BREAKING NEWS

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se çfarë ndodhi mes Ludian Zaimit dhe Çaush Saliasit para vrasjes

“Më tha shtyhu pas dhe nxori armën...”/ Efektivi zbulon se
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes Vasilika Hysi

Kryeministri Rama i jep postin e rëndësishëm ish-deputetes
x
BREAKING NEWS

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në qeveri

Kryeministri Rama bën ndryshime të rëndësishme në
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja çfarë e ka fundosur

Spartak Ngjela paralajmëron arrestimin e gjyqtarit të njohur, ja
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa vota morën Berisha dhe Elezi

Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Komisioni hap kutitë e votimit, sa
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset spitali

Covid-19 në Shqipëri/ Vjen lajmi i mirë nga Infektivi, boshatiset
x
BREAKING NEWS

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës

I mituri plagoset me armë zjarri, niset me helikopter drejt Tiranës
x
BREAKING NEWS

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas 30 vitesh të shohësh...”/ Deklarata e fortë e Robert Papës: Edi Rama nuk do të e jap këtë të drejtë nëse vërteton që...

“Është e dhimbshme që të hapësh ekranin dhe pas
x

Opinion / Editorial

Monologu i ushtarit!

Monologu i ushtarit!

Kam shumë kohë që llafos me miq e shokë, me intelektualë të ndryshëm, me kolegë të punës, ndonjë politikan e shumë të tjerë për tërë këtë kohë prej 30 e kusur vitesh dhe më duket sikur llafos me vehte, përderisa të gjithë bëjnë sikur dëgjojnë por mendjen, pse të mos e them, e kanë “firifiu..”Më në fund vendosa të llafos me vehten time duke e ditur që askush nuk më dëgjon por të paktën të qeshin një copë herë megjithëse gjithë ditën qeshin të gjithë e të të gjitha moshave.. Qeshin me “derdimenë”, “skuthër”, “mediokër” “tuafë”, “tartufë” politikanë të ndryshëm etj etj që dikur qeshnim me këta personazhe  por nuk e dija që sot do të merrnin edhe “licencën”, edhe të drejtën e qytetarisë. Kur isha në fshat qëmoti, fshatarët, me të drejtë i drejtoheshin prindërve të ndonjë kolegut tim” , “Ka mbaruar djali ushtrinë.”? Po të merrnin përgjigje pozitive tundnin kokën dhe vazhdonin “Atëhere, djali është burrë, është për t’u martuar, sepse ka bërë shkollën..” Në të kundërt, po të mos kishte mbaruar  ushtrinë vazhdonin.: “Është “aguridh” akoma, të bëjë ushtrinë njëherë, pastaj martoje..Kanë kaluar kohë dhe tani rri e vras mendjen, pse ushtria ishte shkollë, si edhe shkollat e tjera..Ende pa filluar ushtrinë, si adoleshentë që ishim, deshëm të flinim ca më shumë e nuk e dëgjoja shumë nënën kur na zgjonte me përkëdheli “Ngrehu të keqen nën, ngrehu se të vajti ora për në shkollë”  Ditën e diel,  ishte pushim dhe na thonin:“ngrehu se nuk kemi asnjë druçkë për të bërë drekën..”! “Me se të ta bëj bukën..? Edhe në mbarim të shkollës kur fillova punë, këmbët dhe nuk na zinin dhe mezi prisnim të vinte e diela të bënim një ditë pushim dhe jo si sot, që presim ditën e fundit të muajit për të bërë një ditë punë, mbas njëzet e nëntë ditëve pushim.! Nejse, ikën ato kohëra.. Unë ngrihesha me pak përtesë, ama ngrihesha, laja sytë, i bëja ca naze ushqimit por jo me pretendime sepse e dija fukarallëkun e madh, kur hanim bukë misri me një koriçkë bukë gruri, në vend të djathit..., merrja qeskën me libra për në shkollë ose kazmën e kosoren për në mal..Në mësime isha “adap” që askush të mos ma kalonte  sepse sa kthehesha nga shkolla, do të mësoja e do të bëja detyrat, sepse do të vinte nata dhe flaka “fukallë” e kandilit na priste kur  nën dritën e tij e afronim librin  dhe mësonim ose bënim detyrat...Në shkollë mësonim të respektonim prindërit, shokët e ca më shumë të moshuarit.. Kur hynte mësuesi në klasë, brofnim në këmbë.. Kështu, në mos “brofnim” por ama ngriheshim në këmbë kur hynte nëna apo babai, vëllai apo motra e madhe. Erdhi koha dhe u mblodh fshati për të më përcjellë për në ushtri sepse kjo ishte shenjë respekti që unë do të kaloja në një fazë tjetër, në atë të burrit të pjekur...  