
EMRI/ Ngjarje e rëndë në spitalin e Gramshit, pacienti hidhet nga kati i katërt, zbardhen detajet e para

30 minuta para seancës, Berisha bën lëvizjen e papritur, ja çfarë po ndodh në selinë blu

“Akt kriminal”/ Ish-kryetari socialist i këtij qyteti denoncon Partinë Socialiste: Nuk më lejojnë të...

Si ndodhi plagosja në Tiranë, policia jep detaje për ngjarjen

'Kërcet' thika në Tiranë, dalin detajet e para

Andi Bushati i kthehet Belind Këlliçit: Me frazën e fundit më tmerrove

Andi Bushati ka dy fjalë për Këlliçin dhe i tregon "skenarin" e fushatës: Më duket masë joshëse, sepse përballë një kandidati të pushtetshëm mediatikishit...

"E vrau me thikë, ai me pistoletë", flet dëshmitari i sherrit me dy viktima në Kavajë


Është një dritë jeshile për gjithë të djathtën, qëndrimi i grupit të moderuarve ndaj vulës dhe siglës së PD-së edhe pse komisioni zgjedhor u shpreh se i takon atyre, por me afatin 48 orësh për të pritur firmën e kryetarit Basha. Kryetari i dorëhequr para një viti e gjysëm, tregoi një model drejtuesi i cili për hir të bashkimit, por jo vetëm, por edhe të çështjes ''Nik Muzinë'' për t’i hapur rrugë hetimit pa u ndikuar nga të qenit kryetar. Ndërsa ndodhi kështu me çështjen ''Nik Muzinë'', ''non grata '' filloi betejën për Kryetarllëkun e partisë, duke krijuar barriera për hetime të mëtejshme përmes turbullirave në elektorat dhe jo vetëm... Ndoshta shembulli më i keq i lidershipit që po përpiqet të lajë mëkatet përmes kryetarit të rithemelimit. I kundërti, grupi i të moderuarve dhe vetë kryetari Basha, i cili shumë lehtë mund të kishte dhënë fund çështjes së vulës qysh në KQZ, por jo vetëm se ju përmbajt aktit të dorëheqjes dhe tregoi moral të shëndoshë, por hapi një precedent për gjithë lidershipin dhe veçmas atë të djathtë, duke e futur partinë në ullirin e së djathtës së moderuar. Ndoshta dhe akti formal i 2017 i firmosur nga dy liderët Rama dhe Basha për t'i dhënë më tepër siguri votës në zgjedhjet parlamentare përmes ligjshmërisë së përfshirjes në strukturat e administratës që garantojnë votën e lirë edhe përfaqësues të opozitës, por që mbas shpalljes së ''non gratës'' u mor si një tradhti, shitje të kryetarit të opozitës tek kryeministrit ndaj humbi në zgjedhje. Një absurditetet me brirë i kryetarit të rithemelimit, të cilit vetëm kur iu cenuan interesat e ngushta e përdori karremin e sulmit për t'i dhënë goditje jo vetëm kryetarit ( i cili në kohën e firmosjes së aktit u mbështet nga lidershipi dhe anëtarësia), por krejt PD-së. Parë me një mëndje të kthjellët akte të tilla mbështetur në rregullat e lojës demokratike, janë shprehje të vullnetit të mirë të bashkëpunimit në demokraci të cilat duhet të përkrahen, kur janë në interes dypalësh duke u bërë kështu shprese të vullnetit të moderuar në politikë. Ndërsa ndjek aktet m'u kujtuan imazhe nga romani “Viti 93” i Viktor Hygoit, personazhet Markezi Lantenak, i cili shpëton tre fëmijë mbetur në kështjellë Bretanjës, kur sulmojnë republikanët dhe dështon kauza e tij, Goveni komandanti i ushtrisë Republikane teksa viziton xhaxhin e tij në burg, i jep rrobat e tij duke e liruar atë, zgjidh të mbetet vetë në qeli. Treshja e gjykatës ushtarake në gjykimin e Goventit, njëri i jep dënim me vdekje për tradhti ndaj ''Revolucionit francez'', ndërsa tjetri duhet të jetonte për gjestin human, prifti Simurden udhëheqësi politik i Revolucionit, kryetari i gjykatës në vend të çonte përpara gijotinës Govenin, me një plumb në kokë pa firmosur vendimin, e çon shpirtin në botën tjetër për të mos u ngarkuar me mëkatin e vrasjes. Po ç't'i thuash lidershipit të rithemelimit i cili, për hipotekimin e një'' Vule ''është kthyer në një Abel.... Romantiku i madh Hygo, jo më kot i ka dhënë një mbyllje befasues romanit, për ta përcjell në të gjitha kohët këtë akt njerëzor, ku çdo njeri, por për më tepër liderët që mbajnë mbi shpatulla fatet e njerëzimit, duhet të kenë