bërë nder vetëm Edi Ramës. Mjekë malinj pushteti që nuk kanë parasysh humanizmin dhe profesionalizmin e zanatit real të tyre, të atij për të cilin kanë mbaruar shkollën. Me këtë malinjitet të provuar prej kohësh nuk vijnë dot në pushtet sado që Rama ekzagjerohet. Sepse dhe ata poshtë që mbase nuk e kuptojnë termin "malinj" e dinë në shqip, se kush janë "keq-anët" në politikë dhe shoqëri. Po po, i njohin tashmë shumë mirë. E një shumicë e tyre kanë qëlluar për fat të keq mjekë.