Ndonjë që ishte pak si i “prapë” i thoshin: “Tani  të shohim, do të të hyjnë mëndtë apo jo sepse po nuk të hynë edhe në ushtri, me ty do të gjejë belanë fshati”! Ata, të cilëve i drejtoheshin, nuk ishin në atë shkallë, por atyre,u bënte përshtypje edhe çapkënllëku më i rëndomtë..Filloi dita e parë e ushtrisë. Këpucët lustrohen kështu., qaforja qepet kështu, pecet të jenë të lara, në të kundërt kush nuk i ka larë në kohën e pushimit, do të ngrihet në mes të natës, po nuk u vendosën në radhë pecet, sikur edhe 1 cm të lëvizin, i “pabinduri” do të ngrihet në mes të natës.  Krevatet do t’i rregulloni kështu, do të bëjmë tre katër herë tranazh dhe kur të mësoni, i dua si kuti shkrepse.. Banjat do t’i pastroni sipas radhës dhe i dua pasqyrë..Fliste Komandanti dhe ne qëndronim gatitu..I shikonim të gjitha, edhe korrektësinë, edhe seriozitetin edhe uniformën edhe dashurinë që kishte për ne për të na mësuar që siç na thoshte”Të bëheni të vlefshëm për të ardhmen, për veten tuaj, për familjen, për shoqërinë..”!.Mblidh mëndtë e kokës thashë me vehte sepse këtu, nuk ka “Ngrehu të keqen nëna..”! Rra burria  e zgjimit dhe mendova sikur të rrija edhe nja 2 minuta, kur brenda 1 minute, fap, batanija ishte degdisur tek këmbët. Ishte Komandanti i skuadrës, që ngrihej 10 min përpara.. Për një minutë të dua para krevatit!. Edhe njëherë ta fiksoni mirë: Brenda 2 minutave ju dua para krevatit të zhveshur nga mesi e lart dhe për 1 minutë përjashta.. Shkonim me vrap 5 km dhe në kthim merrnim me vehte edhe tre katër degë shqope për të pastruar territorin e ta bënim edhe atë “pasqyrë” që edhe një fije bari të mos kishte!. More, i thosha vetes, mesi i dimrit është, temperatura është minus, mos kanë ndërmend të na plevitosin..? Por jo, tre vite askush nuk u plevitos, bile askush nuk mbaj mënd të merrte edhe  një aspirinë..Deshëm nuk deshëm na u bënë shprehi dhe  më pas i bënim këto duke lozur valle? Kur u ktheva në shtëpi, me të vërtetë e ndjeja veten edhe burrë por edhe mësues..Jo, jo, nuk kishte më nevojë të më zgjonte nëna në mëngjes, as të më thoshte dikush, jo, jo, mendoja vetë se ç’farë duhej, sepse tani isha me të vërtetë burrë edhe mësues bashkë..Këtë formim morra unë, këtë edukatë morra unë, por në këtë kohë kur rinokët më ngjajnë si “zgërguj”, më duket vetja si jashtë kohës..Nuk më rrihet as në shtëpi, as në rrugë as në autobuz, asgjëkundi. Djall e gjysëm nga të katër anët. Hap televizorin dhe në një kanal dëgjoj refrenin e përditshëm, të përvitshëm.. “Moj Anita sa e bukur je bo mi, kolagjen X e tralala zura një galë politike..Hap stacionin tjetër dëgjoj: “Ç’është e puthura, më puthe ti e jo unë, qëndrojnë .femrat që edhe micat kur lëvrohen do ja kishin zili, qysh nga ato që janë në kohën e shtytkave e  deri ato që këndojnë me të prapme e me të përparme por jo me zë..Hap tjetrin dhe i njëjti avaz.  I shikon këto “shtytkat ti?  Më thotë një shok. Ja shiko. Një Benz luksoz, një mjekërrosh shofer dhe e dashura me kurriz nga dera dhe këmbët mbi timonin që drejtonte mjekroshi!. Ka edhe më keq. Një ditë prisja në rrugë nja shok. Doli i inatosur.. Ç’keni? Po ja, vjen motra, pa përshëndetur, hidhet në divan dhe thërret “Dua bukë se më presin shoqet, e dua këtu në divan se nuk kam kohë.! Filloi të hajë, një lugë në gojë një lugë në vesh, një tjetër i derdhej rrugës e bëri divanin helaq dhe iku..”