një zemër të madhe, për të falur qoftë edhe duke kaluar në vet flijime si prifti Simurden. Ndërsa historia është e mbushur me humanizmi njerëzor, tek lidershipi ynë ka rënë për tokë i rrëzuar nga liderë të cilëve, etja për pushtet, ia ka humbur vlerat më humane, por edhe të shkeljes me dy këmbë të ligjësive demokratike, duke u zhytur në pellgun e korrupsionit që s'le të ngrehë kokën shoqëria dhe ka vrarë shpresat e mbarë shoqërisë dhe e ka detyruar të marrë arratinë.... Që rëndomtësisht flitet se në politikë s'ka moral, por ja që ka dhe Simurdenë.... E vërteta e hidhur, është se imoraliteti politik i ka çuar liderët dhe për rrjedhojë demokracinë, në këtë shkallë degradimi, sa të rendet me vite nëpër gjykata, për një vulë. Çdo e keqe ka një të mirë. Ndoshta lufta për vulën, po bën natyrshëm diferencën mes liderëve, duke hapur kështu një dritare shprese e besimi që me grupin e të moderuarve, e djathta shqiptare, e mbështetur në parimet demokratike, do të zhvillojë një betejë të ndershme edhe pse lideri i rithemelimit përpiqet përmes akuzës së shitjes tek kundërshtari politik, të mbulojë dobësitë e veta dhe ca më shumë mëkatin që tashmë është i njohur botërisht... Mbase është kjo arsyeja që teksa ndjek nëpër foltore zërat e shpërndarë, tek tuk nëpër turmë, të zgjojnë atë të magjistricave tek tragjedia ''Makbeth'' e Shekspirit, të cilat vrasin gjumin e Makbethit. Ndoshta janë paranojat e Makbethit, që e shtyjnë lidershipin e djathtë të mos kursejë as bijtë e tij, duke krijuar një kaos të vërtetë, duke dëmtuar rëndë kauzën e gjithë forcës politike që përfaqëson dhe ta mbajë atë larg fitores së pushtetit. Por në se është folur ndonjëherë për momente historike në politikë, është më i përshtatshmi i mundshëm, për t'u shfrytëzuar nga të moderuarit, për t'i dhënë profilin e saj të djathtës shqiptare, e cila ka 32 vjet që nuk e gjen doktrinën e saj. Moderimi i situatës nga të moderuarit, duke treguar maturi e pjekuri politike, është shansi i tyre, që gjendje e rënduar ta sfidojë përmes sfidave me mjete demokratike, të ngrehë të djathtën në lartësitë e kohës, duke bërë të munduar qarkullimin e elitave, përmes dërgimit në pension të vjetërve, të cilët kanë marrë peng, jo vetëm PD-në, por gjithë demokracinë. Edhe Enveri që ishte Enver, përmes ''Letrave të hapura'' luftonte burokracinë në pushtet, pavarësisht makabriteti, i cili ishte i dënueshëm sepse shpinte para gijotinës, ata që përpiqeshin të mendonin ndryshe. Ndërsa në 32 vjet demokraci, në të djathtën sheh fytyrën e të njëjtit lidership, i cili ka shumë mëkate për të larë, por ende rend nëpër foltore në emër të ruajtjes së pluralizmit, duke pretenduar për luftë kundër monizmin, kur ka një jetë që mbretëron në PD dhe s'lëshon vulën. Ndaj u bie bara të moderuarve, të modelojnë situatën me shumë kujdes, për t'i prishur çerdhen këtij detashmenti i cili po bëhet barë, jo vetëm për elektoratin e djathtë, por gjithë demokracinë në vend. Shkelësit më të mëdhenj të demokracisë, shiten se betejën e kanë për të mbrojtur vlerat dhe parimet demokratike, por që u ka dalë boja dhe njerëzit në 14 Maj nuk do ta hanë sapunin për djathë. Moderimi nga të moderuarit e së djathtës, do t'i japë tjetër ngjyrë spektrit politik të djathtë, pa kaq kohe në lëngim.
Më të lexuarat


Debati për të kaluarën e Kosovës

A po përpiqet Këlliçi ta mënjanojë Berishën në fushatën që po bën?

Për Olltrak u ther një dash, për Kuçovën një kope do bëhet “kurban”!

Rikard Larja aktori, regjizori dhe skenaristi i cili fshihte talente të tjera

Nën ombrellën e lirisë së mediave...

Belind Këlliçi, vendas të ardhur si qengjat në ‘89, femrën thereni, mashkullin mbajeni

Modeli jonë patetik i medias dhe fjalës së lirë!

Gazeta “SOT” dhe patriotizmi real, vetingu, antikorrupsioni e proamerikanizmi

Lidershipi Basha-Alibeaj ose “binomi” i së ardhmes!

Pse qytetarët duhet të paguajnë dy herë për të njëjtin “mall”?!
