BREAKING NEWS

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja çfarë përmban marrëveshja e Edi Ramës me “Rithemelimin”, nga shkatërrimi i SPAK dhe rrëzimi i ligjit të dekriminalizimit, te ngritja e komisionit anti-reformë

Gati lirimi i Sali Berishës dhe Jamarbër Malltezit nga burgu, ja
x
BREAKING NEWS

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti Bajram Begaj, te Xhaçka dhe Belinda Balluku, zbardhen shkeljet e rënda penale për interesat e oligarkëve, si u vendos në rrezik siguria kombëtare, operacionaliteti i Forcës Detare dhe detyrimet...

Ja çeta e grabitjes së pronave të ushtrisë, nga presidenti
x
BREAKING NEWS

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të suksesshëm Taulant Balla, policia mbledh gëzhojat e ekzekutimeve

Katër atentate e plagosje në katër ditë ministrit të
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet ’92-’97 me ndihmën e qeverisë “Berisha” dhe u investuan për të shkatërruar ekonominë e vendit, ja dosja e ‘nxehtë’ që është mbuluar nga pluhuri i harresës dhe si SPAK mund të çojë pas hekurave 2 ...

Spartak Ngjela: Serbët u infiltruan në Shqipëri në vitet
x
BREAKING NEWS

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat tronditëse të aferës së fabrikës së vdekjes, në “lojë” ishin 10 miliardë dollarë, nga zhdukja e dëshmitarëve, te kërcënimet e Shkëlzenit për Luan Hoxhën për t’i mbyllur gojën dhe alibitë e Berishës për t...

16 vite nga masakra e “Gërdecit”, ja të fshehtat
x
BREAKING NEWS

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH për të përfituar miliona euro nga kompania e tij që e deklaroi të shitur, zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Evis Berberit dhe dy biznesmenëve, ja çfarë u zbulua nga celularët e sek...

Nga zbërthimi i bisedave sekrete, te skema që ndoqi kreu i ARRSH
x
BREAKING NEWS

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe prangave, ja të gjitha skandalet ku është përfshirë zv/kryeministrja

Pas Ogerta Manastirliut, edhe Belinda Balluku drejt dorëheqjes dhe
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano Boçi shkuan në Janinë me një thes me para, ja personazhi misterioz që takuan për të goditur kundërshtarët e Sali Berishës në Tiranë, zbardhen pazaret