! Ç’të bësh? Erdhi koha! Faji është i telefonit që i ka bërë më të “lumturit” në botë, qeshin gjithë ditën me vehte mbi telefon,qëndrojnë në kafene që janë bythë më bythë me njëra tjetrën, bërtasin dhe qeshin dhe hajde merru vesh të kam rixha”!. Unë flak telekomandën dhe brof për të ikur.. Flokët më kanë rrenë, por sapo hap derren, më ngrihen përpjetë.! Një qese me mbeturina ka kohë që qëndron atje.. Ah, ç’gabim të rëndë kam bërë në ushtri, që të paktën, një kundërgaz nuk mbajta, as një helmetë, as çorape kundërkimike, asnjë gjoksore, sepse edhe kjo duhet..Po pse duhet gjoksorja, në vend të parzmores”? Sepse, të bie ndonjë i ri apo e re me kokë dhe të hedh nga trotuari që bie drejt e në rrugë, sepse sytë dhe mëndja janë në telefon....Përpara pallatit, makinat në radhë nuk kanë lënë asnjë pëllëmbë hapësirë të kaloj dhe jam i detyruar t’i bie vërdallë të dal në rrugë..Më duhet të kaloj me vrap nga erra e rëndë e kazanëve  të plehrave.. Kujtoj kohën kur isha ushtar që zonat e infektuara nga “armiku”i kalonim me kundërgaz. Atëherë i mbanim që të mësoheshim sepse armik nuk kishte, sot që janë të domosdoshme nuk i kemi. Kur isha ushtar, mbanim helmetë në kokë, i mbanim edhe duke e ditur që armik “pe vërteti” nuk kishim, por sot u dashkan apo ç’u dashkan megjithëse nga lartësitë ato përballojnë rëndesat e lehta por jo ndonjë gjysëm divani që të lë në vend.! Po sikur të të hedhin mbi kokë ndonjë thes me çimento që koha e gjatë e ka  bërë gur?  Po pse, kush ta heq, pse të ndyjë duart i zoti i shtëpisë, kur ka ballkon? Atë, as helmeta, as qendra e zjarrit nuk e përballon. Me  vrap i kaloj edhe shkollat sidomos kur kanë dalë nxënësit në pushim, sepse, sidomos nga “fërlicat” ç’farë nuk dëgjon, kur shajnë mbarë e mbrapsht, apo zihen me çantat e librave, që ja kanë zili  edhe djemve..Unë, mbyll veshët dhe ja mbath vrapit..Udhët e ngushta e me gropa, trotuaret një pëllëmbë, makinat lëvizin me shpejtësi.. Po avash more zotëri! Xhaxha, sytë në ballë i ke,  rruaju..!.Ndizet sinjali i kuq, makinat vuuu, ndizet sinjali jeshil, makinat vuuu. Po kalimtari? Dikush tenton të kalojë matanë dhe kërdiset nga të sharrat! Heshtë se ka edhe më keq!Sa herë kam mbetur i bllokuar duke shtrënguar një shtyllë druri për të mos më vënë poshtë makinat.  Njëri shfryn sekrecionet majtas e djathtas dhe gishtat i fshin pas murrit, pas pemës po të ketë afër dhe në fund pas pantallonave.. Hipi në autobuz. Të gjithë njëri mbi tjetrin. “Ëpchuuu” teshtin njëra dhe “armiku” përhapet në një sipërfaqe 5m2! Të gjithë flasin dhe bërtasin në telefon...” A e keni taku Prengën..! “Atë gjellë e honi për vete, nuk o për mu, i thom,,”  “E pse nuk lajmëruat a i vrarë, ku e kesh mendjen,  ç’të të them unë..”! Unë nuk bëzaj fare me shokun sepse dua të bërtas por është e pamundur.. Nga ish Kombinati në ish Kinostudio, më duket sikur udhëtoj nga Apeninet në Andet..Makinat parkohen edhe në drejtim të lëvizjes. Autobuzi ndalon, presim të shkarkohet makina me perime.. Më tek dikush ka lënë makinën në mes të rrugës dhe autobusi pret mbi 15 minuta. Shtrëngoj grushtat, ligji, polici, po ku janë? Polici ka mbetur në kryqëzim me  tabelën  që drejton makinat në dorë. Makinat kanë ndaluar por tabela dhe dora e policit vazhdojnë për inerci “vazhdoni lëvizjen”!  I ka dalë shefi në telefon... Kush na i ka fajin për të gjitha këto, tani në këta tre dhjetë vjeçarë që nuk kemi një “Komandant”? Të jetë kjo arsyeja që kemi marrë udhën e “dhive”?. Nuk është vetëm kjo...