BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Opinion / Editorial

Mjerimi i drejtësisë ndërkombëtare nuk ka fund

Mjerimi i drejtësisë ndërkombëtare nuk ka fund

Aktakuzat e Prokurorisë Speciale, të cilat prokurori i ka ndërtuar në Beograd na kthejnë prapa edhe një hap duke treguar edhe një herë fytyrën e vërtetë të bashkësisë në ndërkombëtare e cila pa fije turpi popullin tonë e quan ndërmarrje kriminale. Masakrat më të mëdha në historinë e njerëzimit i quan incidente, i mbyll sytë para vrasjeve të fëmijëve, grave dhe pleqve, dhunimet seksuale gjenocidin dhe në fund drejton gishtin nga UÇK-ja duke i quajtur ndërmarrje kriminale duke e ditur së UÇK-ja ishte vetë populli shqiptar. Europa shumë herë ka provuar të na dënojnë trimat por ata s'kanë faj sepse ata trima janë ata që botës demokratike i hapën sytë për të vërtetën. Çlirimtarët nuk gjykohen askund në botë pse vranë bashkëpunëtorët apo armikun sepse ai ka qenë vendim i popullit, pasi që historia na ka mësuar së tradhtarët plumbin e kanë hak dhe nga pas ata i ndjek plumbi kudo që të jenë. Po e lidh këtu edhe një fjalë të Gjafo Idrizit gjatë gjykimit të Avni Rrustemit "po mundoheni të na dënoni trimin, por nuk është vrasësi ky, edhe unë po ta takoja do të shtisha mbi atë tradhëtar" sepse populli i ka dënuar bashkëpunëtoret e Serbisë dhe ata që kanë punuar kundër interesit të vendit. Po e quajnë Ushtrinë Çlirimtare ndërmarrje kriminale, e lind pyetja si mundet bashkësia ndërkombëtare ta ndihmoj një ndërmarrje kriminale me tërë arsenalin ushtarak që ka, duke sulmuar Serbin nga qielli dhe toka, jo jo ata e kanë gabim sepse ky gjykim nuk është ndajë ushtarëve të UÇK-së, por do të jetë turpi i Europës dhe atyre që e përkrahen këtë themelim të këtij tribunali. Askush nuk është kundër drejtësisë, por duam që drejtësia të bëhet në shtetin tonë, sepse ata që mbyllen sytë nga e vërteta s'mund të sjellin drejtësi, pasi që për këto krime ishte themeluar Tribunali i Hagës, i cili ndau drejtësisë në mes të errësirës, ku akoma Serbia nuk na ka kthyer mira të zhdukur e Bashkësia Ndërkombëtare e drejton gishtin nga ne. Ata mund të na dënojnë trimat, por nuk mund të na ndryshojnë të vërtetën, sepse e vërteta është si drita që shihet në mes të errësirës, ata mund të na dënojnë trimat por historia do të shkruajë për ta siç shkruajti për Skënderbeun, për Ismail Qemalin. Këta trima nuk e patën fatin e Ademit e Hamzes, Mujes e Adrianit, Luanit e Agimit, por patën fatin të vazhdonin rrugëtimin e atyre që i falën jetën kësaj toke. Po kjo Europë është ajo që coptoi tokat shqiptare, po kjo Europë popullin shqiptar gjithmonë e bëri kurban, duke përfituar në fatkeqësinë e tyre, duke mos i harruar intrigat dhe mashtrimet ndaj në populli të vuajtur shekullor. Kjo padrejtësi është vetëm një vazhdimësi e tribunalit të Hagës, misionit të UNMIK-ut, EULEX-it apo edhe gjykatave europiane që na maltërtuan çlirimtarët me akuza të Serbisë. Ju mund t'i shani, t’i ofendoni, por historinë nuk mund të na ndryshoni, sepse këta trima më pushkën e tyre shkruajtën historinë me të bukur të popullit shqiptar.