Idajet Beqiri plas “bombën”, Flamur Noka dhe Luçiano
x

Opinion / Editorial

Monolog i një zgjedhësi... duke pirë raki pa maska

Monolog i një zgjedhësi... duke pirë raki pa maska

Dëgjoni mua më tha bashkëbiseduesi im me gotën e rakisë dopio përpara, se ata klasikët e tu nuk e kanë patuar aspak gabim kur shpreheshin se ne nuk na duhet aspak të ndërrojmë kuajt e karrocës kapitaliste, por karrocën e vjetër të kapitalizmit ta zëvendësojmë me një lokomotivë të bukur që t’i shërbejë shoqërisë njerëzore, ku të jemi të barabartë dhe të mos të ketë të pasur e të varfër, por të ketë vetëm njerëz të lumtur. Se ja ore mik vëllai i ndërruam kuajt... e pastaj? Jo që ne nuk i kemi aspak kuaj, por gomerë dhe disa të tjerë janë mushka të jashtëligjshme. E kam seriozisht, se kur them të jashtëligjshme, ti ngaqë je djalë qyteti, as që nuk ia ke fare haberin se nga dashuria e jashtëligjshme e pelës me gomarin, lindin mushkat. Por mushkat or mik vëllai janë kokëmushka dhe po ngulën këmbë për një gjë, o do bëhet si thonë ato o ska. Veçse ama mushkat janë jo vetëm punëtore, por dhe të zgjuara shumë dhe jo pa qëllim gjësë së zgjuar ne u themi si me demek humori se është “bir kurve”. Ja Saliu psh, është mushkë e kaluar mushkës, veçse është i vetmi rast, që nuk mund t’i themi dot “bir kurve”, sepse është punëtor i madh, por ama ç’e do është pa tru lumëmadhi, ose më saktë i prapë sa ska ku të vejë më. Jo se ska shkollë, se ai në të vërtetë ka, por ja që për fatin e keq të shqiptarëve, ka bërë shkollën e shejtanit. Do thuash ti se ka titullin “Doktor” i biri botës, punë e madhe le ta ketë! Tani me këto kohë që erdhën dhe këtë sistem akademik dhe ai Salijani po të dëshirojë mund të bëhet profesor dhe të japë mësim e leksione, për shembull per sexologjinë. Boll e do të mjaftonte të linte pak mjekër si ai Alfred Çakua. Po ore, po ai Çakua që parashikon se kur ka për t’u vithisur bota, se kur do plasi Lufta e Tretë Botërore, madje dhe kur Parlamenti shqiptar nga inati do e shpallë trapin, (desha të them Trampin) non grata në Shqipëri! Dhe që ta marrësh vesh ti, këtë do e bëjnë flakë për flakë, meqenëse ata të USA-s do shpallin Ilirin të tillë. Po dhe unë kot them Trampin, se ai me të vërtetë u tregua trap. Po pse ore pak trapa kemi ne pa u dashkemi të marrim trapa amerikanë?! Mirë do ia bëjnë edhe nëse ne e shpallim Trampin non grata në Shqipëri! E ç’na duhet trapi i huaj kur kemi tonin mall vendi madje bi?! Kështu që për mua titullin doktor e profesor duhet ta marrin ata që janë pasuruar më shumë e më shpejt se të tjerët, ja psh Monika. Oreeee... ke pare ti që dhe shkurt asaj i flasin “money”. Kur e mori vesh e bijë e botës se “money” i thonë parave, vajti dhe dha provimet për doktoraturë. Po ke parë ti që i mori të gjitha, po si i mori do thuash, pa do më thuash ti se kopjoi. Pa më thuaj ti cili është ai që nuk kopjon? Pse filozofi popull kot thotë se shikon rrushi rrushin e piqet... e teksa shikon paraja paranë fillon e rritet?! Unë një gjë nuk kuptoj dot te ai çifti Meta, është Money që futi Lilon në rrugën e korrupsionit, apo është Lilua ai që instruktoi “Money”-n se si duhej të vepronte për rritjen e pasurisë marramendëse?! Ehhhhhh..për mua fajin e ka Amerika. Të kujtohet Gavroshi kur thoshte mbi barrikada duke kënduar se “fajin e ka Volteri”?! Dhe heroi mbi barrikada e dha jetën për një ideal. Ja kështu është dhe puna e asaj Amerikës ka dhe ajo idealet e veta dhe prite prite se si do i dalë tymi kësaj pune. Ajo ia pati me të futur Ilirit, sepse e dinte shumë mirë që videoja për aferat me të ndjerin Prifti ishte origjinale dhe për interesa të saj që të mos të kishte trazira tha se është e manipuluar. Po pse ore harruat ju që Amerika kështu ia futi dhe Sadamit të Irakut duke “thënë dhe treguar me fakte” në OKB nëpërmjet Sek. të Shetit Kolin Povell, një epruvetë “me helme” të kriminelit satrap e diktator, Sadamit?! Po ajo puna e tyre a nuk ishte një manipulim e që na doli një bllof i madh sepse kishte rezultuar jo lënde helmuese luftarake, por “dhallë dybeku nga Dukati” e futur në epruvetë që ia kishin dhënë ca emigrantë nga Labëria me banim në USA. Pse ore, si thoni ju nuk e di Amerika për floririn e vjedhur apo për pasurinë marramendëse të Likes, të depozituara jashtë? I di ore që ç’ke me të, këto i di dhe vetë Rama, por ja që ia do politika ta mbajë dhe Lil Metën, ashtu si ia donte dhe Ramës. Do thuash ti se çne Rama në këtë muhabet, kur dihet se Rama e ka inat Lilon. Kjo edhe mbase, por ama a nuk ishte vetë Rama ai që e zgjodhi dhe e propozoi për deputet Liken dhe a e dini ju se Lilua fitoi 87 vota duke e votuar 100% dhe vetë PS-ja?! Ore, po atje pse nuk i manipuluan votat si shpjegohet kjo gjë? Po si nuk doli një burrë të thoshte: “Ore zotërinj deputetë, po ne u vramë e u therëm për korrupsionin e Likes dhe të Saliut më 2011-n ju tani e dashkeni President”? Po ke parë ti që më e forta është se tani Likja, aq