
"Berisha ka marrë huqet e Lulit", ish deputeti: Njerëzit duan Big Brother-in, jo fantazitë e Saliut

Berisha e sfidon ‘Live’, Rama e pret në takim, ja data

'Perla' e deputetit Korreshit/ Çfarë tha deputeti që shkriu së qeshuri studion (VIDEO)

Baton Haxhiu zbardh prapaskenat e udhëtimit me Ramën dhe Duçkën dhe ngre dyshime të forta: Doriani ka pasur një trajtim të veçantë në Kiev, më bënë përshtypje çantat…

"Kryeministri duhet të përballet me të vërtetën", Dash Shehi reagon për skandalin “McGonigal”: Rama duhet të japë dorëheqjen!

Ministria e Financave del me njoftimin e rëndësishëm, ja çfarë do të ndodhi me inflacionin gjatë vitit 2023

"Edi Rama lakohet 14 herë dhe akuzohet për një gjë të tmerrshme", Berisha del me reagimin e fortë: Është i vetmi kryeministër që mbron vendimin e Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë

Korreshi nxjerr të fshehtat e grupit të PD-së, zbulon kërkesën për bashkim: Gazmend Bardhi i ka dërguar Berishës një shkresë


Po cilët jemi ne ? Përse qenka e shkruar që kjo botë të ndahet kaq padrejtësisht në njerëz që me fare pak punë të jetojnë të lumtur, teksa ne mundohemi përtej skajshmërisë tonë fizike tërë ditën dhe mezi nxjerrim bukën e përditshme të fëmijëve tanë ? Çfarë dreq mekanizmi paska kurdisur kjo botë dhe pse qenka e thënë që ne të vuajmë? Vuajtëm me dhimbje dhe shpresat i varëm te pema e premtuar frutdhënëse e demokracisë, por frutat dhe pse i volëm ne, i hëngrën të tjerët, i hëngrën sa u dendën mirë e mirë dhe përsëri grykësia e tyre s’paska të sosur. Nuk paska të sosur se pikërisht ata , ata që na premtuan lirinë e vërtetë na hodhën vargonjtë e skllavërisë. Ata, ishin e janë ata të cilët jo vetëm se nuk u mjaftoi djersa e jonë por dhe na nëpërkëmben na morën nder e dinjitet duke na vrarë dhe mbi kufomat tona hodhën vallen makabre të poshtërimit. Botë e mallkuar qe je e ndarë akoma në “NE”dhe ..”ATA”. Po kush janë “ata” ? Nuk kemi pse të pyesim e të bëjmë të paditurin, ne jemi ata që vuajmë, që s’kemi ç’të hamë sepse pagat e pensionet tona janë qesharake teksa !Ata” zbardhin dhëmbët duke soditur vuajtjet tona dhe ne durojmë .Duron kurrizi ynë sepse dhe priftërinjtë e hoxhallarët si me tym hashashi na thonë : “ Duroni, duroni se i duruari i fituari” .Dhe ne duruam por nuk fituam ishin të tjerë ata që u shpallën fitimtarë ishin pikërisht ata që na nëpërkëmbin natë e ditë e prostituojnë me ne duke na marrë nder e dinjitet. Po..po janë “ATA që ne i shikojmë përherë përballë kamerave duke qeshur dhe kur gjaku ynë rrjedh pranë këmbëve të tyre” dhe përsëri na thonë “Doni përsëri të shikoni gjak”? - Provojeni ! Ata i kemi përherë pranë me buzëqeshjen e dukshme duke dashur të mbulojnë të padukshmen e shpirtit të tyre vrastar. I shohim çdo ditë nëpër kabinetet ministrore në kolltukët e butë të Kuvendit. Janë pikërisht “ATA” që për të mbuluar maskarallëqet e tyre krijojnë alibira pafajësie madje aq keqardhëse, sa që dhe ikonat e trishta të varura apo stampuara me bojëra nëpër kisha nëse do i shikonin, rrezik të qanin dhe të përgjëroheshin e të betoheshin për ta në pafajësinë e tyre dhe në humanizmin e madh që kanë patur kanë e do të kenë. Ahhh ju ikona me bojërat mesjetare as nuk e kuptoni se kështu nga loti i juaj hipokrit dhe juve po ju del boja, sepse në fakt bëni sikur qani, pikërisht“ATA” që ne i shikojmë përherë pranë me radhë të shtrënguara në ditë të vështira e që ngushëllojnë njëri tjetrin veçse kurrë nuk ndodhi një rast për të na ngushëlluar “NE” . Por dhe ne jemi tjetër soj sepse kënaqemi dhe lumturohemi kur shikojmë ata të lumtur. Ne jemi ata që grindemi me njëri tjetrin për pasuritë marramendëse të tyre . Punë e madhe se na vjedhin, punë e madhe se na poshtërojnë e e na turpërojnë ne jemi zemër gjerë dhe dimë ta hamë turpin me bukë ngaqë harrojmë se “ATA” të gjithë pa dallim feje krahine e ideje e ngrenë lumturinë e tyre mbi vuajtjet tona. Ata betohen e ulërijnë në “foltore”, të tjerët projektojnë lirinë tonë me vargonj skllavërie nga “Shtëpie e Lirisë”, teksa banditët e tjerë , ata që janë zotër të pushtetit gjithë pushtllëqe apo virgjëreshat e manastireve të ministrive plotë “mini” së bashku dhe me ata që mbajnë mjekra si famulltarë, me çelsin e lidhur te ushkuri i brekëve premtojnë parajsë zuzarëve të tyre të cilët sa të hapësh e mbyllësh sytë ngrysen me dekret Qeverie të varfër dhe çuditërisht për një javë gdhihen milionerë “pesë yjsh”. Por metamorfoza e plotë arrin kur ata bëhen” oktapod” dhe si të tillë me tentakulat e tyre që zgjaten e zgjaten pambarimisht pijnë gjakun tonë. Dhe jemi “NE” ata që e japim gjakun për gjarpërinjtë, gjarpinj këta të cilët dhe për gjakun tonë kacafyten me njëri tjetrin. Por ata dhe kur kafshohen nuk e helmojnë kurrë njeri tjetrin, sepse sistemi i tyre imunitar është i tillë. Ata pa sistem mbrojtës dhe që mund të helmohemi jemi “NE”.Po kush janë këta ne? Jemi ne ai punëtori socialist, demokrat, komunist, ballist, legalist republikan punëtori i agrares qe mbjell e nuk shet, jemi ne qorrat që mbas 3-4 muajsh do hahemi grindemi e grihemi me njëri tjetrin për “ATA”. Po kush janë ata? Çdo kush e di ku janë ata mund të ketë strehë por kurrë s’ka liri!
Më të lexuarat


Jam i çuditur!

Anija e Edit vërtet fut ujë, por ajo e opozitës është fantazëm e pa flamur!

Të informoj, o kryetar, se e bëra copash fotografinë që me Edi Ramën kisha dalë!

Sekti “Rama” keqpërdor praktikën e akteve normative

Asosacioni, një handikap për politikën kosovare

Protesta e njerëzve që vetorganizohen dhe ajo e politikanëve që “organizojnë” partizanët!

U hoqën kamerat, oooheeejjj…!?

Java e gripit të Berishës për kurim në shtëpi dhe e Ramës nën hetim nga FBI!

Shtetin e Kosovës e themeloi Amerika, - dhe jo Albin Kurti

A kemi nevojë për një “mik” si BE-ja?