ju desh dhe vetë PS-së dhe medemek duan ta shkarkojnë?! E çfarë i bënë, i bënë ndonjë gjë? Aspak dhe më dëgjoni mua që nëse radhën e parë u vajti huq këtu do jemi, që as tani nuk do të mundin dot për ta shkarkuar, jo se nuk kanë dëshirë, por nuk do i lërë Venecia, me demek Venediku. Ore po këta tanët mbushin ndopak apo jo? E njohin historinë e vendit tonë ata apo jo? Neve që në kohën e Mesjetës kur ishte dhe Skënderbeu gjallë, Venediku na e kishte me hile e jo më tashmë që nuk ka më burra shteti. Po sot Venediku, madje as Europa dhe as Amerika nuk do t’i lejojnë për ta shkarkuar. Më lehtë Rama e ka të shkarkojë i vetëm një anije 20 mijë tonshe, se sa Lilo Presidentin. E di që dhe do mbledhin ca firma andej këtej nga deputetët (ashtu sikurse bënë dhe radhën e parë) pastaj do e shtrojnë problemin në Kuvend, Amerika dhe Europa në Kuvend s’kanë për të ndërhyrë me qëllim që të krijojnë imazhin se Shqipëria dhe institucionet e saj janë të pavarura dhe kur thuhet të pavarura, janë me tërë mend të pavarura... mbas mbledhjes, sepse kur të vendosin do ia përcjellin “Venecias-2”, e cila dhe kjo e fundit do thotë uluni, shtrojuni punës, sepse nuk ka shkelje ligjore. Nuk ka shkelje ngaqë është e drejta e Presidentit kjo punë, e mos lozni “ngriva- shkriva”. Me kaq mbyllet cikli e pastaj do e lënë të qetë. Do e lenë vërtet të qetë, por nuk do e lërë me kaq problemin as Iliri. Ai që tani jo pa qëllim e ka deklaruar që uluni i numëroni dhe i rinumëroni votat dhe një herë, do mbledhim materialet, videot, deklaratat, fotot, dëshmitë dhe pastaj do e pleqërojmë mirë këtë punë, atëherë do e shikojmë fitimtarin e vërtetë. Do thuash ti që pse e bën Lilua këtë punë, e bën se ai ua ka marrë dorën punës me video që dalin fallco. Po ke parë ti që kjo ide i shkon për shtat dhe Lulit?! Atë qyqarin duan ta shkarkojnë. Ja më dëgjoni mua në të gjithë historinë e zgjedhjeve këto vota që mori PD-ja ishin më të pastërta gjatë gjithë 3 dekadave. Ata, dmth PD-ja me “Sali babën” për 30 vite vetëm kanë vjedhur jo vetëm para, vota madje dhe deputetë, por janë përfolur se vidhnin edhe njëri-tjetrin. Fundja ata e sollën për herë kusarinë elektorale. Po të ishte Saliu në kohën e parë banues andej nga fshatrat tona të Labërisë dhe këtu e kam fjalën para viteve 30-të të shekullit të kaluar, doemos dhe për këtë jam tejet i sigurt, se do i turreshin lebrit nga pas, që kush e kush më parë ti’ jepte një nuse, se që thoni ju në atë kohë labi i mirë, trim dhe i zoti; konsiderohej ai që vidhte më shumë! Lëre, lëre na e djallosi dhe ne të Labërisë sepse “Sali baba” pa banuar asnjë ditë në Labëri doli më doç doçi! Pra e kuptoni apo jo? Luli që nuk vodhi asnjë votë duan ta shkarkojnë, si një preteks për të fshehur të vërtetën se sa të jetë “bab Sala” PD-ja kurrë ska më për të fituar. Do thoni ju se do futen në demonstrata e nuk do njohin zgjedhjet. E cila parti ia ka njohur njëra tjetrës zgjedhjet, pa më thoni një rast që kundërshtari të mos thotë se na vodhën? Po a vjedhin në fakt? Ooooj të vjedhur! Ne i futëm dallaverin dhe Arvizut që përveshi mëngët mavrimadhi! Pa dolën tani Jari dhe Grida dhe e sulmojnë “Lulin e vocërr”. Shiko të rrimë shtrembër e të flasim drejt, Jar Nishani është karrierist, por po ua them unë se po vuri kandidaturën Grida, Pd-ja, ose shkrihet e gjitha dhe kthehet në “kabinet rozë” ose, ose i fiton zgjedhjet, sepse Grida me bukurinë që ka, jo vetëm bën për vete gjysmën e Shqipërisë, por po ua them me kompetencë se mbas saj do marrosen dhe sarhoshët e BE. Fundja ne çdo humbasim, asgjë prej gjëje! Jo që me këtë rast nuk është çudi që dhe vetë Evropa në mënyrë unanime o të na futë në Europë, o të na e futë sa krahu jashtë Europe. Po a do i njohë zgjedhjet opozita?! Po sigurisht që do i njohë, do porositin dhe Ramën që të bëje kujdes herën tjetër sepse nga dokumentat që disponon Europa rezulton se Rama i PS-së ka bërë disa dallavere të vogla se medemek i ka vjedhur PD-së... se PD-ja i ka vjedhur LSI-së, se LSI vodhi dhe ajo, por votat me dëshirë ia la PD-së dhe PS-së. Pra të gjithë kanë futur nga pak duart në xhepat e njëri-tjetrit. Tani PD dhe PS përpiqen të vjedhin dhe të bëjnë për vete deputetët e LSI-së, Saliu ka filluar negociatat me ata të PSD-së me pretekstin se Toma është nga veriu dhe votat i takojnë PD. Sepse edhe ngjyrën veriut të Shqipërisë ia patën bërë blu. Hajvanët harrojnë se Shqipëria është një dhe e pandarë. Në çadra, dëgjoni mua nuk kanë për t’u futur më, sepse nuk lejohet ngaqë çadrat i ka marrë Ministria e Shëndetësisë për të vaksinuar popullatën. Mandatet nuk do i djegin, por do i futin në ngrirje deri sa të vijë korriku, në gusht do jenë me leje tutje, nga shtatori do hapet Kuvendi nën tingujt e muzikës orkestrale “Kthehu në shtator”! Të gjithë po mendojnë për Kuvendin, Presidentin, deputetët... ore po për popullin a mendon kush? Kamarier më sill dhe një dopio të lutem... Ja një dolli për popullin!